titleToAlt
Ne të gjithë kemi kapacitetin për të qenë të lumtur. Mund të ketë raste në jetën tuaj ku kjo duket një koncept sfidues, megjithatë ka disa gjëra shumë të qarta që ju garantojnë se ju jeni më shpesh të lumtur se sa jo. Në fund të fundit, njerëzit e lumtur sëmuren më pak, kanë më shumë energji, janë më shumë krijues, mbështesin më shumë mardhënie positive dhe janë më të këndshëm në shoqëri. Kush nuk do të donte të ishte i lumtur? Pra,ju mund të jeni. Me ndihmën e Liggy Webb-it,ju mund të krijoni pjesën tuaj të lumturisë! Si të jeni të lumtur, do tju ndihmojë të ndiheni më të vetëbesuar dhe në kontroll të çdo situate, do tju ndihmojë për të qenë më të suksesshëm në punë dhe në jetën tuaj. Ju do mësoni se si : Të ndërtoni vetëbesimin për tu bërë më të mirë nga ç’jeni. Të jeni të hapur për të mësuar gjëra të reja, për tu bërë më efektivë dhe krijues. Të zhvilloni një qëndrim mirënjohës për të vlerësuar më shumë jetën. Të inkurajoni dhe mbështesni marrdhëniet positive. Të ndërtoni elasticitetin dhe fuqitë emocionale për ti bërë ballë stresit dhe të menaxhoni ndryshimet. Të edukoni një qëndrim të shëndetshëm dhe të përshtateni në jetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libër, i cili ju ndihmon të kuptoni se çfarë është ajo që ju bën të stresuar dhe ju tregon se si mund ta trajtoni atë. Nëse ju dërrmoheni nën presion, zemëroheni, ose thjesht fusni kokën në rërë, ky libër ju ofron teknika të kanalizoni stresin tuaj në një mënyrë positive. Rezultatet e shkëlqyera. Mësoni si të krijoni një mjedis të qetë dhe pa stress. Do përdorni më mirë kohën tuaj - kurrë nuk do të hutoheni. Identifikimi i stresit në veten tuaj dhe tek të tjerët, dhe të dini cfarë të beni në lidhje me të. "Joshës, praktik dhe i ngjeshur me thjeshtësi për të arritur në ushtrime që me të vërtetë do t'ju ndihmojnë për të luftuar stresin."- Matthew Cole, Drejtor Klinike, York Stress & Trauma Centre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Për pesë minuta jam në gjendje ta parashikoj të ardhmen tënde financiare për gjithë jetën! Si? Duke identifikuar prototipin tënd personal të parave dhe suksesit." Në këtë libër që të transformon jetën, do të mësosh si të identifikosh e të ndreqësh prototipin tënd të parave dhe të shtosh të ardhurat në mënyrë të ndjeshme. Lexoje dhe u bëfsh i pasur! "Sekretet e Mendjes Milionere" shpjegon pse disa njerëz janë të destinuar të jenë të pasur, ndërsa të tjerët të rropaten gjithë jetën. Nëse doni t'i mësoni arsyet, lexojeni këtë libër!"-Robert G. Allen, autori i Rrymave të shumëfishta të të ardhurave. "Ky është libri më i fuqishëm, bindës dhe praktik, që keni lexuar ndonjëherë në lidhje me paratë. Ai përmban plot ide, zbulime dhe strategji që do t'ju ndryshojnë përgjithmonë mënyrën e të menduarit dhe rezultatet."-Brian Tracy, autori i “Të bëhesh i pasur sipas mënyrës tënde”. "Ende po heq keq për para? Mbase për faj të prototipit tënd financiar? Lexoje këtë libër dhe shih se ç'transformime rrënjësore do të pësosh!"-John Gray, autori i Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Terapia e sjelljes dhe njohjes është një terapi afatshkurtër që kombinon teknikat e terapisë së sjelljes me ato të terapisë së njohjes. Ajo bazohet tek puna e terapistit me besimet, supozimet, përceptimet dhe sjelljen e klientit, duke i konsideruar si shkaktarë të emocioneve negative të tij. Disa nga teknikat terapeutike përfshijnë mbajtjen e një ditari për ngjarjet më të rëndësishme dhe ndjenjat që shoqërojnë ato, mendime dhe sjellje, diskutimi i mendimeve, supozimeve, vlerësimeve dhe besimeve jo realiste dhe pesimiste që ka klienti; përballimi gradual i situatave që klienti shmang, gjetja e mënyrave të reja të reagimit dhe sjelljes. Gjithashtu përdoren teknika relaksuese për të qetësuar ankthin që mendimet e besimet jorealiste krijojnë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Karriera personale  sfidat e njerëzve, si një model i shkëlqyer në jetë dhe shoqërinJohn njihet nga media mbarëbotërore si  Andre Karnexh i shekullit XX , që ka ndërtuar një infrastrukturë bibliotekash publike për ta ndihmuar botën të shkëputet nga cikli i varfërisë nëpërmjet dhuratës së përjetshme të shkollimit. nNjë e treta e librit është sagë biznesi, një e treta shënime udhëtimesh, një e treta dramë njerëzore, ndërsa vetë libri është 100 për qind i shkëlqyer, i shkruar nga një djalë 100 për qind i shkëlqyer.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të bësh një jetë të lumtur nuk është e ndërlikuar. Mjafton të ndjekësh disa rregulla shumë të përpikta. Mos iu ndaj kurrë për një tekë të mendjes një burri që të gjithë mendojnë se është i përkyer për ty. Shmange transferimin në një gërmadhë fshati për të "gjetur vetveten", me rrezikun që të bëhesh gazi i fshatit dhe të mbulohesh me të qeshura. Dhe, mbi të gjitha, mos i thuaj "të dua" një burri që ka dy vajza që të urrejnë, një grua të vdekur që i mungon e që kujtimi i saj do të jetë gjithmonë me i mirë se ti... Meixhi do të dëshironte shumë një jetë në të cilën gjithçka të funksiononte, por nëse vazhdon t'i thyejë rregullat, është e detyruar të kalojë nga njëra e papritur tek tjetra... Në fakt, pasi ka humbur punën në Dublin, është e detyruar të heqë dorë prej këpucëve të saj të markës Jimmy Choo, për të veshur ca çizme pune të llahtarshme, të gjejë strehë në fshatin e përgjumur Glaken dhe të bëjë atë që nuk e kishte imagjinuar kurrë, as edhe në makthet e saj më të këqija: të pastrojë stallat e të kujdeset për kafshët. Por Meixhi është kryeneçe, nuk dorëzohet dhe përkundrazi është e gatshme për gjithçka, veç të arrijë gëzimin dhe qetësinë që meriton. Dhe, ndoshta, përtej çdo rregulli, një jetë të përkryer dhe një dashuri fantastike janë aty që e presin...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A jemi ndryshe nga të tjerët... apo u përshtatemi atyre? Pse kujtojmë dhe pse harrojmë? Si mund ta matim inteligjencën? Këto pyetje e të tjera syresh janë thelb i punës së mendimtarëve dhe studiuesve më të mëdhenj në botë në fushën magjepsëse të psikologjisë. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, ”Libri i Psikologjisë” është plot me shpjegime, që depertojnë në thelbin e kuptimeve të ndërlikuara. Ai është pajisur me diagrama që zbërthejnë teori të koklavitura, me citime të paharrueshme dhe ilustrime të goditura, të cilat luajnë me perceptime dhe besimet tona. Si ata që janë fillestarë në lëmin e psikologjisë, ashtu edhe studentët që merren me studimin e saj, por edhe specialistët, në këtë libër do të gjejnë lëndë të mjaftueshme për t’u ngjallur kërshërinë dhe për t’i ngacmuar.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë. Ka edhe ndjesi të tjera të karakterit të pakëndshëm (tensioni, dhembja, hidhërimi) dhe frika, përveç kësaj cilësie të të pakëndshmes, duhet ë ketë edhe veçori të tjera. Lind pyetja: a do të mund ta kuptojmë dallimin midis këtyre afekteve të shumëllojshme? Nga ndjesia e frikës, sidoqoftë, mund të veçojmë diçka. Karakteri i saj i pakëndshëm duket sikur ka njëfarë veçorie. Kjo është vështirë të vërtetohet, por duket tepër e besueshme, dhe këtu s'do të kishte asgjë për t'u çuditur. Por, përveç kësaj shenje të veçantë që zor se mund të veçohet, në rastin e frikës provojmë ndjenja fizike të caktuara, që i lidhim me organe të caktuara. Meqënëse fiziologjia këtu nuk na intereson, për ne është e mjaftueshme të veçojmë përfaqësues të veçantë të këtyre ndjenjave trupore, dmth më të qartat dhe më të shpeshtat që dalin nga organet e frymëmarrjes dhe nga zemra. Ato na shërbejnë si prova që inervacionet motorike dmth proceset që largojnë ngacmimin, marrin pjesë në afektin e përgjithshëm të frikës. Analiza e gjendjes së frikës na zbulon kësisoj momentet që vijojnë: e para, karakterin specifik të të pakëndshmes, e dyta, reagimin e largimit të ngacmimit dhe, e treta, peceptimin e këtyre momenteve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë. Në të shumtën e rasteve jam i detyruar t'i huazoj nga vëzhgimi mbi vetveten shembujt e turbullimeve funksionale me origjinë psikike që ndodhin në jetën tonë të përditshme, të cilat i kam përmbledhur në këtë libër. Kur bëhet fjalë për një material më të pasur që më ofrojnë pacientët e mi, përpiqem ta shmang, sepse kam frikë se mos më kundërshtojnë që dukuritë në fjalë janë plotësisht rezultate dhe shfaqje të neurozës. Pra, është një rast me vlerë të veçantë për qëllimet që i kam vënë vetes, ai kur një person i huaj i shëndetshëm në planin nervor, paraqitet si objekt i një hetimi të tillë. Kjo analizë është shumë e rëndësishme për mua edhe nga një pikëpamje tjetër: për faktin se ajo hedh dritë në një rast harrese të një fjale të pashoqëruar me rikujtm zëvendësues, duke konfirmuar tezën që kisha vendosur paraprakisht, mbi atë që emergjenca apo mosshfaqja e kujtimeve të pasakta zëvendësuese nuk mund të japin bazën e një dallimi themelor midis kategorive të rastit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan,vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "Mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit. Duke u mbështetur mbi një material të pasur antropologjik, gjuhësor e klinik Frojdi këtu synon ta interpretojë psikologjinë kolektive nëpërmjet psikoanalizës, duke e bërë atë kësisoj teorinë universale të njerëzimit. Në veprën "Totemi dhe Tabuja" parashtrohen parimet themelore të psikoanalizës në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Osho u bën thirrje lexuesve që jetën e tyre ta vështrojnë në një këndveshtrim te ri, të clirohen nga arsyetimet dhe paragjykimet stereotipe, të cilat e gozhdojnë njeriun, e pengojnë të shijojë plotësisht kënaqësitë e jetës. “Unë nuk jam kundër Zotit,- thotë OSHO, -atë e kërkova gjithandej dhe ja se cfarë zbulova: ai nuk gjendet askund. E kerkova brenda, jashte dhe bera gjithcka munda. Zoti nuk ekziston. Ky është një konstatim i thjeshtë i nje fakti, pa zemeratë dhe pa armiqësi. C’mund të bëj, kur ai nuk ekziston? Une nuk jam fajtor”.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme. Në këtë mënyrë mënjanohet edhe mundësia për të treguar lidhjen midis neurozës infantile dhe formës përfundimtare të mëvonshme të sëmundjes. Përsa i përket kësaj të fundit vetëm mund të them që për shkak të saj i sëmuri kaloi një kohë të gjatë në sanatoriumet e Gjermanisë dhe atëherë u klasifikua nga instancat kompetente si një rast "çmendurie maniako – depresive". Kjo diagnozë vlente me siguri për të atin e pacientit, jeta e të cilit, e pasur me aktivitete dhe interesa, shqetësohej nga kriza të përsëritura depresioni të thellë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përzgjedhja varet vetëm nga ne; t’i bashkohemi valles së jetës, apo rrugëtimit të vdekatarëve. Shoqëria përfaqëson rrugëtimin e vdekatarëve. Trupa, kudo trupa, rreth e qark vetëm trupa, që përpunojnë njeri-tjetrin. Përzgjedhja varet vetëm nga ne. Mos harroni se nëse e vlerësoni jetën, nuk duhet t’i lejoni vdekjes të strehohet brenda jush, nuk duhet të lejoni frikën të gjejë strehë, të ngulitet tek ju. Dhe gjithashtu mos harroni se për keto gjëra nuk duhet të pranoni kurrë të bini në ujdi duke bërë lëshime, pasi për këtë nuk ka asnjë nevojë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sekreti i zanafillës krijuese, sikurse edhe sekreti i lirisë së vullnetit, përfaqëson në vetvete një problem që nuk mund të njihet e që psikologjia është në gjendje ta përshkruajë, por jo ta zgjidhë. E njëjta gjë duhet thënë edhe për njeriun krijues – kjo është një enigmë, të cilën, sigurisht, mund të përpiqesh ta zbulosh me disa mënyra të ndryshme, por kurdoherë pa sukses. E megjithatë psikologjia bashkëkohore herë pas here i është drejtuar problemit të artistit e të krijimtarisë së tij. Frojdi mendonte se e kishte gjetur kyçin, me të cilin mund të çelet një vepër arti duke u larguar nga sfera e emocioneve personale të krijuesit të saj. Dhe vërtet, këtu hapen mundësi të mëdha, e pse të mos bëhen përpjekje për ta nxjerrë veprën e artit nga "komplekset", siç bëhet me neurozat?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shpesh kemi dëgjuar të formulohet kërkesa se një shkencë duhet të ndërtohet mbi koncepte themelore të qarta e të përcaktuara mirë. Në të vërtetë, asnjë shkencë, edhe ajo më e sakta, nuk fillon me të tilla përkufizime. Fillimi i vertetë i veprimtarisë shkencore qëndron me shumë në përshkrimin e dukurive që më pas mbidhen, rregullohen dhe bashkërendohen. Në analizën që do të bëjmë, nuk mund të shmanget zbatimi i disa ideve abstakte të marra aty-këtu dhe jo vetëm nga përvoja e sotme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ne fakt ti e ke pergjigjen, pasi ajo ekziston ne trajten e fares, po pikerisht keshtu lindin pyetjt. Ato pyetje, ne te vertete, synojne te kerkojne pergjigjet qe qendrojne brenda teje. Pjese nga "Ti je bota": "Ti je bota". Ky eshte nje prej pohimeve te Krishnamurtit, qe te fusin ne pershtjellim. Ne mendojme se ne Toke nuk ka askend tjeter perveç teje, qe mund te jete ne gjendje te na ndihmoje qe ta kuptojme kete,prandaj te kerkojme te na e shtjellosh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Te pranosh grishjen e madhe nenkupton qe te analizosh drejtpersedrejti dhe ne menyre te pa paragjykuar dhe ta jetosh jeten ne çdo moment duke ja hapur zemren qenies duke zbuluar zotin brenda vetvetes... Si te gjejme vetveten dhe te mesohemi te degjojme zerin e zemres? Si te mos dalim nga udha e drejte? Si te dashurojme qe vete dashuria te jete nje lulezim i vertete dhe si te meditojme me qellim qe meditimi te shnderrohet ne nje rritje te vetvetes shpirterore? Cfare eshte jeta dhe cili eshte kuptimi i saj? Kur jeta mbretet pas-çfare ndodh me pas? Dhe a ekziston valle zoti ne te vertete? Thelle bindshem dhe ne menyre krejtesisht te gjalle OSHO u pergjigjet ketyre pyetjeve te cilat trazojne shpirtin e çdo njeriu.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Osho i fton lexuesit ta shohin jetën nga një këndveshtrim i ri, të clirohen nga të menduarit dhe paragjykimet stereotipe, të cilat e prangosin njeriun dhe e pengojne njeriun dhe e pengojne qe ta shijojë jeten deri ne fund. Ky libër modest, por ndërkaq serioz, i frymëzuar nga idetë radikale të mistikut modern Osho për vetë njohjen dhe kërkimet shpirtërore, që prek anë të ndryshme të jetës së përditshme përfaqëson ne vetevete një puhizë të fresket shpirtërore, e cila ripërtërin ndërgjegjen dhe lind dëshiren për t’u bërë më i mirë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Disa muaj para se të vdiste Jungu sheh një ëndërr: ulur në zyrën e tij i fliste një publiku të gjerë që e kuptonte shkëlqyer për një veper që nuk ua kishte treguar kurrë specialisteve. Kjo ëndërr e shtyu të shkruante veprën “ Ese mbi gjurmimin e pavetëdijes”, në të cilën ai i jep një rëndësi parësore jetës së pavetëdijshme në plotësimin e individit modern e të shoqërisë. Kjo veper e psikoanalistit të madh, në të cilën Jungu përmbledh për herë të fundit doktrinën e tij, është gjithashtu testamenti i tij.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vepra "Hyrje në psikoanalizë" që po i jepet lexuesit, nuk synon aspak të konkurojë veprat që janë tani në qarkullim nga kjo sferë e shkencës (Hitshmann, Freuds Neurosenlehre; 2 Aufl. 1913; Pfister. Die Psychoanalytische Methode; 1913; Leo Kaplan, Grundzüge der Psychoanalyse; 1914; Géges et Hernard, La psychoanalyse des névroses et des psychoses, Paris 1914; Adolf F Meier, De Behandeling Van Zenun zieken door Psycho-Analyse, Amsterdam 1915. Kjo është një paraqitje e saktë e leksioneve që kam mbajtur gjatë dy semestrave dimërorë të v. 1915-1916 dhe 1916-1917 para mjekëve të ndryshëm jospecialistë të të dyja sekseve). Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra që të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve. Nevoja për të ngjallur reaksion të menjëhershëm ka bërë që i njëjti objekt të shqyrtohej më se një herë, për shembull, herën e parë në lidhje me interpretimin e ëndrrave, dhe pastaj mbi problemet e neurozave.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
T’i mohosh një populli njeriun që ai e nderon si më të shquarin mes bijve të vet, nuk është dicka, së cilës mund ti futesh thjeshtë dhe mendjelehtësi, sidomos kur edhe vetë i përket këtij populli. Por gjithsesi, nuk kemi ndërmend të ofrojmë asnjë shembull, i cili ka gjasa ta shperfillë të vërtetën përkundër interesave të fryrë kombëtare, ndërkohë që kemi plotësisht të drejtë të presim përsosjen e dijeve tona, si rrjedhojë e kthjellimit të një sërë rrethanash.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania