titleToAlt
Po e keqja eshte se nenvetedija eshte me fuqishme, nente here me e fuqishme se mendimi i vetedijshem. Prandaj, kur keto gjera ndodhen ne nenvetedije, ato behen nente here me te fuqishme se me pare. Ato mund shfaqen ndryshe, por mund te gjejne rruge tjeter per te dale. Prandaj menimi pozitiv eshte nje metode shume e dobet qe nuk ka kuptim te thelle; perveç kesaj, ai ju jep perfytyrim te pasakte per veten.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t’u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike. Gjatë periudhës së njohjes fillestare frustrohen dhe tremben djemtë, por në dallim nga shumë kultura të tjera njohja fillestare nuk përfaqëson fillimisht ndonjë provë të vështirë. Vrasja praktikisht mungon; vetëvrasja është e përjashtuar. Tema e terrorit dhe rrezikut nuk është e lëvruar në mite dhe rrëfime. Nuk ekziston asnjë ndjesi mëkati, mbi të gjitha për sa i përket seksit dhe në përgjithësi dëlirësia seksuale vlerësohet negativisht. Seksi është thjesht një pikëpamje e një jetë të lumtur dhe nuk është burimi i vetëm i kënaqësisë, siç ngjet në një shoqëri më tepër agresive. Mesa duket, seksi është i qarkuar nga një brerore druajtjeje: burrat kanë frikë prej grave dhe prej marrëdhënieve seksuale me to.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit. Në fund të librit, dhe pikërisht në pjesën e tij të tretë, është thelluar një temë që e kam trajtuar në librat "Shoqëria e shëndoshë"dhe "Shpresa dhe revolucioni"– kriza e shoqërisë aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Termi "histeri"zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, I kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Termi "histeri"zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe ka prejardhjen nga paragjykimi, I kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror. Në Mesjetë neurozat patën një rol të rëndësishëm në historinë e qytetërimit; ato u shfaqën në formë epidemike njëlloj sikur të rridhnin nga një molepsje psikike, dhe përfshiheshin në historinë e obsesioneve e të shtrigërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky punim është fryt i punës që unë, me kërkesën e botuesit, ndërmora për të përgatitur për botimin e dytë artikullin "Rrugë të reja të psikologjisë". Kësisoj, punimi që po paraqesim, përfaqëson në vetvete artikullin e mëparshëm në një formë të ndryshuar dhe në një volum të zmadhuar. Këtu jam kufizuar me shtjellimin e pjesës thelbësore të mënyrës së studimit psikologjik të zbuluar nga Frojdi. Për shkak të ndryshimeve të shumëllojshme e të mëdha që kanë ndodhur në psikologjinë e së pavetëdijshmes gjatë viteve të fundit, u detyrova ta zgjeroj dukshëm volumin e punimit tim të mëparshëm. Këtu gjykimet e ndryshme lidhur me Frojdin janë shkurtuar, por në të njëjtën kohë është marrë parasysh psikologjia e Adlerit dhe, aq sa ishte e mundur në caqet e këtij punimi, u trajtua edhe parashtrimi i përgjithshëm orientues i pikëpamjeve të mia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit. Në të njëjtën kohë do të përpiqem të tregoj ku dhe në çfarë mënyre mendimi borgjez, aq karakteristik për Frojdin, e ngushtoi, madje edhe e shtrembëroi thelbin e zbulimeve të tij. Dhe meqenëse me kritikën e teorisë së Frojdit po merrem prej një kohe mjaft të gjatë, në këtë libër do të ketë jo pak citime nga arsyetimet e shprehura më parë prej meje për këtë lëndë, të cilat, për shkaqe të kuptueshme, nuk arrita t’i shmang.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Nëse ekziston një krijues,edhe ti nuk je gjë tjetër vecse një kompjuter. Krijuesi ka futur te ti një informacion të vecantë, të ka programuar dhe ti vepron në bazë të gjithë kësaj. Nëse je një shenjt, nuk është merita jote, por e programit; nëse je mëkatar, nuk duhet të ndihesh keq dhe fajtor; kjo varet nga programi. Nëse ekziston Zoti që ka krijuar boten, asgjë tjetër pervec tij nuk është përgjegjës. Dhe kundrejt kujt mund të ishte pergjegjës Zoti? Nuk ka asnjë mbi të. Ti nuk je përgjegjës sepse Ai te ka krijuar, Ai nuk mund të jete përgjegjës sepse nuk ka asnjeri, para se cilit Ai mund të jetë përgjegjës.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Jeta ime mbeshtetet ne njohje dhe njohja eshte nje permase krejtesisht ndryshe. Niset nga dyshimi,jo nga besimi. Sapo te besosh ne dicka, ti resht se zhbiruari. Besimi eshte nje nga helmet qe e shkaterrojne me shume inteligjencen njerezore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Meditimi është aventurë, një aventurë në të panjohurën… aventura më e madhe që mund të ndërmarrë mendja njerëzore. E me aventurë unë kuptoj faktin se nuk mund të edukohesh përmes saj. Para së gjithash, nuk mund të dish asgjë qysh më përpara. Nëse ti nuk di, nuk mund të dish. Gjithë ç’mund të thuhet, në analizë të fundit nuk do të thotë asgj; e vërteta mbetet e pathënë. Është thënë shumë… është thënë shumë në lidhje me asgjë. Gjithsesi nuk është shprehur as dhe një fjalë e vetme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Njeriu nuk është një fije letër e bardhë, në të cilën kultura mund të shkruajë tekstin e vet; ai është një gjallesë e ngarkuar me energji dhe e ndërtuar në një mënyrë të caktuar, që, duke u përshtatur, reagon në mënyrën specifike dhe të caktuar lidhur me kushtet e jashtme. Sikur njeriu t’u përshtatej kushteve të jashtme duke ndryshuar me elasticitet natyrën e vet, si ndonjë shtazë, dhe të ishte në gjendje të jetonte vetëm në kushte të caktuara, ndaj të cilave të zhvillonte një përshtatje të posaçme, ai do të arrinte në udhëkryqin e specializimit, i cili është fat i çdo lloji shtazor, pra, do të arrinte në ndërprerjen e historisë. Sikur, nga ana tjetër, njeriu t’u përshtatej të gjitha kushteve, pa iu kundërvënë atyre që vijnë në kundërshtim me natyrën e tij, ai s’do të kishte kurrë histori në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë. Midis ideve më të rëndësishme udhëheqëse të ndonjë qytetërimi ndodhen edhe idetë fetare. Nga ndryshimi i besimeve fetare kanë rrjedhur drejtpërdrejt shumica e ngjarjeve historike. Historia e njerëzimit ka ecur gjithmonë paralelisht me historinë e perëndive të tij. Këto pjella të ëndërrimeve tona kanë një pushtet aq të fortë saqë edhe emri i tyre nuk mund të ndryshohet pa u lëkundur e gjithë bota. Lindja e perëndive të reja ka përkuar gjithmonë me agimin e qytetërimeve të reja dhe zhdukja e tyre ka qenë gjithmonë edhe rënia e këtyre qytetërimeve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Karl Jung mendonte se përveç të pandërgjegjshmes individuale, që përbëhet nga mendimet dhe kujtimet e shtypura, ekziston gjithashtu edhe e pandërgjegjshmja kolektive, e cila është e përbashkët për të gjithë njerëzit. Në të pandërgjegjshmen kolektive janë ruajtur përvojat universale të njerëzve në shekuj. E pandërgjegjshmja kolektive formon përvojat tona, si një shtrat lumi i tharë i jep formë ujit që rrjedh pas një stuhie. Jungu i quajti këto ide të pandërgjegjshme universale arketipe.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Me vlerësim duhet të kuptojmë (në të gjitha rastet përveç atyre ku shprehet qartë ose nënkuptohet diçka tjetër),vlerësimin praktik të një dukurie që mund të ndikohet nga veprimet tona, dukuri që meriton qortimin ose miratimin tonë. Çështja e "çlirimit" të një shkence nga vlerësimet e këtij lloji e, rrjedhimisht, rëndësia dhe kuptimi i këtij parimi logjik nuk janë aspak të barazvlefshëm me këtë çështje: fjala është nëse duhet që mësimet që jepen në universitet "të pranojnë" të bëjnë vlerësime të bazuara në botëkuptime etike, në ideale kulturore ose të tjera parime botëkuptimore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t’ju ecë fati, atëherë puna ndryshon. Për shumicën problemi i dashurisë, para së gjithash, qëndron në atë se si të të duan dhe jo si të dashurosh ti vetë. Drejt këtij qëllimi ata ecin me mënyra të ndryshme. Njëra rrugë që është sidomos karakteristike për burrat, bazohet në atë që të jetë i suksesshëm në jetë, të ketë pushtet e pasuri me aq sa ia lejon pozita e tij shoqërore. Rruga tjetër që preferohet nga gratë, është që të përpiqen të bëhen sa më tërheqëse, të kujdesen për pamjen e tyre, të vishen bukur etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kështu, pra, në qoftë se "Klasa e re" është përgjithësim i përvojës tragjike të një luftëtari, "Shoqëria e papërsosur" është fryt I përsiatjeve të gjata të një të burgosuri. Por koha bëri të vetën dhe marrëdhëniet shoqërore duke i kapërcyer teoritë, morën forma të reja. Tani "Shoqëria e papërsosur", e menduar në vitin 1956 si vazhdim i "Klasës së re", parashtrohet si një vepër më e pjekur dhe e pavarur si në koncept, ashtu edhe në formë. Atëherë, në mesin e viteve pesëdhjetë, ndryshimet shoqërore që u bënë në "Klasën e re" objekt i analizës sonë, vetëm sa kishin filluar të shfaqeshin dhe zhvillimi i tyre i mëtejshëm zor se mund të parashikohej pak a shumë me saktësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër për forcën më të madhe në univers – Fuqinë për të pasur gjithçka që dëshiron. Pa Fuqinë ti nuk do të mund të kishe lindur. Pa Fuqinë nuk do të kishte asnjë qenie njerëzore në planet. Çdo zbulim, shpikje dhe krijim njerëzor mundësohet nga Fuqia. Një shëndet i mirë, një marrëdhënie e shkëlqyer, një karrierë e admirueshme, një jetë e mbushur me gëzim dhe me para, aq sa të nevojiten për të bërë e për të pasur gjithçka dëshiron, të gjitha këto mundësohen nga Fuqia. Jeta e ëndrrave të tua ka qenë gjithmonë më pranë sesa e ke menduar, pasi Fuqia për të pasur gjithçka të mirë në jetë është brenda teje. Për të krijuar dhe ndryshuar gjithçka, të duhet vetëm një gjë: FUQIA.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ç’do të thotë të biesh në dashuri? A është rënia në dashuri një revolucion? Çfarë janë dëshira, xhelozia, pasioni? A mund të biesh në dashuri me dy vetë njëherësh? Çfarë e dallon seksualitetin e njeriut me të kafshës? A është dashuria një kërcënim, një rrezik për shoqërinë? Profesor Alberoni u përgjigjet këtyre pyetjeve duke përkufizuar kategorinë e “dashurisë në lindje e sipër”. Kjo fazë e dashurisë, që studiohet e saktësohet për herë të parë prej tij, është themelore për të kuptuar procesin e rënies në dashuri. Ky libër i sociologut të famshëm italian bën pjesë në një trilogji, sëbashku me dy titujt e tjerë të tij, Miqësia dhe Erotizmi. Përkthyer në shumë gjuhë të botës, këto libra trajtojnë në mënyrë të kuptueshme për të gjithë temat e përjetshme njerëzore.
Çmimi: 590 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Johana, një vajzë e re që studion për psikologji,gjendet rastësisht e kyçur në shtëpi,pikërisht në ditën kur i duhet të niset për një udhvtim të gjatë me të dashurin e saj në Amerikë.Kjo kohë mbylljeje brenda katër mureve ,është e mjaftë për autoren e këtij libri,të ngrejë në këmbë një dramë të tërë psikologjike.Të gjitha marrëdhëniet e saj:ajo tejet delikate dhe posesive me nënën,të brishtë me mikeshën e saj të ngushtë, plot dilema me të dashurin,trysnitë e saj të brendshme,gjendjet kaotike të ndikuara nga studimet,vetë jeta e saj,raporti të çuditshëm me të ëmën,vijne e dalin në sipërfaqe gjatë kohës së kësaj ndodhie.Jeta e saj duket se parakalon si në një ëndërr ,por tashmë mes ndalesash psikologjike.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Alastair Campbell ka të drejtë të japë këshilla sesi të jesh i suksesshëm sepse, kujdo që ia ka ofruar ato, e ka realizuar qëllimin. "Fitimtarët" janë sportistë elitarë, biznesmenë të suksesshëm, menaxherë të dashur e jetëgjatë në fushën e futbollit e të modës dhe politikanë të admiruar e karizmatikë. Për secilin nga personazhet, në përputhje me linjën e analizës se çfarë i ka bërë më shumë të suksesshëm se të tjerët, ose pse duhet t'i kemi si modelin e "Fitimtarëve", sjell citime të tyre, bashkëbisedime e intervista të zhvilluara, shembuj nga jeta, si flasin e punojnë, si bashkëpunojnë, si i kanë shfrytëzuar rrethanat, si e konceptojnë konkurrencën, motivohen më shumë nga suksesi apo nga frika e humbjes, si mësojnë nga dështimet etj. Ky libër vlen vetëm për ata që nuk e pranojnë humbjen.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në ndërtesën e Nju Kolezhit të Oksfordit është gdhendur thënia: Manners made man - sjellja e bën njeriun. Prandaj në botë librat që na mësojnë normat e sjelljes së qytetëruar, vlerësohen shumë. I tillë është edhe ky botim, në të cillin trajtohen normat e sjelljeve të pëlqyeshme dhe mënyrat si duhet vepruar në situata nga më të ndryshmet të jetës së përditshme, si p.sh.: • Kur takohemi me dikë, kush duhet të zgjatë dorën i pari? • Si duhet ta organizojë gostinë i zoti i shtëpisë, që ajo të jetë e suksesshme dhe të ftuarit të ndihen sa më mirë? • Si shtrohet një tryezë, si duhet të vendosen lugët, pirunët, thikat, pjatat, gotat e madhësive të ndryshme dhe si përdoren ato? • Si të vishemi në raste të ndryshme? • Cilat janë gjestet e papëlqyeshme? • Rregullat kryesore, kur marrim ose na marrin në telefon, • Kujt duhet t'ua besojnë sekretet e tyre të vyera të rinjtë? • Rregullat e prezantimit. Si mund t'i prezantohen njëri-tjetrit një djalë e një vajzë? • Kush paguan në lokal, djali apo vajza? • Si duhet të reagojnë prindërit për miqësitë dhe dashuritë e para të fëmijëve të tyre? • Si duhet të shkruhet një CV, letër, kartolinë ose E-mail? • Si mund të mënjanohet konflikti ndërmjet brezave në familje? • Kur një fëmijë do të jetë i suksesshëm në jetë? Sjellja e pëlqyeshme në teatër, restorant, hotel, rrugë, dyqan, udhëtim, në përpjekje për të gjetur një vend pune; borxhet, bakshishi, dhënia dhe pranimi i dhuratave, këto dhe aspekte të tjera të jetës gjejnë përgjigjen e tyre në librin "Kodi i sjelljeve të pëlqyeshme sot".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
”Çdo grua e di përrallën e famshme “Hirushja”. A mund të martohej Hirushja me princin po të mos i ndodhej pranë ndihmësja e sigurt e orës së bardhë? Natyrisht jo. Unë dhe libri im do të bëhemi ndihmësit tuaj! Jam e bindur se dhe ju do t’ia dilni”,- thotë autorja e librit “Përse të tjerë duam e me të tjerë martohemi”. Jo shumë kohë më parë, fjala “shkesë” të sillte ndër mend komedinë e pavdekshme të Nikollai Gogolit, “Martesa”. Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit e tyre para faktit të kryer, fjala “shkesë” tingëllon atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta. Por vetëm në fillim. Sepse për nevojën e këtij lloj shërbimi, prej kohësh dëshmon përvoja e hidhur e çifteve që përjetësojnë dashurinë e tyre me divorce të befasishme. Të fshehtat e një martese të suksesshme rrëfen në këtë libër autorja Roza Sjabitova, moderatorja e njohur televizive ruse e programeve “Eja martohemi” dhe “Njohje me prindërit”. “Një grua e shquar ka shprehur një mendim interesant: "Disa gra qahen se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të tyre, e të tjera... ngaqë e kanë gjetur". Shpesh femra mendon se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet që lumturi s'ka. Pse? Problemi është se gruaja, në kërkim të burrit të përshtatshëm, i drejton vetes të njëjtën pyetje: Ç'lloj burri më duhet mua? Ajo vëren shfaqjet e jashtme, por as e ka idenë me cilin ka të bëjë në të vërtetë. E kam fjalën, që ajo nuk e ka idenë e burrit nga pikëpamja e veçorive të tij psikologjike. Dhe, kryesorja, nuk arrin ta kuptojë përse të rrëmojë në gjëra të tilla. Në vitin 2009, së bashku me burrin, regjistruam organizatën shoqërore "Qendra e ringjalljes së traditave familjare". Kur flas për veprimtari të ndryshme kushtuar vlerave të familjes, unë patjetër prek problemin që sot armiku kryesor i popullit të Rusisë është femra e Rusisë. Nuk dëshiron të martohet, të lindë fëmijë, jeton në sistemin e vlerave të rreme familjare... kam parasysh bashkëjetesën. Detyra jonë parësore është kthimi i gruas në zanafillat e familjes. Mbi të gjitha, ne po humbasim një brez të tërë femrash 30-vjeçare, të shkolluara, të suksesshme, materialisht të pavarura, por jo interesante në cilësinë e bashkëshorteve të mira për burrat tanë në Rusi. Si ta fitojnë këto gra lumturinë familjare, ndërsa vendi të mos humbasë "rezervat e arta femërore"? për këtë do të tregoj në çdo kapitull të këtij libri. Të gjithë jemi lodhur nga epoka e ndryshimeve. Gjatë jetës jemi ngopur me revolucione dhe luftëra. Ne duam stabilitet. Dhe stabilitetin e jep vetëm familja, tek na ndihmon të ruajmë të tashmen, të kujdesemi për të ardhmen, të mos rrënojmë ç'kemi krijuar dhe të mos humbasim ç'kemi fituar”.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania