titleToAlt
Zoti Shyti kthehet sërish me kusuret e tij. Një libër që të bën të nënqeshësh, qeshësh me të madhe dhe të mendosh thellë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Abaz Dojaka, "Doktor i shkencave", etnograf, specialist në fushën e etnologjisë sociale. Mbi bazën e hulumtimeve në terren hartoi një varg studimesh për familjen, martesën, ceremoninë e dasmës, artin popullor, për probleme të ndryshme shoqërore, por edhe për enët e orenditë shtëpiake dhe veshjet popullore. Ka botuar monografinë “Martesa në Shqipëri”, është bashkautor i botimit “Arti popullor në Shqipëri” dhe “Veshjet popullore në Shqipëri”. Për shumë vite ka qenë pedagog i Etnologjisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 1990-1993 ka qenë Kryetar i Shoqatës Atdhetare ÇAMËRIA.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dhe të shkuarën e lashë mbrapa, Portën ia mbylla pas vetes! Nuk di, të ndihem krenare, Për mësimet e marra, Apo, fatkeqe për ç’ka kam vuajtur! Mbase pak nga të dyja, Mbase asnjëra nga pak. Këtu ku jam, më ka sjellë rruga e fatit, Dhe me veten duhet të shoh të ardhmen. Nuk ka më kohë, të humbas, E shkuara, s’ka më vend të thërrasë!…. Të sotmen jetoj me forcën e shpirtit, E nesërmja plot pasion thërret, Dhe mirënjohëse i ndihem fatit, Që më bekoi në këtë realitet…
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Miti i kalimtares në metropol, i Çastit të rrëshqitshëm kërkon jetëgjatësinë në romanin eksperimental "Çast" të Lindita Arapit. Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t’i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmentet bashkohen.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fragmete nga libri: “Sytë e kuq morën një kthesë të beftë … u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas…” “(‘Dikush po na përgjon’) më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane … Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.” “…oshëtima e turmave që thërrisnin “Vdekje …dhe gjaku i kuq që spëkaste shkallët, m’u vërtitën dhe m’u ngatërruan në kokë. Sipër tyre qëndronin të heshtur qiparisat. Po gladiatorët vallë ku janë?!…” “Mos i lini të më humbasin pa varr mbi kokë,” qe amaneti i babait. A nuk është tradhti të mos përmbushësh amanetin e prindit të vdekur? Kush është më e rëndë, tradhtia ndaj prindit apo tradhtia ndaj socializmit? Kush vjen e para, familja apo socializmi? Në djall të vejë socializmi! Në djall edhe burgu. Tashmë, nuk më bëhet vonë. Ejani e më merrni!’…”
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një roman tjetër i ri i këtij autori. Një djaië i ri, emigrant në Francë, që përballon vuajtje të jashtëzakonshme për mbijetesë. Njohja e tij me një adoleshente franceze i shton një përmasë të re romanit, ku spikat karakteri i tij i rrallë që mposht egoizmin dhe dashurinë për hir të formimit të tij si njeri i virtytshëm. Romani bart idenë se në jetë, mbi të gjitha, vlen ndershmëria dhe drejtësia, dhe dashuria nuk ka kuptim nëse nuk është pjesë e këtij formimi shpirtëror. Romani përmban tablo të gjalla, gati të prekshme, nga një mori sferash të qytetit magjik të Parisit, ku protagonisti, kalon ditë e net tmerrësisht të vështira...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Ju keni në dorë mënyrën për të pasur një jetë magjike... E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante mga sa e imagjinonit kur ishit fëmijë. Po, ju mund t’i bëni ëndrrat tuaja realitet, ju mund të keni çdo gjë që dëshironi, jeta juaj mund të marrë ndriçimin e yjeve!Bashkohuni me mua në një rrugëtim të paharrueshëm njëzet e tetë ditor, gjatë të cilit do të zbulojmë për herë të parë se si mund t’i japim jetës sonë një pamje marramendëse. Aventura jonë fillon dy mijë vjet më parë, atëherë kur në shkrimet e shenjta u zbuluan disa njohuri jetë-ndryshuese. Për njëzet vjet me radhë, këto njohuri kanë qenë një mister për njerëzit. Pothuajse të gjithë ata që i kanë lexuar janë ngatërruar keq, madje dhe i kanë keqkuptuar...”-Rhonda Byrne.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky libër, mëi riu në kolanen e studimeve juridiko-kushtetuese të Prof.Luan Omarit simbolizon thellësinë e mendimit e të analizës të njërit prej personaliteteve të mëdha të jurisprudencës në hapësirat shqiptare. Studimi i Kushtetutës së Kosovës. Në planin historik e krahasues është kryer me një qasje origjinale që e bën librin e Prof. Omarit një referencë të jashtëzakonshme për cdo studim tjetër në këtë fushë. Libri është edhe një homazh për vepren atdhetare e luften clirimtare të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër për forcën më të madhe në univers – Fuqinë për të pasur gjithçka që dëshiron. Pa Fuqinë ti nuk do të mund të kishe lindur. Pa Fuqinë nuk do të kishte asnjë qenie njerëzore në planet. Çdo zbulim, shpikje dhe krijim njerëzor mundësohet nga Fuqia. Një shëndet i mirë, një marrëdhënie e shkëlqyer, një karrierë e admirueshme, një jetë e mbushur me gëzim dhe me para, aq sa të nevojiten për të bërë e për të pasur gjithçka dëshiron, të gjitha këto mundësohen nga Fuqia. Jeta e ëndrrave të tua ka qenë gjithmonë më pranë sesa e ke menduar, pasi Fuqia për të pasur gjithçka të mirë në jetë është brenda teje. Për të krijuar dhe ndryshuar gjithçka, të duhet vetëm një gjë: FUQIA.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pasi takoi më në fund Markusin, babanë e tij të pakuptueshëm, dhe mori tri dhuratat që e konfirmuan atë si një shtrigan të rritur, Nathani vazhdon të rendë ende. Atij i duhet të gjejë mikun e tij, Gabrielin, dhe të shpëtojë Ana-Lizën, e cila ndërkaq ishte e burgosur në duart e shtrigës së zezë e të fuqishme, Merkurit. Por më së shumti atij i duhet të mësojë sesi të kontrollojë dhuntinë e tij - një pushtet i çuditshëm e i egër që kërcënon ta pushtojë atë. Ndërkohë, Saul O'Brieni ka marrë nën kontroll Këshillin e Shtrigave të Bardha në Europë. Si pasojë, një aleancë e pashembullt është formuar midis shtrigave të bardha e të zeza që janë të vendosura ta kundërshtojnë atë. I tërhequr në rebelim nga shtrigani i zi, enigmatik, Van Dal, Nathani e sheh veten të luftojë si pranë miqve, ashtu edhe armiqve të tij të vjetër. Por a mund t'u besohet të gjithë rebelëve apo Nathani do të bjerë në grackë?!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
NJë dashuri e kundërshtuar ,një kryekomunar ambicioz,një ëndërr,aeronautike:komizëm molepsës dhe ndërthurje gjithë pasion e një rrëfimtari të vërtetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek trazohesh mes rreshtave të librit, i ndien si dallgë që të trondisin dhe rimodelojnë ndjesinë e perceptimeve e emocioneve. Linjat e romanit kanë prekur thuajse çdo mjedis, familjar, shoqëror, politik, mediatik. Personazhe në kërkim të lumturisë dhe kuptimit që ajo mbart, njerëz që kanë humbur busullën e vlerave njerëzore, që gjenden para dilemash të mëdha e zgjedhjeve të vështira të cilat më pas i përkufizojnë e tjetërsojnë. “E premte pasdite” është një roman ku personazhet jetojnë e përpiqen ashtu si në jetën reale t’iu kthejë përgjigje disa pyetjeve munduese në lidhje me pozicionin e tyre në shoqëri e familje, në lidhje me besimin e vlerat që të gjithë ndajmë pavarësisht formës në të cilën i perceptojmë, në lidhje ambicien, kompromisin e humbjen e vetvetes, po ashtu me pastërtinë, ndershmërinë dhe gjetjen e asaj që dikur kemi ëndërruar dhe me kalimin e viteve e kemi harruar. Ashtu si në jetën reale, shumë pyetje mbeten pa përgjigje, shumë të tjera janë ndryshe nga ato që gjejnë personazhet, sepse gjithsecili në rrugëtimin në faqet e këtij libri mund të njohë një pjesë të vetes së tij të parë në optikën e jetëve që rrjedhin aty, por edhe të ndryshuar sipas asaj që përjeton. E premtja pasdite janë ato orët që gjithsecili do donte t’i kishte. Ato çaste kur mund të kthehesh edhe një herë fëmijë, të takosh njerëzit që ke humbur, të ndryshosh të shkuarën e të gjesh shpresën për të ardhmen. Janë ato orë ku mund të takohesh me veten e patjetërsuar nga koha, të bisedosh me të, të dëgjosh tingujt e zemrës që ke harruar se rreh brenda vetes e të ndiesh për pak momente se je në botën tënde ideale, aty ku realiteti mund të ndryshohet, aty ku gjithçka është e mundur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Mastershefi i parë shqiptar, Renato Mekolli, mjeshtri i shijes dhe i dijes rreth ushqimit, vjen për herë të parë me një libër me receta, teknika dhe aroma të parezistueshme. Dhe jo vetëm aq. Talenti i rrallë i Renatos duket edhe nga vlerësimet që ka marrë puna dhe vepra e tij nga mjeshtra dhe kritikë gastronomie në mbarë botën
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një senspaqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar. “Një zemër kaq e bardhë” është një citim nga “Makbethi”. LadyMakbeth, pasi mori vesh për vrasjen e mbretit Dunkan nga i shoqi, i drejtohet me këto fjalë: “Duart e mia janë si të tuat, por kam turp të kem një zemër kaq të bardhë”. Dhe një zemër të bardhë ka jo ai që është i pafajshëm, por ai që nuk është infektuar nga fjalët dhe fajet e të tjerëve. “Zbulova, (po vetëm pasi e përfundova të gjithin), se “Një zemër kaq e bardhë” fliste për sekretin dhe rehatinë e mundur, të joshjes e nxitjes, për martesën, përgjegjësinë e dikujt që ka mësuar diçka, mundësisë për të mësuar dhe pamundësisë për të injoruar, për dyshimin, për të folurën dhe heshtjen.”
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Një rrjetë ëndrrash, e rrallë dhe magjepsëse” - Time “Sensual, misterioz dhe rapsodik, e përcjell lexuesin në një botë tjetër… Me këtë roman Ondaatje bën një analizë të imët të natyrës së identitetit njerëzor.” - San Francisco Chronicle Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker’s Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Infermierja Hana, e rraskapitur nga vdekja, kujdeset me ngulm për pacientin e saj të fundit, që ka mundur të mbijetojë. Hajduti Karavaxhio, rreket të rigjejë vetveten tani që duart ia kanë cunguar si mos më keq. Xhenieri indian, Kipi është në kërkim të minave të fshehura në peisazhin piktoresk, ku gjithçka përveç vetes, përbën një kërcënim. Dhe në qendër të këtij labirinti qëndron pacienti anglez, i paemër dhe i djegur deri në palcë, një burrë që për ata që e rrethojnë përbën njëkohësisht një gjëegjëzë e provokim, kujtimet e të cilit për vuajtjet, shpëtimin dhe tradhtinë e ndriçojnë këtë libër si flakërimat e gjuhëve të flakës. “Ondaatje është një nga romancierët më të mirë të Amerikës së Veriut…Magjia e vilës së tij, do të na përndjekë dhe qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, duke na ftuar të rilexojmë pasazhet e këtij libri, thjesht për kënaqësinë e të qenit pjesë e tij.” - Wall Street Journal
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kemi mësuar të mos diskutojmë për budallallëqet, por vetëm për gjërat e rëndësishme.” 1770, Santo Domingo, sot Haiti. Teteja është nëntë vjeçe, kur i riu francez TuluzValmorein e blen që të merret me punët e shtëpisë. Përreth janë fushat e kallamit të sheqerit, vapa ligështuese e ishullit, puna e skllevërve. Teteja mëson shpejt se si është ndërtuar ajo botë: dhuna e padronëve, ankthi i lirisë, lidhjet e çmuara të solidaritetit. Kur Valmoreini zhvendoset në plantacionet e Luizianës, edhe Teteja duhet ta ndjekë pas, por tashmë ka filluar beteja për dinjitetin, për të ardhmen, për çlirimin e skllevërve. Është një betejë e ngadaltë që përzihet me zgjimin e dashurive dhe pasioneve, me lidhjen e marrëdhënieve dhe aleancave, me lëvizjen e ethshme të personazheve të ndryshëm - ushtarë dhe skllevër luftëtarë, priftërinj vudu dhe murgj katolikë, zonja të rënda dhe kurtizane, piratë dhe fisnikë të rënë nga dynjallëku, mjekë dhe bukuroshë dembelë. Në sfondin shumë të gjallë të Historisë, ZariteSedela, e mbiquajtur Tete, spikat e bukur dhe guximtare, luftarake dhe e vetëdijshme, një heroinë shumë moderne që vjen nga larg për të na kujtuar besimin te liria dhe dinjitetin e pasioneve. ISABELALLENDE ka lindur në Lima, në vitin 1942, dhe jetoi në Kili deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit nga Pinoçeti, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlerësohet si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në muzgun e jetës së tij, Elias Eini tërhiqet në një fshat të vogël e të humbur të Austrisë. Sapo vendoset aty, ai bën një zbulim të jashtëzakonshëm: atë të Librit të Jetës, veprës së shenjtë, në të cilën vetë Zoti ka regjistruar fatin e çdo qenieje njerëzore… Eliasi është mrekulluar: aftësitë e jashtëzakonshme të këtij Libri sekret i japin atij pushtetin të ndërhyjë në rrjedhën e Historisë. Ai do të përpiqet të shpëtojë të afërmit e tij. Por në lojë është veçanërisht fati i një populli të tërë. Një rrëfim befasues, që flet për miqësinë dhe kurajën, urrejtjen dhe ligësinë. I gjithëkohshëm, Libri sekret gjen një jehonë të madhe në aktualitetin dhe në prirjet e epokës sonë. Fillimisht i botuar nga vetë autori në mënyrë digjitale, Libri sekret i Grégory Samak-ut njohu një sukses të menjëhershëm te lexuesit dhe u kthye në një fenomen në internet. Autori, profesionist i medies, jeton në Paris me gruan dhe dy fëmijët.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çfarë është më humane: të jesh i lumtur përballë atij që vuan kur e di qe ai e dëshiron lumturinë tënde, apo të sakrifikosh veten, vetëm që ai të mos ndihet i vetëm në vuajtjen e tij? Në një lidhje a nuk kthehet në egoizëm kjo kur ti e di se tjetri s’mund të gëzojë atë që ti mundesh, t’i tundësh si flamur lumturinë tënde, pavarësisht se ai të nxit për këtë. Keqardhja mua më kishte ngritur pritë në çdo çast gëzimi të jetës larg tij. Për çdo sukses sado të vogël, për çdo hap përpara, madje dhe për çdo drekë ditëlindjeje apo darkë feste nuk gëzoja dot der në fund. Sado e ulët të duket, ditën e varrimit të tij u ndjeva e shpëtuar edhe unë…
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"I pa(n)djeshmi" është vazhdimi i romanit të parë të autores , me titull "Stina e pestë" ndonëse mund të lexohet fare mirë edhe si një vepër më vete.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
 Do të takohen tri herë, por çdo herë do të jetë e vetmja, e para dhe e fundit.- Ejani, ju thashë!- Pse?- Shikoni jashtë, ka zbardhur agimi.- Po pastaj- Është koha që të ktheheni në shtëpi për të fjetur.- Ç'hyn ora këtu, unë nuk jam fëmijë.- Nuk është çështje orësh, është çështje drite.- Ç'dreqin thoni- Është drita e duhur për t u kthyer në shtëpi, është bërë enkas për atë.- Dritan- Nuk ka dritë më të mirë për t u ndier i pastër. Shkojmë!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Xhesper Guajni është shkrimtar. Jeton në Londër dhe me gjasë është një njeri që e do jetën. Krejt papritur, ka dëshirë të pushojë. Ndoshta të reshtë së shkruari, por ajo e tija nuk është kriza që prek shkrimtarët pa frymëzim. Xhesper Guajni duket se do të ndryshojë perspektivë, të arrijë në thelbin e një magjie. Një vajzë e ndihmon, i shërben si bashkëpunëtore që mbledh me devotshmëri të rreptë atë që në mënyrë progresive bëhet misteri i zotit Guajn. Alessandro Baricco hyn në simetritë e fshehta të këtij misteri me hapin e sigurt dhe shpenguar të atij që i di dhe i do shtigjet që përshkon. Lëviz dy personazhe të jashtëzakonshme që, në gjysmë të romanit, ia lënë vazhdimin njëri-tjetrit dhe nëse zoti Guajn ka detyrën të përziejë kartat e misterit, vajza ka detyrën të rikompozojë sekuencën për të mbërritur në një dukje të guximshme dhe të shndritshme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin. E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi.Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj... apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl ,tamam ashtu. Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore. Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës.Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.Ritëm i shpejtë, përgjigje të menjëhershme të shoqëruara me lojëra fjalësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe. - Independent  Folklor, fantazi dhe magji të teknologjisë së lartë... Tejet zbavitës. - Observer  I shpejtë, i gjallë dhe shumë zbavitës, një përzierje mes mitit dhe modernes, magjisë dhe krimit. - Time  Një bashkim i ethshëm mes reales, imagjinatës dhe pajisjesh të magjepsura. Nga armët laser te fshirësit e kujtesës, deri tek anijet fluturuese të telekomanduara dhe kostumet kundër rrezatimit. Të gjitha këto e bëjnë botën e Xhejms Bondit t i ngjajë një këndi lojërash për fëmijë. - Guardian
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një hacker-e gjeniale, që përherë ka qëndruar në hije. Një gazetar me një prirje të theksuar ndaj rrezikut. Ajo është Lizbetë Salanderi, vajza me një tatuazh dragoi. Ai është Mikael Blomkvisti, kryeredaktor i së famshmes revistë investigative Millenium. Një natë, Blomkvisti merr një telefonatë nga një burim që pretendon të ketë marrë informacione vitale për ShBA-të nga një vajzë e re hacker. Blomkvisti, si gjithnjë në kërkim historish të reja, i kërkon ndihmë Salanderit. Ajo nga ana tjetër ka planet e veta. E kështu së bashku përfshihen në një botë të nëndheshme e të egër spiunësh, kriminelësh kibernetikë dhe punonjësish të qeverisë disa prej të cilëve të gatshëm dhe të vrasin per të ruajtur sekretet e tyre.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania