titleToAlt
Toni Grizi ëndërron të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve kampionë që stërvit babai i tij. Për fat të mirë apo të keq, sulmuesi kryesor i skuadrës është lënduar gjatë pushimeve dhe duhet gjetur një zëvendësues sa më shpejt. Edhe pse babai i tij, Grizli, nuk është dakord dhe gjithë të tjerët mendojnë se ai është shumë i vogël dhe i brishte... Toni do të bëjë gjithçka për t'u futur në klubin e ëndrrave të tij. Këshilla ime: « Bëje jetën tënde ëndërr dhe ëndrrën realitet» Shprehje nga libri "Princi i vogël" i Saint-Exupery.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sulmuesi Mikael Ribo, pas rikthimit, ndihet i kërcënuar nga Toni Grizi, i cili i ka marrë famën në gjirin e skuadres makoneze. Por, ai nuk është i vetmi që nuk e ka qejf Tonin: lojtarët e skuadrës së Auxerre-s dhe trajneri i tyre Xhin Roi, armik i betuar i trajnerit Pelves, janë shumë të vendosur për të dëmtuar lojtarin e ri... A do të mund ta kalojë Toni këtë sprovë? Në cilën fushë gjendet kundërshtari i vërtetë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Heronjtë jo të gjithë kanë superfuqi. Nuk e beson? Mërçi Vozaxhiu është prova e gjallë për këtë. Qysh kue mori emrin Fëmijë Normal ai dhe skuadra e super-heronjve kanë zënë keqbërës kudo. Por, të jesh hero, është ku-e-ku më e koklavitur … Shumë, shumë larg, në një burg tepër sekret, super keqbërësi më i rrezikshëm në botë sapo ka thyer heshtjen e tij tridhjetëvjeçare. Cilët qenë fjalët e tij të para? ‘’ Sillmëni fëmijën normal!’’
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
mami & vajza Nje ditar pa stres, pa rregulla per vajzat dhe nenat e tyre. -Mama, a e dini se cila eshte gjeja me qesharake qe i ka ndodhur vajzes suaj? -Vajza, a e dini ju se cili ka qene djali qe i ka pelqyer per here te pare mamit tuaj? Hapni kete ditar per ta njohur njera-tjetren ne nje menyre krejt te re! Ai permban: 1. Keshilla dhe udhezime te dobishme nga nje ekip shkruesish nene-bije. 2. Udhezime praktike per te diskutuar per çdo gje, qe nga shoket dhe shkolla, deri te simpatite e para dhe rritja. 3. Faqe zbavitese per te vizatuar dhe per te bere lista. 4. Shume hapesira te lira per te shkruar per çdo gje qe ju vjen ne mendje.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
ASHTU SI LABIRINTI I KOPSHTIT TE HARRUAR, EDHE KY RREFIM ESHTE NJE OAZE PAQJE, NE TE CILEN RREZIKON TE PERHUMBESH... Ne vitin 1913, nje vocerrake braktiset ne nje anije te nisur nga Anglia drejt Australise. Ajo mberrin atje fillikat, me nje valixhe te vogel dhe nje liber te mrekullueshem me perralla. Vajza rritet nga kapiteni i portit dhe e shoqja, si te ishte vajza e tyre. Ne ditelindjen e saj te njezetenjete, ata i rrefejne te verteten. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos te gjurmoje identitetin e saj te vertete. Kerkimet e çojne ne çifligun Blekherst, ne brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vene perballe sekreteve te familjes aristokrate Montrashe. Mozaiku plotesohet vetem pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kerkimet pas vdekjes se Nelit. Si nje rrefenje magjepsese, plot mistere e te fshehta, "Kopshti i harruar" do te marre ne dore freret e imagjinates suaj, per te mos i leshuar me kurre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
I shkelqyer,i frymzuar, plot erudicion te lavdishem, Letersia dhe zotat eshte kulmi i studimeve te jetes te Roberto Calassos, per vendin dhe rolin qe kane zotat ne imagjinaten njerezore. Duke zbuluar peshperimen hyjnore qe fshihet pas poezise dhe prozes me te mire qe vjen nga shekujt, Calasso na jep nje ndjesi te perterire te misterit dhe magjise te letersise se madhe. Nga debimi i zotave klasike pergjate Epokes se Arsyes qe bene Romantiket ne emer te emancipimit dhe me vone, vendi i tyre ne letersine e kohes sone, historia e zotave mund te lexohet si nje histori e shenjuar dhe e shkelqyer e vete frymezimit letrar. Duke riperseritur kete histori, Calasso shperfaq nje hapesire te shenjte per letersine ku prania e zotave eshte e dallueshme. Peremtimet e tij per natyren e "letersise absolute" na shpien ne sferat e Dionisit dhe Orfeut, Baudelaire-it dhe Mallarme-se dhe nxitin nje mbrojtje te paster dhe te pasionuar te formes poetike, madje edhe kur ajo u shkeput dukshem nga çdo funksion i saj shoqeror. Lirike dhe e plote, Letersia dhe zotat eshte nje akt i fuqishem i afirmimit letrar qe meriton te lexohet se bashku me kryeveprat qe nderohen ketu.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
As te paret, as te fundit analizon mungesen e besnikerise nga te gjitha pikepamjet — personi qe tradhtoi, personi i tradhtuar dhe pala e trete — ne perpjekje per te kuptuar se si mund t'i bejme me te qendrueshme lidhjet moderne. Washington Post Tradhtia bashkeshortore ka ekzistuar qe kur eshte shpikur martesa dhe po ashtu edhe tabitja kundra saj. Ajo eshte perfshire ne legislation eshte debatuar, politizuar dhe demonizuar gjate gjithe historise. Dhe, pavaresisht nga denimi public mosbesnikeria ka nje lloj kembenguljejey qe martesa vecse zili mund ta kete. Eshte kaq domethenese, sa eshte i vetmi mekat te cilit i perkojne dy urdheresa ne Bibel, njera kur e ben dhe tjetra vetem kur mendon ta besh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Vargje te vjershetoreve tane kushtuar flamurit kombetar, gjuhes shqipe, dashurise per Memedhene, bukurive te Shqiperise e mergimit. Me fotografi nga krahina te ndryshme te Shqiperise dhe me doreshkrime te vjershetoreve.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Gjithçka që ju keni nevojë të dini për gjuhën shqipedhe perdorimin e saj studiues, studentë, gazetarë dhe për shkollat shqipe jashtë atdheut. - gramatikë në formatin alfabetik - paraqitje e plotë e gramatikës së shqipes - përqasje për kuptimin dhe përdorimin e saj - shtjellime dhe shpjegime të kategorive gramatikore të gjuhës shqipe - zgjedhime të plota të disa foljeve tipike të gjuhës shqipe - terma për kategoritë e gramatik - shembuj dhe tabela gramatikore etj
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
A quick look at the contents of the book a glossary of grammatical terms concise and comprehensive explanations 101 tables of verbal patterns over 1800 verbs arranged alphabetically exercises and answers to exercises index to verbal patterns and much more
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
-a pronunciation guide for Albanian sounds, -52 lessons with situation - based conversations, -clear, concise, and comprehensive grammatical explanations, -a wide variety of exercises with answers to selected exercises, -Albanian Grammar at a Glance, -a glossary of grammatical terms (English - Albanian), -more than 800 frequently used words (Albanian-English), -special idiomatic expressions (Albanian - English), -a contemporary Albanian-English dictionary, -audio CD for each lesson,
Çmimi: 3950 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmban : Ç’është gjuha? –Përse dhe si e nxënë fëmijët gjyhën? Gjuha veprimtari njerëzore. Fjalët simbolet dhe shenjat. Komunikimi,- komunikimi me fjalë me shkrim dhe me gjeste etj
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ne kete liber do te gjeni: -rregulla te shqiptimit te gjuhes angleze -52 mesime me shpjegime te thjeshta gramatikore -52 bashkebisedime te shoqeruara me audio nga foles te BBC -ushtrime te llojeve te ndryshme (gojore, praktike, perkthimi, hartimi) etj -fjale te urta dhe idioma angleze (anglisht-shqip) -fjalor anglisht-shqip me rreth 1200 fjale -pergjigje ushtrimeve dhe perkthim ne shqip te bashkebisedimeve -audio CD per te gjitha bashkebisedimet (Audio CD nuk perfshihet ne gmimin e librit)
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
Romani "Të porsamartuarit", i shkrimtares Ethel Turner, rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, që zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijeria e hershme. Lindja e fëmijës, e kësaj krijese të dashur për të dy prindërit e rinj, sjell një marrëdhënie të re midis ciftit në raportet gjinore në familje. Tema kryesore në romanin "Të porsamartuarit është përpjekja e prindërve për të gjetur vendin e duhur në familje. Ky libër është gjithashtu një kujtesë e mirë e përgjegjësive që duhen të kenë çiftet e reja në ditët e sotme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
...Në kontaktet që kishte me Cen Elezin, Enver Hoxha i propozoi të ndërhynte pranë Ali Maliqit për t'u dorëzuar. Kjo ndërhyrje, duke shtuar këtu edhe amnistinë, natyrisht edhe praninë e Cen Elezit, bëri që Ali e Ferik Maliqi të dorëzoheshin. Me 12 maj 1945, pas grupit të parë të Bahri Omarit me shokë, dolën në gjyq rreth 30 vetë, nga të cilët 13 u dënuan me vdekje: Ali Maliqi, Aziz Kaloshi, Hajredin Zogolli, Maliq Karasani, Murat Basha, Curr Ajazi etj. Ndërsa Cen Elezi, i fyer për prerje në besë, i kërkoi takim Enver Hoxhes dhe i tha: "Më kërkove të ndërhyja për Ali Maliqin për ta dorëzuar ,duke më premtuar se vetëm do ta internonit. Unëe, i mbështetur në fjalën tuaj ,ndërhyra dhe e dorëzova mbi ato kushte që ju vetë më premtuat. Aliu, i mbështetur në fjalën tuaj dhe timen, u dorëzua, ndërsa tani e dënojnë me vdekje. Kjo më turpëron e nuk më lë nderi të shkoj në Dibër për prerje në besë të mikut. Kërkoj që edhe ju ta mbani fjalën e premtimin që më dhatë, së paku duke i falur jetën. Në fillim, Enveri i tha se këto punë i zgjidh Koçi Xoxe, por Cen Elezi ngulmoi, duke thënë: "Jeni ju që ma bëtë kërkesën dhe unë e çova fjalën tuaj në vend, duke besuar si burri burrit, sepse unë as kam biseduar me Koçi Xoxën dhe s'kam përse t'i drejtohem atij"...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si "Endesja e ëndrrave". Rrobat e saj kishin gjithmonë vënde të fshehta, me kuletëza të përshtatshme për të ruajtur sekretet dhe ëndrrat e personit që i vishte. Kamila, që prej disa kohesh jeton dhe punon në një atelie në Belaxhio, befas është e detyruar të braktisë gjithçka, sepse Mariana, gruaja që e rriti si ta kishte bijë, ka nevojë për mbështetjen e saj. Në një baule të vjetër, Mariana ruan një fustan të qepur nga duart e Maribelës: aty Kamila gjen një qese të vogël, me një frazë urimi për një jetë të lumtur. Është e vetmja gjurmë që Mariana ka për të gjetur motrën, të cilën nuk e njohu kurrë. Kamila nuk e di çfare lidhjeje mund të ketë mes Maribelës dhe motrës së Marianës. Por është e gatshme të bëjë gjithçka për ta gjetur. Dhe intuita nuk e gënjen: Parisi është vendi prej nga nis kërkimin; stofrat, pëlhurat dhe skicat janë udha që duhet ndjekur. Një rrugë gjarpërore, po aq e nderlikuar sa çdo fill ngjarjesh nga e kaluara. Sepse misteret që presin të zbulohen janë në çdo cep. Sepse Maribela luftoi për të mbrojtur idetë e veta. Sepse, duke ndjekur gjurmët, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishte. Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mesojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziaste për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt titleToAlt
Permbledhja "HistoriKineze" u dedikohet te gjithe atyre qe e duan letersine dhe historine dhe qe duan ta njohin edhe me shume Kinen. Sot, eshte shume e lehte qe te marresh informacion per nje vend nepermjet televizionit, lundrimit ne internet, apo duke prekur ekranin e celularit, por, ne besojme se Antologjia e Prozes Kineze qe keni ne duar, e para e ketij lloji ne botimet shqiptare, do ta beje edhe me te prekshem dhe do ta sjelle akoma edhe me afer lexuesit, nga sa e paraqesin mediat, analistet politike, arkivat apo muzete, te shkuaren dhe te tashmen e Kines. Keto histori, zbulojne nje pjese te rendesi-shme te psikologjise dhe pasurise shpirterore te popullit kinez, te cilen nuk kemi pa-sur rastin ta njohim me pare.
Çmimi: 1400 1260 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt titleToAlt
... realiteti i sotem eshte gjithnje edhe me afer me fantashkencen ose mund te themi se po perseritet nje fenomen qe duket se eshte klonuar nga letersia. I referohem atij motivi te perhershem te megalomanise, asaj teme letrare qe lind nga joshja per obsesionin e nje individi te vetem per te dominuar boten (thjesht te zoteroje, gje qe eshte e ndryshme nga administrimi apo qeverisja), ato mbeturina te" fantashkences qe behen realitet si ne tmerrin historik te nje Adolf Hitleri. ...eshte e mjaftueshme te nenvizohet qe ne kete bote te polarizuar plotesisht, reagimet perballe cdo kercenimi ndaj sigurise dhe akoma me shume ndaj mbijeteses te shoqerise njerezore, nuk mund te jene vecse te ndryshme, disa te percaktuara nga histori te padrejta aleancash globale, disa te tjera nga veprime militanteske ideologjike, fetare, racore e keshtu me radhe. Çfaredo veprimi, ose mosveprimi qe inkurajon pandeshkueshmerine, implikon nenshtrimin e tere botes ndaj nje regjimi frike. Ky pohim ben te mundur mbeshtetjen ne kuader te nje veprimi kolektive qe mund t'i mbajme ende te gjalla shpresat per mbijetesen e njerezimit.
Çmimi: 600 540 Lekë
titleToAlt
Në dramë shfaqen aspekte të kontrastit etik dhe të civilizimeve mes shqiptarëve dhe osmanëve: Kruja e Lezha venedike nga një anë dhe pallati i sulltan Mehmetit II në Stamboll me sallën e divanit. Rikonceptualizimi i leximit si distopi letrare, është një qasje e pasqyrimit të dikaturës që sundonte në Shqipëri,ku po kryej edicioni kultural kinez. Shkrimi i tragjedisë si vijim i taditës letrare europiane, në vitin 1967 vendos skenën e Aktit 5, në Katedralen e Shënkollit të Lezhës , duke dialoguer me profanizimin e kohës së shkrimit të sh.XX me prishjen e trashëgimisë së besimit dhe rrënimin e monumenteve kultike. Në kontrast me atmosferën letrare e politike antieuropiane që buiste në Tirnaë, në këtë tragjedi prifti At Dhimitri udhëheq ritualin për shpëtimin e heroit brenda Katedrales së Shënkollit shoqëruar nga lutjet korale të grave, ushtarëve dhe pleqve. Me botimin e romanit në vargje ‘’Kastriotët’’ dhe të tragjedisë ‘’Bete-ja e fundit e Skënderbeut’’ shkruar thuajse 50 vjet më parë për kremtimin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, plotësohet nxjerrja në pah e një pjese të letërsisë Underground në Shqipëri, si alternativë gjalluese ndaj asaj ex zyrtare dhe Jubileut të papranishëm kastriotian.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
"Mish dhe qiell është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t?i shoqëruar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini. Përmes tyre del në pah fuqia e tij shprehëse dhe përfytyruese. Boshti rreth të cilit enden të gjitha poezitë është dashuria, si një fjalë kyç drejt zemrës së rinisë, si dhe angazhimi qytetar, si shenjë e një vetëdijeje të pjekur shoqërore. Këto poezi mund të lexohen, të recitohen, të kopjohen, të dhurohen: për të gjithë të rinjtë që, falë një libri, arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre më të thella dhe komplekse. Mish dhe qiell
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund ti rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmëndje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t'u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit. Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin negativitetin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me zemërimin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania