titleToAlt
"Vdes siç vdes një vend" është psikanaliza letrare e një vendi që dekompozohet ngadalë, rrëfimi tronditës i një gruaje real – imagjinare, që shikon me tmerr sesi trupi i saj merr përmasat e vendit të saj të kalbëzuar dhe si përthahet çdo burim nga rrjedhin lëngjet e saj jetësore. Rrëfimi ka formën e një kronike postmoderne ku me një vërtetësi rrënqethëse dhe në mënyrë fantazmagorike përshkruhet Vendi i Hybris, demonit të dhunës dhe intolerancës, e fanatizmit ideologjik dhe fetar, e mendësisë mesjetare, korruptive, ksenofobike, nacionaliste, ajo e shterpësisë krijuese dhe shpirtërore. Ndonëse në tekst nuk përcaktohet koha, vendi dhe hapësira gjeografike, aludimi rreth periudhës së luftës civile greke, asaj të diktaturës së kolonelëve, si dhe jehona e ngjarjeve të Majit '68 në Francë lidhet me botimin e parë të librit në vitin 1978, ku kujtimet dhe plagët e historisë, gjallonin ende si fantazma të pakallura.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çfarë u mësojnë të pasurit fëmijëve të tyre që nuk ua mësojnë klasa e varfër dhe e mesme!"Babai i pasur, babai i varfër" do :-t'ua rrënojë mitin se keni nevojë për të ardhura më të mëdha për t'u bërë të pasur-ta sfidojë besimin se shtëpia juaj është burim financiar -t'u tregojë prindërve pse ata nuk mund të mbështeten në sistemin shkollor për t'i mësuar fëmijët e tyre pëe paratë-t'u mësojë si t'i definoni burimet dhe shpenzimet financiare -t'u mësojë si t'i mësoni fëmijët tuaj për paratë,që të jenë më të suksesshëm financiarisht në të ardhmen.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Muzika është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, sepse ritmi dhe harmonia kanë selitë e tyre në nyjën e shpirtit. Ajo e pasuron atë dhe i jep hir dhe shkëlqim".-Platoni
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri është një rrëfim për ëndrrën kineze. Njerëz që kanë frymëzuar me suksesin e arritur në biznes si Park Keun-tae, president I CEO nga Korea e Jugut dhe CJ Group që vepron në Kinë, apo njerëz të zakonshëm si Dominic Johnson-Hill, një i ri nga Londra, i njohur si "Lao Jiang" që ka një dyqan të vogël në Pekin, janë personazhet e këtij libri. "Duke jetuar në Kinë për një periudhë 29 vjeçare unë jam dëshmitar i zhvillimit të madh të vendit. Unë kam përfituar shumë nga kjo," ka thënë Park në prezantimin e librit. CJ Group ka 12 mijë të punësuar në Kinë. Vitet e fundit kompania CJ ka investuar në industrinë kineze të filmit dhe televizionit, duke prodhuar me sukses filmin "Kontrata e ndarjes" dhe versionin kinez të muzikalit "Mama Mia!". "Ëndrra ime kineze është të rris numrin e të punësuarve në kompani deri në 100 mijë , thotë Park.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumë njerëz thjesht ekzistojnë” – kështu thotë Oscar Wilde dhe këtë sfidë rrok libri i cili trajton në mënyrë shterruese kuptimet e fjalës Lumturi dhe shtigjet sesi ta arrijmë atë
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Te libri “Blink” ai revolucionarizon mënyrën se si e kuptojmë botën tonë të brendshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Mendohuni mirё dhe me maturi para se tё bёni njё lёvizje" "Mosbёrja e gabimeve ёshtё ajo qё themelon sigurinё e fitores" "Nuk ekziston asnjё shembull i ndonjё shteti qё doli i fituar nga njё luftё qё zgjati shumё" "Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh" "Zotёsia mё e madhe nё luftё ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar" "Qёllimi i luftёs ёshtё paqja".
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme... Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni.... Sa pak thoni "TË DUA", sa rrallë e dëgjoni "TË DUA"! Botimet Living sjellin "5 gjuhët e dashurisë"‎, një libër me ide praktike për një dashuri të përjetshme. Mbi 10 milion kopje të shitura që do ju përfshijnë dhe ju në uraganin e ëmbël të dashurisë! Pa truke, pa psikanalizë, pa receta të mërzitshme, metoda e Geri Chapman do ju ndihmoj që thjesht me fjalët tuaja dhe të njeriut të zemrës të rizbuloni fjalën më të bukur në botë! Dhurata ideale për ditën e dashurisë. Thuaj "TË DUA" me Botimet Living... Miliona çifte kanë dëshmuar se si martesat e tyre janë transformuar pasi kanë mësuar të përdorin pesë gjuhët e dashurisë. Teksa zbuloni gjuhën tuaj të dashurisë, por edhe atë të bashkëshortit/es suaj, do ta kuptoni më mirë veten dhe do të keni një avantazh të çmuar gjatë kërkimit të dashurisë që zgjat për gjithë jetën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Adoleshenca, kjo moshë e brishtë, mosha e shpërthimeve, e tekave dhe dëshirave, që herë-herë shpërfaq dhunë të tmerrshme, do shumë punë dhe edukim rrënjësor nga e gjithë shoqëria, do një vëmendje të vazhdueshme e të përditshme nga trinomi: psikolog, mësues, prind. Një prind i përgjegjshëm nuk është i qetë kur fëmija hyn në moshën e adoleshencës, atë e shoqërojnë gjithnjë dilemat: Po e bëj detyrën e prindit mirë? A mos ndoshta jam fajtor për rebelimin e tij? A duhet të jem i ashpër apo i butë? Pse fëmija im ka rënie në mësime? A duhet t’ia pranoj një lidhje dashurie apo të bëj të paditurin? A jam bashkëkohor për të pranuar ecurinë e këtij brezi? A duhet të jem shok, prind i rreptë apo të zgjedh një të mesme të artë?... Një adoleshent, me veprimet e tij shpesh sjell në familje tërmet, nga ata të fuqishmit, që nëse prindërit nuk e marrin situatën menjëherë në dorë, pasojat mund të jenë fatale për të dhe familjen. Përgjigjja e prindërve në këtë rast duhet të jetë: reagim me qetësi, vullnet, durim, konsultë me psikologë, mësues apo njerëzit tuaj më të afërt, të cilët të japin rrugëdalje pa trauma. Nëse një familje përballet me një adoleshent të dhunshëm, zgjidhja më e mirë është ta pranojnë të vërtetën me zë të lartë dhe të mos e mbulojnë thjesht me fraza të tilla, si: “Ti më fut frikën”, “Ti do që unë të kundërveproj”, “Ti do që prindërit e tu të bëhen edhe më të dhunshëm se ti” etj., pasi situata mund të agravohet në dëm të të dy palëve dhe vështirë të gjesh më zgjidhjen e duhur. Jeta e një familjeje kur fëmija i tyre kalon në adoleshencë është shpesh mes stuhisë dhe rrebeshit po aq sa mes diellit dhe reve, sepse kjo moshë priret drejt karakterit negativ dhe pakënaqësisë nga të gjithë dhe gjithçka. Kjo është mosha e zhvillimit hormonal dhe fizik, e rritjes së vrullshme, e krizave dhe e energjisë së paparë, e çudirave, po aq sa e mrekullive të mëdha, e arsyetimit të paqëndrueshëm dhe emocioneve të papërmbajtura. Që hovi i moshës së tyre të mos ju marrë përpara, duhet të vendosni me këmbëngulje disa rregulla dhe piketa, pa rënë pre e ndjenjave që ushqen prindi për fëmijën, sepse kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar adoleshentin në rritje. Të gjithë krenohemi kur fëmija ose nxënësi ynë ka rezultate të shkëlqyera, na nderon gjithnjë, merr çmime të para, ka sjellje të përkryer, bëhet gjeni ose shkëlqen në çdo aspekt të jetës, por a jemi ne të fortë dhe në gjendje të përballojmë drama e ta rikthejmë në rrugë të mbarë një fëmijë në adoleshencë, i cili për shkak të një gabimi të moshës së tij ka braktisur shkollën e ka rënë pre e drogës, duhanit, alkoolit, e një shtatzënie të parakohshme apo dhe më keq, pre e prostitucionit?! Kjo është një nga sfidat e mëdha të shoqërisë, familjes dhe shkollës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Titulli Si të punojmë pa stres : ushtrime për të gjetur qetësinë, besimin në vetvete dhe efikasitetin në punë dhe në jetë
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Të njohim veten është libri që shpreh shqetësimin e autorit për boshllëkun dhe nevojën e vazhdueshme dhe të përgjithshme në problemet e kulturës shëndetësore, në përgjithësi dhe veçanërisht në sferën e organeve gjenitale femërore e mashkullore. Në kapitullin e parë vëmendje i kushtohet përshkrimit të cipës së virgjinitetit (hymenit) të shumëllojshmërisë dhe vlerësimet që i bën rinia deflorimit. Më tej, jepet informacion i mirëfilltë mjekësor për organet gjenitale femërore, anatominë, fiziologjinë, funksionet dhe sëmundshmërinë, përshkruhen qartë shpjegimet e veçanta për çdo patologji, alternuar me interpretime, ekzaminime, trajtime bashkëkohore. Kapitulli i dytë përshkruan veçoritë anatomo-strukturore, funksionale dhe patologjitë e organeve gjenitale mashkullore. Dhe në këtë kapitull vëmendje e veçantë i kushtohet sterilitetit mashkullor, hipertrofisë dhe kancerit të prostatës.Në kapitullin e tretë, të katërt dhe të pestë trajtohen probleme të përbashkëta për të dy sekset, siç janë devijimet, çrregullimet seksuale, sjelljet seksuale, sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në veçanti trajtohen masat profilaktike për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Në mënyrë të hollësishme përshkruhen sëmundjet e organeve gjenitale, gonorea, sifilizi, HIV-aids, me shoqërime të sëmundjeve të ndryshme dhe vlera e aplikimit të vaksinës kundër HVI-it. Po ashtu shërben për rritjen e njohurive të përgjithshme mjekësore dhe shkencore të punonjësve të shëndetësisë, të mbarë popullit dhe sidomos të rinisë, me shumë informacione bashkëkohore në fushën e gjinekologjisë dhe të andrologjisë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një nga psikoanalistët më të njohur, Erich Fromm, në librin e tij të botuar nga “55” tregon dashurinë për jetën, nëpërmjet analizave të njeriut pasiv, shqetësimeve moderne, dështimin e fesë, ëndrrat dhe rrënjët e agresivitetit. Libri është i përkthyer me profesionalizëm dhe ka një shqipe të pastër e të kuptueshme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Me detaje pikante në çdo faqe, kjo guidë që është shumë larg broçkullave, shpjegon se përse një femër e fortë është më e dëshirueshme se sa një femër që thotë vetëm “po” dhe që gjithnjë sakrifikon veten. Autorja jep përgjigje të drejtpërdrejta për disa pyetje që zakonisht bëjnë femrat: • Përse meshkujt në fillim janë kaq romantik dhe më pas ndryshojnë? • Përse meshkujt i quajnë “të sigurta” vajzat e sjellshme? • Përse meshkujt e respektojnë një femër që është e zonja e vetes? Mbushur me këshilla shumë të nevojshme, shembuj që të bëjnë për të qeshur nga lidhjet në jetën e vërtetë, tabela “ajo thotë/ai mendon” si dhe “Principet e tërheqjes” sipas autores, “Përse meshkujt dashurojnë kuçkat?” të jep përgjigjet e duhura. Të ndihmon të zbulosh se kush je, të bëhesh e zonja e vetes, dhe të krijosh lidhjet me meshkujt në një nivel tërësisht ndryshe. Pasi të zbulosh atë sjellje të guximshme që i tërheq aq shumë meshkujt, jo vetëm që do të shtosh romanticitetin e lidhjes, por do të fitosh dashurinë dhe respektin e mashkullit me shumë më pak mundim
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Autizmi mbetet mekanizmi thelbësor i funksionimit të mediave totalitare. Ato perceptojnë si informacione vetëm të dhënat informative që janë në përputhje me parimet ideologjike dhe politike që i drejtojnë. Shohin atë që duan të shohin, dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementeve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme, duken si të veçuar prej njëri-tjetrit. Nga kjo pikëpamje, vetë sistemi i komunikimit brenda tyre mbetet një monolog gjigant, një e folur me vete, një komunikim me veten. Pra, një lloj autizmi kolektiv me përmasa të gjera e për disa dekada me radhë, pasojat e të cilit vazhdojnë të ndihen në opinionin publik shqiptar edhe shumë vite pas rënies së atij që quhej modeli socialist i shoqërisë shqiptare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Informacioni mund të gjendet pafundësisht gjithkund. Po ku mund ta gjejmë diturinë? Kjo është pyetja thelbësore me të cilën kritiku letrar Harold Bloom fillon librin e tij të mrekullueshëm mbi kënaqësitë dhe të mirat e të të lexuarit. Për më shumë se 40 vjet, Bloomi i ka transformuar studentët e tij në lexues të përjetshëm duke i mëkuar me dashurinë e tij të pafund për letërsinë. Ndërkohë që media e shpejtë elektronike kërcënon me bjerrjen e leximit, Bloomi shpalos përvojën e tij si kritik, mësues dhe një lexues profesionist duke iu dhënë jetë librave më të mëdhenj botërorë për diturinë e paçmueshme që ata përçojnë. Harold Boomi është profesor i nderuar i Shkencave Humane në Universitetin e Yale-it dhe në Harvard. Gjithashtu, anëtar i Akademisë Amerikane të Letërsisë dhe Artit, fitues i shumë çmimeve, duke përfshirë edhe Medaljen e Artë të Akademisë për Kritikën.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Një përmbledje udhëzimesh logjike për negocimin, po arriti t'i qëndrojë kohës, mund ta kthejë epokën e Unit në atë të grupit.Një mënyrë e drejtpërdrejtë, që mund të përdoret kudo për të diskutuar çështje personale dhe profesionale, pa u prekur e pa u nxehur."Të thuash  po" ju ofron një strategji të provuar hap pas hapi dhe koncize për të arritur marrëveshje të ndërsjella në çdo lloj konflikti qoftë midis prindërve dhe fëmijëve, komshinjve, shefave dhe të punësuarve, klientëve apo korporatave, qiradhënësve a qiramarrësve dhe diplomatëve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon .Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla"... ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin çdo ditë të jetës suaj.Duke përdorur mençuri praktike dhe strategji të thjeshta, me qëllimin për të ndryshuar perspektivën tuaj njëherë e mirë, ju nuk do të luftoni më me ndjenjat tuaja dhe do vazhdonintë ecni përpara me jetën tuaj. Pra: Jepini lamtumirën gjendjes së dëshpëruar, jetoni momentin dhe jepini hov lumturisë suaj..
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
C'kuptim ka numri 322 poshte kafkes dhe dy kockave Si rekrutohen studentet seniore te vitit te fundit ne Skull & Bones Cilat jane ritualet dhe si eshte i ndertuar nga jashte dhe brenda selia e tyre brenda kampusit te Yale University ku mblidhen te gjithe antaret cdo fillim viti shkollor nga rishtaret e deri me pleqte, e quajtur nga te gjithe The Tomb (Varri) Cilat jane simbolikat e objekteve Ku ruhet arshiva e tyre Si e shtine ne dore arsimin 'kockaxhinjte' e Yale-s Si kapen partite politike te te dy kraheve dhe si i kontrollojne antaret qe rekrutohen Si i organizon grupi luftrat dhe revolucionet kudo ne bote Keto pyetje dhe te tjera qe mund te kemi per 'Bonesmenet', i shpjegon autori prestigjioz, ish profesori amerikan i lindur si britanik dhe i edukuar ne Britani, Antony C Sutton. Thjesht, nje liber qe s'mund te lihet pa u lexuar nga te gjithe ata qe duan te njohin te verteten. Nje liber qe te lehteson biblioteken... nga kotesite dhe genjeshtrat qe gjenden sot aq me shumice neper librarite tona, ose nje nga ata libra te domosdoshem qe nuk te le te vdesesh budalla.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
"Mendo dhe bëhu i pasur" i autorit shumë të njohur amerikan Napoleon Hill, është libri që ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre. Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan. Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme: 1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish. Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet. Pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një udhëzues praktik, me një shumësi shenjash drejtuese, që autori i quan  Rruga me pengesa drejt suksesit , për t ju ndihmuar të mbërrini atje ku doni. I lehtë për t u lexuar, shoqërohet me ushtrime praktike, të cilat ju mund t I vini në zbatim në jetën tuaj, menjëherë. Libri përshkruan nga mbajtja e qëndrimeve të caktuara dhe botëkuptimi deri tek taktikat, të mësuarit dhe marrëdhëniet. Na ndihmon të kuptojmë se, të paturit besim te vetvetja, do të na ndihmojë të jemi të lumtur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
MËNYRA MË E MIRË PËR TË KAPËRCYER DHIMBJEN ËSHTË TË PËRPIQESH TË MOS E FLAKËSH TEJ.nKur të mbërthen dhimbja, nuk duhet as t i shmangesh dhe as ta luftosh, por duhet të dorëzohesh para saj, t i hapësh udhë. Duke e vëzhguar pa dashur ta shpjegosh, ta përjetosh pa u munduar ta flakësh tej, sikleti do të largohet vetë, pasi të na ngulitë mesazhin e tij të thellë, në mënyrë që të rilindim dhe t i japim kuptim jetës sonë.nMe një gërshetim joshës të mençurisë dhe ngjarjeve nga jeta reale, autori ofron një këndvështrim mbi mënyrën se si mund të kapërcehet vuajtja. Për të mësuar  të vuash mirë dhe për të dalë i përtërirë nga çdo përvojë e hidhur.
Çmimi: 400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania