titleToAlt
Një Europë ndryshe. Si rrjedhojë e nevojës së ngutshme për t i dhënë një kthesë rrënjësore projektit të ndërtimit europian dhe politikave të Bashkimit, zë fill dhe zhvillohet një propozim konkret për një Europë që të shkojë, më në fund, përtej masave shtrënguese. Një Europë më demokratike dhe sociale, e mbështetur te puna, inovacioni dhe rritja e qëndrueshme, e aftë ta fitojë sërish rolin e saj në skenarin ndërkombëtar. Përkundrejt rrezikut të përparimit të forcave antieuropiane dhe lëvizjeve populiste, libri tregon një rrugë të mundshme drejt një Europe që të niset sërish nga vlerat themeluese dhe që, e vetëdijshme për unicitetin dhe potencialin e saj, të përfaqësojë sërish një shpresë për brezat e rinj. Është një nxitje zemërdhënëse që progresistët të përballojnë çështjet më thelbësore që na presin, të frymëzuar nga europianizmi i përtërirë me vështrimin drejt së ardhmes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare ? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut ?I urrej fotografitë e çastit, sepse të gënjejnë. I kam grisur pothuajse të gjitha, por nga Krishtlindja jonë e fundit ruaj vetëm një fotografi. Fotografitë e familjes nuk tregojnë emocionet e vërteta,i këqyr dhe sheh një pemë të shndritshme, një bluzë të kuqe, një buzëqeshje që të kujton një atmosferë intime dhe gazmore dhe e ndien veten të dërrmuar nga malli. Sa të lumtur ishim, mendon. Ndërkohë, në shtëpinë tonë kishte hyrë e keqja. Pas këtij fragmenti nga libri, nis shtjellimi i një drame të madhe njerëzore. Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t`u shkosh në origjinë.Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent. Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta  i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur  u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin. E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më. Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund t'i afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre. Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit .
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane ,sulltanëve të Perandorisë Osmane. Aso kohe ishte i pranishëm një konflikt i dhunshëm, nga bastisjet dhe kusaria e deri te luftërat në shkallë të gjerë, por ekzistonin edhe shumë forma ndërveprimi paqësor përmes kufijve çuditërisht të depërtueshëm të këtyre blloqeve të fuqive kundërshtare. Agjentë perandorakë përshkruan shtigjet e ndjekura nëpër Mesdheun lindor dhe sterenë europiane të tij nga pjesëtarë të një familjeje venedikase-shqiptare, pothuajse të gjithë të padukshëm për historinë deri më sot. Ata përfshijnë një arqipeshkëv në Ballkan, kapitenin e anijes flamurtare papnore në Betejën e Lepantit, pushtetin prapa fronit në provincën osmane të Moldavisë dhe një dragoman (përkthyes gojor) në ambasadën venedikase në Stamboll. Përmes jetëshkrimeve të këtyre individëve aventurierë përgjatë tre brezave, NoelMalcolm-i shpalos në një dritë të re botën ndërmjet Venedikut, Romës dhe Perandorisë Osmane dhe zbardh çështje të shumëllojshme, si spiunazhi, diplomacia, tregtia e drithit, lirimi i skllevërve me shpërblesë dhe kryengritja antiosmane. Ai përshkruan strategjitë kontradiktore të fuqive të krishtera dhe planet tejet ambicioze të sulltanëve dhe vezirëve të tyre. Që nga koha e përshkrimit klasik nga Fernand Braudel-i të Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i botuar më shumë se gjashtëdhjetë vjet më parë, pak vepra kanë mbuluar një gamë kaq të gjerë nëpër këtë periudhë jetike të historisë së Mesdheut dhe asaj europiane. Një kryevepër e diturisë, po aq sa e rrëfimit të ngjarjeve, Agjentë perandorakë ndërton një tablo panoramike si të politikës së fuqive perëndimore, ashtu dhe të marrëdhënieve të ndërsjella mes botës së krishterë dhe asaj osmane.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
“Rrallë mund të ketë pasur një mishërim kaq të fuqishëm dhe baroktë romanit politiksa “Turpi”. Ai mund të lexohet si një përrallë, si polemikë apo si kritikë; si histori apo si letërsi... Ky është romani si mit dhe si satirë.” - Sunday Telegraph Omar KhajamShakilika tri mëma qëndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanën darë gjithçka tjetër në mënyrët ëpandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit. Ishte një stërvitje që do të dilte e dobishme kur u largua nga fortesa e mëmave të tij (përmes ashensorit) për t’u përballur me të ardhmen e vet të paturpshme. Si një përrallë magjepsëse, si satirë politike shkatërrimtare dhe elegante, si një zbavitje e potershme “Turpi” ështënjë roman i pashoq. “”Turpi” është po aq i mirë sa “Fëmijët e mesnatës”. Është një komedi e zezë e jetës publikedhe e domosdoshmërive historike.” - The Times “Salman Rushdie është një shkrimtar i mrekullueshëm. Ai ka një imagjinatë të çlirët, një humor të vrazhdë dhe të fuqishëm. Ai e sulmon gjuhën me energji dhe pa kufizim.” - Independent SALMAN RUSHDIE është autori i romaneve “Grimus”, “Fëmijët e mesnatës”, “Turpi”, “Vargjet satanike”, Haruni dhe një det me histori”, “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Trualli nën këmbët e saj”, “Furia”, “Klouni Shalimar” dhe “Magjistrica e Firences”, i një përmbledhjeje me tregime të shkurtra dhe i katër veprave joletrare, si dhe bashkëbotuesi “Libri i lashtë i shkrimeve indiane”. Ai ka marrë shumë çmime përshkrimet e tij, përfshirë Çmimin për Letërsinë Aristeoin të Bashkimit Europian. Është anëtari Royal Society of Literature dhe Commandeur des Arts et des Lettres. Në vitin 2008, libri “Fëmijët e mesnatës” mori çmimin “Best of the Booker”, romani më i mirë që ka fituar çmimin Booker në historinë e tij dyzetvjeçare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Enver Hoxhaj është një nga politikanët më active të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është minister i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandate tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacies bilateral dhe multilateral të Kosovës. Në të shkuarën Hoxhaj ka shërbyer si minister i Arsimit (2008-2011), ku është angazhuar në modernizimin e arsimit pas pavarësimit të vendit, si dhe ka shërbyer si deputet në katër legjislatura, ndërsa së fundmi ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme (2014-2016). Hoxhaj ka qenë anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet e udhëhequra nga OKB-ja përzgjidhjen e statusit final të Kosovës (2005-2007), ku është angazhuar në procesin e shtet ndërtimit para dhe pas pavarësisë së vendit. Më pare ka qenë professor i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe activist i shoqërisë civile. Hoxhaj ka mbaruar studimet e doktoraturës për histori në Universitetin e Vjenës dhe është autor i shumë botimeve, librave dhe punimeve të tjera akademike. Hoxhaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze, gjermane dhe serbo-kroate.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
 Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale; pra, tri shkallë qasjeje ndaj lirisë.Dhe në të njëjtën kohë desha që të ishin tri histori, siç thuhet,  të hapura , që para së gjithash të qëndrojnë më këmbë si histori... por që ta fillojnë jetën e tyre të vërtetë në lojën e paparashikueshme të pyetjeve dhe përgjigjeve që lindin te lexuesi. Do të doja që të mund të shiheshin si një pemë gjenealogjike e të parëve të njeriut bashkëkohor, ku çdo fytyrë fsheh ndonjë tipar të personave që kemi përreth, tuajin, të vetes sime.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I di rregullat.Heshtja është mikesha ime.Dhe kur kam frikë, zëri im je ti.Çfarë ndodh nëse ajo që kujtoje se do të ishte gruaja e jetës sate, kthehet një ditë të të kërkojë,po nëse ndërkohë je aq shumë i përthithur nga familja jote, sa nuk të kujtohet më se çfarë do të thotë ta lëshosh veten.Albertoja takon Kamilën, dashurinë e madhe të rinisë së tij, që ishte zhdukur pa dhënë shumë shpjegime për të ndjekur ëndrrën e saj dhe i mjaftojnë vetëm pak sekonda për të zbuluar se ndodhet ende atje, midis bankave të shkollës, duke ëndërruar midis buzëqeshjeve dhe puthjeve të saj. Por Albertoja nuk është vetëm. Ai është babai krenar i Lizës, një adoleshenteje me ide shumë të qarta, babai i frikësuar i Mateos, një djalë i mrekullueshëm i shurdhër, si dhe bashkëshorti i Sandrës, një gruaje që ka duruar ferrin e heshtur që ka mbështjellë të birin dhe që do të ishte gati të bënte çfarëdolloj gjëje për ta shpëtuar familjen e saj.Në një botë në dukje normale, gjithçka ndryshon. Liza e sheh të atin duke puthur Kamilën dhe për të mbrojtur të vëllanë, zhduket pa thënë asnjë fjalë. Të gjithë nisin ta kërkojnë, secili duke bartur me vete të vërtetën e tij. Albertoja bart ndjenjën e fajit që tradhtoi familjen dhe Sandrën, frikën se do të përjetojë një makth tjetër. Vetëm Mateoja i vogël mund ta gjejë, sepse falë saj ka mësuar të mos ketë frikë nga bota. Liza mund të jetë fshehur vetëm në strehën e tyre, në vendin ku e ka mësuar të lexojë buzët dhe të luajë shah, sepse vëllaçkoja i saj nuk do të jetë kurrë ndryshe nga të tjerët. Duke zbuluar një të fshehtë të vogël dhe duke iu mësuar të gjithëve se jeta dhe familja jote kanë më shumë rëndësi se vështirësitë që has, Liza dhe Mateoja do t`i shpëtojnë të ëmën dhe të atin duke iu treguar atyre se për t`u rritur duhet të jesh i madh qysh i vogël.Me një ndjeshmëri delikate, Sara Rattaro sfidon stilin dhe publikun e saj dhe futet në psikikën e një burri që duhet të vërë rregull në jetën e tij. Por të vësh rregull do të thotë të bësh patjetër një zgjedhje dhe të humbasësh diçka,apo dikë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Quhem Maks Shulc, jam beqar; ndonëse djalë me prejardhje të pastër ariane, jam i biri i Mina Shulcit... Kështu e fillon Edgar Hilsenrath-i romanin e tij të famshëm për njeriun e SS-ëve dhe vrasësin e shumëfishtë, i cili, kur përfundon lufta, zhytet në rolin e viktimës së tij, Icig Finkelshtajnit, dhe bën para në tregun e zi të Berlinit me një thes me dhëmbë të florinjtë, ndërsa më pas emigron dhe bëhet një qytetar i nderuar dhe pronar i një salloni parukerie në Tel-Aviv.Kjo iniciativë, sa delikate, aq edhe e çartur, flet për autorin, gjuhën e përdorur prej tij, e cila harliset shfrenuar, por megjithatë shpesh godet në shenjë dhe shpalos një poezi të zymtë e mbase edhe të qetë. -Heinrich Bölln Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij "Nazisti dhe berberi" - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta. -DER SPIEGEL
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një autor i ri shqiptar që jeton jashtë Atdheut, një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë të re interesante të perceptimit të botës. Boshti narrativ i autorit sillet rreth kryeprotagonistit Ylli, që është një emigrant shqiptar dhe rreth të cilit, në formë thriller-i, ai zbraz të tërë etosin e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale... U mbetet lexuesve ta lexojnë duke u ndarë të kënaqur.-PROF. DR. NEHAS SOPAJ UNIVERSITETI I SHKUPIT Autori, ngaqë i njeh më së miri mekanizmat e diktaturës dhe jo vetëm duke dashur të bëjë një akt intelektual, por përmes një frymëzimi dhe realizmi artistik, bën një monument detajor të saj, një muze virtual të dhunës shpirtërore dhe formave të tjera saj. Makrotema e këtij romani është raporti i individit me atdheun, me atdheun komunist, raport që, si një rrjet, ngulfat gjithë aortat e jetës.-PROF. ASOC. DR. DIJE DEMIRI-FRANGU, Universiteti i Prishtinës
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Teoritë janë një bashkësi hipotezash dhe konceptesh që synojnë të shpjegojnë fenomene të ndrryshme duke specifikuar raportin ndërmjet koncepteve.Qëllimi përfundimtar i teorive është të parashikojë fenomene.Teoritë shjegojnë ose përshkruajnë,ndrryshimet në sistemin ndërkombetar, ndrryshimet në njesitë e këtij sistemi, ndrryshimet e proceseve dhe të strukturave.Teoritë janë racionaliste dhe reflektiviste. Një ndër teoritë reflektiviste është dhe realizmi klasik
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën.Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je i varur. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç`lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë.Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në Via del Corso dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë.Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t`u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë. U fut në stacion, zbriti poshtë disa palë shkallëve, për të arritur në platformën uptown pikërisht në momentin kur një zë, nga altoparlanti, po lajmëronte se të gjithë trenat e veriut po qarkullonin në orar. Ajo psherëtiu: do të kishte dashur, në fakt, që treni të vonohej pak, për t`i dhënë pak kohë që të bënte paqe me veten; për çka një aksident i vogël në Brooklyn do të kishte mjaftuar. Përfytyroi si njerëzit, në atë rast, do të ishin larguar nga platforma dhe pyeti veten nëse një pritje dy-orëshe, vetëm ajo në stacion, do t`i kish mjaftuar. Dy orë plot, pa opsionin e të shkuarit gjëkundi por kushedi po i kërkonte shumë jetës. Pastaj treni uptown u fut në platformë, ajo u fut në vagon përmes dyerve që u hapën para saj dhe harresa e urrejtshme iu fut në mendje.E pamë këtë person kur zbriti shkallët teposhtë dhe pastaj eci në platformën uptown, të stacionit në rrugën 40 dhe avenynë e 7-të; pasi na kishin lajmëruar tashmë se ai kish blerë një gazetë te kioska në hyrje të stacionit, sikurse edhe pritej. Ishte i veshur me një pardesy të hirtë, mbante një borsalinë dhe sytë i kish të mbuluar me syze dielli si të ish arratisur nga një noir bardhezi, por edhe kjo pritej. Zuri vend në platformë pranë një kolone dhe u orientua në mënyrë të tillë që imazhi t`i kapej i plotë nga kamerat e sigurisë, sikurse edhe na kishin informuar paraprakisht; pastaj hapi gazetën dhe u hodhi një sy të shpenguar kryetitujve, por pa u përqendruar vërtet në lexim. Edhe pse na kishin udhëzuar ta vëzhgonim këtë person që nga platforma përballë dhe na ndanin prej tij katër palë binarë, në dy prej të cilave kalonin herë pas here me zallahi trenat ekspres, arritëm të dëgjojmë, përmes altoparlantëve të platformës, njoftimin publik se trenat uptown përkohësisht nuk po qarkullonin, për shkak të një tromboze në Brooklyn. Asgjë tjetër nuk ndodhi meqë asgjë tjetër nuk pritej që të ndodhte; si edhe herë të tjera, ishim bërë pjesë e një mos-ngjarjeje, ose e një zbrazëtie të mërzitshme në rrjedhën e kohës; por a nuk janë vallë....
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një roman i kompozuar me teknikën e një kartele froidiane, ku lidhja si në një potpuri e episodeve kyçe nga jeta e personazhit kryesor, Lek Zaharia, kërkon të shpjegojë krizën e papajtueshmërisë se një shpirti të kulluar me realitetin kompleks të jetës bashkëkohore. Me një gjuhë të gjallë dhe me një stil të zhdërvjellët, ku tregimi linear thyhet vazhdimisht nga hovet e një proze të kultivuar, ushqyer me poezinë e mirë të shekujve, shkrimtarja rrëfen trajektoren dramatike të pranimit të papërsosmërisë, që nuk duhet të na bëhet pengesë për t`u shkëputur, për t`u ndjerë të lirë, për të qëndruar mbi të keqen, të shëmtuarën apo të ligën, për të jetuar në mbretërinë e dyfishtë, tokësore dhe qiellore, të dashurisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija, por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve.I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur. Natanin e ndjekin shtrigat kudo. I mbërthyer në një kafaz, i rrahur dhe prangosur, atij i duhet të arratiset para se të mbushë të shtatëmbëdhjetat dhe të marrë tri dhuratat nga i ati e mandej të veprojë i lirë si shtrigan ose përndryshe do të vdesë. Por si mund ta gjejë Natani të atin, kur çdo veprim i tij gjurmohet, kur nuk mund t`i besojë askujt, as të dashurve të tij e madje as vajzës që dashuron. Ky libër është aq i mrekullueshëm, sa nuk mund të ndaloja së lexuari. Personazhi kryesor, Natani, është një Gjysmëkod ose, më saktë, Gjysmështrigan i Zi e Gjysmështigan i Bardhë. Ai është rritur me Shtrigat e Bardha, por ato e përbuzin. Në fund e mbyllin në një kafaz. Zemra ime vuan për Natanin, i cili, ndonëse nuk ka bërë asgjë të keqe, e trajtojnë si kafshë vetëm e vetëm për shkak të asaj që ka bërë i ati. Stili i romanit është pak i çuditshëm dhe të duhet të mësohesh me të, pasi çdo gjë tregohet nga perspektiva e Natanit, por sapo mësohesh me këtë mënyrë rrëfimi, nuk ndahesh dot prej tij. Prandaj fillojeni, provojeni dhe keni për ta parë!-Library Canaryn Libri tregohet në kohën e tashme, me fjali të shkurtra, por të gjalla. Dy bijat e mia, njëra 14 dhe tjetra 10 vjeçe, që të dyja lexuese të etura dhe të zellshme, bënë garë se kush do ta mbaronte më shpejt librin dhe që të dyja e pëlqyen tej mase. Ja çfarë thotë njëra prej tyre: Gjysmëkeqi është një libër i shkëlqyer. Romani ka një subjekt të qartë, një zhvillim intensiv e dinamik personazhesh dhe shumë pasazhe mjaft tërheqëse. Kam mbetur e magjepsur prej personazhit kryesor dhe personazheve të tjerë gjithashtu. Pres me padurim për vazhdimin e librit! -Vine Voice
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Irma Kurti ka nisur të lëvrojë e të botojë poezi që në moshë të hershme. Në vitin 1980 u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35- vjetorit të revistës Pionieri. Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio - Tirana me rastin e 45- vjetorit të çlirimit të Atdheut.Në publikun e gjerë njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere dhe shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime.Ka botuar gjashtë libra në italisht dhe dy në anglisht. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar me dhjetëra çmime në konkurse letrare në Itali dhe në Zvicër. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar Universum Donna për letërsinë dhe emërtimin ,Ambasadore e Paqes nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. Jeton në Bergamo, Itali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ka një "stinë të pestë" në jetën e gjithkujt. Është një stinë pa ngjyra e pa konture, pa hapësirë e kohë, por e mbushur me perceptime të gjithëllojshme, ku individi gjendet përballë vetes. "Stina e peste" është një udhëtim imagjinar drejt shpirtit ku mbizotëron shpresa e mbështjellë me forcë e pozitivizëm. Është stina e dhimbjes, por dhe rruga e mundimshme në kërkim të vetvetes. Është guximi për t`ia nisur sërish nga fillimi. Është forca për t'u ringritur.Një libër që, pa frikë, mund të zgjidhet ndër librat që meritojnë të lexohen patjetër, madje edhe duke lënë mënjanë punë të rëndësishme. Nuk do të lexoni thjesht një roman tërheqës për nga subjekti e ku personazhet janë skalitur e tipizuar në mënyrë të tillë që nuk harrohen. Mbi të gjitha, do të keni në dorë një vepër artistike ku fjala e zgjedhur me kujdes e mençuri mbart peshë të madhe kuptimore dhe përçon emocion të bukur. Vërtet është romani i parë i Geverinës, por është një debutim dinjitoz e me shumë përgjegjësi krijuese. Geverina Muzhaqi ka lindur në Patos në vitin 1984.Është diplomuar në degën e studimeve gjuhësore dhe filologjike pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Universitetin La Sapienza të Romës. Aty ka mbrojtur me rezultate maksimale edhe masterin shkencor për gjuhësi të përgjithshme me temën "Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane". Po në Romë punoi për tre vjet si mësuese e adoleshentëve me aftësi të kufizuara.Është fituese e disa çmimeve me poezi në qytetin e saj të lindjes, si dhe në rrethin e Fierit. Aktualisht shkruan poezi, prozë e tregime. Ky është romani i saj i parë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë  fëmijët e mesnatës , fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale."Fëmijët e Mesnatës"dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë. Fëmijët e mesnatës është fitues i çmimeve  Booker Prize ,  English Speaking Union Literary Award dhe  James Tait Prize , në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin  The Best of the Booker , në 1993 dhe 2008. Kanë shkruar për këtë libër: I jashtëzakonshëm...,një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.-The New York Review of Booksnn Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit...Me "Fëmijët e mesnatës" duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.-The New York Times Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues,një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundme.-The New Yorkernn Një epos i mrekullueshëm...proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India.-Newsweeknn E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi...Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant.-The Washington Post Book Worldnn Emocion i pastër një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi. -Chicago Sun-Times
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Zhak Austerlic quhet i huaji i çuditshëm që rrëfimtari e has në një sallë të errët stacioni.Teksa rastësia i takon sërish të dy burrat në vendet më të pagjasa, hap pas hapi zbulohet historia e jetës së këtij udhëtari të guximshëm.Austerlici, që jeton prej vitesh në Londër, nuk është anglez.Në vitet  40 të shekullit të kaluar kishte mbërritur në Uells, kur ishte një fëmijë i arratisur hebre.I riu u rrit nga një predikues dhe e shoqja dhe pas shumë vitesh, pasi mori vesh origjinën e tij të vërtetë, kuptoi për se ndihej aq i huaj në mes të njerëzve të tjerë.W.G. Sebald, një nga rrëfimtarët më të veçantë e kuptimplotë të kohës sonë, ndjek në këtë libër historinë e një të çrrënjosuri që nuk mund të gjejë më një atdhe...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kështu është, mësjë, apo jo?Mund të pyeste taksistin. Mund të hapte dritaren e makinës dhe të pyeste kalimtarët, të bërtiste.Idetë, të paktën idetë, a do të jetojnë më gjatë se ne.Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur.Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.I gjatë, thatim, syze miopi, vetëm njëzetekatërvjeçar, Pieroja ka themeluar revista, një shtëpi botuese dhe lufton plot kthjelltësi e sypatrembje rrokopujën autoritare ku po qorrolliset vendi.Janë ditët e Karnavaleve të 1926-ës. Moraldi s'i ndahet këmba-këmbës Pieros, dëshiron ta takojë, ta imitojë, ta bëjë shok, por çdo orvatje dështon.Ndërkaq shtie sërish në dorë valixhen e humbur dhe lë mendjen pas Karlotës, një fotografe rruge, e shpenguar dhe idhnake, në pragnisje për në Paris. Edhe Pieroja niset për në Paris duke lënë në Torino dashurinë e zemrës, Adën, si dhe foshnjën e lindur vetëm një muaj më parë. Në acarin e qytetit të huaj, i yshtur nga një ankth i ethshëm për projekte, liri e revolucion, Pieroja sëmuret. Po Moraldi?Edhe ai, duke ndjekur pas Karlotën, i është drejtuar Parisit. Dashuria, aspiratat, tensioni drejt së ardhmes: gjithçka ngrihet në ajër si një balonë mbi Senë. Ç'përgjigje duhet të presë? Mos vallë janë Karlota dhe Pieroja përgjigjet e tij,apo gjithçka është iluzion rinor. Paolo Di Paolo, duke evokuar një protagonist të shekullit të njëzetë, shkruan një roman plot pasion dhe mallëngjim rreth dashurisë, mundimit, rrezikut të të qenit i ri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Sërish Andrea Vitali i ka rënë në të:Djemtë e Belanos është një karusel pështjellues personazhesh dhe ngjarjesh tejet interesante e zbavitëse dhe në të njëjtën kohë portreti më i vërtetë dhe më i thellë i Italisë.Protagonistët janë katër djem fshati, një bandë  marrokësh që bëjnë lëmsh gjithë Belanon. Natyrisht që përfundojnë menjëherë në shënjestrën e mareshal Ernesto Makados, i cili njofton familjet dhe i fut në panik.Si një  melodi dytësore, motra e njërit prej tyre, Filcina e imët, e zbehtë dhe e brishtë, sekretarja e përkryer që në kohën e lirë u kushtohet veprave të bamirësisë. Por edhe ajo, ashtu si heroina të tjera të Vitali-t, do të përfundojë duke na çuditur.Mjeshtër koncertor me ritëm gjithnjë ngulmues, Vitali e tejkalon veten në këtë roman të ri me një rrëmujë shpërthyese. ANDREA VITALI ka lindur në vitin 1956 në Belano, në bregun lindor të liqenit të Komos. Ka botuar një numër të madh librash dhe ka fituar herë pas here çmime të rëndësishme letrare në Itali.Vitali zotëron një aftësi rrëfyese që e dallon si zëdhënësin e provincës italiane me lëmshin e saj të historive midis skandaleve dhe thashethemeve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një vajzë e re e dehidratuar është ulur para një pike karburanti në Death Valley. Po kur, papritur, përpara saj shfaqet një indian që do t'ia shpëtojë jetën, i duket sikur po fantazon. Dhe shumë shpejt do të ndajnë së bashku një Doppel whopper, do të shkojnë së bashku në kazino e më në fund do të ngecin në njërin nga ata motelet e mbaruara e që vetëm në filma mund t'i shikosh.Karen Köhler shkruan për çastet dramatike të jetës. Por këtë e bën me një lehtësi dhe një nonchalance të tillë sa ke qejf ta ndjekësh kudo, si në provincën gjermane, ashtu dhe në pyjet e Siberisë. Tregimet e saj janë të rënda, po në të njëjtën kohë edhe të brishta.Ka çaste kur i tërë universi të shembet dhe, sa të hanë sytë, nuk sheh ndonjë të ri. Pikërisht për këto çaste shkruan dhe Karen Köhler. Personazhet e saj i kundërvihen jetës me fantazi qoftë në bordin e krocierës së quajtur "Anija jote" , qoftë në shkretëtirën kaliforniane apo në pyjet siberiane: për kapitullim nuk ka vend.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania