titleToAlt
Tek furgoni m'u bë zemra mal teksa pashë banorët e "Unazës" që ishin ende përballë rajonit duke protestuar. Për një çast e harrova të keqen që më kishte zënë për të parën herë në jetë dhe që s'e kisha përfytyruar kurrë, pasi rrugën time që nga shkolla e politikës, e mendoja se do kalonte nëpër kancelari, tribuna konferencash apo takime të përmalluara me elektoratin. Por kurrë arrestim! Shqipëria jetonte një kohë tjetër nga ajo që shënonte në kalendar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jeruzalemi është historia epike e tre mijë viteve të besimit, fanatizmit, gjakderdhjes dhe bashkëjetesës, nga mbreti David në shekullin e 21-të, që nga lindja e judaizmit, krishterimit dhe islamizmit në konfliktin Izrael-Palestinë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Flamuj të zinj. Ngritja e ISIS-it” është një histori e shkëlqyer dhe e plotë që zbulon harkun e gjatë të kërcënimit ekstremist më të rrëzikshëm të ditëve tona. Kjo vepër ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Massacres in Chameria: survivors’ testimonies of the genocide of Albanians in Chameria, mostly during 1944-1945.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Diskutime për stresin identitetin,marrëdhëniet,familjen e shkollën dhe të ardhmen. Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit,psikologët,mësuesit,për të diskutuar nv grupe të vogla e tv mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Legjenda e Leninit,legjenda e mugët që e ka kthyer atë borgjez të vogel fanatik,atë babëlok të ndrojtur e të vrazhdë,në një përbindësh të etur për gjak,në një Xhengis Khan proletar të dalë nga fundi i Azisë për t'u turrur drejt pushtimit të Europës ,nuk do të kishte lindur kurrë pa optimizmin e Kandidit dhe Babitit,heronjve përfaqësues të borgjezisë perëndimore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“1989: Fundosja e Utopisë” zë vendin e duhur në biblotekën e mendimit politik, duke plotësuar një zbrazëti të ndjeshme, por edhe dritë mbi shumë dukuri që, në mënyrë të drejpërdrejtë ose terthorazi, kanë qenë pjesë e histories përgjatë gjysmëshekulit të diktaturës në vendin tonë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Aleanca mes Greqisë dhe Jugosllavisë është në qendër të këtij libri, të shkruar nga një autor grek që denoncon intrigat historike mes këtyre shteteve në dëm të shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Libri ndalet në kohën e diktatorit Milloshevic dhe mbështetjen që ai gjeti tek qeveritë greke për të shtypur Kosovën.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një analizë e kujdeshme mbi krizën e naftës sot.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ditar i çrregullt i muajve të nxehtë : dimër 2003-dimer 2004
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kati Marton, gazetare dhe shkrimtare e njohur ameriakne me origjine hungareze, bashkëshortja e diplomatit Richard Holbruk, vjen për publikun shqiptar me librin “Armiq të Popullit-udhëtimi i familjes sime për në Amerikë”. Është një dëshmi personale, ku autorja tregon historinë e prindërve të saj, të burgosur nga regjimi komunist në Hungari, të akuzuar si bashkëpunëtorë të CIA.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Athina e zezë” e Martin Bernal vjen në gjuhën shqipe pas një suksesi që ky libër ka pasur në botimin e tij në Evropë e SHBA. Ky studim të cilit në një farë mënyre Bernal i ka kushtuar vite të tëra jetë, kërkon të hedhë dritë mbi debatin mbi prejardhjen e kulturës dhe qytetërimit në Greqinë e Lashtë. Sigurisht që teoritë e Bernal janë pritur dhe ftohtë nga akademia apo institucionet e studimeve klasike në Evropë, pasi hulumtimi që ai ka bërë hedh poshtë shumë teza të ngritura nga këto akademi. Bernal nuk është thjesht një studiues pasionant, por një studiues që pasionet kërkon ti argumentojë nëpërmjet fakteve… Dhe faktet e sjella nga Bernal hapin një dritare të re në debatin që tashmë është kthyer në modë mbi qytetërimin grek. “Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian d.m.th ai që e shikon Greqinë si thellësisht Evropiane ose Ariane dhe që shumica prej nesh ka arritur të besojë , është zhvilluar përgjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. Në formën e tij të quajtur “Modeli Ekstrem Arian” që lulëzoi përgjatë dy kulmeve të Ani-Semitizmit, më 1890 dhe në vitet 1920 e 1930 ka pasur një invazion nga veriu-i paraportuar në traditën antike-i cili ka shkatërruar kulturën lokale “Egjease” ose atë para-helenike. Qytetërimi grek është parë kësisoj, si rezultat i një përzierjeje të helenëve që flisnin një gjuhë indo-Europiane. Pikërisht falë ndërtimit të një Modeli të tillë Arian, e quajta këtë vëllim “Fabrikimi i Greqisë antike”,thotë Bernal.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Berisha përmes Kasandrave” i autorit Fahri Balliu është një vështrim ndryshe mbi një prej personazheve më të rëndësishme të politikës shqiptare. Kjo biografi është në një fare mënyre dhe biografia e parë e shkruajtur me një stil tjetër pas viteve 90-të në Shqipëri. “Cçdo mbret dhe princ, çdo fëmijë dhe burrë qoftë, rri përballë “Kasandrës” së vet. Politikanët jo rrallë e marrin me të mirë KASANDREN e tyre, por ajo kurrë nuk i ndryshon parathënat e saj. Kurse PresidentiiI Shqipërisë Berisha, nuk pati përballë një KASANDER, por disa, madje jo vetëm të llojit mitologjik. KASANDRAT e Berishës nuk u ngopën duke parathënë të zeza për të, pastaj u shndërruan në protagonist për tia shembur bëmën e mirë dhe u dogjën në dritën e fatit të tij”, shkruan Balliu në hyrje të këtij libri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vetë emri Bizantin shfaq keqkuptimet me të cilat është rënduar historia e perandorisë, duke ditur që banorët e saj nuk do ta konsideronin aspak të përshtatshëm. Sipas tyre, ata nuk i përkisnin askujt tjetër përveç Perandorisë romake, të themeluar pak përpara fillimit të Periudhës së krishterë me aprovimin e Zotit për të bashkuar popullin në pregatitje për ardhjen e të birit. Krenarë për prejardhjen e krishterë dhe romake, ata e quanin veten Romaioi ose romakë. Historianët modernë bien dakord me ta vetëm pjesërisht. Termi Roma Lindore përshkruan saktësisht njësitin politik që përfshinte provincat lindore të Perandorisë së vjetër romake deri në 476, kur akoma kishte dy perandorë. I njëjti term mund të përdoret deri në fund të pjesës së dytë të shekullit të 6-të, sa kohë që njerëzit vazhdonin të vepronin e të mendonin jo ndryshe nga ata të Perandorisë së hershme romake. Në po këtë kohë, megjithatë, pati ndryshime aq të shumta saqë pas shekullit të 7-të, shteti dhe shoqëria në Lindje ndryshonin dukshëm me format më të hershme. Për të shfaqur këtë ndryshim, historianët tradicionalisht e kanë përshkruar perandorinë mesjetare si Bizantine
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në këtë autobiografi, Sheri Bleri, e shoqëron lexuesin në një udhëtim magjepsës nga gjiri i klasës punëtore të Liverpulit deri në zemër të sistemit ligjor britanik dhe më pas në 10 Downing Street si bashkëshortja e kryeministrit britanik. Gjatë fëmijërisë së saj të pazakontë, Sheri përjetoi një sërë ngjarjesh dramatike. Pasi u braktis nga i ati në moshë të njomë, ajo u rrit nga e ëma dhe gjyshja. Ato rrënjosën tek ajo parimet e pastra të drejtësisë dhe ndershmërisë, si dhe shpirtin e paepur dhe humorin unik. Sheri u bë avokate e suksesshme në një shoqëri që nuk i inkurajonte femrat e klasës punëtore të ushtronin këtë profesion. Kur u njoh dhe ra në dashuri me Toni Blair-in, as që i kishte shkuar në mendje se jeta e saj do të merrte një drejtim të paparashikueshëm dhe të jashtëzakonshëm. Në këtë jetë të re asaj i duhej të luante një rol aspak të lehtë në sytë e publikut…
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një nga psikoanalistët më të njohur, Erich Fromm, në librin e tij të botuar nga “55” tregon dashurinë për jetën, nëpërmjet analizave të njeriut pasiv, shqetësimeve moderne, dështimin e fesë, ëndrrat dhe rrënjët e agresivitetit. Libri është i përkthyer me profesionalizëm dhe ka një shqipe të pastër e të kuptueshme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Pas librit “Vilsoni dhe Genci” Sadik Bejko në një tjetër libër hedh poshtë me argumente, dokumente dhe analiza të ashtuquajturit disidentë në letërsi, të cilët mashtrojnë me “burgjet” apo “persekutimet”, kur në të vërtetë kanë qenë spiunë dhe vegla të sigurimit të shtetit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romë1955. Një bej shqiptar dhe një baroneshë gjermane gjendeshin në Itali. Mes tyre kishte një miqësi disavjeçare, që nuk dihet deri në ç’kufij ka shkuar. Të dy e kishin dashur shumë Shqipërinë, por në krye të saj në atë vit ishte një udhëheqës komunist, për të cilin veç përshtypje të mira nuk kishin…
Çmimi: 1500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania