titleToAlt
Romani "Humnera" është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Autorit i dhimbset shumë personazhi, ndaj ka zgjedhur të përshkruajë traumën që ka lënë tek ai lufta në ish- Jugosllavi dhe se si ka ndikuar kjo në raportin e tij me të shoqen. Në pjesën e dytë, lexuesi kupton se shkaku i mosmarrëveshjes mes çiftit është djali i tyre - një student i cili përpiqet të gjejë vendin e tij në shoqëri dhe identitetin e tij të humbur. Por për t'ia dalë kësaj, atij i është dashur të bëhet pjesë e një sërë ngjarjesh dramatike. Akoma më dramatike është kthesa e fuqishme që marrin ngjarjet në fund të romanit.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Ana, 29-vjeçarja, pas një disfate në dashuri, është në përpjekje të vazhdueshme të gjejë sërish lumturinë e saj dhe t’i shkëputet së kaluarës. Autorja na fut nëpër labirintet e shpirtit të Anës dhe në luftën e saj me vetveten, mentalitetin ballkanik të të atit të saj, si dhe të tabuve të prapambetura. Dukej sikur gjërat po merrnin drejtimin e duhur dhe Ana do të merrte në dorë biznesin e suksesshëm të prindërve të saj, një kafene komode diku në Çikago. Ndërkohë jeta e Anës merr jo vetëm kthesa të papritura, por edhe tragjike. Ajo është në listën e të dyshuarve për një vrasje dhe për zhdukjen e Karlosit, të dashurit të saj të ri, me të cilin ka pak kohë që është lidhur. Nëpërmjet ngjarjeve e zbërthimit psikologjik të karaktereve të personazheve, autorja përcjell mesazhin se si natyra jonë, në bashkëpunim me mjedisin ku dhe si jemi rritur, ndikojnë në formimin individual njerëzor. Ashtu si dhe në libra të tjerë të autores, ky triller është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, tërheqëse, plot ngjarje që të mbajnë pezull e plot shtjellime ku ndonjëherë gjejmë përgjigjet e duhura.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Nëpërmjet këtij libri, dilemat dhe sfidat e prindërve gjatë rritjes së fëmijës marrin një drejtim orientues dhe lehtësues. Rrëfimet e sinqerta dhe praktike të autores i ndihmojnë prindërit në përballimin e ankthit që përjetojnë në situata të ndryshme të sjelljeve të fëmijëve. Gjithashtu i ndihmon ata për t’i zgjidhur këto situata, duke u dhënë atyre besimin se mund t’ia dalin mbanë pozitivisht në procesin e rritjes dhe të edukimit të fëmijëve. Ky libër udhëzues u ofron prindërve burimin e suksesit, dukë mënjanuar me mençuri dhe durim format e papërshattshme të prindërimit, ku ata mund të ndihen të frustruar dhe, si rrjedhojë, të dështuar. Në përfundim, mendoj se vlerësimi i këtij libri praktik meriton të vijë në jetë edhe nga lexuesit shqiptarë, me ‘guximin’ e prindërve për ta lexuar dhe pë ta praktikuar me fëmijët e tyre.” – Denada Toçe
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I. Tomi II. Djajtë e natës III. Tomi vendos për të ardhmen IV. Piratë! V. Ideja sekrete VI. Fisnikëria eTomit VII. Shtëpia e braktisur VIII. Te shpella IX. Thesari
Çmimi: 560 Lekë
titleToAlt
Historia e Lavinjës dhe e unazës magjike zë fill një prag Krishtlindjeje, gjatë një darke, ku merrnin pjesë mikesha ime Valentina dhe unë, bashkë me njerëz të tjerë, që nuk është rasti t'i përmend, pasi nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me dukurinë "kakë". Prej shumë vitesh, Valentinës i ishte bërë zakon të më kërkonte t'i tregoja histori kake e çiçi. I kisha shpikur nja pesëdhjetë për të. Atë mbrëmje, kur mbarova së treguari historinë e Lavinjës, Valentina, shumë e kënaqur, më tha: "Të lumtël Kjo që më tregove kësaj here ishte e bukurfare, më e bukura." Prandaj, meqenëse pranverën e ardhshme Valentina do të mbaronte klasën e parë dhe dinte të lexonte shumë mirë tashmë, vendosa ta shndërroja historinë e unazës magjike nga një histori të traditës gojore, në një histori të shkruar dhe ta bëj libër për të dhe për të rinj të tjerë që marrin vesh nga kjo punë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Si nisi gjithcka, Si e gjeta veten në zgjim, Si më morën prej fyti, Si udhëtova në mbretërinë e Liliputit, Si fitova përsëri lirinë, Si vajta në luftë, Si fika një zjarr të tmerrshëm, Si përfundoi gjithcka në Liliput, Si u futa (përsëri) në telashe, Si rrezikova të përfundoja keq, Si shpëtova nga një mijë të zeza, Si dhashë shfaqje mes gjigantëve, Si u riktheva (papritur!) në shtëpi
Çmimi: 595 Lekë
titleToAlt
Për çfare i duhet traktori fermerit? Si e kosit fermeri arën? Kush ia ndërron gomat traktorit?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Si të jemi të sigurtë në rrugë? Çfarë janë vijat e bardha? Si të dallohemi në errësirë?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pse duhet t’i laj duart? Kur duhet të shkoj në banjë? Si lahen dhëmbët?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kujdes prej personazheve të këtyre fabulave: ato kanë një uri të madhe! Jo të madhe, por të llahtarshme fare! Çne të llahtarshme: kanë një uri prej bishe! Dhe kur ca grykës, si ujku, dhelpra dhe luani kanë një uri prej bishe, kushedi ç'kurthe e ç'gracka sajojnë për të mbushur barkun!
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Adoleshenca është nje periudhë mbushur plot me ndryshime dhe emocione të reja.Ky libër të ndihmon të qartësosh nga afër dhe lehtësisht dyshimet e mëdha që mund të të lindin në këtë etapë. Si mund të flas për problemet e mia me prindërit? Çfarë të bëj që t'i pëlqej personit tjetër? Çfarë rrobash duhet të vesh? Këto dhe shumë çështje të tjera qartësohen te libri "101 pyetje dhe përgjigje", 101 dyshime të të rinjve të moshës sate. Do të zbulosh se "shqetësimet" që të prekin ty, i kanë gjithashtu edhe shokët e tu të klasës, miqtë e tu apo të rinj të cilët takon përditë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 930 Lekë
titleToAlt
TË DASHUR MATURANTË Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t'ju bjerë në provimin e matures shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve. Kështu, p.sh., nëse ju keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën Çajld Harold një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni çdo lloj fragmenti të kësaj vepre. Po kështu ju duhet të rikujtoni njohuritë gramatikore (nga morfologjia e sintaksa) nga fusha e leksikut, nga drejtshkrimi, pasi ato do të jenë baza e një analize gjuhësore të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor gjatë procesit tuaj të të shkruarit. Duhet të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e teksteve të ndryshme. Psh., në shkrimin e esesë duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara. Në këtë lloj teksti duhet të "shtrydhni" mirë trurin që të aftësoni logjikën; ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme. Për tekstin informues duhet të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni informacionin e rëndësishëm nga ai më pak i rëndësishmi. Për këtë qëllim është shkruar dhe ky libër, që t'ju vijë në ndihmë në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t'ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime. Suksese Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Të dashur nxënës, Ju keni mësuar për shumë vjet lëndën e gjuhës shqipe dhe së shpejti do të provoni, se sa jeni aftësuar për t'i përdorur si duhet këto njohuri. Për t'ju ardhur në ndihmë ne kemi përgatitur këtë libër ndihmës, ku janë përmbledhur në dy kapituj kryesorë: 1. Teksti letrar dhe joletrar 2. Njohuritë gjuhësore të përfshira në programin rientues të miratuar nga MASR. Në të dy kapitujt njohuritë teorikej epen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, me qëllim që ju ta ushtroni praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi, si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që ju të përgatiteni sa më mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e sakte/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim. Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. Ju, duhet ta kuptoni se nëse keni siguruar çelësin bazë të njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme se cili fragment apo cila temë eseje mund t'ju bjerë në tezën e provimit. Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai do të jetë gjithmonë i vlefshëm për ju, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive. Suksese! Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1060 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 850 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania