titleToAlt
Regjimi totalitar mund të fillojë me censurën, por vetëm duke e çuar më tej - sepse nuk kërkon aq t'u imponojë qytetarëve çfarë nuk duhet thënë në publik, sa t'i stërvitë këta për ta riprodhuar veten në publik duke thënë ato që duhen thënë, pra nëpërmjet indoktrinimit. Indoktrinimi paraqitet si e kundërta e censures, sepse ka natyrë (logjikisht) pozitive; të bën të thuash gjëra të caktuara dhe, përkatësisht, të marrësh fjatën në rrethana të caktuara, të skriptuara. Individi gjuhësisht i indoktrinuar flet në publik me para fabrikate, ose me fraza të përdorura prej të tjerëve, duke e lejuar veten të flitet nga ligjërimi i tjetrit. Qytetarët të cilëve liria e fjalës veç u mohohet, okupojnë nivelet më të ulëta të hierarkisë sociale; për të bërë përpara, nuk mjafton të mos thuash atë që nuk i pëlqen pushtetit, por duhet të thuash atë që i pëtqen pushtetit. Kjo e dyta i kërkon qytetarit edhe punë ligjërimore për konstituimin e rendit publik totalitar. Puna ligjërimore është punë e mirëfilltë, që angazhon trupat dhe mendjet e folësve publikë: zërin dhe aparatin e nyjëtimit të fjalës, frymën, duart - në rastin e të shkruarit -sytë dhe veshët; vëmendjen dhe mendjen. Njerëzit komunikojnë mes tyre për të shkëmbyer informacion dhe emocion; për të riprodhuar komunitetet dhe veten si subjekt social; per t'u organizuar në punë dhe në kohën e lire. Njerëzit e indoktrinuar punojnë për të siguruar hegjemoninë e doktrinës - duke e kthyer komunikimin publik në një lloj radioje intertekstuale, ku veç rimerren dhe risillen në vëmendje blloqet e gatshme të thënieve të tjetrit
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kulla e Sahatit u shndërrua vetvetiu në simbol të gjithçkaje të shtrenjtë, njerëzore, dhe apolitike në Tiranë: të dashurisë për jetën, gëzimit të së qenit në shoqëri, mirë­qenies ­kryeqytetase, shkëlqimit të së vetmes festë jopolitike që kishte mbetur pa u dëbuar nga kalendari: 1 Janarit. Në atë kohë ndoshta nuk arrinim ta kuptonim se sa i dety­ro­heshim këtij simboli për gëzimet tona të pafajshme. Bukur e dukshme në horizontin e Tiranës, përtej tejdukshmërisë së minaresë fqinjë, Kulla ishte vendi gjeometrik i shpresës, vatra ku dhjetëra mijëra vështrime takoheshin, shkëmbenin dritë dhe, tek e fundit, ngushëlloheshin ndërsjellas.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Zoti Shyti kthehet sërish me kusuret e tij. Një libër që të bën të nënqeshësh, qeshësh me të madhe dhe të mendosh thellë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me artikujt, shkrimet dhe esetë e veta, botuar në Tiranë, Prishtinë, Romë dhe New York, Ardian Vehbiu është përpjekur të ndriçojë dinamikën e shqipes së sotme publike në lidhje të ngushtë me zhvillimet e tjera jogjuhësore në shoqërinë shqiptare – lëvizjet e popullsisë, urbanizimin, gjallërimin e kombëtarizmit të djathtë, kthimin e institucioneve fetare në shoqërinë civile, hapjen ndaj botës, ekonominë e tregut, amerikanizimin, demokratizimin dhe populizmin. Fushat e forcës që kushtëzojnë pamjet e shumëllojshme të shqipes së sotme mund të jenë të pakëta e të përcaktuara mirë; por vetë format që kërkon të marrë ligjërimi publik, në luftë me kufizimet e standardit nga njëra anë dhe rivendikimet dialektore nga ana tjetër, nuk mund të kontrollohen më sipas parametrave sanksionuar në vitin 1972. Që këtej edhe titulli i kësaj përmbledhjeje, Fraktalet e shqipes, i cili përcjell në trajtë shumë të kondensuar propozimin për një mënyrë të re reflektimi dituror për shqipen dhe raportet e saj me të ardhmen e kulturës shqiptare brenda fshatit global.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gjysmë shekulli regjim totalitar në Shqipëri la gjurmë të thella në ligjërimin publik. Shkolla, publicistika, mediat, botimet, letërsia dhe artet, e sidomos ligjërimi politik, luajtën rol të gjitha në krijimin e një shqipeje të drunjtë, që përçonte ideologjinë dhe mendimin politik totalitar dhe merrte pjesë drejtpërdrejt në ngjizjen e botëkuptimit të synuar nga regjimi. Kjo shqipe totalitare funksiononte si mjet për të totalizuar e për të përjashtuar, për të ngritur në qiell e për të rrëzuar në dhe, për ta ngritur kultin e individit e për ta fshehur atë; dhe, sidomos, për ta maskuar varfërinë e mendimit e të kulturës totalitare pas një zhargoni kinse intelektual. Eseja Shqipja totalitare kërkon të vërë shenja paralajmëruese në hartën e ligjërimit publik të shqipes dhe të identifikojë disa nga tiparet kryesore të këtij ligjërimi të viteve 1945-1990, në pragmatikë, në leksik e sintaksë, në stilet funksionale dhe në retorikë; tipare që, të marra veç e veç, por edhe të kombinuara mes tyre, lejojnë të kuptohen më mirë efektet anësore toksike të përpjekjeve të regjimit për njësimin dhe rrafshimin e mendjeve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër merr përsipër të riprodhojë monologë dhe situata të këtij personazhi që mban emrin tim, frekuenton të njëjtat mjedise si unë dhe miqtë e mi dhe që, në thelb, pretendon të jetë i njëjti me mua, kjo më lë mua, personin real, indiferent. Autorin unë e njoh, dhe ai nuk ka gënjyer në ato që ka shkruar por, e shumta  i nisur ndoshta nga qëllime të mira ose thjesht i detyruar nga forma letrare që ka zgjedhur  u ka shtuar atyre ndonjëherë domethënie kur nuk e kanë pasur dhe ua ka hequr ndonjëherë domethënien kur e kanë pasur. Nuk ka manipuluar me melodinë, por me orkestrimin. E megjithatë, thjesht duke më rrëfyer, ai e ka ndarë dhunshëm personazhin prej meje, duke e ngujuar të parin në një botë statike, ku gjithçka tashmë ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë më. Prandaj dua ta theksoj e ta përsërit se individi në qendër të kësaj vepre nuk ka gjë të përbashkët me mua, edhe pse mund t'i afrohet imazhit tim njëlloj si pasqyrimi; do të mjaftonte fakti që unë jam ende në gjendje të shpreh një gjykim për librin dhe të përballem me personazhin që më përfaqëson, për të larguar dyshimin që ne, unë dhe z. Shyti në libër, jemi tashmë dy persona të ndryshëm, që nuk komunikojnë dot më mes tyre. Ka gjithnjë diçka të përbindshme te kjo lloj letërsie kinse vëzhgimore që, njëlloj sikurse pasqyrat dhe ndërzimi, për ta thënë me Borges-in, i shumëfishojnë njerëzit .
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kioska e gazetave te cepi të ftonte të blije një gazetë, por ajo nuk e kish blerë gazetën kurrë: gazetat nuk e linin të mendonte dhe t`u jepte dum gjërave që i rrokulliseshin në kokë. U fut në stacion, zbriti poshtë disa palë shkallëve, për të arritur në platformën uptown pikërisht në momentin kur një zë, nga altoparlanti, po lajmëronte se të gjithë trenat e veriut po qarkullonin në orar. Ajo psherëtiu: do të kishte dashur, në fakt, që treni të vonohej pak, për t`i dhënë pak kohë që të bënte paqe me veten; për çka një aksident i vogël në Brooklyn do të kishte mjaftuar. Përfytyroi si njerëzit, në atë rast, do të ishin larguar nga platforma dhe pyeti veten nëse një pritje dy-orëshe, vetëm ajo në stacion, do t`i kish mjaftuar. Dy orë plot, pa opsionin e të shkuarit gjëkundi por kushedi po i kërkonte shumë jetës. Pastaj treni uptown u fut në platformë, ajo u fut në vagon përmes dyerve që u hapën para saj dhe harresa e urrejtshme iu fut në mendje.E pamë këtë person kur zbriti shkallët teposhtë dhe pastaj eci në platformën uptown, të stacionit në rrugën 40 dhe avenynë e 7-të; pasi na kishin lajmëruar tashmë se ai kish blerë një gazetë te kioska në hyrje të stacionit, sikurse edhe pritej. Ishte i veshur me një pardesy të hirtë, mbante një borsalinë dhe sytë i kish të mbuluar me syze dielli si të ish arratisur nga një noir bardhezi, por edhe kjo pritej. Zuri vend në platformë pranë një kolone dhe u orientua në mënyrë të tillë që imazhi t`i kapej i plotë nga kamerat e sigurisë, sikurse edhe na kishin informuar paraprakisht; pastaj hapi gazetën dhe u hodhi një sy të shpenguar kryetitujve, por pa u përqendruar vërtet në lexim. Edhe pse na kishin udhëzuar ta vëzhgonim këtë person që nga platforma përballë dhe na ndanin prej tij katër palë binarë, në dy prej të cilave kalonin herë pas here me zallahi trenat ekspres, arritëm të dëgjojmë, përmes altoparlantëve të platformës, njoftimin publik se trenat uptown përkohësisht nuk po qarkullonin, për shkak të një tromboze në Brooklyn. Asgjë tjetër nuk ndodhi meqë asgjë tjetër nuk pritej që të ndodhte; si edhe herë të tjera, ishim bërë pjesë e një mos-ngjarjeje, ose e një zbrazëtie të mërzitshme në rrjedhën e kohës; por a nuk janë vallë....
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta “pastruar” shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Si edhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare, politikat e pastrimit të gjuhës po risillen si e vetmja alternativë mirëfilli kombëtariste, për t’i bërë ballë trysnive globalizuese dhe për t’ia ruajtur kulturës shqiptare identitetin.Teksa akademikët vijojnë të bëjnë thirrje për forcimin e përpjekjeve për “pastrimin dhe pasurimin” e leksikut, pa çka se këto dy lloje ndërhyrjesh në gjuhë anulojnë njëra- tjetrën, ndesh në amatorë patriotikë që po rreken të zëvendësojnë deri edhe emrat e vendeve me burim të huaj, pa çka se shumë prej këtyre janë përdorur vijueshëm që në Mesjetë. Nga shumë anë, po kërkohet (s)pastrim – në gjuhë, në kulturë dhe në politikë, në emër të rikthimit te një thelb shqiptar autentik, i cili qenka korruptuar, nëpërmjet kontakteve tona me tjetrin.E gjithë kjo, në një kohë kur nuk ka asnjë shenjë, as provë që ndërhyrja policore në leksik dhe përndjekja e fjalëve sipas prejardhjes së tyre mund të ketë ndonjë efekt pozitiv në zhvillimet e gjuhës; dhe kur po duket haptazi se “ndotësit” e shqipes dhe entuziastët e (s)pastrimit të saj veç ushqejnë dhe riprodhojnë njëri-tjetrin.Ky libër përcjell një polemikë të autorit kundër qëndrimeve puriste në leksik dhe në toponimi, të cilat e varfërojnë gjuhën, traditën dhe mendimin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh s është veçse një përpjekje imja për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit. Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese për shekullin XXI e në mit të origjinës për një botë të re e të ashpër, që ndoshta askush nuk e ka mirëpritur. Administrata e presidentit George W. Bush  që i kish fituar zgjedhjet e vitit 2000 në një klimë krejt tjetër e në vazhdën e indinjatës amerikane për aventurat seksuale të presidentit të mëparshëm Bill Clinton  u kap e papërgatitur ndaj këtij zhvillimi; mbarë Amerika u kap e papërgatitur. Pati një të krisur në rendin e sendeve...
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
E lamë shkollën atë ditë, dhe u kuturisëm me tren në Shkozet. Lajmi kish qenë i saktë: e gjithë vija e plazhit, nga porti deri poshtë tek Iliria, ishte e mbushur me kartonët që kishte nxjerrë deti: cigare Winston, Camel, Kent, More, Chesterfield (pa filtër), Muratti Ambassador dhe të tjera që nuk më kujtohen – me mijëra, mijëra, mijëra paketa të bukura; shpërhapur në rërë si leshterikë prej përralle a bizhuteri të sirenave. Për fat të keq, të tjerë kishin punuar natën dhe kishin marrë gjithë ç’mund të shpëtohej; cigaret që gjetëm ne ishin të gjitha të dëmtuara nga uji dhe kripa e Adriatikut, gjysmë të shkërmoqura, të papërdorshme, pa çka se ambalazhet shumëngjyrëshe ishin ruajtur. E kaluam gjithë paraditen duke qëmtuar kutitë, me zemër të plasur, sepse i kishim bërë mushkëritë gati për aromat “amerikane” që në tren. Asgjë nuk mund të rikuperohej më, gjithçka kish vajtur dëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë. Mënyrat e jetesës dhe të prodhimit, besimet dhe praktikat fetare, krijimet artistike dhe letrare, ideologjitë, mendimet filozofike dhe progresi shkencor. Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh rreth qytetërimit të rajoneve që formojnë Francën, vështruar në veçanëtinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke, brenda një kombi.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Me humorin e tij fin dhe fshikullën e satirës Ardian së diktaturës duke rindërtuar në një mënyrë ende tëpanjohur në letërsinë tone krejt një periudhë vuajtjesh, marrëzie dhe absurdi. Prej figurës së Diktatorit zbresin poshtë tij rrathë-rrathë personazhe sa të çuditshëm aq edhe të njohur. Më shumë se shpirtra të vdekur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Metoda e Lacan-it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhishkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta"; një Tjetër ku kjo e vërtetë përurohet; një dëshirë që çlirohet që andej dhe që nuk mund të nxirret më vete veçse me çmimin e një humbjeje, gjithmonë; dhe ideja se të gjitha këto paradokse i përgjigjen një logjike, të dallueshme nga çfarë e quajnë "psikizëm".
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania