titleToAlt
Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA. Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t'u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t'i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij. Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhembjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Pas dy vëllimeve të para, "Gjuha e shpëtuar" dhe "Pishtari në veshin tim’’ tani lexuesve tanë po u jepet i përkthyer në shqip edhe vëllimi i tretë i veprës së madhe autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, laureat i Çmimit Nobel. Ngjarjet e shumta, të larmishme dhe interesante që përshkruan autori te "Loja e syue - histori e një jete" zhvillohen kryesisht në Vjenë, në këtë qytet kozmopolit të viteve 1931-1937, në pragtë katastrofës evropiane. ...Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë, ata shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s'mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Eshtë diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm. ...Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë... dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe. ...Mitik është edhe syri që s'kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë. ...Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s'ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s'ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që key ...gjithçka që përbën natyrën tënde më intime. .„Ky veprim s'është i dhunshëm, këtu s'kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s'mund të kesh asnjë synim tjetër.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën here në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdo lloj lexuesi. Me një stil të kthjellët, interesant e prekës gjer në hollësitë më të vogla, Kaneti trajton këtu kujtimet e veta më të hershme, duke na dhënë kështu atë histori unike që për secilin prej nesh është më e fshehta e më enigmatikja: historia e jetës vetjake. Në hartimin e kësaj autobiografie, që, sikurse thekson shtypi i huaj, përbën një mozaik episodesh të fuqishme dhe shumë interesante, të përshkruara me një gjuhë poetike plot ngrohtësi e dritë, Kaneti ka pasur si kredo: "Frikacak, me të vërtetë frikacak, ai që trembet nga kujtimet e veta!" Autorit nuk i duket pa rëndësi asnjë personazh, ai skicon per secilin një portret letrar plot dashuri, pa e bërë të mërzitshëm tregimin as edhe në një faqe të vetme. Çdo baba e çdo nënë, çdo gjysh e çdo gjyshe duhet të lexojë se çfarë thotë vogëlushi Kaneti për babanë e për nënën, për gjyshin e për gjyshen e vet, çdo mësues duhet të lexojë me vëmendje se çfarë panorame jep për mësuesit vogëlushi Kaneti gjatë orëve të mësimit, dhe të shikojë se ç'vend zë ai vetë në këtë univers. Në librin "Gjuha e shpëtuar - histori e një rinie", i cili është përkthyer në më se 25 gjuhë të ndryshme të botes, nuk ka faqe që të mos e shtyjë lexuesin t'i bëjë vetes pyetje të tilla.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Romani “Dehje nga metamorfoza” që u botua për herë të parë shumë vjet pas vdekjes së autorit, cilësohet nga shtypi i huaj si “një kryevepër këngë mjellme e Stefan Cvajgut romancier” Në bazë të këtij romani është realizuar në Francë filmi i madh i Molinaros.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Në fillim nuk e shikova me shumë kujdes. E si t’a shikoja me kujdes kur në mendje kisha gjëra më të rëndësishme sesa një të huaj, të cilin ma kishte zënë syri rastësisht në një rrugë të ndriçuar dobët? Pastaj, ai njeri nuk kishte asgjë të veçantë. Dëgjova, megjithëse jo qartë, që telefoni po binte në skajin tjetër, por askush nuk po e ngrite, dhe shikoja ndërkohë, që nga kabina telefonike ku kisha hyrë, edhe njerëzit rreth meje në sheshin e vogël. Shikoja gjithashtu makinat që kalonin, vitrinën e dyqanit në qoshe, që ravijëzonte në trotuar një katërkëndësh të ndritshëm, kurse te pragu i atij dyqani, ku shiteshin cigare, shquhej silueta e një burri. Rrinte e vështronte llullat e ndryshme dhe paketat e cigareve. Meqë ishte kthyer me shpinë nga rruga, shihja vetëm supet e tij te gërmuqura. Një siluetë e turbullt, se cilës ia kisha ngulur sytë, por në të vërtetë nuk po e vështroja. Vetëm pesë minuta më vonë dhe dy rrugë më tutje, kur, nga një shtysë e befasishme, u ndala te një kabine tjetër telefonike që të bëja edhe një telefonate këtë rradhë Elio Frejzerit, vetëm atëherë nisa të dyshoja. Elioti nuk po përgjigjej, ashtu si dhe Seli më parë, dhe tek po prisja me receptorin në dorë, vura re prapë po atë njeri...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
"Drejt gjërash të tilla më të madhërishme po lundronte tani me vela të fryra, i shtyrë edhe nga fryrja e stërmadhe e së shoqes. Dhe lundroi aq mirë, saqë me ndihmën e saj mbërriti, pas njëfarë kohe, atje ku është përcaktuar të mbërrijë pjesa më e madhe e seldvilezëve. Në vend që të kujdesej për punët e tregtisë, u bashkua me një grusht kokëkrisurish si puna e tij, të cilët i pati peshkuar aty rrotull, dhe u dha pas prodhimit të një letërsie shkollariste e çapraze, që qarkullonte si e tillë edhe mes njerëzish me mend në kokë dhe që, me ato përsëritjet e përjetshme, propagandohej si diçka krejt e re dhe e padëgjuar kurrë, sado që s’bënte gjë tjetër veçse ripërtypte mbeturina të hedhura nga të tjerë dhe nxirrte marrëzira me brirë. Ndaj kujtdo që se pranonte atë famën e saj të përpallur, ajo hakmerrej duke e cilësuar si përfaqësues të një klike tinëzake e armiqësore. Por fshehurazi edhe ata vetë e përçmonin shoqi-shoqin."-fragment nga libri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Kjo vepër është jo më e madhja, por më e madhërishmja e letërsisë gjermane. Është një vepër me një njohje kaq të thellë e të hollë të shpirtit njerëzor, kaq e ekuilibruar në mirësi e rreptësi, në qartësi e fshehtësi, në mençuri e mallëngjim, në formë e në ndjenjë, saqë vetëm duke u mahnitur mund ta quajmë tonën." Tomas Man "Romani "Afritë përzgjedhëse", një nga xhevahiret e letërsisë gjermane, është një vepër komplekse, ku Gëtja na shfaqet me tërë pasurinë e vet si njeri, dijetar, dramaturg, moralist e stilist, një vepër klasike, si të thuash, e lëmuar, krijim vezullues i një mendjeje të ndritur, një vepër që fërgëllon nga jeta e nga pasioni." Zh. F. Anzhelos
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani "Romeo dhe Zhuljeta në fshat" i shkrimtarit të madh zviceran Gottfried Keller (1819 – 1890) është vepra më e njohur nga cikli i tij "Njerëzit e Seldvilës" dhe njëherazi e para vepër që përkthehet në gjuhën shqipe nga krijimtaria e pasur e këtij autori me famë botërore. Ky roman është botuar për herë të parë në vitin 1856, kurse përkthimi i tij në gjuhën shqipe është bërë në bazë të versionit të fundit të përpunuar nga autori në vitin 1874. Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit "Romeo dhe Zhuljeta" dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e vet dhe në një fshat të Zvicrës, në bazë të një ndodhie tragjike në një fshat të vogël pranë Lajpcigut, botuar më 3 shtator 1847 në një gazetë zvicerane. Ky roman është, në radhë të parë, një vepër që, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, përshkohet tej prej frymës kritike ndaj shoqërisë bashkëkohore. Keller përshkruan në të fatin tragjik të dy të rinjve të dashuruar fort me njëri – tjetrin, por që pengohen nga një shoqëri mikroborgjeze gjatë rrugës për të gjetur lumturinë në jetën e tyre të përbashkët. Shumë shkrimtarë bashkëkohës të Keller – it shihnin te "Romeo dhe Zhuljeta në fshat" një vepër letrare të nivelit të lartë: shkrimtari gjerman Bertold Auerbah e quante këtë roman si një "këngë popullore të përpunuar", çka asokohe ishte një lëvdatë shumë e madhe për një autor; një shkrimtar tjetër gjerman, Teodor Fontane, e cilësonte si "një roman të mrekullueshëm" dhe si "një nga prozat më të bukura në gjuhën gjermane", duke shtuar lidhur me këtë: "Edhe nëse nuk është përrallë, është diçka tërësisht përrallore"; Oto Ludvigu, edhe ky shkrimtar gjerman, e vlerësonte ritmin tragjik në rritje te kjo vepër plotësisht në frymën e Shekspirit; shkrimtari gjerman Valter Benjamin e quante romanin në fjalë si një "vepër të pavdekshme", që e vinte autorin e saj "krahas tre a katër prozatorëve më të mëdhenj të gjuhës gjermane". Recensentët e kritikët edhe në ditët tona flasin për këtë vepër të Gottfried Keller – it si për "një prej historive më të bukura të dashurisë të të gjitha kohërave".
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bota e djeshme janë Vjena dhe Evropa e 1914-s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhë-toi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat. Kjo e kaluar shihet me mall, sepse shkrimtari i mërguar që shkruan "Kujtimet e një evropiani" ka parë rrënimin e tmerrshëm të 1914-s, shembjen e froneve, përmbysjen e ideve, pastaj shpartallimin e mbarë një qytetërimi nën dyndjen e pandalshme të nazizmit... Kjo tablo e një gjysmë shekulli historie të Evropës, plot me anekdota, ngjyra e fakte interësante, por me ngjarje dramatike, çërmbledh kuptimin e një jete, të angazhimit të shkrimtarit të një ideali. Eshtë gjithashtu një libër-dëshmi nga më tronditësit më të thellët, më instruktivët e më aktualët, i cili na ndihmon të kuptojmë shekullin që shkoi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani i ri madhor dhe njëherazi vepra e fundit e shkrimtares së njohur gjermane Christa Wolf me titull "Qyteti i engjëjve" dhe me nëntitull "The Overcoat of Dr. Freud", libër që autorja i ka kushtuar dhjetë vjet të veprimtarisë së vet letrare, pasqyron jetën e saj lidhur me çaste vendimtare të historisë gjermane.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Romani "Një natë në Lisbonë", i cili, qysh nga bo-timi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestselër, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania