titleToAlt
Një udhëtim me familjen mendohet si një ngjarje shumë dëfryese... me përjashtim të rastit kur je me Heflët. Udhëtimi nis plot premtime, pastaj papritmas merr ca kthesa të gabuara. Banjat e stacioneve të benzines, pulëbardhat e lajthitura dhe një derrkuc i arratisur -nuk janë ideja e Gregut për t'ia kaluar bukur. Por edhe udhëtimi më i keq mund të kthehet në një aventurë -dhe pikërisht këtë Heflët s'kanë për ta harruar Lehtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar që kur është shpikur martesa dhe po ashtu edhe tabitja kundra saj. Ajo është përfshirë në legislation është debatuar, politizuar dhe demonizuar gjatë gjithë historisë. Dhe, pavarësisht nga dënimi publik mosbesnikëria ka një lloj këmbënguljeje që martesa veçse zili mund ta ketë. Është kaq domethënëse, sa është i vetmi mëkat të cilit i përkojnë dy urdhëresa në Bibël, njëra kur e bën dhe tjetra vetëm kur mendon ta bësh.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Novela e shkelqyer Agjencia ' Prindërore është një aventurë epike e përmbushjes së dëshirave për çdo fëmijë - dhe për fëmijën brenda gjithsëcilit prej nesh. "AH, TË KISHA PRINDËR MË TË MIRË!" tha Berri për të tretën herë. Dhe befas e gjithë dhoma nisi të lëkundej... Berri Beneti e ka zët që ta thërrasin Berri. Në fakt, është numri 2 në listen e gjërave që fajëson prindërit, bashkë me 1 "të qenët gjithmonë të mërzitur" dhe 3gjithnjë të lodhur". Po ka një botë ku prinderit nuk kanë fëmijë. Një zgjedhje kaq e madhe dhe e rëndësishme nuk mund t'i lihet rastësisë. Prandaj fëmijët lejohen t'i zgjedhin vetë prindërit. Për Berri Benetin ajo botë ështe si një ëndërr që bëhet realitet. Vetëm se del që gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gregu gjendet papritmas mes tensioneve të festave "djem e vajza", përgjegjësive në rritje, madje edhe ndryshimeve të frikshme që vijnë kur rritesh - dhe të gjitha këto pa pasur në krah shokun e ngushtë, Roulin. A mund t'ia dalë Gregu i vetëm? Apo i duhet të përballet me "te vërtetën e hidhur"? "Ditari i Gregur" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekty dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli i ka punët pisk. Është dëmtuar muri i shkollës dhe Gregu është i dyshuari kryësor. Por çmenuria është se ai është i pafajshëm. Ose pak a shumë. Autoritetet po i afrohen gjetjes së fajtorit, por kur vendin e godet një stuhi e papritur, familja Hefli ngecet brenda në shtëpi. Gregu e di se, kur të shkrijë bora ai do të bërballet e muzikën, por a ka dënim më të keq sesa të ngecesh brenda me familjen në ditët e pushimit?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron dëshiron me gjithë shpirt që ti harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit sidomos një ngjarje. Por për fat të keq vëllai i tij i madh Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë për t’i nxjerë sekretet sidomos kur plekset një ditar në këtë mes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në maj të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9- vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqinj, që madje edhe rruhen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një djale+ dy zogj ninxha= grabita më e madhe e artit në histori. Njihuni me Dilan Hjunë: Ai është i vetmi djalë në qytezën e tij të lindjes. Ai njeh të gjitha makinat që vijnë atje dhe se ç shije patatinash pëlqen secili shofer. Ai nuk është fare i gatshëm të ngatërrohet në një grabitje, ndonëse ajo është një kryevepër kriminale
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Baballarët kanë lloj-lloj formash dhe përmasash. Ka të shëndoshë e të dobët, të gjatë e të shkurtër. Ka gomarë e seriozë, të zhurmshëm e të heshtur. Sigurisht që ka baballarë të mirë. Dhe baballarë të këqinj...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Liza nis të ndjek lepurin e bardhë që vrapon përpara saj, dhe bie brenda në një zgavër. Eshtë hyrja e një bote të jashtëzakonshme, ku ligjet e fizikës janë zëvendësuar me ato të fantazisë, gjithcka e përshkruar me ilustrimet e mahnitshme që japin gjithë magjinë e botës së cudirave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër që është një nga kryeveprat letrare më të shquara e më të dashura të shekullit XX, e gjithë poezia e Princit të vogël është sjellë me ilustrimet e Manuela Adreanit, një artiste e zonja që të rikrijojë udhëtimin imagjinar të heroit të saj për të zbuluar universin. Me ilustrimet e saj ka përcuar magjinë e kësaj historie, që është bërë përjetësisht klasike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E gjithë magjia e kësaj përralle të mrekullueshme të Hans Kristian Andersenit është sjellë me ilustrimet mahnitëse të Manuela Adreanit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Aventurat e pabesueshme të kukullës Pinok, që ka magjepsur lexues të vegjël të panumërt anembanë botës, të përmirësuara nga ilustrimet e mrekullueshme që rrokin gjithë magjinë dhe poezinë e këtij libri klasik të përjetshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Janë pushimet e verës... moti është i shkëlqyer dhe gjithë fëmijët kënaqen përjashta. Po Greg Hefli ku është? Brenda në shtëpi, duke luajtur videolojëra me perde të mbyllura. Gregu, që e pranon edhe vetë që është "shtëpiak", na shpalos fantazinë e tij për verën: asnjë përgjegjësi dhe asnjë rregull! Por mami i Gregut e mendon ndryshe verën e përkryer... plot me veprimtari jashtë shtëpisë dhe së bashku "si familje". Plani i kujt do të fitojë? Apo një pjesëtar i ri në familjen Hefli do të ndryshojë gjithçka?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mirë se vini në "Bandën e mesnatës"! Mesnata është koha kur shumica e fëmijëve flenë, përveç sigurisht... bandës së mesnatës! Pikërisht atëherë nisin aventurat e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për pesë minuta jam në gjendje ta parashikoj të ardhmen tënde financiare për gjithë jetën! Si? Duke identifikuar prototipin tënd personal të parave dhe suksesit." Në këtë libër që të transformon jetën, do të mësosh si të identifikosh e të ndreqësh prototipin tënd të parave dhe të shtosh të ardhurat në mënyrë të ndjeshme. Lexoje dhe u bëfsh i pasur! "Sekretet e Mendjes Milionere" shpjegon pse disa njerëz janë të destinuar të jenë të pasur, ndërsa të tjerët të rropaten gjithë jetën. Nëse doni t'i mësoni arsyet, lexojeni këtë libër!"-Robert G. Allen, autori i Rrymave të shumëfishta të të ardhurave. "Ky është libri më i fuqishëm, bindës dhe praktik, që keni lexuar ndonjëherë në lidhje me paratë. Ai përmban plot ide, zbulime dhe strategji që do t'ju ndryshojnë përgjithmonë mënyrën e të menduarit dhe rezultatet."-Brian Tracy, autori i “Të bëhesh i pasur sipas mënyrës tënde”. "Ende po heq keq për para? Mbase për faj të prototipit tënd financiar? Lexoje këtë libër dhe shih se ç'transformime rrënjësore do të pësosh!"-John Gray, autori i Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Ç’do të bënit me një milion stërlina? Do të blinit një mijë pica? Do t’i jepnit për bamirësi? Do të luanit Cash Jenga? Kur një çantë e mbushur dengëza me para u bie nga qielli, Damiani dhe Antoni bëhen të pasur papritur. Madje tepër të pasur. Befas djemtë mund të blejnë gjithçka që duan. U kanë rënë në duar miliona - por vetëm shtatëmbëdhjetë ditë për t’i prishur!
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania