titleToAlt
Të gjykohesh për një faj që nuk e di, nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emër të një ligji që askush s'e thotë, e tillë mund të jetë përmbledhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e berë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Jozef K. është një njeri pa mbiemër, pa familje (me përjashtim të një xhaxhai) dhe shkurt, pa një histori prapa. E gjithë historia do të jetë e lidhur me metaforën e dyerve: ai do ta hapë derën e dhomës një mengjes dhe që këtu do të vërshojnë një sërë ngjarjesh ku personazhi ynë K. do të shtyjë dyer të panumërta për të gjetur zgjidhje për diçka që nuk ka formë, por rri pezull. Rreziku nuk do të ketë emër, por ai do të ndihet gjatë gjithë historisë, derisa të krijojë një atmosferë absurdi ku mund të ndodhë gjithçka: ai nuk e di se është kapur në një ingranazh që askush s'ia di funksionimin dhe çfarëdo që të bëjë apo të mos bëjë Jozef K., e shpie drejt një fundi të pashmangshëm.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Friedrich Nietzsche ka qënë një ndër mendimtarët më subversiv dhe revolucionar në filozofinë perëndimore dhe Kështu foli Zarathustra mbetet vepra më e famshme dhe më me ndikim e tij. Përshkruan profetin antik persian Zarathustrën dhe zbritjen e tij nga vetmia në male për t'i treguar botës se Zoti ka vdekur dhe se mbinjeriu, rnishërimi njerëzor i hyjnores, është pas-ardhësi i tij. Me fuqinë që shndrit dhe poetikën madhështore, Nice argumenton se kuptimi i jetës nuk duhet kërkuar në devocionet fetare a nënshtrimet përulëse por në forcën e jetës së plotfuqishme: pasionante, kaotike dhe të lirë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Histori përpara gjumit për vajza rebele na risjell përrallat, duke i frymëzuar fëmijët me histori për 100 gra heroike, që nga Elizabeta I deri te Serena Williams. Ilustruar nga 60 artistë nga çdo skaj i globit, ky është libri i parë më i financuar në historinë e financimeve masive.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Botimi që keni në duar dallon nga botimet e mëparshme për faktin se është i plotësuar me shembujt e disa prej njerëzve më të sukseshëm të epokës sonë, të cilët e njohin dhe e përdorin sekretin që Napoleon Hill e kishte gjetur te emra si Thomas Edison, Henry Ford, Theodore Roosevelt, John D. Rockefeller, Mahathma Gandhi etj. Në këtë botim ndërkaq janë dhënë edhe shembujt e Bill Gates, Steven Spielberg, Arnold Schwarzenegger, Martin Luter King, Michael Jordan, Howard Schultz, Ray Kroc, Mary Kay Ash, Sir John Templeton, Herb Kelleher, Fred Smith, Bruce Lee e shumë emra të tjerë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Njeriu lind i lirë, e gjithandej është në vargonj.' Me këtë fjali fillon kapitulli i parë i këtij libri që ka shkaktuar debate të" pafundme që prej botimit të parë në vitin 1762. Duke e kundërshtuar idenë se një njeri mund ta ketë të drejtën natyrore të pushtetit mbi të tjerët, Ruso argumenton të kundërtën: një pakt, një 'kontratë shoqërore' që duhet të ekzistojë në mes të qytetarëve të një shteti prej të cilës rrjedh fuqia sovrane. Nga kjo premisë fundamentale trajton lirinë, ligjin e drejtësinë duke arritur në përfundime që për disa përbëjnë totalitarizëm e për disa shpallje e parimeve nistore demokratike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Demokracitë mund të vdesin si pasojë e nje coup d'etat (grusht shteti) - ose mund të vdesin ngadalë. Kjo e dyta ndodh në rrjedhojë të një mashtrimi, pak nga pak: fillon me zgjedhjen e një udhëheqësi autoritarian dhe vazhdon me abuzimin e pushtetit qeverisës dhe shtypjen e plotë të opozitës. Te tre hapat e mesipërm janë vënë re në mbarë botën jo vetëm në rastin e zgjedhjes së Donald Tramp - dhe të gjithë duhet të kuptojmë se si mund t'i ndalojmë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? I shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë-qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare me të majme e vendbanimet më në modë. Nuk janë më të shkolluar se ju. As më të pashëm se ju! Ndaj dhe, si është kjo punë? Çështja qëndron në faktin se këta njerëz kanë një mënyre më të shkathët për t'u marrë me qëniet e tjera njerëzore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E bija e kapitenit, qe romani i preferuar i Çehovit. Tolstoi parapëlqente Pushkinin prozator më shumë se Pushkinin poet, duke thënë se "gjëja kryesore te Pushkini është thjeshtësia dhe kompaktësia e veprës së tij". Gogoli madje shkonte aq larg sa thoshte se "krahasuar me E bija e kapitenit, veprat tona janë përsheshe të ëmbla". Dostojevski ndërkaq vlerësonte natyrshmërinë e veprës
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Carol Dweck, pedagoge në Universitetin e Stanfordit dhe psikologe e njohur me famë botërore, në rrjedhojë të dekadave hulumtimi e kërkimi shkencor rreth arritjeve dhe suksesit, na ofron një teori të vërtetë e novatore, që mund të përmblidhet me një togfjalësh të vetëm – pushteti i paimagjinueshëm që ka mendësia jonë. Profesoreshë Dweck shpjegon pse aftësitë dhe talenti që zoterojmë nuk janë të mjaftueshëm për të pasur sukses - suksesi kushtëzohet edhe nga qasja që zgjedhim për ta realizuar si synim: do bëjmë tonën mendësinë e rritjes, apo atë të ngurtësimit .Me mendësinë e duhur, jemi në gjendje të motivojmë fëmijët të permiresojnë notat, po aq sa të arrijmë synime të caktuara, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Në fakt, Mendësia na ofron një teori shumë të thjeshtë, një teori që tashmë të gjithë mësuesit e zotë dhe prindërit e mrekullueshëm, atletët e shkëlqyer dhe drejtuesit e aftë të korporatave të mëdha e dinë: mendja jonë është në gjendje të mësojë dhe lulëzojë me lehtesi e efikasitet. Këto parime janë baza e arritjes ne çdo fushë të dijes e sektor të veprimtarisë.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Kthimi është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njekohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. Kthimi dhe outboxi i ndjenjave të mia formësojnë librin që sot keni në duar. Ndërkohë që te Kthimi autori ndërton fabulën përmes se cilës flet drejtpërdrejt me lexuesin, trajton temat thelbësore për të, kridhet në meditime rreth temave universale njerëzore; që sakaq çdo brez i sheh dhe reagon ndryshe ndaj tyre, te outboxi i ndjenjave të mia autori shpërfaq ndjenjat më intime përmes grimcave poetike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në shumë pjesë të botës po shfaqet një ndjesi e drejtësisë shoqërore, të cilën të parët tanë as që kanë mundur të ëndërrojnë. Nënshtrimi i një race nga një tjetër, dominimi ndaj femrave nëpër mijëra vite të patriarkatit, dhe zhvlerësimi i njerëzve në bazë të klasës shoqërore janë, për një numër në rritje nga ne, makthe të të shkuarës. Njerëzit e orientimeve të ndryshme gjinore e gjejnë veten gjithnjë e më të pranuar thjesht si njerëz. Racat martohen dhe përzihen me gjithnjë e më pak paragjykime. Eshte një vetëdije në rritje e njëshmërisë së brendshme të gjithçkaje që ekziston, kështu që gjithnjë e më shumë po e shohim një vetëdije dhe merakosje të thellë për të afërmit tanë , për kafshët e panumërta që janë bashkudhëtarët tanë, dhe për vetë planetin. Një vetëdije e tille nënkupton se vërtet ka pakësim të egos te një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve, dhe në disa pjesë të planetit më shumë se në pjesë të tjera. Ky dobësim i egos shkakton rritje të empatisë dhe dhembshurisë përtej përkatësive fisnore, racore, kombëtare, apo religjioze. Janë ato cilësi që na bëjnë vërtet njerëzorë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kjo , asht receta e jetës m’tha nana sa më mbante në krah kur lotoja mendo për ato lulet që mbjell në kopsht për çdo vit ato do të mësojnë që edhe njerëzit gjithashtu duhet të fishken bien rrënjëzojnë lindin që të lulëzojnë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"...sidoqofte, ekzistonte vetëm një tunel, i errët dhe i vetmuar: i imi; tuneli nëpër të cilin ka kaluar fëmijëria ime, rinia ime, githë jeta ime. Dhe, në një nga ato pjesët e dukshme të murit prej guri, unë e kisha parë këtë vajzë dhe kisha besuar me naivitet se vinte nga një tunel tjetër, paralel me timin, kur, në realitet, i përkiste botës së hapur, botes pa skajë e kufi të atyre që nuk jetojnë në tunele; dhe, ndoshta, i ishte afruar veç prej kureshtjes njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe e kishte parë spektaklin e vetmisë sime të pakapërcyeshme, ose e kishte tërhequr gjuha e heshtur, çelësi i pikturës sime. Dhe, atëherë, derisa unë përparoja nëpër rrugen time, ajo jetonte jashtë, atë jetën kureshtare dhe absurde, në të cilën vlojnë festat, vallëzimet, gëzimi dhe kotësia. Dhe, ndodhte nganjëherë që, kur unë kaloja pranë ndonjërës prej dritareve të mia, ajo ishte aty duke më pritur, e shqetësuar dhe e heshtur (Pse më priste? Dhe përse e heshtur dhe e shqetësuar?); por, nganjëherë ndodhte që ajo nuk vinte në kohë, apo e harronte këtë qënie të mjerë dhe të izoluar dhe pastaj unë, me fytyrën mbërthyer për murin e qelqtë, e shihja nga larg të buzëqeshte ose të vallëzonte, shpërfillëse, ose, edhe më keq, s'e shihja fare dhe e imagjinoja nëpër vende të paarritshme dhe të këqija. E atëherë, ndieja se fati im ishte pafundësisht më i vetmuar sesa kisha imagjinuar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Portreti i Dorian Greit fryt i fundit i shekullit të 19-të, mund t'i flasë ende lexuesit të shekullit të 21-të. Problematika e romanit tingëllon çuditërisht aktuale: përmbysja e vlerave morale në këtë vepër ta kujton krizën e vlerave të shoqerisë së sotme, fryma hedoniste ta kujton konceptin konsumist të sotëm të jetës, që vë paranë dhe kënaqësinë mbi gjithcka; ndonëse autori duket sikur mban një qëndrim objektivist apo ambivalent, thellë-thellë ai zbulon tragjizmin që fshihet pas kësaj maske të ndritur."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A na e përcakton koeficienti i inteligjencës fatin? Jo aq sa mund të mendojmë ne. Bestselleri botëror i autorit Daniel Goleman na tërheq vëmendjen se këndvështrimi ynë për inteligjencën njerëzore është shumë i ngushtë.Arsyeja është se ne injorojmë një sërë aftësish që kanë ndikim shumë të madh në eçurinë e jetës sonë. Sot, shumë vite pas botimit të parë të veprës, termi "inteligjenë emocionale" është bërë pjesë e të folurit tonë të përditshëm. Duke u mbështetur në hulumtime shkencore që sjellin risi në fushën e studimit të funksionit të trurit dhe të sjelljes njerëzore, Goleman na parashtron faktorët të cilët bëjnë që një person me IQ të lartë të mos arrijë ndonjë gjë të madhe në jetë, ndërkohe që një me IQ mesatare t'i kapë majat e suksesit. Këta faktorë në të cilët përfshihet vetënjohja, vetëpermbajtja dhe empatia, i japin një kuptim tjetër të qenët "i mencur". Edhe pse bazat e saj ndërtohen nga përvojat e fëmijerisë, inteligjenca emocionale mund të ushqehet edhe në moshë të pjekur. Përfitimet që ajo do të na sjellë në shëndet, në marrëdhenie dhe në punë mund të jenë të menjëhershme.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Libri “Shkenca e Pasurimit” është libër pragmatik, prej të cilit mësohen ligje e koncepte bazë për të gjithë njerëzit që e kanë dëshirë a nevojë pasurimin. Ligji i Tërheqjes, ligj ky që tentohet të përvetësohet që nga Amerika në Europë nga njerëz që duan një jetë e një sistem jete më të mirë, bazën e ka në librin e Wallace Wattles. Ky libër është themeli i filozofisë së “Mendimit të Ri Amerikan”. Vepra të tëra janë bazuar nga ky libër i cili është botuar në miliona kopje nga botues prestigjioz si Penguin Books. Libri fund e krye bazohet në filozofinë Hindw, e tëra është një, një është e tëra.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe. Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model - metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit. Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentalë përmes së cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet tona dhe të fëmijëve tanë. Çdo rrugëtim fillon me disa pyetje përkatëse dhe këto janë tri prej tyre: Si është e mundur që një klub tenisi rus me vetëm një fushë të mbuluar, të ketë përgatitur më shumë lojtare të njëzetëshes më të mirë të tenisteve botërore, sesa gjithë klubet e tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Si është e mundur që një shkollë muzike në katin e parë të një ndërtese në Teksas, të përgatisë yje muzikore si Jessica Simpson, Demi Lovato, dhe një radhë të gjatë fenomenesh të muzikës pop? Si është e mundur që një familje e vobektë britanike, e paarsimuar, që jeton në një fshat të largët, t'i dhurojë botës tri shkrimtare me famë mbarëbotërore?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Davidi dhe Goliati” është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha llojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja. Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm - të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer — i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t'i përgjigjet asaj. A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im? A duhet të këmbëngul apo të heq dorë? A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal? Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide. E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri. Dhe e dyta, që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte. Nuk i lexojmë siç duhet. I keqinterpretojmë. Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë. Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe. Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t'i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t'i vlerësojmë: mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme. Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t'ia filluar sesa me konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah-s.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk-ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri."- BRAD STONE, autor i bestsellerit: The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon. "Një vështrim i thelluar i figurës së sipërmarrësit më të rëndësishëm në botë. Vance na jep një tablo të paharrueshme të personalitetit të pashoq të Musk-ut dhe vullnetit të tij të pashtershëm për të kapërcyer çdo pengesë." - Washington Post. "Një raport i shkëlqyer... kjo vepër me siguri do të mbesë si i pari përshkrim i mirëfilltë i një personi të cilin më parë e kishim hasur vetëm nëpër karikatura. Pas shfletimit të faqeve të fundit, çdo lexuesi do t'i velen krahasimet me Steve Jobs-in. Jepini Musk-ut atë që i takon. S'ka të dytë si ai."- New York Times Book Review.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
TË GJITHA KAFSHËT JANË TË BARABARTA POR DISA KAFSHË JANË MË TË BARABARTA SE TË TJERAT. Kur kafshët e shtypura të Fermës me saraje përmbysin pronarin e tyre, z. Xhounz, dhe e marrin vetë fermën në dore, ato përfytyrojnë se kjo përbën fillimin e një jete me liri dhe barazi. Por, teksa elita dinake dhe e pashpirt që ndodhet në gjirin e tyre nis të marrë kontrollin, kafshët e tjera e gjejnë veten të zënë në grackë pa pasur shpresë për t'u çliruar prej saj teksa një formë tiranie dora-dorës zëvendësohet me një tjetër. Shkruar në fund të vitit 1943, por që pothuajse nuk u botua ngaqë sulmonte Stalinin, aleatin në kohë lufte të Britanisë, “përralla” therëse e Oruellit është satirë e idealizmit të pashkatërrueshëm dhe të përjetshëm që tradhtohet nga pushteti dhe korrupsioni.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Mund të ta tranformojë të menduarit... Rezultati? Më shumë lumturi, që tani!"- Oprah Winfrey. "Ky libër është thelbi i punës sime, e gjithë puna që kam bërë gjatë 10 viteve të fundit me individë dhe grupe, në të gjithë Europën dhe Amerikën e Veriut... Jam i sigurt që ky libër do të arrijë te ata njerëz që janë të gatshëm të bëjnë ndryshime të tilla rrënjësore dhe ky libër do të shërbejë si një katalizator për ta. Gjithashtu, jam i mendimit që ky libër do të arrijë edhe te ata njerëz që do ta vlerësojnë përmbajtjen e tij, por nuk do të jenë të gatshëm për ta përjetuar apo praktikuar atë. Me plot siguri, më vonë, fara e mbjellë gjatë leximit të këtij librit do të shkrihet me farën e ndriçimit që çdo njeri e ka brenda tij dhe, papritur, ajo farë do të vijë në jetë e do të lulëzojë brenda tyre."- pjesë nga “Fuqia e së Tashmes”.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Secilin nga vargjet e Tagores e shoqëron një delikatesë e madhe që, në të vërtetë, është teknika kyçe me të cilën strukturohen poezitë e tij. Vargjet e tij mbarësojnë në vete copëza metafore të cilat, secila më vete, shpërfaqin copëza idesh që së bashku formojnë mozaikun e mrekullueshëm që paraqet vepra. Mozaik i cili brum ka etjen e pashuar të Tagores për liri, dashuri e paqe. Kur shkruan për Tagoren, kritikut i imponohet shumë natyrshëm butësia e çiltërsia në shkrim. Kjo ngaqë mishërimi me tekstin e tij është i paevitueshëm dhe çdo gjë që tentohet të shkruhet për veprën e tij, del si kontinuitet i ideve e motiveve të vargjeve të veprës që janë të ngjeshura me butësi e çiltërsi.”- Fatbardha Statovci. “Kjo përmbledhje e përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze nga Rabindranath Tagore fitoi Çmimin Nobel në vitin 1913, si një nga përmbledhjet më domethënë se me poezi të shkruara në histori, me arsyctimin e Komitetit te Çmimit Nobel si vijon: “Për shkak të vargut të tij thellësisht të ndjeshëm, të freskët e të bukur, me të cilin, me një afinitet të përsosur, ai e bëri mendimin e tij poetik, të shprehur me fjalët e tij angleze, pjesë të letërsisë perëndimore”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këndvështrimin e Levitt-it, ekonomia është një shkencë e cila na jep mjete të shkëlqyera për të gjetur përgjigje, por me një mangësi të thellë pyetjesh interesante. Dhuntia e tij më e veçantë është aftësia për të bërë pyetje. Për shembull: Nëse shpërndarësit e drogës fitokan aq shumë para, pse atëherë ende jetojnë me mamatë? A është më e rrezikshme një armë zjarri apo një pishinë? Cila ishte arsyeja e vërtetë e rënies së kriminalitetit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit? A përpiqen agjentët e shitjes së pasurive të paluajtshme me mish e me shpirt për të mirën e klientit? Pse prindërit me ngjyrë u vënë fëmijëve emra që mund t'ua pengojnë përparimin në karrierë? A mashtrojnë mësuesit e shkollave për të kapur standarde të larta në provime? A është i korruptuar sporti i mundjes Sumo? Shumë njerëz - përfshirë edhe një numër të madh kolegësh të tij - mund të mos e klasifikojnë veprën e Levitt-it si ekonomi e mirëfilltë. Ai ka arritur ta thjeshtojë këtë shkencë të ngatërruar në qëllimin e saj thelbësor: të shpjegojë se si njerëzit arrijnë atë që duan. Ndryshe nga shumica e akademikëve, ai nuk ka frikë të mbështetet në vëzhgimet e nxitura nga kureshtja vetjake. Po ashtu ai nuk ka frikë nga tregimet dhe historitë gazmore (edhe pse u trembet përllogaritjeve matematike). Ai vë në plan të parë intuitën. Gërmon në një grumbull të dhënash dhe nxjerr që andej një histori që s'ia kishte zënë syri askujt. Ai gjen një mënyrë për të matur dukuri që ekonomistë veteranë i kishin shpallur si të papërcaktushme. Interesi i tij kryesor, edhe pse ai thotë se kurrë nuk është marrë vetë me to - është mashtrimi, korrupsioni dhe krimi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Honore de Balzak lindi më 1799 dhe vdiq më 1850. Ia kushtoi një jetë shkrimit, veprave, të cilat panë dritën e botimit duke kaluar plot peripeci. Jeta e tij është një odiseadë e vërtetë, e cila ka lënë gjurmë në veprën e tij. Vepra vjen në gjuhën shqipe mjeshtërisht nga njohësi i shkëlqyer i veprave dhe jetës së Balzakut: Arianit Zoto. Honore de Balzak është emër i madh i letërsisë franceze. Vepra e tij “Komedia Njerëzore”, që është magnum opus i tij, ka në gjirin e saj edhe veprën që keni në duar: “Koloneli Shaber”. Në kuadër të serisë “Komedia Njerëzore”, “Koloneli Shaber “pason veprën e tij “Le Pere Goriot” (Xha Gorioi ose Babai Gorio), vepër kjo e mirënjohur nga lexuesi shqiptar.
Çmimi: 550 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania