titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kam patur kënaqësi e emocion të veçantë kur jam njohur me poezinë e 16 vjeçares Fatma Jasimi. Poezia e saj ka bukurinë e freskinë e moshës pranverore të autores, ka befasinë e figurave të bukura letrare, ka thellësinë e mendimit të një gruaje të pjekur, ka dashurinë e pa fajshme të një zemre të kulluar, ka pasurinë e motiveve që i mbledh me kujdes e delikatesë si margaritarë. Urime mikja jonë më e re ne udhën e poezisë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Për Kolgecajn, për lagjen, për shtëpinë ku u rrita, për oborrin, për këngët dhe anektodat, për gjithçka më merr malli. Për çdo rrugë e për çdo gur, në bjeshkë e në veri. E due më shumë jetën, me kënaqësinë që më erdhi. Dikur çdo mëngjes i jepja besën vetes. Mos u tjetërso por kontrolloje veten. Nuk kesh e keqja e askujt në jetën time, por as me të keqen s’u pajtova kurrë. Ky do të jetë amaneti im, për pasardhësit e mi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky është libri i parë ndër katër librat e Historisë se Dantes- njeriut qen. Të katër librat përbëjnë një skanim të ndërgjegjes njerëzore duke filluar nga niveli më i ulët i shoqërisë deri në majat më të larta. Ajo që përbën veçantinë e vepres është fiyma filozofike që e përshkon nga fillimi në fund, gjithnjë nëpërmjet një stili dhe gjuhe teper komunikuese dhe një humori tepër fin. Në pranverën e vitit të ardhshëm del në botim libri i dytë : Dante në katin 75. Libri i pare i Historisë së Dantes-njeriut qen është në rrugën e botimit në disa vende të Europës,- si në Angli, Suedi, Francë, Itali dhe Serbi, gjithnjë duke u nisur nga origjinali në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fatoshi ka lindur në Vlorë në 8 mars 1929 në një familje intelektuale. Në mars të vitit 1955 niset për studime në Akademinë e Ndërtimit të Anijeve dhe Armatimit po në Sankt Petërsburg, të cilën e përfundon në dhjetor të vitit 1957 dhe merr diplomën "Shkëlqyeshëm'. Pas një qëndrimi të shkurtër në bazën detare të Sevastopolit kthehet në Atdhe me gjuajtësat detarë të destinuar për Floten Luftarake Detare Shqiptare. Në mars të vitit 1958 emirohet Drejtor I Drejtorisi së Riparimeve Armatimit dhe Materialeve tekniko-detare në Komandën e Flotës Luftarake Detare në Vàlori. Në vitin 1964-1969 emerohet Drejtor I K.R.AJ-it që do ti ndërtohej dhe përgjegjës I grupit të riparimit te Nëndetëseve. Në shtator 1969 emerohet Zv. Drejtor I Drejtorise së Industrisi Ushtarake të porsakrijuar në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Në shtator të vitit 1975 emërohet drejtor I Uzinës së tankeve,ku qëndroi deri në fund të vitit 1986 kur del në pension. Gjatë gjithë kohës së shërbimit ka punuar dhe ka kryer me përkushtim detyrat e ngarkuara duke kontribuar në mirëmbajtjen e gatishmërisë luftarake të teknikës dhe armatmit të Flotës Detare dhe ushtrisë shqiptare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndihemi mirë dhe të shëndetshëm njerëzve u shprehim paqe e mirësi, ti kapitenia unë kapiteni jemi gati për lundrim të ri. Atëherë kapitene, t’mos humbim kohë vijojmë lundrimin me vela të hapura, pulëbardhat lajmërojnë mot të mirë, erërat e dashurisë si gjithnjë të mbara...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Skënderi i Trebeshinës, miku im i mirë vjen për lexuesit me vëllimin e tij të tretë “BALADA E VJOSËS”. Troket në derën e poezis këtë rradhë më i sigurt se kurrë. Në dy vëllimet e mëparshme që unë personalisht i kam lexuar me një frymë Skënderi fitoi ‘’unin’’ e poetit. Krijoi atë që quhet stilpoetik.Dhe po më atë stil vjen sërish këtë rradhë më i pasur me metafora, figura letrare etj. Duke filluar nga sonetat katërvargëshe, lirikat e dashurisë, poemtha epigramesh, poema sociale etj , do vini re një poet realist që flet pa u druar. Nuk fshihet pas metaforash dhe pse janë të shumta, përkundrazi bëhet më i qartë në atë që do të thotë…Liberalizmi i fjalorit në poezi shumë herë e dëmton atë, por tek poezitë e Skënderit do vini re një liberalizëm modest të gjuhës sonë të bukur. Një dialekt përmetar që për mua është mahnitës. Në këtë vëllim do ndesheni me mallin e poetit që menjëherë do bëhet i juaji, me erotizmin poetik të tij që vrullshëm do ju rrëmbejë në udhëtime fantazie pa fund. Do përballeni me dëshpërimin e tij dhe do bëheni një me të. Me mllefin e tij për padrejtësit që ndodhin përditë mes nesh dhe ne shumë herë i anashkalojmë. Me patriotizmin e tij patjetër që dhe ju do rrëmbeheni. Me pak fjalë do bëheni një me poetin.”- Skënder Laze
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“...nëse me angazhimet e tij qytetare në Athinë, Arqile Gjata krijoji biografinë jetësore të tij, me të cilën vazhdon të komunikojë në ambjentet ku jeton, kryesisht ndërmjet Athinës dhe Vlorës me krijimtarinë e tij letrare dhe sidomos poetike, ai ndërtoi biografinë kulturore dhe shpirtërore, me të cilën vazhdon të komunikojë në një hapsirë më të gjerë nacionale dhe ndërkombëtare...”- Prof.Dr. Begzad Baliu. “... Krijimtari e tij e larmishme të lë përshtypjen e një krijuesi i cili jeton në dy kohëra. Ndenja dhe shpirti i tij më shumë si poet se sa si prozator, tanimë kaloi caqet e një krijuesi që shkruan jo vetëm kulturën rajonale por që arriti edhe në dimensionin më të gjerë, duke joshur lexuesit dhe kritikët letrarë edhe në trevat e shqiptarëve jashtë kufirit të shqipërisë gjeografike...”- Prof. Dr. Zeqir Kadriu. “...Nuk dyshoj aspak kur them se kjo tërësi substanciale, kjo mënyrë e "të pikturuarit të fjalës" vjen si një mundësi e "të pikturuarit të dritës" brenda saj. Ajo dritë e cila është vetë komunikimi ndërkulturor e gjuhësor, ku fjala vetë, me pasurinë frazeologjike në tërësinë e përpunimit dhe performancës, vjen e qëndisur në këtë mozaik të pasur gjuhësor e shpirtëror të poetit Gjata.”- Phd Shpresa (Fundo) Gjergji.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Krijimtarin e poetës Natasha Ilia e njoh që nga fillimet e sajë. Ne jemi rritur bashkë e krahas mirësisë dhe buzëqeshjes që rrezaton më ushqente dhe duke më lexuar poezi. Një poezi e thjeshtë,por brenda atyre vargjeve ka një shpirtë të madhë,dashuri dhe dhimbje. Kur po lexoja pregatitjen e këtij libri në mendjen time kujtoja ato çaste të vështira në jetën e Tashës, çaste që vetëm peri e ndante jetën nga vdekja, por ajo diti t’i përballoj, të fitoj me çiltërsin e saj si poezia,me butësin e saj si vet poezia që shkruan. Në poezinë “Jetoj jetën…” shkruan: Të marrë ato buzëqeshje, E Parajsa të më falë, Ëndërrat të marrin jetë, Pastaj,të dalë u të dalë…….Poetja do jetën, i do njerzit. Shkruan për të djeshmen, të sotmen, dhe optimizmi i saj për të ardhëmen është i dukshëm. Duke qënë vajzë Përmeti, ka shumë poezi për vendlindjen, bukurinë natyrore, lulet shumëngjyreshe, por dhe poezia “Vajzë Përmetare” është e shkruar me frymëzim, një portret i gëdhendur në vargje i vajzës përmetare. Poetja urren gënjeshtërën, padrejtësinë, nuk harron Përmetin e fshatrat përreth, shkruan për njerzit e bukurit e kësaj treve,por ajo ka vite që jeton e punon në shtetin Helen,në një qytetëz bregdetare duke shtuar dashurinë për detin, të flase e loz me valët. Poezitë “Erdha nga larg”, “Stoupa”, “Pranë detit”, e të tjera janë poezi të ndjera e me nivel artistik. Poetët kanë ndjeshmërin dhe butësin njerzore: te poezitë “Mikes time”, “Për nënën”, “Fëmija e parë”, të cilat nuk janë thjeshte poezi personale ndonëse kanë si frymëzim një personazh, por në poezi skalit personazh të dashur për të gjithë, përgjithësues me vlera njohëse dhe artistike. Kështu është poetja Natasha Ilia, ndjen gëzim e hidhërim, bëhet pjesë e tyre, dhe na e jap ne nëpërmjet poezive të librit të parë “Jetoj jetën”. Duke i uruar suksese Tashës, uroj që lexuesi të marrë kënaqësinë estetike të leximit të këtyre poezive. “- Mimoza Milo Rusa, Durrës, korrik 2017.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Poetja Bukurie Binjaku vjen me poezi të shkruara bukur, me ndjenjë e mall, me patriotizëm e atdhedashuri për njerzit dhe shqetësimet njerzore te ditëve tona.”- FLORA SHABI. “Vëllimi poetik “Drejt teje...” vjen pas një krijimtarie të hershme. Tematika e poezive, mënyra si dhe të shkruarit gati si një rrëfim poetik e bën librin të lexueshëm. Kurbeti, jeta larg në emigrim ka lënë gjurmë në krijmtarinë e poetes.”- ILMI DERVISHI.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Në librin poetik “Copëza të pagjumta” të poetës Mirela Ropi ka disa poezi dashurie, të një dashuri sublime për jetën, njerzit, për prindërit, fëmijët, nipa e mbesa, një lidhje e bukur shpirtërore frymëzuese, e përjetshme mes brezave që jep e merr dashuri. “E postova mungesën. Drejtë rrugës të gjatë, Me urimin e zemrës, Që udhëton në këtë çast...”-shkruan në poezinë “Urimi”, kushtuar vajzës që jeton në tokën Helene. Në shumë poezi shikojmë një dialog me vetveten ku vet fjala me vargun zhvillon një temë të caktuar duke filozifuar me mendimin estetik te lexuesi. Brenda kësaj prurje origjinale simbolika dhe e bukura,frymëzimi në vizionin kohor hapsirë percepton një moment ndërgjegjësimi ku pa dyshim ndjenja bëhet unike e llogjikëshme me arsyen. Poezia “Udhëtimi i hënës”, duke …rendur krahëve të kohës… ka po atë ndricim apo zbehje sipas stinës në ..onde flokësh …e ai çast poetik …la drithërim dhe rrahje zemre.. Po kështu të arrira e të bukura janë dhe poezitë, “Tastjerë vajtuese”, “Fisnikri zemre”, “Dimri pranverën shkund”, “Receta e fjalës”, e tjera që janë jo vetëm si gjetje të bukura por dhe të shkruara me art poetik. …Poetja Mirela Ropi,e di mirë se asgjë nuk është përgjithmonë, shkruan poetja Eli Kanina, ndaj është elastike në mendimet e saj për të jetuar ditët me optimizëm. Ajo shfaqet praktike dhe dhe entuziaste në pritje të ditëve… Duke menduar se kam lexuar krijmtarinë e Mirela Ropi, të botuar e të pa botuar kam bindje se poezia ishte e mjaftueshme që arriti të “Trokas”, duke i dhënë shpirtit poetik të një frymëzim për të arritur te “ERDHI”, me tingëllima të realitetit artistik, me poezi shkruar me ndjenjë, mesazh e ide. Në poezite librit “COPËZA TË PAGJUMTA” ka një gjuhë të pasur, e herë herë me një theks të një korçarje cilësore të pastër që krijon një lidhje të bukur mes poezisë e lexuesit. Ky kod, kodi i të shkruarit poezi të bukura, me një shumësi ngjyrash, tingujsh e formash, ku poetja Mirela Ropi krijon profilin e saj artistik e një herësh dhe dhe pasurim të artit poetik.”- ILMI DERVISHI.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Çdo krijues mbartë në vetvete Itakën e tij shpirtërore, mbartë kujtesën dhe gjenezën, mbartë lotin dhe qiellin e tij të mendjes, ndryn në vete shumë margaritarë dhe fjalën e tij ‘prej guri’ që synon t’i rrëfej botës së shurdhët, botës që aq keqazi di të jetë indiferente para dhimbjeve moraliste që pikojnë gjak e uthull në ndërdijen e krijueses, që me zërin e heshtjes e shkronjës tenton t’i përndritë rrugët e saj të gjakosura të jetës. E po të njëjtit dimension na ofrohet edhe libri poetik i autores Pranvera Drita Gjoni ‘‘M’THËRRET GJENEZA’’. Libër i cili, nisur vetëm nga forma e thirrja, ngjallë kureshtje për lexim që në fillimet e tij, kurse përsa i përket përmbajtjes e thellimeve ideo – artistike të mahnitë me vlerat e saj unike në krijimtari. ‘‘Gjeneza m’thërret me zâ epokash, ngreh prej vetit si bijën e vet’’ shprehet autorja. Këto janë vargjet që në vete ngërthejnë Kaliogoskopinë rrëfimore poetike, ideore, artistike e përmbajtësore të mesazhit poetik që lexuesin natyrshëm e zhysin në kozmosin lirik të krijueses Gjoni, e cila edhe me parë me botimet e saj ka dhëne dëshminë se është një poete e niveleve të larta dhe e dëshmuar në botën letrare shqiptare.Genet e saj krijuese janë skalitje poetike në mendjen e lexuesve. Autorja di të ligjëroj për kohërat e burgosura, e mençurinë e shekullit të etnisë, që shëndritë, por edhe për indiferencën e harresën tonë individuale e kolektive, ku përmes sinjalit e qortimit poetikë, ngre kumtin përndritës e vetëdijësues përmes vargjeve ‘‘ndiq gjurmët e trokthit tand, trungut t’pa thinjur’’ duke ushqyer embrionin e ëndrrës, për të mos i harruar kurrë gjurmët e të parëve dhe gjenezës që nuk zhbëhen kurrë. Poetja Gjoni është krijuese e frymëzimeve të fuqishme ku e shoqëron një botë e pasur e përjetimeve dhe refleksionesh krejtësisht origjinale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gjykimi Ata njerëzit më matën hapat Një fije floku më kishte rënë mbi sup Dikush e tërhoqi dhe ma drejtoi në fytyrë Nuk e kuptova gjatësinë e saj sepse matjet që ata i bënë, dilnin gjithmonë ndryshe Unë kujdesem mos t'i pengoj me mbeturinat e mia, por ato prapë bien para syve të tyre Ndërsa vendosa t'i ndihmoj të gjithë e t'ua ktheja borxhin duke u kujdesur për t'u numëruar mbetjet, dikush më preku në sup e më tha: -Ua kam numëruar unë me peshore të saktë Mos u lodh! Në dorën time i kam mbledhur të gjitha dhe para syve të mi qëndrojnë ditë e natë Në një moment...do ua shtroj para syve që t'i shohin edhe vetë Ndërkohë,ti mos u lodh! Lëri të t'i mbledhin mbeturinat dhe lërme t'ua mbledh unë të tyret!
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
DASHURI E PAMUNDUR Pak a shumë, do t’kisha përkundur në krah si në djep të thurur dëshirash t’kahmotshme, e kokën do ta shtrëngoja fort në gjoks, maktheve të kaluara t’ua zija frymën, paq. Pak a shumë, netëve kur unë punoj e njerëzia ëndrra shohin, do të gdhiheshim zëngjirur bisedash pafund, a thua s’ishim ndarë pak më parë, apo para një shekulli ishim ndarë. Pakagjë do të dhuroja, e di, po grindje dashurie me shumicë. Do të flija me formën tënde nën çarçafë, i dehur aromës tënde mbi krevat do të dergjesha, me një pritje pa durim që luftë me qepallat do t’bënte. Pak a shumë, do të bëhesha një plak grindavec, në kërkim të dorës tënde të vogël, e me tjetrën shtrënguar kapistallin e kohës oh, ç’revan i tërbuar kur ne të ishim bashkë! Pak a shumë, kjo është e gjitha e dashur, ajo ç’ka nuk ta jap dot, por po ta shqiptoj ashtu si një të dënuari në mungesë. Dashuria ime e pamundur.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Elona Mehmetaj vjen me romanin “Kurthet e jetës”, ku lexuesi bie në kurthin e leximit të një ngjarje reale e ditëve tona, veshur bukur me trillim artistik i rrëfyer bukur në roman. Elona Ropi Mehmetaj është një emër i njohur në qarqet letrare me botime të herë pas here në shtypin letrar por edhe në antologjin” Psherëtima në Netët Poetike Korçare”, si me vëllimin poetik “Pranverë për ty”. Krijmtaria e saj fillon që në bangat e shkollës.Kur në koridoret e shkollës së mesme “Ymer Dishnica” në stendën e Letrarit të Ri lexonin poezinë e Elonës pyesnin: – Kush është kjo ? – Ajo çupka e bukur që shkruan poezi, do të thonin shoqet. Ndërsa në koridoret e Universitetit ” Fan S.Noli’ në Korçë përsëri tërhoqi vëmendjen me shkrimet e saj e ndaj thonin: Ajo çupka e mençur. Ndërsa unë pas leximit të librit “Pranverë për ty” dhe romanit “Kurthet e jetës” them: Po, Elona ka talent! Në përgjithësi në letersinë shqipe, por dhe atë botërore njihet fenomeni letrar kur një krijues kalon nga poezi në prozë, e ndërsa nga Elona prisnim libër të dytë më poezi ajo del para lexuesve me prozë të gjatë me romanin “Kurthet e jetës” Rrëfimi i rrjedhëshëm i ngjarjes, krijimi i situatave kulmore pikërisht në momentin kur mes personazheve po nivelohej barazpesha e dramës së tyre, ndodh pa pritur kurthi i radhës se jetës në personazhet e romanit. Portretizimi i personazheve ku autorja ka ditur të na jap botën e brendëshme të secilit, e ndonjë herë dhe me një fjalë, me një veprim në kohën, momentin e duhur dhe e bën personazhin të besueshëm. Mesazhi është i qartë. Jeta duhet jetuar ashtu siç vjen, por përpjekjet për të jetuar me dinjitet është virtut. Njeriu, nëpërmjet personazheve lartësohet ose bie nga lartësit e virtuteve, gjë të cilën e lexojmë dhe kuptojmë te personazhet e romanit”Kurthet e jetës“, ”kurthe” që rrokullisen njëra pas tjetrës si rrjedha e një lumi të turbullt që pret të qartësohet. Personazhe si Gavriela dhe Ubeli, Tinti (që do të thotë i lig) janë njerëz të ngjashëm të cilët në tranzicionin që kalojmë janë real. Gjyshet Marika dhe Sanda, dy personazhe gati të rastësishëm në ngjarje por koherent ndonse episodik si personazhe, por të krijohet një njohje, bëhen të dashur ashtu siç janë të dashur në përgjithësi gjyshet. Përgjithsisht romani “Kurthet e jetës” është një risi për shkrimtaren e ardhëshme Elona Mehmetaj.”-Ilmi DERVISHI.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Duke qenë psikolog, epigramet e autorit Dedë Nikollë Luca marrin ngjyra më metafizike. Në saj të krijimeve të bollshme dhe origjinale duke njohur personalisht shkrimet e tij mbi 40 vjeçare shprehem me bindje e përgjegjësi se: Dedë Nikollë Luca mbizotëron si autor epigramesh për excellence, si një klasik i vërtetë, model poetik për të gjithë epigramistët, në mënyrë të pashmangshme, për shkak të pjekurisë letrare-filozofike. Në vëllim trajtohen argumente të ndryshme me tone delikate, trishtimi, shakaje. Herë gazmor e herë i zemëruar por kurrë i shthurur, vulgar dhe askurrë agresiv.”-Vjollca Shurdha, shkrimtare, Poete dhe perkthyese Itali.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania