titleToAlt
Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç'thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur. Pikërisht ky merak do të bëhet shkas që ajo të bëjë një gabim të pafalshëm, i cili do të sjellë vërdallë një qytet të tërë dhe do ta detyrojë edhe Stelën, moskokëçarësen më të madhe që keni njohur ndonjëherë, ta mbajë të fshehtë burrin që dashuron. Por cili është ma'shkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën asaj dhe si do t'ia dale Stela të sabotojë planet e së ëmës?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tara dhe familja e saj u rritën duke u përgatitur për Ditët e Tmerrit, por, sipas qeverisë amerikane, ajo nuk ekzistonte në asnjë dokument zyrtar. Nuk kishte certifikatë lindjeje. Nuk kishte dëftesa shkolle, sepse nuk shkeli kurrë në një klasë mësimi. Nuk kishte kartelë mjekësore, sepse babai i saj nuk kishte besim te spitalet. Teksa ajo rritej, babai i saj bëhej gjithnjë e më radikal, ndërsa i vëllai gjithnjë e më i dhunshëm. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Tara kuptoi se duhej te ikte nga shtëpia ku ishte rritur. Duke bërë këtë, ajo zbuloi si fiiqinë shndërruese që të jep shkollimi, ashtu edhe çmimin që duhej të paguante për ta fituar atë liri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr. Nihali duket se po lufton me traumën e humbjes së prindërve në një aksident me makinë, por nuk kalon shumë dhe ajo del nga gjendja e depresionit. Sakaq, dy djemtë zbulojnë tek ajo një grua të re, energjike dhe plot sharm. Enderi dhe Çetini kthehen në engjëjt e saj mbrojtës dhe ajo duket se e pëlqen shoqërinë e tyre. Ç'i bëri dy shokët të pranonin një studente në shtëpinë e tyre? Sa do të ndikojë shija e Enderit për letërsinë dhe humorl i hollë i Çetinit në jetën e saj? A do të ketë zgjidhje trekëndëshi i tyre i dashurisë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Amali ëndërron të bëhet mësuese, por një takim fatkeq me një nga padronët e fshatit, do ta përmbysë ëndrrën e saj të bukur. Si ndëshkim për sjelljen e saj, ajo detyrohet të largohet nga shtëpia ku është rritur dhe të shkojë të shërbejë në familjen e padronit. Me gjithë tronditjen e madhe, Amali vendos të mbledhë forcat dhe të përballet me fatin e saj. Familja Kan është e kamur dhe djali i tyre është i gatshëm për gjithçka, që të ruajë kontrollin në fshat. Të gjithë i tremben atij. Askush nuk guxon ta sfidojë, kështu që për të rifituar lirinë, Amalit i duhet të vërë në punë gjithë mendjemprehtësinë e saj. Një rrëfim heroik për luftën e një vajze të re pakistaneze për t’u arsimuar, përkundër gjithë vështirësive. Një histori që do t’ju hapë sytë dhe zemrat.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rrugëtimi i një gruaje në një pikë kritike të jetës Elisa Haulend ka një familje të lumtur dhe karrierë të shkëlqyer si profesoreshë në Universitetin e Harvardit. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në kulmin e suksesit në fushën e psikologjisë konjitive dhe të linguistikës, ajo vë re se diçka nuk shkon me jetën e saj: shpesh i ndodh të hutohet dhe kujtesa nis t’i bëjë lojëra. Elisa përpiqet me mish dhe me shpirt për të ruajtur jetën e saj të mëparshme, por duket se, sado fort të kapet pas saj, ajo i rrëshqet nga duart, disa-ditës, gjithnjë e më shpejt, gjithnjë e më shpesh… “Jeta ime pa të djeshmen” është një libër që i shkon deri në fund shpirtit njerëzor dhe shënon mbërritjen e një zëri të ri e të fuqishëm në letërsinë artistike
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë. Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... ...por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
ASHTU SI LABIRINTI I KOPSHTIT TE HARRUAR, EDHE KY RREFIM ESHTE NJE OAZE PAQJE, NE TE CILEN RREZIKON TE PERHUMBESH... Ne vitin 1913, nje vocerrake braktiset ne nje anije te nisur nga Anglia drejt Australise. Ajo mberrin atje fillikat, me nje valixhe te vogel dhe nje liber te mrekullueshem me perralla. Vajza rritet nga kapiteni i portit dhe e shoqja, si te ishte vajza e tyre. Ne ditelindjen e saj te njezetenjete, ata i rrefejne te verteten. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos te gjurmoje identitetin e saj te vertete. Kerkimet e çojne ne çifligun Blekherst, ne brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vene perballe sekreteve te familjes aristokrate Montrashe. Mozaiku plotesohet vetem pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kerkimet pas vdekjes se Nelit. Si nje rrefenje magjepsese, plot mistere e te fshehta, "Kopshti i harruar" do te marre ne dore freret e imagjinates suaj, per te mos i leshuar me kurre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Gjithçka nisi atë natë, në pyll. Kas Andersoni nuk ndaloi ta ndihmonte gruan që kishte ngecur me makinë nga moti i keq dhe tani ajo ka vdekur. Që prej asaj nate, Kasi merr telefonata të heshtura dhe është e bindur se dikush e vëzhgon gjithë kohën. E mbytur nga ndjenjat e fajit, ajo fillon të harrojë: harron nëse i ka pirë ilaçet, harron kodin e sistemit të alarmit, harron çfarë i ka thënë shoqes së ngushtë. Misteret nuk kanë fund... Kujt mund t'i besosh, kur nuk ke besim as te vetja?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Agjenti legjendar dhe restauruesi i veprave te artit, Gabriel Alon eshte ne prag te emerimit si drejtor i Sherbimit Sekret Izraelit. Pak para se te merret vendimi , nje ndodhi e papritur e detyron ate te marre pjese ne nje operacion te fundit ne terren. ISIS-i ka organizuar nje sulm me bombe ne Paris, gje qe nxit qeverine franceze te vihet ne ndjekje te personit pergjegjes, para se ai te sulmoje serish. Nje terrorist ambicioz, i veshur me nje hije misteri. Rrjeti i tij perdor programe te sofistikuara kompjuterike dhe komunikon ne fshehtesi te plote, duke mos e lejuar Perendimin te depertoje ne planet e tij. Gabrielit nuk i mbetet veçse te infiltroje nje agjente ne grupin terrorist me te rrezikshem ne bote. Ajo eshte nje mjeke e re, e guximshme dhe e bukur. Misioni i saj i rrezikshem do ta coje nga periferite e Parisit, ne ishullin e Santorinit, ne realitetin e tmerrshem te kalifatit te Shtetit Islamik e ne fund, ne Uashington, ku Saladini planifikon nje nate te mbushur me terror, qe do te ndryshoje rrjedhen e historise.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oguz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit. Personazhet nuk ngrihen as si rebelë dhe as si të flijuar, përkundrazi, në karakterin e tyre shpalosen të metat, gabimet dhe vrarja e ndërgjegjes. Këto elemente negative, nuk i përkasin vetëm individëve, por edhe shoqërisë. Libri "Burri me pardesy të bardhë" përmban tetë tregime mahnitëse, të cilat shpjegojnë mjaftueshëm botën e vetë shkrimtarit. Tregimet, të cilat nuk mbartin më pak vlerë se romanet e tij, jane shkruar me shumë mjeshtëri dhe në mënyrë artistike. Ai arrin ta godasë dhe ta tërheqë lexuesin, e kështu, i gjithë libri lexohet me një frymë. Në këto tregime, përshkruhet jeta plot "arna" e tetë personazheve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Unë i bera tatuazh numrin n'ë krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time.. Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë. Për hir të dashurisë, por edhe të drejtësisë. Lejli do të rrezikojë jetën, duke përdorur pozicionin e tij "të priviligjuar", për të shkëmbyer bizhuteri dhe para të marra nga hebrenjtë e vrarë, me pak ushqim, për të mbajtur gjallë shpirtin e hebrenjve të burgosur. Një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit, jo vetëm që do t'i mbijetonte ditëve të vështira, por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një histori e mbetur peng për shtatëdhjetë vjet me radhë; e cila do i'u bëjë për të qarë, por edhe do t'ju falë optimizëm. Janë shkruar libra pa fund për Holokaustin, por asnjë si ky qe keni në dorë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kryevepra e viteve të fundit të krijimtarisë së shkrimtarit John Steinbeck. Një roman ambicioz, i cili është njëherazi një sagë familjare dhe një ritregim modern i zanafillës. Në ditarin e tij, Steinbeck e ka cilësuar librin "Në Lindje të Edenit" si librin e tij të pare dhe është e vërtetë që ky libër mbart fuqinë fillestare dhe thjeshtësinë e një miti. Ngjarjet zhvillohen në luginën e Salinasit, në Kaliforni dhe romani ndjek dhe zbulon jetën dhe fatet e dy familjeve: Tresk dhe Hemillton, brezat e të cilave duket sikur risjellin në skenë rënien e Adamit dhe të Eves dhe rivalitetin e hidhur të Kainit dhe Abelit. Personazhe që i mbijetojnë çdo kohe me tematikat e tyre: identitete të mistershme, dashuri të pashpjegueshme dhe pasoja vdekatare prej mungesës së dashurisë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Frymëzuar nga jeta e një heroine të Luftës së Dytë Botërore, rornani 'Vajzat pa emër " tregon një histori të madhe dashurie, shpagimi dhe sekretesh të tmerrshme, të fshehura për dekada të tëra. Kjo është një pjesë e historisë, e cila nuk duhet të mbetet kurrsesi në harresë. Karolina është një vajzë e pasur amerikane, jeta luksoze dhe e rehatshme e së cilës tronditet nga themelet, kur ushtria e Hitlerit pushton Poloninë, e më pas i hedh sytë nga Franca. Përtej oqeanit, Kasia Kuzmerik, një adoleshente polake sheh t'i rrëshqasë rinia para syve, kur angazhohet si korriere në lëvizjen ilegale vendase. Një hap i gabuar, mund të sjellë pasoja fatale. Për Herta Oberhauzkrin, mjeken e re dhe ambicioze gjermane, një njoftim, i cili thotë se kërkohen mjekë të rinj në një kamp përqëndrimi, do të jetë bileta e saj për një jetë në izolim.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore britanike vritet në një sulm me bombë. Shërbimet Sekrete Britanike i drejtohen të vetmit person, i cili mund ta gjejë vrasësin: agjentit legjendar, Gabriel Alon. Në shënjestrën e Gabrielit është Ejmon Kuini, mjeshtër në prodhimin e bombave dhe vrasës me pagesë. Përkrah, Aloni ka ish-komandon dhe vrasësin me pagesë, Kristofer Keler, i cili i njeh mirë aktivitetet e Kuinit. Por, Gabrieli nuk e ka kuptuar ende që ka të bejë me një armik të vjetër, i cili dëshiron vdekjen e tij, më shumë se gjithçka tjetër. Shumë shpejt, ai do të kuptojë se edhe "vdekja" ka anët e saj të mira...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
I përshkuar nga një mendjemprehtësi dhe ironi therëse, "Kandidi ose optimizmi" është cilësuar si një nga kryeveprat e satirës dhe një nga librat francezë më të njohur në mbarë botën, që kur u botua për herë të parë, në vitin 1759.Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr, Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondes, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Një xhentëlmen në Moskë” na flet në një epokë tjetër, plot hijëshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së dielës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjëtvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate. Kësisoj, ai dënohet me arrest shtëpie në hotelin "Metropol", një hotel madhështor që ndodhet pranë Kremlinit. Rostovi, një njeri erudit dhe i sofistikuar, detyrohet të jetojë në një papafingo të vogel, ndërkohë që jashtë dyerve të hotelit zënë fill disa nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Rusisë. Çuditërisht, këto rrethana i japin personazhit tonë mundësi që të zbulojë një botë tjetër, të mbushur me emocione. Ai zë miqësi me banorët e tjerë të hotelit, përfshirë një aktore kokëfortë, një zyrtar të Kremlinit, një amerikan të këndshëm dhe një shef kuzhine gërnjar, por, kur papritur fati vendos jetën e një vajze në duart e tij, ai bën gjithçka për të mbrojtur të ardhmen që ajo meriton. Një roman që të magjeps kur flet për përpjekjet e kontit për të kuptuar se çfarë do të thotë të jesh njeri me qëllime të mëdha në jetë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Është një botë tjetër, një kohë tjetër… Është koha e Kazaletëve,kur gjithçka ndodh me rituale precize,ku shërbyesit e shërberjnë çajin në shtrat në mëngjes,por për të darkuar në shtëpi duhet të vishesh me fustan mbrëmjeje… Mirëpo jashtë kuadrit të familjes Kazalet, bota është në prag të një krize epokale.Lufta është vetëm një hap larg Londrës.Teksa Kazaletët përgatiten të kalojnë një verë të qetë në pronën e familjes se Saseks, lexuesi njihet me : Eduardin-i dashuruar, por jo besnik ndaj bashkëshortes së tij ,Vilit; Hjunë- i plagosur në luftën e madhe, bashkëshort i përkushtuar;Rupertin- i cili e adhuron trupin ,por jo domosdoshmërisht mendjen e gruas së tij Zoit, e cila është më e re se ai;dhe Rejçëllin,motrën lëneshë të tre vëllezërve, e cila mban një lidhje të fshtë dashurie nën çatinë e familjes.Një parabolë për dhembjen e humbjes së pafajsisë,për të kaluar më pas në botën e mashtrimit të madh.Një prozë që na kujton stilin e pagabueshëm të Tomas Manit dhe Virxhinia Ullfit.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Po sikur e ardhmja të jetë e kaluara? 1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t’i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t’i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743. E kthyer pas në kohë, ajo bie në duart e një klani skocez, mes të cilëve ndihet e huaj dhe mbi të gjitha, e rrezikuar nga jakobitët dhe xhaketëkuqtë. Mes kaosit, pasionit dhe dhunës, mundësia e saj e vetme për të gjetur siguri, është Xhemi Frejzër, një luftëtar i ri dhe i pashëm skocez. Ajo që nis si detyrim, kthehet në nevojë dhe Kleri e gjen veten mes dy meshkujsh, në dy jetë të largëta.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez.Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vëndi më i lumtur në bote nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të erret, harengave, Legove dhe ëmbëlsirave. Por cili është sekreti i lumturisë dhe suksesit të tyre? Danez i lumtur lind apo bëhesh? Helena mendon se ka vetëm një mënyrë për ta mësuar: të jetojë një vit mes danezëve dhe të përpiqet të zbulojë formulën magjike të lumturisë së tyre. "Një vit jetë si danezët" shpalos për lexuesit në mbarë botën traditat dhe kulturën aq të veçantë daneze, që nga kujdesi për fëmijet, arsimi, ushqimi, arredimi i shtëpive dhe taksat, të gjitha këto të shoqëruara me një humor të hollë, që përvijohet në të gjithe librin. Gjithashtu, qëllimi i tij është të tregojë se të gjithë ne mund të jemi më të mirë dhe të jetojmë më të lumtur, nëse marrim pak nga mënyra e jetesës së danezëve.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
E treguar në dy zëra, historia e rrallë e Klarës dhe e Izit, arrin të falë emocione "të thella dhe një lojë psikologjike që kulmon në të papritura befasuese. Në vitin 1929, Klara Kartrajt e gjen veten mes prindërve autoritarë dhe të dashurit të saj emigrant nga Italia. Kur ajo nuk pranon të martohet me mblesëri më një djalë të sërës së saj, i ati e mbyll në një qëndër aristokrate për të sëmurët mendorë. Më pas, ai e humbet pasurinë dhe detyrohet ta dërgojë të bijen në një spital shtetëror. Pikërisht aty do të nisë kalvari i gjatë dhe shpirtcopetues i Klarës. Shumë vjet më pas, Izi ndeshet me historinë e Klares gjatë punës në spitalin "Uillard", ku mes pirgjeve me sendet personale të pacientëve, gjen një tufë me letra të pahapura, një ditar dhjetera vjecar dhe një dritare në të shkuaren e saj. Në përpjekje për të kuptuar dhe bashkuar të gjitha copëzat e fatit të Klares, Izi detyrohet të analizojë edhe një herë zgjedhjet që ajo vetë ka bërë në jetë. Kjo, con në rezultate tronditese dhe të papritura per të.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një zgjedhje e gabuar mund të të kushtojë shumë, përfshirë edhe dashurinë e njerëzve më të dashur. Mund të kesh një karrierë të sukseshme, por jo domosdoshmërisht një jetë të suksesshme; mund të kesh një shtëpi të bukur, por një shpirt të varfër; mund të kesh çdo mashkull, por në të njëjtën kohë të mos kesh asnjë... Çfarë është dashuria? Si fitohet ajo? Megani dhe Klera ritakohen pas më shumë se dy dekadash. Në një kohë kur mendojnë se jea e tyre ka ndryshuar kaq shumë, dy motrat do të përpiqen të jenë çka nuk kanë qënë kurrë që pas vegjëlisë: një familje e vërtetë. Por çfarë ta forcojë më shumë lidhjen e tyre? “Motra tjetër”, një roman i shkëlqyer! Sa i ëmbël, aq edhe i hidhur, ai eksploron gëzimet dhe hidhërimet që ndajnë motrat me njëra –tjetrën, gabimet e bëra në emër të dashurisë dhe premtimin për shpagim... të gjitha këto, të rrëfyera mjeshtërisht nga autorja e sukseshme Kristin Hannah.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
“Njerëzit dinë shumë pak për jetën brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht nëse mendoni se njihni mirë historinë dhe politikën, ky libër do t’ju ndihmojë t’i kuptoni më mirë presidentët si qenie njerezore, diçka që mediat shpesh harrojnë ta bëjnë.”
Çmimi: 1300 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania