titleToAlt
Ky libër ka të bëjë me të mësuarit për të menduar si një miliarder. Edhe nëse mbani vetëm 10 përqind të urtësisë brenda këtyre faqeve, do të keni ende një goditje të mirë për t;u bërë milioner.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Donald Trump ka mbledhur në një libër të vetëm , këshillat më të mira mbi pasuritë e patundshme nga njerëzit më të suksesshëm dhe me më shumë experience … “Mos u përpiq të marrësh qindarkën e fundit prej tavolinës; sigurohu që edhe njerëzit, të cilët blejnë prej teje, të bëjnë gjithashtu para. Përndryshe, ata nuk kanë për të blerë herë tjetër prej teje." MICHAELSHVO ,Themelues i Grupit Shvo dhe "ndërmjetësi i ri më i suksesshëm i pasurive tëpatundshme në Nju-Jork" “Mami më tha: 'Nëse nuk ke gjoks të madh, vendos kordele te bishtalecat e tu”. Aftësia e mirë për shitje nuk është asgjë më tepër sesa maksimizimi i gjërave pozitive dhe minimizimi i atyre negative. Ndonëse konkurrenca juaj mund të ofrojë diçka së cilës ju s'mund t'i përgjigjeni, kjo nuk ka rëndësi. Ajo çfarë ka rëndësi është që të identifikoni dhe të luani me atë që keni." BARBARACORCORAN ,Themeluese e Groupit Corcoran, kompania kryesore e pasurive të patundshme të Nju-Jorkut. “Pasuritë e patundshme mund të sjellin kaq zbavitje, saqë ti ndihesh thuajse fajtor që fiton para prej tyre." MONDA BASSIL , Presidente e Prestigious Properties të Nju-Jorkut "Kur të shesësh pasuri të patundshme, paguaj taksa vetëm nëse do, kur të duash dhe në atë shumë që vendps ti." GARY GORMAN , Themelues i Exchange Experts 1031, LLC dhe autor i Exchanging UP! "Edhe nëse është një marrëveshje mbi pasuritë e patundshme apo ndonjë sipërmarrje tjetër, çelësi është të gjesh diçka që ti pëlqen ta bësh, dhe më pas ta bësh atë më mirë sesa kushdo tjetër - sepse suksesi vjen më lehtë për njerëzit, të cilët ndjekin pasionin e tyre." DONALD TRUMP, JR. Zëvendëspresident Ekzekutiv për Zhvillimin dhe Blerjet në Organizatën Trump
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Karriera personale  sfidat e njerëzve, si një model i shkëlqyer në jetë dhe shoqërinJohn njihet nga media mbarëbotërore si  Andre Karnexh i shekullit XX , që ka ndërtuar një infrastrukturë bibliotekash publike për ta ndihmuar botën të shkëputet nga cikli i varfërisë nëpërmjet dhuratës së përjetshme të shkollimit. nNjë e treta e librit është sagë biznesi, një e treta shënime udhëtimesh, një e treta dramë njerëzore, ndërsa vetë libri është 100 për qind i shkëlqyer, i shkruar nga një djalë 100 për qind i shkëlqyer.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër kaq të drejtpërdrejtë, Donald J. Trump tregon sekretet sesi mund të bëhet biznes, përshkruan perandorinë e tij të pronave të paluajtshme dhe rolin që ka si kreu i shoqërisë Trump. Me të folurën e drejtpërdrejtë dhe zgjuarsinë e tij karakteristike, Trumpi na jep mundësinë të kuptojmë si të investojmë me zgjuarsi, si t'i bëjmë e të ngrihemi në një nivel të caktuar, si ta drejtojmë me efektivitet punën, si të arrjmë një marrëveshje të caktuar dhe si të ruajmë emrin që kemi. Si njeri i biznesit amerikan, Donald J. Trump është i vetëm në llojin e vet. Në këtë histori të këndshme dhe frymëzuese, ai tregon sesi bëhen gjithë këto punë, duke dhënë ndërkaq edhe mësime me vlerë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me tërheqjen e tij të parezistueshme, romani "Muaji i mjaltit" është fabula e nxehtë dhe drithëruese e një gruaje me një oreks të paparë, si dhe e burrave që guxojnë të çmenden për të.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë në shqip, pjesa e dytë e mbetur e romanit "Frymë të vdekura" - njërit prej librave më të mrekullueshëm të letërsisë botërore, që për një shekull e gjysmë vazhdon të mahnitë lexuesit e të gjitha moshave.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky libër do të krijojë frymën e një drejtimi me ide të qarta. Gjithashtu, do të krijojë kthjelltësi dhe vizion për këdo që punon me një drejtues të vërtetë. Autorët kanë gdhendur një hartë udhëzuese të domosdoshme, të lehtë për t u përdorur dhe frymëzuese për menaxherët, mësuesit, prindërit, drejtuesit ekzekutivë dhe trajnuesit në të gjithë botën.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mësoni sekretin e dietës që përdoret në një qytet të vogël, por që po pushton një komb të tërë: shtojini tri mollë dietës suaj dhe do të bini në peshë!nPlani  3 mollë në ditë është i lehtë për t u lexuar, i lehtë për t u kuptuar dhe, ç është më e rëndësishmja, i lehtë për t u bërë pjesë e pandashme e mënyrës suaj të jetesës. Sot, më shumë se 150.000 njerëz kanë rënë në peshë me planin e Tamit - kjo mund t ju ndodhë edhe juve.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çka e përbën risinë dhe suksesin e romanit Po aktual dhe të denjë për t u rilexuar Ç duhet të dimë, që të arrijmë ta kuptojmë Nga  Uliksi i Xhejms Xhojsit tek  Ujku i stepës i Herman Heses, duke kaluar  Në rrugë të Xhek Keruakut, libri  50 ROMANET E PASHMANGSHME TË SHEKULLIT XX paraqet një vështrim tërësor të romaneve më të shquara të shekullit të fundit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Do të mrekulloheni nga historitë, arritjet dhe heroizmat e shumë personazheve që keni menduar se i njihni, që nga Aleksandri I Madh e deri tek Uilliam Pushtuesi, nga Simon Bolivari deri te Mao Ce Duni. Do t ju ngjallë kureshtje jeta e tyre, emrat e të cilëvenndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një thirrje urgjente për t iu hapur sytë të gjithë atyre që aktualisht zotërojnë një biznes të vogël, por nuk dinë si të veprojnë që të marrin fitimin e merituar.nDuke paraqitur 9 idetë e ngulitura (gënjeshtrat) në biznes, autorët ofrojnë zgjidhje të thjeshta dhe frymëzuese për problemet e krijuara çdo ditë nga vetë pronarët e bizneseve të vogla.n9 GËNJESHTRAT QË MBAJNË PENG BIZNESIN është një libër i përshtatshëm për këdo që ngre një biznes te ri, i shkruar me një gjuhë të thjeshtë, me shembuj e situata konkrete, si dhe me zgjidhjet e tyre.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
I sulmuar nga mijëra substanca jo natyrale, trupi ynë e tejkalon ngarkesën e pranueshme dhe rebelohet, duke krijuar alergji. Në këtë libër do të gjeni një bagazh informacioneshntë detajuara dhe sugjerime konkrete e të zbatueshme lehtë, që na ndihmojnë t i trajtojmënnë mënyrë të pavarur problemet e mbindjeshmërisë në botën që na rrethon e që na përshkon vazhdimisht.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në çdo faqe të librit, jeta ballafaqohet e përplaset me vdekjen, vlerat materiale me ato shpirtërore, e prekshmja me të paprekshmen, drita me errësirën, lënda me frymën. Asnjëra nuk fiton mbi tjetrën, pasi letërsia asnjëherë nuk jep zgjidhje; ajo vetëm kallëzon. Libri hedh dritë mbi dukuritë që trazojnë jetën e njeriut në çdo vend dhe në çdo kohë, gjë që e marrin përsipër ta bëjnë personazhet me veprimet, dialogët dhe monologët e tyre  këta, në ndryshim nga karakteret e romanit të ngurtë, nuk janë të njëtrajtshëm nga fillimi në fund.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër më dyqind fjalë-tituj zbulohen sekretet, karakteristikat teknike, aspektet e jetës publike dhe private të njërit prej futbollistëvë më të famshëm të planetit: Andrij Shevçenkos.nKy libër është çelësi, i thjeshtë por efikas, për të treguar dhe për të njohur sekretet e Andrij Shevçenkos, një nga lojtarët më të famshëem në botë, i cili pasi ka shënuar qindra gola me bluzën e Milanit dhe Ukrainës, ka realizuar një nga ëndrrat më të mëdha të jëtës së tij, fitimin e Topit të Artë.nKy është një fjalor i vërtetë, që të dhuron kënaqësinë e leximit, ilustruar me fotografitë e kampionatit ukrainas.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një roman i shkruar me një stil të veçantë, ku fragmentet e rrëfimit krijojnë një mozaik të tërë dhimbjesh. Rrëfime ngjethëse për jetë njerëzish të fundosur në Mesdhe apo Atlantik, për varkëtarë (ose më mirë: tregtarë të dëshpëruarish) të pashpirt, që vetëm duan të mbushin xhepat duke sakrifikuar jetë njerëzore.nPas shumë rravgimesh nëpër metropole, e pastaj nëpër qoshkat dhe çerdhet e krimit e të jetës së shthurur, ja ku përmbysen shpresat dhe ëndrrat e bukura të fillimit. Pas rënies jo fort të ngadaltë, disa kthehen sërish në vendin e tyre, disa të tjerë i pret fundi i tmerrshëm...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
 Babai në shi është roman-elegji për parajsën e humbur të dashurisë familjare, për zhgënjimet dramatike të individit e të shoqërisë sonë përballë një morali të ri dhe një mënyre të re jetese. Pësimet dhe përsiatjet e Agimit - humbja e së dashurës dhe e fëmijës së tyre, prishja e strehës prindërore, përplasjet midis vëllezërve dhe grindjet e tyre të ashpra me babanë e verbër - zbulojnë jo vetëm një tablo tronditëse nga jeta e shoqërisë shqiptare sot, por dhe perspektivën e zymtë të një bote pa shpirt, pa dritë, pa mirënjohje e kujdes për ata njerëz që na sollën deri këtu.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
 Balzaku dhe Rrobaqepësja e Vogël kineze tregon pikërisht historinë e dy të rinjve që jetojnë në një fshat tejet të skamur mes maleve, të cilët një ditë se nga gjejnë një libër të Balzakut, që i kishte shpëtuar furisë së Gardistëve të Kuq (gjatë tërbimit të tyre antiintelektualist, militantët maoistë digjnin  letërsinë borgjeze ). Pikërisht rreth letërsisë gjysmëklandestine të Balzakut  dhe më pas rreth njohjes së parë me letërsinë të vajzës së rrobaqepësit të fshatit  vërtitet dhe shtjellohet ngjarja. nRomani tregon forcën e humanizmit të dhimbshëm kinez, që ishte i pranishëm edhe kur luftohej për të shpëtuar kokën dhe njerëzit përjetonin tragjeditë historike që shkaktonte marrëzia e udhëheqësve.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Historia jonë është e shënuar nga çifte të famshme: nga Tristani dhe Izolta te Romeo dhe Zhuljeta, duke kaluar nga Napoleoni dhe Zhozefina, Salvator Dali dhe Gala... dhe, duan apo nuk duan ata, është krijuar prej tyre falë vullnetit për të qenë së bashku.nDashuria është një aventurë me fund të pasigurt. Pikërisht këtë na tregojnë të gjitha këto takime dashurie.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
 Dhurata e Hanës na tregon se si duhet t i gëzohemi jetës me gjithë pasuritë, dhembjen, misterin dhe mrekullinë e saj. nMe nota lirike, prekëse e njëkohësisht të paharrueshme, autorja ndalet të na thotë se si ia ndryshoi jetën vajza e saj trevjeçare, Hana; si ajo i dha kurajë në luftën kundër tumorit. Si një histori e veçantë, e treguar në mënyrë të jashtëzakonshme, ky libër do të ngushëllojë çdokënd që është hidhëruar nga humbja e një të afërmi; gjithashtu, do t i ripërtërijë besimin në forcën e dashurisë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shumë dieta dështojnë në praktikë, sepse ju merr uria, janë shumë të ndërlikuara apo thjesht nuk janë të shëndetshme. Me  Dieta IG të Rick Gallop:n- Nuk do të ndieni uri.n- Nuk do të merreni më me llogaritjen e kalorive dhe karbohidrateve.n- Do të kuptoni se është një dietë e shëndetshme, plotëson nevojat ushqimore dhe ju dobëson duke pakësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të trurit.n Të biesh në peshë është relativisht e lehtë me dieta të modës, por të mbash peshën optimale me këto dieta, është e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Rick Gallop ka gjetur çelësin për dobësimin e qëndrueshëm .
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një thesar këshillash të vlefshme, të shkurtra dhe praktike se si duhen mbajtur punonjësit në punë. I shërben çdo menaxheri, që është i interesuar të mbajë në punë më të mirët dhe më të zgjuarit!nËshtë i këndshëm, i goditur, praktik dhe i përshtatur për përdorues të ndryshëm. Është një udhëzues i shkëlqyer, që duhet mbajtur mbi tryezën e kujtdo që drejton punonjës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
MBROJENI VETEN NGA GABIMET QË MUND T JUA SHKATËRROJNË BIZNESIN DHE ZBULONI PUSHTETIN E DYSHIMIT POZITIV.nPse njerëz të zgjuar dhe të aftë bien pre e gabimeve që mund të parashikohen Dhe çka është më e rëndësishmja: çfarë mund të bëjnë për t i njohur dhe shmangur ato nKy libër tregon për teknikat e hetimit, strategjitë mbrojtëse dhe na jep këshilla praktike për shmangien e telasheve. Në klimën aktuale të biznesit me skema të sajuara dhe që mund të shfrytëzohen gjithnjë e më shumë nga kriminelë të paskrupullt e dinakë, ky lloj  dyshimi nuk është thjesht një masë e arsyeshme paraprake, por virtyt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky roman tregon se si luhet fati i një familjeje përgjatë verës së tre viteve, në një interval kohor dhjetëvjeçar dhe në të njëjtin plazh: në brigjet e La Manshit. Nga njëra anë është Suzana - mamaja dhe gruaja e shtëpisë - e cila vendos t i japë fund jetës në  strehën e ëmbël . Nga ana tjetër është i shoqi, një burrë i shkatërruar nga vitet e gjata të mjerimit, si dhe vëllai i tij, Remoja, me jetën e tij të mistershme. Mbi të gjitha janë tre fëmijët - Lili, Vinsenti dhe Martini - të cilët do të tregojnë për jetën e tyre njëri pas tjetrit, duke u përpjekur t i zbërthejnë të vërtetat nëpërmjet heshtjes së tyre të ndjerë dhe prekëse, por edhe përmes pikëpyetjeve të mëdha. nRomani është një sagë shpirtërore, tronditës dhe larg pathosit e sentimentalizmave, ku përcaktohen me saktësi kufijtë e dhimbjeve, lëndimeve, humbjeve e shthurjes, por edhe të nevojës së parezistueshme për të jetuar dhe për të dashuruar.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Romani përshkruan një situatë psikologjike, që qëndron në kufijtë mes çmendurisë dhe normalitetit. nDuket sikur disa tema të mëdha, tepër therëse e megjithatë të përditshme, të dashura për kujtesën e çdo lexuesi, për ndërgjegjen e trazuar të çdo të riu, për përvojën e çdo njeriu, rimerren edhe një herë si për të mos e lënë më shpirtin të qetë, sepse koha e trazimeve nuk ka mbaruar ende dhe nuk ka për të mbaruar asnjëherë.
Çmimi: 300 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania