titleToAlt
Takimet nuk janë shpërdorim i kohës në rast se ato menaxhohen siç duhet. Duke u nisur nga përvoja e tij në fushën e e konsulencës, Brian Tracy, ka mësuar në praktikë se çfarë funksionon në takime dhe se çfarë jo. Tani në këtë udhëzues konciz, ai zbulon idetë për ti bërë takimet një mjet më të fuqishëm për të zgjidhur problemet, marr vendimet, shkëmbyer ide dhe për të arritur rezultate shpejt. Këtu do të mësoni se si të : Përcaktoni një axhendë të arritshme. Strukturoni takime në bazë të llojit, vetëm për vetëm apo në grup, informuese ose për zgjidhjen e problemeve, të brendshme ose të jashtëme, Mbani në rend diskutimet. Shmangni mendimin e grupit, Kërkoni me ngulm të përmbyllni, Arrini pajtimin për hapat e veprimit, caktimin e përgjegjësis dhe afateve. Maksimalizoni përfitimin nga koha e investuar.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar. Në këtë udhërrëfyes të ngjeshur, mjeshtri i shitjeve Brian Tracy shpalos se si ta arrish aftësinë fituese, me 21 mënyra të testuara: Përcakto pikësynimet qartë, për t’i dhënë vlerë çdo minute. Njih produktet tua me rrënjë. Identifiko përparësitë konkurruese. Gjej dhe klasifiko perspektivat me shpejtësi. Krijo relacione që herët dhe ndërto besimin. Njih tre çelësat e bindjes Krijo prezantim efektiv Krijo “megabesueshmërinë”. Tejkalo gjashtë pengesat kryesore. Kërko për veprim.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përcaktimi i strategjisë së biznesit të mundëson të zhvillosh qartësi absolute për produktet, të organizosh burimet dhe të arrish rezultate edhe më të mira se më parë. Mund të tingëllojë si diçka e ndërlikuar, por Brian Tracy njeh mënyrën si ta thjeshtojë. Në këtë libër praktik, ai ndan mësimet më të rëndësishme për planifikimin strategjik. Ti do të mësosh se si të bësh pesë pyetjet kyçe me rëndësi jetike për çdo plan strategjik. Si të përcaktosh misionin korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit. Si të fitosh njohuri të vlefshme. Si të definosh situatën se ku je përballë konkurrencës. Si të ripozicionosh biznesin me produkte, shërbime dhe teknologji të reja. Si të matësh suksesin me objektiva të qarta financiare. Dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çelësi i bërjes më shumë e më shpejtë para, në botën e shitjeve profesioniste. Më lër ta mendoj këtë. Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy, nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat. Biznesi i lulëzoi! Tracy theu çdo rekord shitjesh në kompaninë e tij dhe i rriti të ardhurat personale për njëzet herë më shumë. Që prej këtij zbulimi kanë kaluar shumë vite. Tracy i ka studiuar dhe mbledhur me kujdes teknikat më të mira të realizimit të shitjeve. Tani, në librin “Arti i Realizimit të Shitjes”, ai ndan pasurinë e njohurive, të cilat kanë ndihmuar më se një milionë njerëz që ti rritin rezultatet e shitjeve të tyre. Nuk ka rëndësi sa elokuent ose i apasionuar jeni ju si shitës; nuk ka rëndësi sa tip i pëlqyeshëm jeni, ose sa miqësisht dini të buzëqeshni; nëse nuk arrini ta realizoni shitjen, përpjekjet tuaja nuk vlejnë asgjë. “Arti i Realizimit të Shitjes” ju mëson aftësi të përvetësueshme, të cilat mund ti përdorë çdokush për ta bërë proçesin e shitjeve një sukses të vazhdueshëm. Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme. BRIAN TRACY, sot është trajnuesi më i mirë në botë. Ai ka trajnuar më se një milionë shitësa në dyzet e pesë vende mbarë botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përdoreni këtë libër që ua ndryshon karrierën për të shfrytëzuar burimin e vetë gjenialitetit tuaj intuitiv. Karakteristikë e çdo karriere të jashtëzakonshme është aftësia për të krijuar zgjidhje novatore për sfidat e punës. Aftësitë e menduarit kreatike janë etike për përparimin tuaj profesional. Ky libër ju ndihmon të stumuloni tre nxitësit kryesorë të kreativitetit: të përdorni metoda të tilla si të menduarit prej bazës zero, diskutimi intensiv, të menduarin përfytyrues dhe teknikën nominale të grupit, për zgjidhje problemesh, përmirësim sistemesh, krijim produktesh të reja, dhe për të zbuluar perspektiva të freskëta marketingu.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit. Brian Tracy, ekspert i arritjes së suksesit, ka ndihmuar me mijëra njerëz që të bëhen lidera të jashtëzakonshëm dhe tani, në këtë libër të përmbledhur dhe të fuqishëm, ai zbulon sesi ju mund të: frymëzoni besim dhe besnikëri, të fusni një ndjesi qëllimi në organizatën tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike duke patur në mendje tablonë e madhe, t’i ktheni vështirësitë në mundësira, të ndërmerrni llojin e duhur të riskut, t’i shpallni qartësisht pikësynimet dhe strategjitë dhe të fitoni mbështetje, të krijoni skuadra fituese, të nxirrni përformancë të shkëlqyer nga njerëzit e zakonshëm, të kultivoni marrëdhënie të vlefshme dhe të vini në zbatim Ligjin e Reciprocitetit, të bëheni personi që shihet si njeriu më i përshtatshëm për ta udhëhequr organizatën drejt fitoreve. Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Suksesi ose dështimi i biznesit tuaj varet nga suksesi ose dështimi i përpjekjeve që do të bëni në marketing. Nëse do të jeni në gjendje të identifikoni dëshirat, nevojat dhe aftësitë paguese të klientëve tuaj – dhe t’ua plotësoni ato – ju do të arrini rezultate të jashtzakonshme. Ky libër udhëzues i pazëvendësueshëm përmban 21 ide të fuqishme, të cilat mund t’i përdorni për përmirësimin e menjëhershëm të rezultateve tuaja strategjike të marketingut.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Lajmi i mirë është që menaxherët e mëdhenj nuk lindin…por bëhen. Kur të mësoni se çfarë dinë menaxherët më të suksesshëm, ju do të zbuloni sekrete për të kthyer madje dhe punonjësit më të zakonshëm në performues të jashtzakonshëm. I mbushur plot me mënyra dhe teknika praktike të sprovuara, ky libër thelbësor udhëzimesh ju rrëfen sesi të nxirrni në pah anët më të mira të njerëzve që drejtoni – dhe të arrini lartësi të reja në karierrën tuaj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Më shumë se çdo gjë tjetër, aftësia juaj për ta menaxhuar kohën, do të përcaktojë edhe sukseset që do të arrini. Kjo shpjegohet fare thjeshtë: sa më dobishëm ta përdorni kohën tuaj, aq më shumë gjëra do të kryeni. I mbushur plot me këshilla të mençura, që mund të përdoren mjaft lehtësisht, ky libër nga Brian Tracy, do t’ju ndihmojë të bëni shumë më tepër gjëra, në më pak kohë....dhe, me më pak lodhje.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme për ty si menaxher, është që ti motivosh punonjësit për të dhënë më të mirën e mundshme të tyre. Menaxherët që krijojnë mjedise shpërblyese dhe me energji të lartë, pakësojnë fitimin, ndërkohë që rritin në mënyrë të jashtëzakonshme prodhueshmërinë dhe cilësinë. Në librin " MOTIVIMI ", eksperti i suksesshëm Biran Tracy, i bazuar në dekadat e përvojës së grumbulluar, jep 21 metoda të shpejta dhe të fuqishme për rritjen e frytshmërisë së individit, ose të një grupi të tërë. Ai shpalos mënyrat sesi: Ti sigurosh punonjësit që të ndihen të apasionuar mbas punës që bëjnë. Ti sfidosh ata në detyra që i mbajnë të gjallëruar. Ti plotësosh nevojat e tyre për ti bërë të ndihen jo vetëm të pavarur, por edhe pjesë e së tërës. Tu zvogëlosh frikën e dështimit dhe tu rritësh dëshirën për të provuar. Tu heqësh pengesat që nuk i lënë të ecin përpara dhe, shumë e shumë të tjera!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Negocimi” është një element thelbësor i pothuajse të gjitha ndërveprimeve tona – personale dhe profesionale. E shprehur më thjesht, ata që nuk negociojnë mirë, rrezikojnë të bien viktimë e atyre që e bëjnë këtë. Gjatë gjithë karierës së tij, eksperti i suksesshëm Brian Tracy ka negociuar kontrata me vlera miliona dollarëshe. Tani, me këtë udhëzues të përmbledhur, edhe ju gjithashtu mund të bëheni një negociator mjeshtër dhe të mësoni sesi: Të përdorni gjashtë mënyrat kyçe të negocimit. Të mbani nën kontroll fuqinë e emocioneve kur jeni duke bërë një marrëveshje. Të përdorni kohën në avantazhin tuaj. Të përgaditeni si një profesionist dhe të hyni në negociata nga një pozicion i fuqishëm. Të fitoni qartësi në fushat e pajtimit dhe të mospajtimit. Të dini se kur dhe si të largoheni dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Qëllimi i këtij libri është që t'ju japë juve një varg idesh,metodash,strategjish dhe teknikash,të cilat mund t'i përdorni menjëherë për të bërë shitje më të shumta,më të shpejta dhe më të lehta se kurrë ndonjëherë ". Ky është një premtim prosperiteti që dijetari Brian Tracy e ka parë të përmbushur sërish. Si rrjedhojë e ndjekjes dhe vënies në jetë të ideve të tij, krahasuar me ndjekjen e proceseve të tjera trajnimesh që janë zhvilluar deri më sot, janë bërë milionerë shumë më tepër tregtarë. Të kuptoni psikologjinë që ekziston përtej procesit të shitjes është dicka thelbësore nese dëshironi që ëndrrat e juaja të realizohen me sukses. Ky libër ju jep celësin për ta kuptuar këtë.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania