titleToAlt
Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë. Në pak çaste përjeton dashurinë, dhimbjen, grykësinë, dëshpërimin, humbjen. I ndien tek trazohesh mes rreshtave të librit, i ndien si dallgë që të trondisin dhe rimodelojnë ndjesinë e perceptimeve e emocioneve. Linjat e romanit kanë prekur thuajse çdo mjedis, familjar, shoqëror, politik, mediatik. Personazhe në kërkim të lumturisë dhe kuptimit që ajo mbart, njerëz që kanë humbur busullën e vlerave njerëzore, që gjenden para dilemash të mëdha e zgjedhjeve të vështira të cilat më pas i përkufizojnë e tjetërsojnë. “E premte pasdite” është një roman ku personazhet jetojnë e përpiqen ashtu si në jetën reale t’iu kthejë përgjigje disa pyetjeve munduese në lidhje me pozicionin e tyre në shoqëri e familje, në lidhje me besimin e vlerat që të gjithë ndajmë pavarësisht formës në të cilën i perceptojmë, në lidhje ambicien, kompromisin e humbjen e vetvetes, po ashtu me pastërtinë, ndershmërinë dhe gjetjen e asaj që dikur kemi ëndërruar dhe me kalimin e viteve e kemi harruar. Ashtu si në jetën reale, shumë pyetje mbeten pa përgjigje, shumë të tjera janë ndryshe nga ato që gjejnë personazhet, sepse gjithsecili në rrugëtimin në faqet e këtij libri mund të njohë një pjesë të vetes së tij të parë në optikën e jetëve që rrjedhin aty, por edhe të ndryshuar sipas asaj që përjeton. E premtja pasdite janë ato orët që gjithsecili do donte t’i kishte. Ato çaste kur mund të kthehesh edhe një herë fëmijë, të takosh njerëzit që ke humbur, të ndryshosh të shkuarën e të gjesh shpresën për të ardhmen. Janë ato orë ku mund të takohesh me veten e patjetërsuar nga koha, të bisedosh me të, të dëgjosh tingujt e zemrës që ke harruar se rreh brenda vetes e të ndiesh për pak momente se je në botën tënde ideale, aty ku realiteti mund të ndryshohet, aty ku gjithçka është e mundur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç'kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht. Ajo përpëlitej si një peshk i nxjerrë nga uji, por ai kishte marrë fuqinë e një demoni. Kishte përplasur disa herë kokën e saj pas tokës, gjersa ajo nuk kishte ndjerë më. Për një çast kishte pasur përshtypjen se ajo kishte vdekur, por jo. Gjoksi i ngrihej ritmikisht nga frymëmarrja. Gjoksi i saj i mahnitshëm. Dëshira! Vetëm ajo dëshira instinktive e kishte shtyrë në atë veprim kafshëror. E kishte përdhunuar, por ajo nuk kishte lëvizur. Kishte ndenjur e topitur, pa bërë zë! Si e vdekur! Ashtu kishte përjetuar përvojën e saj të parë. Askush në Sarandë nuk e dinte se nata e parë e një gruaje që ishte më e bukura dhe më e dëshirueshmja nga të gjithë burrat, kishte kaluar në një errësirë të plotë dhe pa asnjë lloj ndjeshmërie. Pasi kishte mbaruar, ai kishte mbetur aty si një budalla, nga frika se mos ndoshta dikush tjetër do të shkonte aty dhe do ta prekte, do t'ia ledhatonte flokët, fytyrën, gjoksin. Kur ajo kishte hapur sytë më vonë, ai i kishte hedhur një vështrim lutës, sikur donte të merrte falje prej tyre.Nata e gjeti Nestin në udhëtim. Po largohej gjithmonë e më larg nga Medea. Ajo s'mund të lëvizte më, por do të ishte një far për anijet e botës së përtejme. Nesti kishte mbështetur kokën pas xhamit. Sytë i rëndonin, por gjumi nuk e merrte. E vranë se ishte e bukur! mendoi me vete për të qindtën herë, pastaj mbylli sytë. Sikur të arrinte të flinte! Pa atë! Pa Medean!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Matildës i rrëshqiti një lot që la një pullë të madhe në jastëk. E ëma nuk dinte si sillej ai me të. Si e lidhte me rripin e pantallonave, pastaj e rrihte. Në fund i thoshte të mos fliste, se përndryshe do e çonte në burg bashkë me të ëmën. Ajo mbyllte gojën dhe nuk ngrihej nga shtrati gjer në darkë kur shtrihej e ëma. Kur atë e merrte gjumi fuste një copë bukë në gojë, pastaj fillonte të endej në errësirë. Nuk kishte forcë as të ëndërronte, as të mendonte. Ndonjëherë lexonte një libër, por tani nuk kishte dëshirë të prekte asgjë me dorë. Gjersa u sëmur nuk kishte shfaqur ndonjë ndjenjë ndaj Ganiut, por tani pranonte edhe urinë, edhe frikën, por atë nuk e donte më. Ai e tmerronte. Pastaj kur qeshte me ata dhëmbët e tij të rënë. Sa i frikshëm që i dukej në ato momente! Edhe kur mbyllte sytë ai i shfaqej me rripin në dorë që e ndiqte për ta kapur. Ajo i shpëtonte njëherë, por ai prapë dukej në qoshen tjetër i gatshëm për ta mbërthyer mes kthetrave. E ëma nuk e dinte për këto, ndryshe nuk do ta linte. Po paratë? Ku do t'i gjenin ato para për të jetuar?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po flitet shumë për letërsinë e angazhuar, atë letërsi që të bën të mendosh, të kuptosh dhe të reagosh. Pikërisht në këtë drejtim rrjedh romani i ri i Brunilda Zllamit. Jetë grash të zakonshme, nga ato që hasim çdo ditë. Në karrierë apo shtëpiake, në metropol apo në zona rurale, të pavarura apo të dërrmuara nga pesha e zakoneve mesjetare, ato janë në kërkim të lumturisë, të asaj lumturie që ka formën e vet tejet personale. Të ngërthyera në martesa të venitura, të privuara nga ëndrrat, të drobitura nga muret që sa vijnë e ngushtohen rreth tyre, të tjetërsuara nga mjedisi që iu ka caktuar rregulla që duhet të ndjekin. Gra që kërkojnë dashurinë dhe gra që s'e kanë njohur kurrë atë, gra që duan karrierën dhe gra që s'janë shkolluar kurrë, gra që duan respekt dhe gra që dhunohen çdo ditë.Pra, çfarë është lumturia vallë? Nëse është një koncept ideal ku ndihemi të përmbushura, cila është optika që na lejon ta shikojmë dhe a duhet të ndjekim të njëjtën rrugë për ta arritur? Nuk jam engjëll , sigurisht nuk është një roman që tregon rrugën drejt lumturisë, por evokon dëshirën, guximin, pasionin, forcën që gjendet brenda çdo gruaje. Tek e fundit, një grua është njeri, nuk ka nevojë për etiketa. Ajo s'është statujë, s'është demon dhe kur dikush ia cënon atë që ka të çmuar, sigurisht që nuk është as engjëll.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ti je e nesërmja" është një libër për miqësinë, dashurinë, iluzionet dhe shpresën. Një libër për rrugëtimin e jetëve që përsosen pikërisht nga vështirësitë, sfidat, rrëzimet e ngritjet. Është përpjekja për të ruajtur atë që është vetvetja, për të mos u deformuar në shpirt nga rrebeshet me të cilat përballesh.Është, mbi të gjitha, ëndrra e një të nesërmeje që s'mund të jetohet pa pasur pranë njerëzit që të kanë shoqëruar dhe kanë qenë pjesë e së shkuarës dhe e së tashmes, ata që janë dhe mbeten gjithnjë pjesë e jotja.Ishin ende në udhëkryq. Jeta e tyre kishte ndryshuar, por duke i lënë sërish më të hutuar se ç'kishin qenë para katër vjetësh, kur e kishin nisur këtë rrugëtim. Ishin plagosur e ngritur, kishin nxjerrë thonjtë për t u kapur në cepa të brishtë, kishin bërë zgjedhje për të cilat e kishin ditur se do të pendoheshin, kishin marrë vendime që i kishin kurthuar. Jeta i kishte dënuar për të vuajtur peshën e gabimeve të reja e të vjetra, vetëm se tani koha rridhte më shpejt, më vrullshëm. Ishin futur në vorbullën e të rriturve, do të tirreshin në tezgjahun e një profesioni të vështirë, që s'do t'iu linte shumë kohë për të menduar për veten. Por ishin sërish bashkë. Si dikur. Të përhumbur në jetët dhe dilemat e tyre, do të gjenin pak dritë në atë lidhje që kishin krijuar dikur, një lidhje që do të mbetej përgjithmonë. Më e gjatë se një ndjenjë, më e fortë se një dashuri. Ishte lidhja që do t i mbante gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Sado të lodhur, të munduar, sado larg, ata do të kishin nevojë për sinqeritetin që ishte brugosur në shpirtin e tyre. Kishin nevojë për të, sepse vetëm ashtu nuk do të ndiheshin të vetmuar në sfidën e re që i priste. Pas një muaji do të fillonte një rrugëtim i ri, i panjohur, i mbushur me pengesa. Por, kur të ndiheshin ndonjëherë të zhgënjyer nga jeta, të trazuar në shpirt, kur të vështronin në listën e njerëzve që njihnin, sërish do zgjidhnin njëri-tjetrin. Kishin nevojë për një pasqyrë ku të shikoheshin dhe të kujtonin të shkuarën dhe të tashmen, të ëndërronin për të ardhmen. Pa pasur frikë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Rrëfim i shtruar, tema prekëse dhe, sigurisht librin nuk mund ta lëshoni nga dora.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Një temë therëse siç është prostitucioni, përshkon dhimbshëm faqet e këtij romani të shkrimtares Brunilda Zllami, e cila ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë në qëmtimin e realiteteve prekëse, tipike shqiptare dhe historish njerëzish të zakonshëm. Dashuria, kompromisi dhe intriga janë linjat ku përqendrohet libri dhe si gjithmonë fundi të lë pa gojë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Lakmia e pangopur, korrupsioni, mashtrimi janë disa nga fenomenet që shpërfaqen brenda këtij libri. Dëshira për të triumfuar, etja për pushtet, grykësia e pafre. Po cili është çmimi i lakmisë? Kjo është pyetja, përgjigjja e së cilës mund të gjendet në këtë libër...
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Një zhdukje e bujshme e një gruaje të njohur për bukurinë e saj të hatashme, zgjon kuriozitetin e një qyteti të tërë duke shtruar një mori pyetjesh: Është vrarë nga i shoqi, është larguar jashtë shtetit apo ka ndonjë mister që fshihet poshtë kësaj ngjarjeje? Në të vërtetë romani ka pikën e vet më të fortë skalitjen e profileve psikologjike të personazheve, të cilët çdokush i has fare thjesht në jetën e përditshme.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.E burgosur e dashurisë së një njeriu që e kishte pranë prej aq shumë vitesh, sa i dukej sikur kishte zënë rrënjë në qenien e saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake. Jeta e tij, e Gretës, e Anës dhe shumë personazheve të tjerë ndërthuren me fije të padukshme dhe secili prej tyre kërkon diçka tjetër. "Një tjetër" nuk është thjesht një grua tjetër, nuk është thjesht një tjetër realitet, një tjetër jetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Brunilda Zllami, me këtë libër, dëshmon edhe një herë aftësinë e saj krijuese, duke na sjellë tema të ndjeshme për cilindo nga ne dhe që e kanë burimin tek realiteti shqiptar. Është kjo njëra nga arsyet pse librat e saj janë bërë aq të dashur për një numër të madh lexuesish. Gjithkush mund të gjejë veten tek personazhet e saj, të cilët mbeten shumë gjatë në kujtesë. Fragment nga libri -Dikur ne ishim bashkë Robert... Dikur... në një tjetër kohë. Tani jo më. – i foli ajo duke fshirë lotët që i rridhnin rrëke. Roberti la pijen mbi tavolinë. Duhet të ikte, por s'i bënin këmbët. Marina ishte aty, ashtu siç e kishte ëndërruar, e penduar dhe jo një përbindësh siç kishte dashur ta mbante mend për ta harruar. Kaloi pranë saj për të dalë jashtë, por nuk mund ta linte pa e përqafuar edhe një herë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten aty. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer. Kishin kaluar shumë vite që kur kishin qenë shoqe. Mes tyre kishin bërë vend dashuria dhe urrejtja. Po tani ç'ndjenin për njëra-tjetrën? Dashuri, apo urrejtje?
Çmimi: 750 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania