titleToAlt
Eksploruesit zbulojnë vende në të cilat ata nuk kanë qenë kurrë më parë. Atyre mund t'u duhet njëfarë kohe derisa t'i bëjnë zbulimet e tyre. Mund ta kenë të vështirë si t'i kuptojnë hartat. Mund të ndjekin shtigje të gabuara apo të marrin kthesa të gabuara. Ka raste që ndonjëherë atyre u duhet t'ia nisin nga e para të gjithë ekspeditën! Sikur eksploruesit të mos kishin pranuar gabimet e tyre dhe të mos kishin vazhduar përpara, ndoshta ata kurrë nuk do të kishin bërë ndonjë zbulim! Të duket e njohur me veten? Nëse e ke problem të pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh vazhdimisht të drejtë, ose nëse shqetësohesh se nuk do të jesh i mirë sa duhet, ky libër është për ty Udhëzuesi Ç'të bësh kur gabimet të futin dridhmat i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t'u përballur me gabimet... në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Klounet bejne numra cirku qe na bejne te shkrihemi se qeshuri. Veshin rroba me ngjyra te ndezura, kepuce te medha, paruke e kapela te shumengjyreshe. E ke vene re sa u pelqen atyre qe njerezit i shohin dhe qeshin me ta?! Shume femije ndihen te druajtur kur te tjeret i vene re. Por disa prej ketyre femijeve vuajne vertet kur jane ne qender te vemendjes. Mos ngjajne pak me ty? Nese edhe ti ndihesh teper i druajtur apo nervoz shume shpesh, ose nese nuk merr pjese ne veprimtari te kendshme ngaqe merakosesh se cfare mund te mendojne te tjeret, atehere ky liber eshte per ty! Udhëzuesi Ç'te besh kur ndihesh teper i druajtur i udheheq femijet dhe prinderit e tyre neper emocionet qe shoqerojne ankthin social, duke perdorur teknika qe bazohen ne parimet konjitive-liber nderveprues vete-ndihmes eshte nje burim gjitheperfshires per edukimin, dhe fuqizimin e femijeve qe te mposhtin ankthin social. Ne kete menyre ata mund t'u gezohen cirkut te argetimeve dhe miqve
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania