titleToAlt
Vepra kryesore e këtij libri është zbulimi i të fshehtave apo manipulimeve të mëdha historike. Ky libër ndjek si një fill i dritën e historisë dhe figurat pishtar të njerëzimit, si edhe figurat apo institucionet e errëta e të fetishizuara me dredhi e gënjshtra nga historia. Autori tregon se planetin e kanë drejtuar dhe vazhdon ta drejtojë një pakicë nga Vllazëria e lashtë që nga koha e Egjiptit, të cilët janë manipuluar nga shteti Luciferik dhe, gjithashtu edhe ata kanë manipuluar me të njëjtën mënyrë njerëzimin. Hap pas hapi lexuesi do të shikojë këndvështrimin e autorit për disa nga fetë kryesore të njerëzimit, duke duke i quajtur ato si shkaktare të prodhimit të një lumi të madh enerigjie negative mbi planet, për shkak të intolerancës dhe fondamentalizimit reciprok.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky mund te quhet libri i pare ne shqip per ndertimin astronomik te Diellit dhe planeteve te tij, ne kuader te Sistemit me te gjere, Plejades dhe rrotullimi i tij si 'planeti' i gjashte dhe me i jashteshkruari i 5 diejve te tjere brenda tij, duke pasur ne qender yllin Alcyne; nje rrotullim zgjat rreth 26 mije vjet, me 12 shenja zodiakale te diellit me rreth 2100 vjet sejcila; toka ndryshon boshtin manjetik 1grade ne 72 vjet; do te shihni ndikimin e fotoneve mbi intelektin e njeriut ne shenjat e ujorit (ku do te hyjme mbas vitit 2012) dhe ne shenjen e luanit, periudha keto te quajtura te arta ne ciklin e 26 mije vjeteve (pra jane 4200 vjet te arta nga ndikimi i fotoneve, gjithesej); libri i pare qe studion shpirtin dhe i kundervihet, feve te te gjitha llojeve, shkences, sistemit te edukimit etj.Nje liber shume i bukur e interesant;
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Është një vepër e veçantë dhe e jashtëzakonshme: rreth 700 faqe të mbushura me kërkime dhe referime historike, biografike e simbolike. Eshtë një kryevepër që lidh të gjitha pikat dhe zbulon lidhjet e fshehura mes personazheve, ngjarjeve dhe tematikave që, në dukje, nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre dhe tregon se të gjitha elementet lidhen në mënyrë të përsosur mes tyre. Vetëm kur çdo pikë të jetë lidhur me tjetrën, do të na shfaqet para syve kuadri i përgjithshëm mahnitës. Nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të mbetemi gojëhapur ndërkohë që, faqe pas faqeje, lcke na zbulon të vërtetat rreth çdo gjëje, nga ngjarjet e historisë së lashtë deri te Interneti holografik që sundon në realitetin tonë. Konspiracioni global, që synon vendosjen e një shteti oruellian, nuk është thjesht "teori". Përkundrazi, është një fakt që mbështetet nga një varg i pafundmë provash dhe përvojash të përditshme. Një rrjet familjesh të lidhura mes tyre, origjinat e të cilave vijnë që nga epokat e largëta, po manipulon ngjarjet përmes politikanëve kukulla dhe personazheve të njohura, dhe po përpiqet kështu të vendosë në mbarë botën një tirani të përgatitur prej kohësh. Por ditët e qëndrimit të tyre në hije tashmë kanë marrë fund. David lcke hedh dritë mbi popullin e hijeve dhe i jep fund kësaj fshehtësie kaq thelbësore për suksesin e tyre. Kush jemi? Ku gjendemi? Përse bota është kështu si është? Vazhdo të lexosh. David lcke është studiues i historisë së fshehtë dhe konspiracioneve, gazetar i njohur dhe konferencier. Pasi ka punuar për kanalin BBC dhe media të tjera, sot zëri i tij përfaqëson një nga alternativat më domethënëse ndaj informacionit zyrtar. Në të gjithë botën numërohen miliona lexues të këtij autori dhe veprave të tij të shumta: "Sekreti më i madh", " Dashuria e pafundme është e vërteta e vetme, gjithçka mbetet është vetëm iluzion", "Liza në botën e çudirave dhe shkatërrimi i Kullave Binjake", "Bijtë e Matriksit", "Unë jam vetvetja, Unë jam i lirë", "Kronika nga spiralja e kohës"etj.
Çmimi: 2100 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania