titleToAlt
"Kujtimet e Sherlok Holmsit" është një përmbledhje e tregimeve të Sherlok Holmsit, e botuar fillimisht në vitin 1893, nga Artur Konan Dojli. Një burrë si Sherloku ka shumë armiq: vrasës të dhunshëm, batakçinj të ulët, fantazma dashurish të vjetra, kërcënues, shkrimtarë helmues, për të përmendur vetëm disa. Por askush nuk është kaq i tmerrshëm e i fuqishëm sa profesor Moriarti. Moriarti është i vetmi, i cili mund të krahasohet me gjenialitetin e Holmsit. Është i vetmi njeri, ndoshta, që mund ta mposhtë përfundimisht detektivin e madh...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Hestia, perëndesha e ëmbël e vatrës, e dashuron gatimin, por është tepër e ndrojtur për të ndarë këtë pasion me nxënësit e tjerë. Sallata e saj e famshme jambrozia është nga më të preferuarat në AMO, por askush se ka indenë se e kujt është receta. Kur i duhet të zgjedhë një simbol, që përfaqësonë më së miri veten për konkursin Shërbimi ndaj Racës Njerëzore, shoqja e saj e klasës qesh me zgjedhjen e saj të parë të një ene gatimi të zakonshme. Pas sikletit fillestar, Hestia vendos të thyejë guaskën dhe të mos jetë kaq e padukshme për këdo rreth e rrotull në AMO. Me ndihmën e Famës dhe një djali me bisht hardhuce me emrin Aska. Ajo nis të kuptojë se ka shumë për t‘u ofruar të tjerëve.Por a do të mundet të tregojë më të mirën e vetvetes përpos gjithçkaje.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sergina ka lindur në 12 gusht të vitit 1988, në një familje të madhe.Studioi në liceun artistik'Jordan Misja', dega pikturë dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në degen Skenografi-Kostumografi Arti për të eshtë ushqim për shpirtin
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Marrëdhënia e tyre përvëluese sensuale përfundoi me zemërthyerje dhe padi reciproke, po Kristian Grei nuk mund ta heqë Anastasia Stillin nga mendja, apo nga zemra. I vendosur për ta rifituar, ai orvatet të shtypë dëshirat e tij më të errëta e nevojën për kontroll të plotë dhe ta dashurojë Anën sipas kushteve të saj. Po tmerret e fëmijërisë vazhdojnë ta përndjekin, ndërsa shefi djallëzor i Anës Xhek Hajdi duket qartë që e dëshiron atë për vete. A do të mundet terapisti dhe miku i besuar i Kristianit ta ndihmojë atë të mposhtë demonët? Apo prirja zotëruese e Elenës, gruas që e joshi në adoleshence dhe përkushtimi i marrë i Leilës, ish- të nënshtruarës së tij do ta tërheqin pas në të shkuarën? Dhe në qoftë se Kristiani i e rifiton Anën, a mundet të shpresojë një njeri kaq i errët dhe i shkatërruar për ta mbajtur?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky liber do t'ju bëjë të vini në diskutim gjithçka mendonit se dinit rreth jetés, që nga lumturia dhe pasuria, deri te qëllimi dhe pushteti. Është një hartë revolucionare per t'u bërë versioni më i mire dhe i jashtëzakonshëm i vêtes. Pikë. Deiv Asprei, biohaker dhe themelues i Bulletproof Exec dhe Bulletproof Coffee Po sikur t'i jepnit vetes leje për të menduar si mendjet më të mëdha krijuese të epokës sonë, të vinit në diskutim dhe të sfidonit rregullat e vjetra dhe të krijonit rregulla të reja rreth idesë së dashurisë, edukimit, përshpirtërisë. punës, lumturisë dhe domethënies? Mos ndiqni konvencione. Kodi i Mendjes sé Jashtëzakonshme ju mëson të jeni të suksesshëm sipas termave tuaj. Nuk ka rëndësi nga niseni, ju mund të ndërtoni një jetë që është vërtet e jashtëzakonshme dhe të Jini një gjurmë në univers. Në këtë liber ju do të mesoni té përkulni realitetin, të vini në diskutim gjepurat, të tejkaloni peizazhin kulturor. të përqafoni thirrjen tuaj, të praktikoni inxhinierinë e vetëdijes, të jetoni nën disiplinën c lumturisë dhe ta shtyni njerëzimin përpara, në mënyrë që të krijoni më tepër lumturi domethënie dhe impakt në bote. Më tepër sesa thjesht një liber fizik, Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme ju lidh me një platforme të tërë mësimore globale dhe me një komunitet, ku ju mund të zhyteni më thellë në çështje, të ndërveproni me autorin, të dëgjoni nga të ftuar të veçantë dhe të lidheni me lexues të tjerë. Bëhet fjalë për një shndërrim në një nivel krejtësisht të ri. Le t'ia nisim.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjecarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri-tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë. Shumë shpejt këta dy djem - njëri në pritje për t’u bërë rabin hasidik dhe tjetri i shkujdesur me Amerikën laike - tërhiqen në botët e njëri-tjetrit, pavarësisht kundërshtimit të fortë të njerit prej etërve. I vendosur në sfond të Luftës së Dytë Botërore dhe të krijimit , I ZGJEDHURI është një roman prekës për transformimin dhe traditën , ritjen dhe mençurin gjetjen e vetes edhe nëse kjo mund të nënkuptojë heqjen dorë nga bashkësia.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Amfitrita dymbëdhjetvjeçare është një vajzë sirenë që dëshiron vetëm të shohë botën , po ka një problem të vogël. Ndryshe nga motra e saj binjake ,Tetisi ,dhe praktikisht nga çdo njeri sirenë tjetër , Amfitrita nuk mund ta ndryshojë akoma formën e vet për të ecur në tokë- dhe ndihet e zënë në grackë nga bishti i saj . Po kur Tetisi ftohet nga Poseidoni për t’iu bashkuar ekipit të tij në Lojërat e Tempullit Amo-së, Amfitrita zë tinëz vendin e së motrës. Ajo që fillon si argëtim dhe lojëra kthehet në telash kur gjigantët prishin garën. A mundet Amfitrita ta ruaje sekretin dhe ta çojë ekipin e vet drejt fitores ?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ata të gjithë i jepnin llogari kryetarit të lozhës... Vite më parë një detektiv privat i ardhur nga Çikagoja solli drejtësinë në një qytezë të kapluar nga tmerri. Tani ai do të paguajë. Një e shtënë e dyfishtë në fytyrë nga një armë gjahu e sharruar lë të vdekur një burrë... dhe zbulon një sekret, që ka ndjekur një tjetër burrë matanë oqeanit, duke vënë në gjurmë të tij kriminelët më të pamëshirshëm të botës. Burrit i nevojitet ndihma e një detektivi të madh... Por a do të mundet këtë radhë Sherlok Holmsi ta shpëtojë atë?
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të Ietërsisë: Majkëll Hençardit. Libri hapet me Hençardin e dehur, që shet gruan dhe të bijën në një fushë ankandi dhe menjëherë, pasi bëhet esëll, e ndjek pendimi ndaj këtij akti të turpshëm, por edhe ngritja deri në pozicionin e Kryebashkiakut të Kastërbrixhit. Gjithsesi, e kaluara e turbullt e përndjek si fantazmë, kur e shoqja dhe e bija shfaqen, ndërsa pasuria e tij financiare dhe emocionale vihen në rrezik nga ngritja këmbëngulëse e rivalit të vet, skocezit finok Donald Farfre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
"Sekretari Intim" është në thelb i lidhur me aventurën parisiane dhe veneciane të Zhorzh Sandit dhe Alfred dë Mysesë, gjatë viteve 1833 dhe 1834, kur edhe ngjizet romani. Intimiteti i tyre letrar është i ngushtë, shkëmbejnë ide, dorëshkrime, konspekte, punojnë krah për krah, duke lexuar së bashku Hofmanin, ndikimi i të cilit mbi "Sekretarin Intim" është i dallueshëm. Por "Ekzistojnë dy qenie brenda Mysesë: njëra e vetëkënaqur dhe plot sharm, tjetra xheloze, idhnake, e rrëmbyer", vëren Pjer Salomoni, njëri nga biografët më te hollë të Zhorzh Sandit. Romancierja, si princesha Kavalkanti në "Sekretari Intim", do të dëshironte t'i shihte miqtë e vet tolerantë. Xhelozia i udhëheq këta në dyshimet më të pamendta. Një grua mund të nxjerrë në pah pamje të jashtme mendjelehta e plot serbesllëk, duke mbetur e panjollë. "Sekretari Intim" është një piketë e rëndësishme në mendësinë feministe te Zhorzh Sandit. Ajo ngrihet kundër një xhelozie tiranike dhe të padrejtë, të cilën do ta ndeshë edhe një herë tjetër me Shopenin, tipi i princit Karol te vepra "Lukrecia Florani". "Sekretari Intim" reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, "sekretarit intim", mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe të xhelozisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Aventurat e Sherlok Holmsit” është një përmbledhje prej dymbëdhjetë tregimesh nga Artur Konan Dojli, me personazh kryesor detektivin Sherlok Holms. Ky vëllim është botuar për herë të parë në 14 tetor 1892, ndonëse tregimet më vete kishin qenë botuar në revistën STRAND nga qershori i vitit 1891 deri në korrik 1892. Tregimet nuk janë në rendin kronologjik dhe të vetmet personazhe të përbashkëta në të dymbëdhjeta janë Holmsi dhe Dr. Uotsoni. Si të gjitha tregimet e Sherlok Holmsit, përveç katër syresh, tregimet e këtij vëllimi rrëfehen në vetën e parë nga këndvështrimi i Dr. Uotsonit. Në përgjithësi, tregimet te AVENTURAT E SHERLOK HOLMSIT vënë në dukje dhe përpiqen të korrigjojnë padrejtësitë shoqërore. Holmsi portretizohet si detektivi që ofron një sens drejtësie të ri, më të ndershëm. Tregimi i parë, "Skandal në Bohemi", përfshin personazhin e Irenë Adlerit, e cila, ndonëse paraqitet vetëm në këtë tregim nga Dojli, është një personazh i shquar në përshtatjet moderne të Sherlok Holmsit, përgjithësisht si një figurë që zgjon interes dashuror te Holmsi. Katër tregime të këtij vëllimi bëjnë pjesë në dymbëdhjetë tregimet e Sherlok Holmsit më të parapëlqyera të Dojlit, mes të cilëve "Aventura e Shiritit me Pika” si tregimi më i dashur për të.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një mbrëmje idilike të fundverës, Greta, Aleksi dhe Smilla katërvjeçare marrin një barkë prej shtëpizës së pushimit pranë liqenit mitik Maran dhe lundrojnë drejt ishullit të vogël në qendër të tij. Greta mbetet në barkë, ndërsa dy të tjerët dalin në breg për të eksploruar. Orët kalojnë, por Aleksi dhe Smilla nuk kthehen. E pështjelluar, Greta del në breg, e sigurt se do t'i gjejë duke luajtur. Ndonëse i thirri dhe i kërkoi nëpër ishull, nuk pa asnjë gjurmë të tyre. Ata thjesht janë zhdukur, pa lënë pas asnjë shenjë. Zhdukja e mistershme dhe ndjekja e ethshme që pasoi, e zhyti Gretën hap pas hapi në një humnerë ngatërrese dhe errësire që sa vinte e shtohej. Janë të vërteta gojëdhënat mbi fuqinë dashakeqe të liqenit Maran? Cili është roli i Gretës në gjithë këtë mesele? Ka ndonjë lidhje mes kësaj zhdukjeje dhe asaj që ndodhi shumë vite më parë, kur babai i Gretës vdiq? Kush ishte personi i mistershëm që u shfaq në kabinë në mes të natës përpara zhdukjes së tyre? Dhe ku ndodhen Aleksi dhe Smilla?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“... 3 -sh rrok dimensione hapësinore e kohore dhe nën tisin ajzbergian përcjell burime të shumta të informacionit kulturologjik për lexuesin. Këtë e vërtetojnë nëntekstet dhe mesazhet morale, të cilat janë të pranishme ndër poezi. Për të gjitha këto, libri fiton tiparet e një enciklopedie poetike për moralin njerëzor, për shpirtin, për jetën, krenarinë tokësore... Mbi të gjitha këto, vëllimi poetik i Dorian Lekës seleksionon fjalën. Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari. Mbase si një numër i bukur, fatsjellës apo jo, ndonjëherë edhe kapriçioz, 3-shi i Dorian Lekës ekziston, pra ndjehet nga kopertina e deri në faqen e fundit të këtij botimi. Fuqia e numrit të përzgjedhur bukur tingëllon, shpërndahet, ndjehet brenda vargjeve, sidomos atyre plot afinitet...”-Dr. Ilir Shyta. “... 3 -sh rrok dimensione hapësinore e kohore dhe nën tisin ajzbergian përcjell burime të shumta të informacionit kulturologjik për lexuesin. Këtë e vërtetojnë nëntekstet dhe mesazhet morale, të cilat janë të pranishme ndër poezi. Për të gjitha këto, libri fiton tiparet e një enciklopedie poetike për moralin njerëzor, për shpirtin, për jetën, krenarinë tokësore... Mbi të gjitha këto, vëllimi poetik i Dorian Lekës seleksionon fjalën. Në këtë libër treshi mistik i Dantes, tercina e tij apo triniteti i shenjtë shkojnë përtej kësaj mënyre të menduari. Mbase si një numër i bukur, fatsjellës apo jo, ndonjëherë edhe kapriçioz, 3-shi i Dorian Lekës ekziston, pra ndjehet nga kopertina e deri në faqen e fundit të këtij botimi. Fuqia e numrit të përzgjedhur bukur tingëllon, shpërndahet, ndjehet brenda vargjeve, sidomos atyre plot afinitet...”-Dr. Ilir Shyta.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania