titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një libër i ri nga Dritëro Agolli , ka qënë ,është dhe do të jetë gjithmonë një ngjarje e spikatur letrare.Libri që po merrni në dorë, është një botim i zgjeruar i lirikës së dashurisë , “E bukura , lozonjarja, tokësorja Grua “ është jo vetëm libri i një të përndjekuri , por edhe i një të përbetuari të dashurisë. Shkrimtarët dhe poetët e mëdhenj si Dritëro Agolli, kanë një magji dhe alkimi të përhershme në krijimtarinë e tyre. Mbasi i ke lexuar, të bëjnë rob, ortak dhe ndjekës, dhe të detyrojnë kohë pas kohe t’u rikthehesh e t’i rilexosh , për të zbuluar dimensione të reja të krijimtarisë letrare dhe të vetes. -Ditën që Patriarku i madh i fjalës dhe i letrave shqipe iku, në shënimet e mia shkrova: “ Dritëroi iku por drita e tij do të rrojë !” . Sot që po hidhja në letër këtë parafjalë ,mbasi kam lexuar “E bukura , lozonjarja , tokësorja Grua “ që ju do merrni në duar, desha të bëj një ndryshim në shënimin tim : “ Dritëroi erdhi sërish, dhe drita e tij do të rrojë ! Gjatë , shumë gjatë !”. –Ilirian Zhupa
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përmbledhjen me aforizma dhe shprehje aforistike mendova ta quaj me një thënie latine : “Nulla dies sine linea “ , që shqipërohet asnjë ditë pa një vijë. Këto janë fjalët e Plinit , historian dhe mendimtar romak, për piktorin e famshëm të Greqisë antike Apelles. Shprehja e Plinit e ka kuptimin : asnjë ditë pa punë. – Autori Aforizmat e Dritero Agollit përbëjnë një libër me modele të stërlashta sa gjithë historia e mendimit njerëzor , po aq sa dhe me origjinalitetin e një shekulli të ri. Nuk është aspak e vështirë t’ua gjesh vendin dhe pozicionin aforizmave të këtij libri në strukturën terësore të veprës së Dritëro Agollit .
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në ditëlindljen e tij të 85-të, shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli ka sjell një vëllim me poezi të shkruara ndër vite por të pabotuara. Nën titullin “Më prit edhe pak”, ky libër i dedikohet bashkëshortes së shkrimtarit, Sadijes. Veç dashurisë për bashkëshorten, Dritëroi nuk i trembet vdekjes, si rrallë poetë të tjerë, ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin e tij. E dashur Sadije, Të dua si jetën time, madje edhe më shumë; dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti tëjetosh. Unë edhe i vdekur, do të ndjek për të të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftëedhe me anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia.
Çmimi: 850 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania