titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në shumë nga luftërat e pafunda të racës njerëzore pjesa më ë madhe e atyre që vishen me uniforme ushtarake nuk kanë lidhje as me luftën as me uniformën. Kjo është historia e jashtëzakonshme e një oficeri të Hitlerit dhe e një partizaneje shqiptare, e parë në një këndvështrim të ri për Luftën Nacionalçlirimtare.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Historia e jashtëzakonshme dhe prekëse e një djali shqiptar nga fshati Ishëm i Durrësit, i lindur me një talent të rrallë për pikturë, i cili falë përpjekjeve të tij, përkrahjes së njerëzve që e deshën dhe mbështetjes financiare të familjes mbretërore shqiptare dhe shtetit italian, që e ndihmuan të shkollohej, ia doli të bëhej një nga piktorët më të njohur të Italisë dhe Europës. Ky djalë quhej Ibrahim Kodra.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Historia e vecantë e jetës së një gruaje, e vendosur në tri periudha kohore: monarki, Luftën e Dytë Botërore dhe komunizëm; sfida që ajo i bën shoqërisë dhe moralit të saj fals në emër të një dashurie të madhe. Një histori për të gjitha gratë që sfidojnë kohën e tyre, një histori për të gjithë burrat që u qëndrojnë pranë
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një anilje shqiptare me origjinë ngafshati, prindërit dhe dy fëmijë adoleshentë, emigrojnë në SHBA, ku ndeshen me një sërë vështirësish dhe problemesh, të cilat duhen kapërcyer. Në roman trajtohet fenomeni i bulling-ut, i përhapur edhe në shkollat tona. Po ashtu një vend të spikatur zënë edhe marrëdhëniet fëmijë-gjyshër, të cilat në ditët tona po kalojnë një krizë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“I pafund ishte oqeani” – Kjo është një vepër e ngritur mbi një simbolikë tepër të veçantë: udhëtimin e detyrueshëm nëpër oqeane të një mase njerëzish drejt një bote lumturie që nuk ekziston askund. Kjo masë njerëzish mbahet forcërisht në një anije gjigante dhe askush nuk e di çfarë do të ndodhë të nersërmen. Udhëtimi i tyre është metaforë e pasigurisë që e rrethon racën njerëzore në ditët tona, por edhe gjatë gjithë historisë së saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në Janinën e kohës së Ali Pashës një arkitekt napolitan i arratisur nga vendlindja njeh një vajzë shqiptare myslimane. Fatet e këtyre dy njerëzve ndërthuren, ndërkohë që janë të rrethuar nga një mjedis i egër dhe armiqësor paragjykimesh, ku spikat figura e sundimtarit të Janinës. Një histori e rrallë njerëzore, që shkon përtej mureve ndarës të shoqërisë dhe kohës që i përket.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një libër për të rinj të moshës 14-18 vjeç. Romani i përket zhanrit fantastiko-shkencor. Një grup të rinjsh gjimnazistë, gjatë një ore praktike mësimore nën det, bien robër të një baze të fshehtë ushtarake, nga e cila pritet që së shpejti të nisë një sulm për pushtimin e vendit të tyre. Të rinjtë humbin kujtesën, vetëm njëri prej tyre arrin t’i shpëtojë këtij kurthi dhe pas shumë rreziqesh kthehet në atdhe për të njoftuar në lidhje me ekzistencën e bazës.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“ Ëndrrat e anijes me vela” – ( Për moshën 12-16 vjeç) Roman i llojit me probleme shoqërore. U botua në vitin 2003. Trajton botën e fëmijëve dhe të rinjve në kohën e diktaturës komuniste. Familja e Lorikut bëhet viktimë e një dënimi të padrejtë: babai i tij, drejtor i një uzine, burgoset për sabotazh, ndërsa pjesa tjetër e familjes internohet në një fshat të humbur. Shkatërrohen shumë gjëra në jetën e Lorikut dhe motrës së tij më të vogël, pikërisht në moshën e tyre më të bukur. Por duhet mbijetuar dhe fëmijët bashkë me nënën e tyre arrijnë të mbijetojnë me shumë sakrifica e vuajtje.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libri tregon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës për punë dhe për luftë. Kali njeh mizoritë njerëzore, sidomos ato të luftës. Ëndrra e madhe e lirisë e çon kalin, me emrin Biri i Erës, drejt arratisë bashkë me shokët e një cirku shëtitës, ku punonte prej disa vjetësh. Më në fund ata shpëtojnë nga zgjedha e njerëzve.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një libër për fëmijë të moshës 10-14 vjeç. Libri me aventura ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Libri merret me raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër të librit është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij. Por ai arrin t’i bindë prindërit se nuk ka talent dhe jeta e tij merr një rrjedhë tjetër, sidomos pas përfshirjes rastësore në kapjen e disa banditëve që kanë grabitur një bankë, një ngjarje që vë në provë karakterin e tij.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Libri u botua fillimisht në vitin 1999 dhe përshkruan ngjarjet e vitit 1997, kur në Shqipëri ra shteti për shkak të trazirave pas falimentimeve të firmave piramidale. Njerëzit shpërthyen depot e armëve të ushtrisë, gjë që çoi në situata të shumta dhune dhe përplasje mes grupeve rivale. Gjatë atyre muajve të vështirë pati shumë viktima, mes të cilëve edhe fëmijë. Në këtë libër përshkruhet pikërisht përjetimi nga fëmijët i atyre ngjarjeve.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Një libër për moshën 1-12 vjeç. Romani është i zhanrit të fantazisë dhe u botua në vitin 2002. Falë njohjes me një zonjë të pasur, jeta e një qeni rruge ndryshon tërësisht. Atë e merr zonja në shtëpinë e saj dhe miqësohen aq shumë të dy, saqë kur zonja vdiq, i la trashëgim qenit gjysmën e pasurisë së saj. Një gjë e tillë tërbon nipërit dhe mbesat, që vendosin të heqin qafe qenin.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Histori për fëmijë. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar në moshë të re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i parë, një novelë për fëmijë, u botua në vitin 1981. Në vitin 1984 u pasua nga një roman me temë historike po për fëmijë. Në vitin 1989 botohet romani i tij i parë për të rritur "Katër yje në qytet", i cili fitoi çmim kombëtar dhe tirazhi prej 8000 kopjesh u shit brenda një kohe të shkurtër. Pas një ndërprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet përsëri letërsisë, kryesisht në romanin për të rritur dhe për fëmijë. Ai boton disa romane për të rritur dhe rreth 20 libra për fëmijë e të rinj, duke u bërë brenda pak viteve një nga autorët më të lexuar në vend. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin më të mirë për fëmijë e të rinj në vitet 1996 dhe 2002. Romani i tij "Meriyll" është renditur në Listën e Nderit të IBBY - it për vitin 2002. Pas një anketimi të kryer nga UNICEF - i, Lëvizja "Mjaft" dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në vitin 2006, Viktor Canosinaj u shpall shkrimtari më i lexuar për fëmijë e të rinj. Ai vazhdon ta ruajë këtë pozicion në mënyrë të pandryshuar dhe disa nga romanet e tij ndjekin rrugën në treg si bestseller. Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i studimit " Nga Liza te Harri Poteri", studim kushtuar letërsisë për fëmijë. Ai ka përkthyer nga anglishtja dhe italishtja letërsi për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa për fëmijë e të rinj ka përshtatur romanin "Don Kishoti i Mançës".

Pjesë e shkëputur nga romani “Hëna mbi Kështjellë”: Kur brofi ndenjur në shtrat dhe vuri duart para gojës, ishte vonë për ta ndalur: klithma rebele e kënaqësisë, e papërmbajtur, drithëruese, e ëmbël deri në vetëdorëzim, kishte shkuar larg. Ishte përzier me zhaurimën e ujërave të një vendi të panjohur malor rrethuar me lisa të lartë, që nuk të lejonin të dalloje në ishte ditë apo natë. Gruaja vështroi rrotull nëpër dhomën e madhe, ku errësira i bënte orenditë të ngjanin si kafshë të përgjumura me forma të çuditshme. Ende nuk po mësohej me to. E tërë ajo shtëpi dykatëshe prej guri dhe druri, ndërtuar në stil otoman, ishte e mbushur me orendi dhe mobilje të panjohura për të, konturet e të cilave merrnin natën forma të frikshme. Duke dihatur tashmë tinëzisht ajo futi dorën nën rroba dhe preku veten për t’u bindur se thjesht kishte qenë një ëndërr. “Zot, pse duhej të më ndodhte pikërisht me atë njeri?” - pyeti veten. I ktheu sytë anash e trembur. Aty pranë, shtrirë në brinjë me pamjen e shkujdesur të një bariu, që është mësuar ta kalojë natën jashtë, rënë drejt e në tokë, mbuluar me një gunë, i shoqi flinte. Të paktën ashtu iu duk asaj. “Faleminderit, Zot, nuk e ka dëgjuar atë klithmë të çmendur! - mendoi gruaja. - Gjatë dashurisë me të nuk kam klithur kurrë ashtu.” Ajo doli nga shtrati duke u munduar të bënte sa më pak zhurmë, por në çastet kur po i afrohej derës, i shoqi i foli me një ton çarmatosës: - Vilma, e dashur, nuk është nevoja të shqetësohesh. Do të nisem vonë. - Nuk fle dot më, - u përgjigj ajo. - Vazhdon të të duket ky qytet një vend përrallash? - Në të vërtetë... pjesën më të madhe të kohës... - Në përralla ndodhin gjëra të çuditshme. Gruaja ngriu me njërën këmbë në ajër. “Do t’i ketë dëgjuar edhe rënkimet, edhe klithmën, - mendoi e pataksur. - Dhëntë Zoti, nuk kam përmendur emrin e shqiptarit!” Arriti ta ulte këmbën mbi qilimin e dyshemesë dhe doli pa kthyer përgjigje në mesorinë e gjerë të katit të dytë. Hodhi krahëve një shall leshi, pastaj u ul në një karrige lëkundëse në çardakun e shtëpisë. Ishte ende e ngrohtë, e paçliruar nga magjia e dashurisë së fshehtë. I bëhej sikur duart e shqiptarit e preknin ende nëpër trup. Ndërsa kishte hapur këmbët anash dhe e kishte tërhequr atë mbi vete, Vilma i kishte buzëqeshur paturpësisht, duke e vështruar drejt e në sy. Shqiptari kishte filluar të lëkundej mes këmbëve të saj duke e vështruar i magjepsur, ndonëse ajo nuk kishte qenë kurrë e bukur. Gruas i qe dukur se një pjesë e brendshme e trupit të saj, e lëngshme, e nxehtë, po shkëputej prej saj. Në ato çaste i kishte ngjeshur duart në shpatullat e lagura të shqiptarit. Kishte qenë një akt i plotë dashurie, i shoqëruar me një kënaqësi që Vilma nuk e kishte provuar kurrë në ata katër vjet të jetës së saj martesore, edhe kur i shoqi kthehej në shtëpinë e tyre vieneze pas muajsh të tërë mungese.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesë e shkëputur nga romani kushtuar piktorit Ibrahim Kodra “Mall i Kaltër”: Kur mbërriti në studion e Paskalit, gjeti atje një njeri të trembur, me shikim të ngrirë. Profesori u mundua të buzëqeshte dhe duke u munduar të bënte humor, tha si i zënë ngushtë: -Kodra, nuk kam ç’të të mësoj më. Miku mori në krahë një burrë të hequr, tashmë të thyer në moshë, me flokë krejtësisht të rënë dhe një dridhje të lehtë duarsh. I zoti i shtëpisë e ftoi të ulej. Kodra vështroi rrotull. Sytë i shkuan te një punim i mbuluar me një pëlhurë doku, pastaj u ngulën në një vazo qelqi mbushur me formalinë, ku ishte futur një send i çuditshëm. -Më erdhi keq për Ketin, - tha miku. Profesori i ktheu sytë nga punimi i mbuluar me pëlhurë. -Vdekja e saj qe pjesë e fatit, - tha. - E pashmangshme. -Arrite ta përfundosh bustin e saj para... vdekjes? -Po. Ishte ende luftë. Herë pas here Tirana bombardohej nga anglezët. Ndodhet atje. Paskali tregoi nga punimi i mbuluar. Kodra u afrua dhe e zbuloi. Ndonëse qe dëmtuar në disa vende, skulptura iu duk mahnitëse. Dëmtimet, ashtu si detajet e munguara në art, ia shtonin edhe më shumë bukurinë. -Vepër e jetës, - tha miku duke kthyer sytë i hutuar nga vazoja e qelqit mbushur me formalinë. -Nuk dua të flas për këtë, - u përgjigj Paskali. - I përket së shkuarës. Kodra pa sërish nga vazoja. I shtangur dalloi se brenda saj ndodhej një zemër. -Nuk ndihem mirë kur flas për të, - tha profesori. -Pra, ajo atje në vazo është zemra e Ketit?! -Kodra, ke mbetur po ai, kërkon t’i dish të gjitha. Kur ajo vdiq, duket të kem qenë në gjendje kllapie. I çava kraharorin dhe i mora zemrën. -Ju kërkoj falje për kureshtjen e tepruar! Ndërsa shoqëruesit e mikut ishin ulur në një divan dhe po diskutonin për një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Paskali foli i pezmatuar si atëherë, më 1942, kur nxënësi i tij ishte përzier me komunistët: -Kodra, ç’dreqin kërkove që erdhe? -Më ftuan profesor dhe...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë dhe fantazi. Trajton probleme familjare të familjes shqiptare në vitet ’90 dhe krizës që ajo kalon. Dy fëmijë, motër e vëlla, bëjnë çmos t’i mbajnë të bashkuar prindërit e tyre, që po shkojnë drejt ndarjes. Në ndihmë ju vjen një vajzë jetime e shndërruar prej vitesh në guackë, e cila merr pjesë gjallërisht në ngjarjet e librit dhe bëhet shpëtimtare për familjen e fëmijëve. Në fund të librit edhe ajo vetë shndërrohet përsëri në njeri dhe birësohet nga një çift pa fëmijë.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Roman i llojit të fantazisë. Vigi, një djalë 11-vjeçar, me anë të një filmi të realizuar në kompjuter nga një shoqja e tij e ngushtë, përjeton një sërë ngjarjesh fantastike, që vënë në provë karakterin e tij, duke e paraqitur ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Në fund Vigi merr vesh se gjithçka është një mesazh i gjatë kompjuterik i dërguar nga shoqja e ngushtë me rastin e ditëlindjes së tij.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
U botua në vitin 2000. Roman i llojit të problemeve shoqërore. Ka njohur disa ribotime, duke u shndërruar brenda pak kohe në një bestseller. Është renditur në Listën e Nderit të IBBY-it për vitin 2002. Nga anketimet rezulton libri më i lexuar nga adoleshentët shqiptarë. Trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13-vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë. Ndërkohë babai i saj ka mbetur pa punë dhe ka probleme serioze me alkoolin. Në sajë të mbështetjes së Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t’ia dalë mbanë dhe të shpëtojë nga trafikimi. Mes Sidit dhe Meriyllit lindin ndjenjat e para të dashurisë.
Çmimi: 400 Lekë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania