titleToAlt
Fjalori Filozofik u drejtohet studentëve, intelektualëve, specialistëve të filozofisë, por dhe lexuesit masiv. Fjalori përmban mbi 700 rubrika për konceptet, drejtimet, rrymat dhe shkollat filozofike. Kjo e bën atë të përafërt me një enciklopedi filozofike. Në Fjalor lexuesi do të gjejë përcaktime të termave filozofikë, kritere vlerësimi të çdo mendimtari, duke u nisur nga evidentimi i asaj që ai ka dhënë të re në krahasim me paraardhësit. Çdo popull, i madh a i vogël, ka "në pronësi" atë që quhet filozofi e popullit. Me një pikësynim të tillë, në Fjalor janë përfshirë edhe figura historike të rëndësishme të mendimit filozofik, social e politikshqiptar. Lexuesi do të gjejë në Fjalor edhe një shtojcë me rreth 120 terma filozofikë në gjuhë të huaja, kryesisht në latinisht, që si rregull përdoren pa përkthim në literaturën filozofike.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Këto përralla, që i përkasin letërsisë gojore dhe kujturës popullore franceze, janë qëmtuar kryesisht në serinë e gjatë të përrallave nga trojet e Francës dhe gjejnë vend në faqet e këtij vëllimi si një ushqim i përzgjedhur i mendjes, tek mbartin në vetvete moralin e ture të pastër. Ato kanë shijen e të thënit bukur, shfaqin kuptim të hollë qëndrojnë jashtë dhe përtej të zakonshmes, duke u përtypur lehtë nga mendimi dhe duke rrezatuar kulturë të përgjithshme dhe ndihmojnë në një njohje më të mirë të qytetërimit francez
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
BOTIME: 1996: "Lumi i ëndrrave të mia ", poezi. 2004: "Shënime të një europiani pranë Budës dhe Hiroshimë", shënime udhëtimi. 2005: "Re të ftohta", poezi (në 2008 botuar rumanisht nga Shtëpia Botuese "Privirea ", përkthyer nga albananologu i njohur Marius Dobrescu). 2005: "Vepra e Çajupit dhe takimet e saj me rrvmat letrare", studim. 2006: "Gjyshi në komizë", novelë për femijë. Duke lexuar tregimet që janë përmbledhur në "Net mëkatarësh", të shkrimtarit Ermir Nika mua më magjeps jo vetëm çdo zhvillim tragjik apo tragjikomik midis personazheve të ndryshme, por edhe shija e bukur që e krijon drejtpërdrejt stili letrar i autorit në gjuhën shqipe. Si një lexues i huaj, më interesojnë përjetimet dhe pikëpamjet e ndrvshme në tranzicionin (jo vetëm) politik nga periudha e diktaturës deri në kohët e sotme. Më prekin në zemër me gjallëri, pa stereotip! ICHIRO IURA - albanolog, japoni Ermir Nika është tashmë një zë i konsoliduar në prozë, veçanërisht në gjininë e tregimit, të cilin pak shkrimtarë bashkëkohorë shqiptarë marrin guximin ta lëvrojnë. Por, si dhe në tregimet e tij të mëparshme, ku u dallua menjëherë origjinaliteti dhe mjeshtëria e natyrshme e tregimtarit, tek Net mëkatarësh Ermir Nika shpalos të gjithë aftesinë e tij për ta zotëruar tregimin teknikisht, si një formë shprehjeje letrare për të përçuar idetë e tij: mbi fatin njerëzor, mbi vetë ekzistencën, mbi marrëdhëniet e ndërlikuara njerëzore, mbi vetë pafundësinë e luhatjeve shpirtërore, që, në vetvete janë universale. Dhe këtë e arrin përmes një gjuhe të pasur e moderne shqipe, larg manierizmave stilistikore dhe nëpërmjet një leksiku që ndjek zhvillimet më të përpunuara e më të plota të gjuhës. DIANA ÇULI - shkrimtare, Shqipëri
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
"Meqë shahu është loja më fisnikëruese dhe kërkon mjeshtëri më të madhe në krahasim me lojërat e tjera, ne po tregojmë së pari për shahun".- Nga "Libri i lojërave" i mbretit Alfonsi I Mençur, I botuar në Sevilje më 1283. " E çuditshme është që unë drejtoj botën nga India në lindje deri në Andaluzi në perëndim dhe nuk ia dal dot me tridhjetë e dy figurat e shahut në hapsirën dy bërryla herë dy".- Kalifi Al-Mamun shek IX. “Libri që i paraqitet lexuesit është një nga më të mirët për të mësuar shahun, këtë lojë kaq të bukur mijëvjeçare, së cilës nuk i është gjetur fundi deri më sot. Atë do ta lexojnë e studiojnë jo vetëm fillestarët, por edhe ata që tashmë kanë një përvojë. Libri është shkruar me një gjuhë tërheqëse.”-Fatos Omari, Mjeshtër shahu
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni: Mbi 30 000 fjalë e mbi 90 000 kuptime; Mbi 150 000 thënie e shprehje; Mijëra fjalë të leksikut të përditshëm tematik; Paronime e fjalë të ngatërrueshme, të grupuara sipas afërsisë shkrimore ose shqiptimore; Amerikanizma; Shënime e shpjegime plotësuese për fjalë të afërta për nga kuptimi a përdorimi; Shkurtime e shkurtesa; Emra gjeografikë dhe banorët sipas tyre; Vende dhe gjuhë; Pasqyra leksikore, fjalëformuese e gramatikore; Teknikën e leximit në gjuhën angleze; Rregulla të drejtshkrimit.
Çmimi: 2100 Lekë
titleToAlt
• Fjalor themelor e praktik për të gjithë; • Me rreth 10 000 njësi frazeologjike të përdorshme gjerësisht; • Me vargje sinonimike të pasura; • Me ndarje kuptimore e me shpjegime të plota për kuptimet e përdorimet; • Me rreth 30 000 shembuj të shkurtër nga shumë burime (ligjërimi i folur popullor, folklori, letërsia artistike shqipe dhe e përkthyer, publicistika etj.).
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor ju ofron: ♦ Mbi 20 000 fjalë; ♦ Serbishte dhe shqipe moderne; ♦ Shembuj, shprehje dhe idioma të përdorimit të përditshëm; ♦ Terma teknike dhe shkencore; ♦ Thjeshtësi në përdorim; ♦ Ndihmë praktike për përkthim; ♦ Lehtësi për ta patur me vehte kudo.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni: - 11 000 fjalë bazë dhe 22 500 fjalë të prejardhura dhe të përngjitura. - 10 000 barazvlerës të gegërishtes. - Krahinorizma gege e toske të shkoqitura.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Auxi Barrios Rodrigez lindi në Sevilja në vitin 1968. Nga fëmijëria e saj kujton orët e gjata që kalonte duke lexuar në bibliotekën e shtëpisë së Huan Ramon Himenezit, poet i shquar spanjoll që jetoi në Moger, fshat që ka shërbyer si frymëzim për Alusemën. Që në moshë të re ka fituar disa çmime letrare për tregime dhe për poezi. Është Doktore e Shkencave në Filologji Hispanike dhe Profesore e gjuhës spanjolle pranë Universitetit Komplutense të Madridit. Aktualisht ndërthur mësimdhënien dhe aktivitetin shkencor me krijimtarinë letrare.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
"Mësojmë duke u zbavitur" - metodë për mësimin e gjuhës frënge duke u argëtuar.E pasur me trogime, anoktoda apo lojra zbavitëse.Gjuha e thjeshtë, në përshtatje me programet mësimore.Kryesisht për moshat e reja,por edhe për të gjithë të interesuarit e gjuhës së bukur frënge.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Fjalor më i ri shqip-anglisht për të huajt ofron:anglisht dhe shqipe moderne;fjalët dhe termat më të përdorshme;një numër të madh kuptimesh të fjalëve;thjeshtësi në përdorim;ndihmesë përkthimi në çdo kohë dhe kudo. This book was written to facilitate day-to-day communication between English readers and Albanian people.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Fjalor me shqipe gjithëpërfshirëse - gege e toske, kosovare, çame e arbërishte të dalluara, jo të hedhura në një "thes" si krahinorizma.Shprehje të përdorshme, idioma e proverba. Shënime ndihmëse për përdorimin e fjalëve.Terma nga fusha të dijes të verifikuara me botime të besueshme. Nga autori: Seria e Fjalorëve Anglisht-Shqip dhe Shqip-Anglisht • Fjalor Shqip-Anglisht 45 500 fjalë, EDFA 1999 • Fjalor Anglisht-Shqip 75 000 fjalë, EDFA 2000 • Fjalor Anglisht-Shqip 40 000 fjalë, EDFA 1999 • Fjalor Anglisht-Shqip 25 000 fjalë, EDFA 2002 • Fjalor Shqip-Anglisht 35 000 fjalë, EDFA 2000 • Fjalor Anglisht-Shqip 35 000 fjalë, EDFA 2002 • Fjalor Shqip-Anglisht-Shqip,10 000 fjalë,EDFA 2004 Fjalor Themelor i Gjuhës Shqipe 33 500 fjalë, EDFA 2008 The most comprehensive Albanian-English Dictionary to date, covering standard Albanian, dialects and subdialects - Gheg, Tosk, Kosovar, Çam, and Arbëresh clearly marked as such. A wealth of useful set phrases and idioms and usage hints. A wide range of scientific terms from astronomy to zoology checked for accuracy from reliable sources.
Çmimi: 6000 Lekë
titleToAlt
"Fonetika e gjuhës shqipe" është pasqyrë e rezultateve më të fundit në fushën e studimeve për fonetikën e gjuhes shqipe. Ajo merr parasysh rezultatet e arritura deri më sot për fonetikën e shqipes dhe kërkon t'i çojë ato më tutje.Vepra është përgatitur si tekst për studentët e filologjisë që ndjekin kursin e fonetikës së gjuhës shqipe. Duke qenë se libri u drejtohet studentëve të vitit të parë, paraqitja e problemeve është e thjeshtësuar.Teksti synon t'u japë studentëve normën fonetike të shqipes standarde. Pra, ai është normativ dhe, si i tillë, nuk paraqet variantet territoriale ose shoqërore.Vepra trajton aspektin nyjëtimor, akustik dhe funksional të tingujve të shqipes standarde. Ajo niset, pra, nga mënyra e realizimit të tingujve në ligjërimin e përditshëm për të kaluar pastaj në funksionin e tyre gjuhësor.Është një vepër referimi jo vetëm për studentët e shkollave të larta, por edhe për të gjithë ata që janë të interesuar të njohin për së afërmi fonetikën e shqipes standarde.Autori është doktor i Universitetit të Parisit III Sorbone, në fushën e fonetikës dhe ka një përvojë të gjatë në fushën e studimeve për fonetikën e shqipes.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Shkrimet e këtij libri janë fryt i një punë Hulumtuese e studimore gjatë dekadës së parë të këtij shekulli. Ato shfaqin në mënyrë modeste e simbolike, portretin historik e epik të kombit shqiptar në përpjekje të paepur për liri, pavarësi, dinjitet e identitet të lashtë, e mbi të gjitha, forcën e tij morale e shpirterore për të mbijetuar në tallazet e historisë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Këto përralla perse e arabe, plot art e psikologji, mbartin në vetvete mesazhe të vyera morale e filozofike, tek shpalosin vlera të shumanshme kulturore e edukative. Ato janë përcjellë gojë më gojë, siç thotë Volteri, "nga i ati te i biri, nga e ëma te e bija, nga shtëpia te komshija", duke rrezatuar gjerësisht përtej botës perse e arabe dhe duke fituar kësisoj një terren pjellor lulëzimi të përhershëm. Ato janë të mbushura me fjalë të urta që shfaqin gjeninë e botës orientale, sintetizuar në proverbin e fuqishëm arab: "Në shoqërinë njerëzore, më i dobëti është ai që nuk di të ruaj një të fshehtë; më i forti është ai që bën zap zemërimin e vet; më i duruari, ai që fsheh varfërinë; më i pasuri, ai që kënaqet me aq sa i ka dhënë Perëndia".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një kate qe kërkon të martohet, Një gjeth krëkon të vallëzojë, Një re pulplore që qesh e qan, Dhe një këngëz fluturake në udhëtimin e saj... Një princeshë e vogël,mikeshë me bishën, Një Gishto kalorës mbi një Veshkaush, Një fustan me pulpa...një... ...Një tufëz përrallash Për t’u sjellë gëzim fëmijëve
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni:Mbi 120 000 fjalë dhe ilustrime me shembuj përdorimi.Një numër të madh shprehjesh të përdorshme frazeologjike e idiomatike.Mënyrë të thjeshtë e mjaft praktike në përdorim.Terma të informatikës, që futen për herë të parë.Çdo term të shoqëruar me fushën e përdorimit.Anglicizma që kanë hyrë në gjuhën frënge.Të dhëna të hollësishme gramatikore për emrat, mbiemrat, përemrat,nyjet, foljet, etj., si dhe rregullat e shqiptimit.25 folje model të zgjedhuara për të tre grupet e foLjeve. Listën e foljeve të parregullta.Një listë të organizatave dhe institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare. DICTIONNAIRE FRANÇAIS-ALBANAIS:Avec plus de 120 000 voix et illustrations.Il y a un nombre asez grand d'expressions frasEologiques et idiomatiques. Simple et pratique a consulter.Pour la premiere fois il y a des termes de l'informatique. Chaque terme est accompagne de la categorie de son domaine d'utilisation.Il content des anglicismes faisant partie de la langue française.Il y a des informations assez detaillees grammaticales sur les noms, les adjectifs, les pronoms, les articles, les verbes, etc, ainsi que les normes de prononciation.Il y a 25 verbes modeles conjugues pour les trois groupes de verbes.On y trouve la liste des verbes irreguliers. Il y a une liste des plus importantes organisations et institutions internationales.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në këtë fjalor do të gjeni:Mbi 35 000 fjalë e shprehje;Transkriptim të fjalëve në gjuhën shqipe;Thjeshtësi në përdorim ;Mënyrë praktike për ata që mësojnë gjuhën frënge;Fjalët dhe shprehjet më të përdorshme;Terma teknikë, shkencorë, artistikë e sportivë;Terma të informatikës që jepen për herë të parë;Anglicizma që kanë hyrë në gjuhën frënge;Fushën ku përdoret çdo fjalë e veçantë;Një shtojcë gramatikore dhe rregullat e shqiptimit;Listën e foljeve të parregullta DICTIONNAIRE FRANÇAIS–ALBANAIS:Avec plus de 35 000 voix et expressions;Avec la transcription en albanais;Simple a consulter;Assez pratique pour les personnes voulant apprendre le français;Contient les voix et les expressions les plus courantes;Il y a des termes techniques, scientifiques, artistiques et sportif;Pour la premiere fois il y a des termes de l'informatique;Il y a des anclicismes qui font deja partie de la langue française;Chaque terme est accompagne du domaine ou il est utilise;Ily a un appendice grammatical et les normes de pronontiation ainsi que la liste des verbes irreguliers
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Për amvisat që duan të gatuajnë shpejt dhe shijshëm ky libër ofron: • Mbi 300 receta të larmishme për një tryezë të pasur • Receta të zgjedhura nga gatimi shqiptar dhe ai botëror • Receta me pak ose pa yndyrë • Receta jo vetëm të shijshme por edhe praktike • Receta të shpejta në gatim dhe të shpjeguara mirë por edhe për këdo që dëshiron të mësojë së gatuari apo që ka pasion artin e të gatuarit ky libër është një mik mjaft i mirë.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
•Fjalori ideal për njohësit e anglishtes, studentët dhe lexuesin e gjerë • Rreth 60 000 fjalë, mbi 110 000 kuptime dhe 20 000 shprehje e idioma. • Fjalor i plotë dhe modern për anglishten dhe shqipen. • Shumë i pasur me shembuj e idioma. • Shtjellim i gjerë i fjalëve bazë të gjuhës • I pasur në pasqyrimin e foljeve me parafjalë të gjuhës angleze • Trajton terma shkencore nga të gjitha fushat e dijes. • Sistem shqiptimi shumë i përshtatshëm për lexuesin shqiptar • Fjalor i kohës dhe i lehtë në përdorim.
Çmimi: 2500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania