titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E. H. Porter u sëmur në moshë të vogë,duke u detyruar ta braktisë shkollën në mes. Për një farë periudhe ajo u mor me muzikë. Muzika i shtoi karakterit të saj butësinë, ndjeshmërinë dhe thellësinë në këndvështrimin e saj ndaj jetës. Autorja në romanin e saj "Poljana" në njëfarë mënyre ka prezantuar jetën dhe ndjenjat e saj.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Një mister shpaloset përpara Davidit, një muzikanti të talentuar dhjetëvjeçar: Pse i ati, një violinist virtuoz, e ka çuar atë larg qytetërimit? Në këtë roman klasik sekretet e fshehura zbulohen hap pas hapi, pikërisht kur babai i Davidit vdes gjatë udhëtimit që bën, i sëmurë rëndë, për ta kthyer djalin e tij në qytet. Davidi i mbetur jetim, duke mos ditur asgjë tjetër përveç emrit të tij, ballafaqohet i vetëm me botën. Gjithçka që di të bëjë ai, është luajtja në violinë e pjesëve muzikore, sipas mësimeve që i ka dhënë i ati, ndërkohë që nuk i njeh fare të këqijat e botës. Përmes një letre të fundit, babai i Davidit e lë djalin e tij përpara një sfide: Davidi duhet të zbulojë qëllimin e të jetuarit në botë. I etur për të shprehur ndjenjat e veta me violinë, Davidi kërkon vendin e tij të vërtetë në jetë. Në të njëjtën kohë, kërshëria e çon Davidin që të kërkojë përgjigje për pyetjet lidhur me çka ndërmarrin njerëzit për ta bërë botën një vend më të mirë, por realitetet e ashpra të botës kërcënojnë ta trazojnë shpirtin e pastër të djaloshit. A mundet, vallë, ky djalë t’ia dalë mbanë që të kapërcejë pengesat që i dalin përpara në udhëkryqet e jetës? Enigmën se kush është në të vërtetë Davidi, të fshehtat e edukimit të tij të izoluar të mbajnë pezull deri në faqet e fundit të leximit të librit. Të gjithë lexuesit e këtij romani do të frymëzohen, ashtu si edhe Davidi, për të gjetur qëllimin, bukurinë dhe gëzimin në jetën e përditshme.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Historia e Polianës, e “vajzës së kënaqur” ose, siç u quajt më vonë nëpër filma, “vajza e dashur”, është një histori e jashtëzakonshme, që do ju shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ky libër aq i pëlqyeshëm sidomos për të rinjtë, shpalos të bukurën që në faqet e para, të cilat ndiqen nga një vazhdim që është thjesht i mrekullueshëm.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në një qytet të vogël në Perëndim, 11-vjeçarja Poliana humb të ëmën dhe më pas edhe të atin si pasojë e sëmundjeve. Ky libër përshkruan sesi jetimja shkon të jetojë me tezen që banon në anën tjetër të vendit. Për fat të keq, tezja e saj nuk do, por e pranon vajzën në shtëpi vetëm sepse është e detyruar. Natyra e qeshur dhe miqësore e Polianës, gjithsesi, do të transformojë gjithë fshatin.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania