titleToAlt
Ndoshta për herë të parë në një roman lufta na duket shumë afër normalitetit tonë: normalitetit të nejrëzve që jetojnë në Perëndimin modern, ku mund t'i telefonohet një mikeshe në Nju-Jork, një të afërmi në Zvicër. Dhe ku, nëse mungon drita, nuk është e thënë që kjo të ndodhë sepse janë duke ardhur për të na marrë, një nga një, shtëpi më shtëpi.  Lufta e vogël e përkryer është ajo e shpallur nga NATO-ja më 24 mars 1999 pas politikës së egër të  spastrimit etnik të Millosheviçit. Përfundoi më 12 qershor. Duhej të ishte e vogël dhe e përkryer, sepse asnjë ushtar amerikan nuk do të ishte kthyer në shtëpi brenda një arkivoli, u premtua. Por, e parë nga toka qe, për fat të keq, diçka krejt tjetër. Se çfarë, e tregon Elvira Dones-i në këtë libër të shkruar sot dhe të bazuar në vite kërkimesh mbi dhunën e pësuar nga gratë e Kosovës në tetëdhjetë ditë tmerri, prej milicëve serbë. Dones-i arrin ta bëjë të tmerrshme, mallëngjyese dhe njerëzore epikën e mbijetesës se tri grave të rrethuara në një shtëpi të Prishtinës: Rea, Nita dhe Hana. Dhe bashkë me rrethimin e tyre, me rininë e tyre të dëshpëruar dhe vitale, ndjekim mosbesues odisenë drejt lirisë të dy fëmijëve të paharrueshëm, të bukuroshes trembëdhjetëvjeçare, Blerimes, që kur të rritet dëshiron të studiojë Poenë si teto Nita, si dhe të asit katërmbëdhjetëvjeçar të futbollit, Fatmirit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
S'ishte e vërtetë, shiu kishte dëshirë të cikte tokën, të paktën ai, për të mos i lënë qytetarët të ndiheshin aq të vetmuar, ndryshe do t'i ngjasonin të gjithë profilit prej kukulle të kolegut aty në krah. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë, iu lut ajo dikujt, pa ditur se kujt. Të paktën ajo vetë të mos merrte gjasat e atij profili prej kukulle aq të vetmuar. Një kukull qepur në ndonjë dyqan tmerresh me gjilpërë të madhe sa një shpatë kryqtari, duke bashkuar leckat e ca shpresave që kurrë nuk do të bëheshin jetë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Qau pa i hapur sytë, ngaqë nga hapja e tyre nuk do të kishte asnjë dobi. Ajo që do të shihte ishte në ngjyrën e bardhë që aq shumë kish pëlqyer ngaherë, dhe që tani e urreu papritur, përfundimisht. Ishte një vetmi e bardhë, një shurdhëri që nuk kishte anë, nuk kish fytyrë, nuk kish mëshirë.Qau me zë, ngaqë nuk i kishte mbetur më tjetër të bënte.Maksi më vështroi e më vështroi, pa folur, ndonëse kjo ishte një ditë nga ato për të folur deri sa të të bëhej gjuha shkrumb nga dërdëllitjet.Zot, se ishte një ditë për të folur ajo!Gjithë ferret e gjithë parajsat, nën butësinë prej puplash të atij qielli atë ditë ishin njëlloj të rrëfyeshme. Romani "Ditë e bardhë e fyer", pjesa e dytë e "Trilogjisë së dhembjes" të autores Elvira Dones, i ofrohet lexuesit në ribotim nga Botimet Dudaj. Nga e njëjta shtëpi botuese në 2009 u ribotua romani "Yjet nuk vishen kështu" dhe së shpejti do t'i ofrohet publikut pjesa e tretë e kësaj trilogjie, romani "Më pas heshtja" .
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Elvira Dones, autorja e mirënjohur e romanit “Yjet nuk vishen kështu” risjell në një botim të ri një përmbledhje tregimesh të përkufizuara nga vetë ajo si “përralla moderne”.nKëto tregime na zbulojnë dhimbjet e një të kaluare të errët, të cilën shqiptarët e përballojnë me ironinë dhe durimin e një të dënuari të pashpresë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
....Të tjerët kanë ikur. Janë përshëndoshur siç e kanë zakon në anët e tyre, ballin takuar, dorën e majtë mbështetur mbi supin e Hanës, mbetsh me shnet bre burrë shqiptuar me hije të rëndë. Udhëtimi drejt shtëpisë është i ngrehur si një çark pushke. Hana është ulur në ndenjësen e pasme me Jonidën, edhe pse Lila kishte ngulur këmbë ta vinte përbri Shtjefnit. Ky është i zoti në timon, nget shpejt dhe shkathët, një valltar mbi katër rrota mes pesë korsi makinash që anashkalojnë majtas e djathtas. Por është i tendosur Shtjefni, tani më se qëparë. “Unaza e autostradës është gjithmonë e rënduar,” jep muhabet dhe i zgjat Hanës një cigare. Ajo e mer, por nuk e ndez. Lila herë pas here i kthehet dhe i buzëqesh. Jonida sheh jashtë dritares, një palë kufje futur në veshë e shkëpusin nga bota, ndërsa rrahja e gjurit ku ka mbështetur kënduesin nënvizon banimin e përkohshëm në një tjetër hapësirë. Perëndimi është madhështor, një e kuqe që zhbëhet në portokalli. Hana kupton vetëm se po udhëtojnë drejt veriperëndimit, kryeqytetin po e lenë pas krahëve. Shenjat rrugore rrëshqasin tëhu si dezertorë të një ushtrie me uniforma bardhegjelbër.........
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania