titleToAlt
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes” është vepra e jetës së autorit. Vepra është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së shqipes, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës. Në këtë vepër, studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalëve të gjuhës shihet i lidhur me elementet e kulturës materiale e shpirtërore të bartësve të saj. Objekt i analizës janë fjalët, të cilat studiohen për nga përhapja e tyre në të shkuarën dhe në të tashmen, vendi i formimit të tyre, zhvillimi i tyre i brendshëm, aftësitë fjalëformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zëvendësimi me fjalë të tjera etj. Një vend të posaçëm në metodën e tij të studimit zë edhe qëndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalëve në fond të trashëguar dhe fond të huazuar, duke iu dhënë përgjigje disa gjuhëtarëve (sidomos Majerit), që e shihnin shqipen si një gjuhë gati të romanizuar. Ai shtron tezën se si për fjalët me burim vendas, ashtu edhe për ato të huazuara, duhet të mbahet parasysh përhapja e tyre dhe denduria e përdorimit dhe se prania e elementit vendas dhe atij të huaj tregojnë "në një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, në anën tjetër shkallën e rezistencës së kësaj gjuhe". Nëpërmjet një analize statistikore, ai tregon se fondi me burim vendas është më i pasur se ai i huazuar.Një nga kërkesat bazë të metodës së tij në studimin e etimologjisë së fjalës ishte respektimi rigoroz i ligjësive fonetike, morfologjike, fjalëformuese e semantike, që historikisht kanë vepruar mbi gjuhën shqipe e në gjuhët në kontakt. Zbulimi i këtyre ligjësive mundësoi rindërtimin e mjaft trajtave të hershme. Nga ana tjetër, krahasimi i brendshëm u pa i lidhur ngushtë me faktorët jashtëgjuhësorë të përmendur më lart. Zbatimi i parimeve shkencore të fonetikës dhe gramatikës historike do të hidhte dritë për një varg çështjesh që ai studioi, si: evolucioni i sistemit zanor e bashkëtingëllor i shqipes posaçërisht në lidhje me theksin, gjatësinë, dukurinë e metafonisë, hundorësinë, diftongjet, zanoren ë të patheksuar, bashkëtingëlloret grykore, grupet e vjetra të bashkëtingëlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri të tjera morfonologjike, si ai i nyjave, i shumësit të singularizuar, gjinia asnjanëse etj. Veçanërisht çështja e prejardhjes së fjalëve dhe afria gjuhësore në faza të ndryshme të evolucionit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen kombëtare dhe autoktonitetin e saj. Sipas këtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizëm ashtin e lashtë të substratit: gjuha dhe etnosi i këtij populli janë në vazhdimësi të atdheut të parëve të shqiptarëve dhe të territorit të tyre. Evolucioni organik i gjuhës është bërë në lidhje të ngushtë me evolucionin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke e parë këtë mekanizëm në shtrirjen e tij kohore e hapësinore. Etimologjia e Çabejit është, në fakt, historia e gjuhës shqipe, e cila përkthehet në histori të popullit dhe historia e popullit të orienton drejt përcaktimit të gjenezës, të substratit dhe të autoktonitetit.
Çmimi: 1800 Lekë

Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ. Në këtë kontekst, ky fjalor është një visar i çmuar etnolinguistik. Në të renditen të ndara qartë e pastër nga hartuesi i tij urime të ndryshme, mallkime, pendime mbas mallkimit, fjalë fyese, njësi frazeologjike, proverba etj. Fjalori nuk do konsideruar thjesht si shpërfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Ky libër është përmbledhja e leksioneve të folura, po kurrë të shkruara, mbajtur nga Çabej më 1971- 1973 në Universitetin e Prishtinës për studentët e ciklit pasuniversitar. Ato u patën incizuar, u patën zbardhur dhe u qenë shpërndarë studentëve si dispencë e shaptilografuar. Kjo vepër është pra në zanafillë një tekst për studentët. Dhe ky është botimi i parë në trajtë libri që u vjen lexuesve shqiptarë në një moment të volitshëm e të dobishëm, sepse përcakton atë standard me të cilin duhet të përballet gjuhësia jonë bashkëkohore, standard që do të shërbejë për shkrandjen e mëtimeve nga gjithfarë gjuhëtarësh-popullorë, por edhe ëndrrash nacionalideologjike e gjykimesh amatore që nuk e kaptojnë dot vaun e përsiatjeve pa krye. Duke qenë një “hyrje në studimin krahasimtar të gjuhëve indoeuropiane”, si e përcakton vetë autori, familje gjuhësh ku bën pjesë edhe shqipja, ai është i thjeshtë e i qartë për çdo lexues e jo vetëm për studentë universitarë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Po t’i hedhim një vështrim historisë së gjuhës shqipe, dy gjëra të kundërta na bien në sy në këtë lëmë: më një anë një gjuhë e dëshmuar me shkrim mjaft vonë, më anë tjetër një popull i lashtë, autokton në këto vise të Ballkanit që në kohët e mugëta të prehistorisë… një gjuhë e cila si gjuhë e folur është kaq e lashtë, po si gjuhë e shkruar është kaq e re, sepse e dokumentuar kaq vonë. Ky është një kontrast nga i cili ka për të vuar patjetër çdo histori e kësaj gjuhe. Perioda pesëqindvjeçare e shqipes së shkruar nuk është veçse një pjesë e vogël nga historia e gjuhës, faza më e re e zhvillimit të saj historik… është një ndërmarrje historikisht e pamjaftë po ta nisim historinë e shqipes me dokumentet e para të shkrimit të saj. Se në këtë mënyrë ne do të ndritnim vetëm fazën e re të këtij zhvillimi, e do të linim mënjanë fazat e para, më të gjata. Në këto rrethana ne duhet ta hedhim vështrimin përtej këtyre caqeve. Do të përpiqemi të zditim për sa të jetë e mundur edhe ato perioda të gjuhës të cilat ndodhën përpara epokës së fundit, kohës së shkrimit të shqipes.”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fonetikë historike e gjuhës shqipe është pjesa e dytë e tekstit Hyrje në historinë e gjuhës shqipe. Që të dy u shkruan nga autori për nevojat e studentëve të Universitetit të Tiranës në vitet ‘50, kur Çabej ishte pedagog i lëndës së gjuhësisë historike në atë universitet e kur tekste të tilla ishin pioniere. Ai përbën pra të parën sintezë të arritjeve të kësaj dege të dijes aq të rëndësishme për gjuhën shqipe. Vetë Çabej në hyrjen e tij shkruan: “Gjer më sot mungon një fonetikë historike e shqipes që të pasqyrojë rezultatet e kërkimeve të gjertanishme, e të japë një sintezë të gjithë kom pleksit të çështjeve.” E pikërisht këtë mungesë plotësonte për herë të parë ky tekst, duke përmbledhur shkurt e qartë rezultatet e studimeve të albanistëve më të më dhenj të fushës: Meyer, Jokl etj., pa munguar autori të sjellë edhe kontributin e vet themelor për shumë çështje ende të diskutueshme. Fakti që edhe sot e kësaj dite ky libër vijon të jetë në duart e studentëve tregon se vlerat e tij i kanë qëndruar mirë kohës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky tekst është përftesë e dijes po edhe e pasionit të Çabejt 27-vjeçar. U hartua më 1934-1935 dhe u botua më 1936 nga Ministria e Arsimit. Pra u hartua si një tekst shkollor gjuhe e letërsie për nxënësit e shkollave të mesme. Autori nëpërmjet këtij teksti nuk ndërhyn në lirinë e arsyetimit të nxënësve, por ndihmon në formimin e vetëdijes me larushinë e përzgjedhjes dhe renditjen e pjesëve, sikundër dhe me shtjellimet filologjike, etimologjike e gramatologjike në fund të faqeve. Kësisoj edukimi kulturor, e veçanërisht ai letrar, bëhet shprehje e një procesi dinamik, përmes të cilit dëshmohet si kombi lufton për veten, e në këtë mënyrë projekton vetveten në kohë të reja. Në shtjellimin e këtij teksti Çabej nuk mjaftohet me përpilimin shterp të së shkuarës, që cek data a thjesht kujton emrat e heronjve të saj, përkundrazi ai zgjedh të rikrijojë me anamorfozë shpirtin e lashtë të kombit në të tashmen.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Diana dhe Zana është një përmbledhje shkrimesh kulturhistorike, ndoshta e vetmja në llojin e vet ndër botime shqiptare. Në të përmblidhen ese etnolinguistike, shkruar në moshë të re nga autori. Kontribute të çmuara shkencore që hedhin dritë mbi autoktoninë, po edhe mbi bashkëjetesën dhe marrëdhëniet e pandërprera të etnisë sonë me simotrat e saj. Mes mitesh e besimesh, përqasjesh mes emrave të zotave ilirë, romakë, trakë e helenë, mes baladash arbërore a mes zanash e dragojsh, duke ndjekur kalërimin mistik të Kostandinit apo besën e pathyeshme të Ago Ymerit, mes Mujit e Halilit dhe Legjendës së Dioskurëve, Çabej ka dhuntinë e rrallë t’i rrudhë mijëvjeçarët e të na shpjerë në atë kohë kur mes të parëve tanë dhe fqinjëve të tyre kishte më shumë të përbashkëta se dallime.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në veprimtarinë shkencore shumë të pasur të prof. Eqrem Çabejt vendin qendror e zënë Studime etimologjike në fushë të shqipes, vepër e jetës e autorit. Kjo vepër është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së gjuhës shqipe, të ballkanologjisë dhe të indoeuropianistikës. Ajo përshkohet nga dashuria për gjuhën shqipe dhe një punë kërkimore që përfshin studimin e teksteve të letërsisë së vjetër shqipe dhe njohjen e thellë të dialekteve të shqipes. Në tërësinë dhe pasurinë e saj, përpos rëndësisë që kjo vepër bart për fusha si albanologjia dhe indoeuropianistika, ajo përbën një kontribut të rëndësishëm edhe për teorinë e përgjithshme të etimologjisë.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje e soneteve që gjuhëtari Eqrem Çabej ia pat kushtuar të shoqes dhe dy sonete për humbjen e të birit në moshë fare të re. Përsosja në formë e këtyre soneteve shpërfaq Çabejn gjuhëtar e poet dhe mënyrën se si këto dy anë të tij u gërshetuan në sontetet që formojnë këtë përmbledhje. Poezitë ndjekin të gjitha rregullat klasike të tingëllimës dhe janë një kontribut i vyer në poezinë shqiptare.
Çmimi: 700 Lekë

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania