titleToAlt
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t’u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike. Gjatë periudhës së njohjes fillestare frustrohen dhe tremben djemtë, por në dallim nga shumë kultura të tjera njohja fillestare nuk përfaqëson fillimisht ndonjë provë të vështirë. Vrasja praktikisht mungon; vetëvrasja është e përjashtuar. Tema e terrorit dhe rrezikut nuk është e lëvruar në mite dhe rrëfime. Nuk ekziston asnjë ndjesi mëkati, mbi të gjitha për sa i përket seksit dhe në përgjithësi dëlirësia seksuale vlerësohet negativisht. Seksi është thjesht një pikëpamje e një jetë të lumtur dhe nuk është burimi i vetëm i kënaqësisë, siç ngjet në një shoqëri më tepër agresive. Mesa duket, seksi është i qarkuar nga një brerore druajtjeje: burrat kanë frikë prej grave dhe prej marrëdhënieve seksuale me to.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit. Në fund të librit, dhe pikërisht në pjesën e tij të tretë, është thelluar një temë që e kam trajtuar në librat "Shoqëria e shëndoshë"dhe "Shpresa dhe revolucioni"– kriza e shoqërisë aktuale dhe mundësitë e kapërcimit të saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Autoriteti personal është ndoshta tipari më i shpërfillur mes popujve primitivë. Për të karakterizuar një person të zotin thuhet se ka një mënyrë të vetën për t’u bërë qejfin të tjerëve, një shprehje të përulshme dhe një zemër bujare. Burrat nuk janë asnjëherë të dhunshëm dhe nuk i drejtohen dhunës edhe kur gruaja nuk është besnike. Gjatë periudhës së njohjes fillestare frustrohen dhe tremben djemtë, por në dallim nga shumë kultura të tjera njohja fillestare nuk përfaqëson fillimisht ndonjë provë të vështirë. Vrasja praktikisht mungon; vetëvrasja është e përjashtuar. Tema e terrorit dhe rrezikut nuk është e lëvruar në mite dhe rrëfime. Nuk ekziston asnjë ndjesi mëkati, mbi të gjitha për sa i përket seksit dhe në përgjithësi dëlirësia seksuale vlerësohet negativisht. Seksi është thjesht një pikëpamje e një jetë të lumtur dhe nuk është burimi i vetëm i kënaqësisë, siç ngjet në një shoqëri më tepër agresive. Mesa duket, seksi është i qarkuar nga një brerore druajtjeje: burrat kanë frikë prej grave dhe prej marrëdhënieve seksuale me to.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit. Në të njëjtën kohë do të përpiqem të tregoj ku dhe në çfarë mënyre mendimi borgjez, aq karakteristik për Frojdin, e ngushtoi, madje edhe e shtrembëroi thelbin e zbulimeve të tij. Dhe meqenëse me kritikën e teorisë së Frojdit po merrem prej një kohe mjaft të gjatë, në këtë libër do të ketë jo pak citime nga arsyetimet e shprehura më parë prej meje për këtë lëndë, të cilat, për shkaqe të kuptueshme, nuk arrita t’i shmang.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk I kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni. Kjo është e vetmja gjuhë universale që raca njerëzore ka arritur të përpunojë deri më sot, e cila është e njëjtë për të gjitha qytetërimet e për të gjitha periudhat historike. Kjo gjuhë ka gramatikën e saj dhe sintaksën e saj. Të kuptosh gjuhën e ëndrrave do të thotë të zotërosh mjetin ideal për të kuptuar vërtet vetveten.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njeriu nuk është një fije letër e bardhë, në të cilën kultura mund të shkruajë tekstin e vet; ai është një gjallesë e ngarkuar me energji dhe e ndërtuar në një mënyrë të caktuar, që, duke u përshtatur, reagon në mënyrën specifike dhe të caktuar lidhur me kushtet e jashtme. Sikur njeriu t’u përshtatej kushteve të jashtme duke ndryshuar me elasticitet natyrën e vet, si ndonjë shtazë, dhe të ishte në gjendje të jetonte vetëm në kushte të caktuara, ndaj të cilave të zhvillonte një përshtatje të posaçme, ai do të arrinte në udhëkryqin e specializimit, i cili është fat i çdo lloji shtazor, pra, do të arrinte në ndërprerjen e historisë. Sikur, nga ana tjetër, njeriu t’u përshtatej të gjitha kushteve, pa iu kundërvënë atyre që vijnë në kundërshtim me natyrën e tij, ai s’do të kishte kurrë histori në përgjithësi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t’ju ecë fati, atëherë puna ndryshon. Për shumicën problemi i dashurisë, para së gjithash, qëndron në atë se si të të duan dhe jo si të dashurosh ti vetë. Drejt këtij qëllimi ata ecin me mënyra të ndryshme. Njëra rrugë që është sidomos karakteristike për burrat, bazohet në atë që të jetë i suksesshëm në jetë, të ketë pushtet e pasuri me aq sa ia lejon pozita e tij shoqërore. Rruga tjetër që preferohet nga gratë, është që të përpiqen të bëhen sa më tërheqëse, të kujdesen për pamjen e tyre, të vishen bukur etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një nga psikoanalistët më të njohur, Erich Fromm, në librin e tij të botuar nga “55” tregon dashurinë për jetën, nëpërmjet analizave të njeriut pasiv, shqetësimeve moderne, dështimin e fesë, ëndrrat dhe rrënjët e agresivitetit. Libri është i përkthyer me profesionalizëm dhe ka një shqipe të pastër e të kuptueshme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Kërkesa për të hequr dorë nga iluzionet rreth gjendjes së vet është kërkesë për të hequr dorë nga një gjendje që ka nevojë për iluzione. Kritika ka flakur tej nga vargonjtë lulet false që i zbukuronin ato, jo që njerëzimi të vazhdojë t'i mbajë këta vargonj në formën e tyre të zhveshur nga çdo lloj gëzimi e çdo lloj kënaqësie, por që t'i flakë këta vargonj e të zgjatë dorën drejt një luleje të gjallë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Misioni i Zigmund Frojdit” trajton: Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të? A ishte vallë ai një dekadent vjenez, i përshkuar nga atmosfera ndjesore dhe e shkujdesur që shpesh quhej tipike për Vjenën (ashtu siç hamendësojnë armiqtë e tij), apo një mjeshtër i madh i punës së tij, njeri pa as më të voglën mangësi personale, i paanshëm dhe i pakompromis në kërkim të së vërtetës, një njeri që e donte familjen e tij, i mirë me nxënësit e tij, i drejtë ndaj kundërshtarëve, i privuar nga ambicia dhe egoizmi (ashtu siç ngulin këmbë pasuesit e tij të vërtetë)? Me sa duket, denigrimi ose ekzaltimi nuk mund të na ndihmojnë as për zbulimin e natyrës së ndërlikuar të Frojdit, as për të kuptuar ndikimin e personalitetit të tij në strukturën e psikoanalizës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dukuri e çuditshme e kulturës sonë është se njerëzit nuk e kuptojnë dot deri në fund ose, ka të ngjarë që kështu duhet të themi, nuk janë ndërgjegjësuar deri në fund lidhur me faktin që çfarë fatkeqësie serioze është mërzia. Merrni një njeri, i cili kushedi se për çfarë arsyeje nuk di me se të merret. Përderisa këtij njeriu i mungojnë burimet e brendshme të afta për ta detyruar të merret me diçka në mënyrë aktive, të krijojë diçka ose të vërë në punë forcën e intelektualit, ai do të vuajë nga mërzia, do të ndiejë njëfarë barre, stres, një paralizë, të cilat vetë ai nuk mund t'i shpjegojë. Mërzia është një nga format më të egra të torturës. Është një dukuri e kohës sonë që po gjen përhapje të furishme: Njeriu që ndodhet nën peshën e mërzisë dhe që nuk ka mundësi ta heqë qafe, do ta ndiejë veten thellësisht të shtypur. Këtu mund t'ju lindë dëshira të bëni pyetjen: cili është shkaku që shumica e njerëzve nuk e kuptojnë dot sa e rrezikshme dhe e dhimbshme është mërzia dhe sa vuajtje na shkakton.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Marrëdhëniet e ndërsjella midis njeriut dhe shoqërisë qysh prej shumë kohësh kanë tërhequr vëmendjen e filozofëve që përpiqeshin të përcaktonin se cili nga elementët e kësaj opozite të dyfishtë është parësor. Të jetë, vallë, antisocial individi nga vetë natyra e tij, siç thoshte Z. Frojdi, apo, në të kundërtën, njeriu është kafshë shoqërore, siç mendonte K. Marksi? Orvatje për t'i pajtuar këto pikëpamje të kundërta ka bërë themeluesi i "psikoanalizës humaniste" Erich Fromm. Shoqëria është e infektuar me zvetënimin e individit: kultura masive, arti masiv, politika masive, kushtëzohen nga tërësia e të gjitha kushteve të jetës së shoqërisë industriale të kohës sonë. Kjo sëmundje mund të shërohet vetëm duke fituar lirinë pozitive, lirinë jo në vetvete, jo shkatërruese, por "lirinë për diçka", duke kaluar nga gjendja "të kem" në gjendjen "të jem". Dhe vetëm një shoqëri, pjesëtarët e së cilës gëzojnë liri pozitive mund të quhet e shëndoshë.
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania