titleToAlt
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Shvejku, babaxhan dhe llafazan, bëhet ushtari çek më besnik në ushtrinë austriake kur thirret nën armë, gjatë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Duke luajtur me letra dhe duke u dehur, Shvejk përdor të gjitha hiletë e mundshme ndaj oficerëve që e shtyjnë drejt betejave. Ngjarjet janë vendosur në periudhën e Luftës së Parë Botërore në Austro-Hungari. 15 milionë njerëz, prej të cilëve 1 milion ushtarë austro-hungarezë, humbën jetën. Jaroslav Hašek mori pjesë në këtë konflikt, që e pasqyron edhe në “Ushtari i mirë Shvejk”. Për shumë nga personazhet e veprës, Hasek është frymëzuar gjatë shërbimit të tij në ushtri. Karakteret, veçanërisht çekët, marrin pjesë në një konflikt të cilin nuk e kuptojnë. Personazhi i ushtarit Shvejk është krijuar në zhvillim të kësaj teme. 
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Sa të vegjël janë, aq probleme të mëdha hapin! Ana dhe Elsa po përgatiten të presin miq mjaft të rëndësishëm. A ka mikpritje më të madhe sesa t'u tregosh atyre pallatin e akullt që Elsa krijoi lart në male? Por jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve, pasi xhuxhët e vegjël prej dëbore "pushtojnë" pallatin e akullit.
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Kur Elsa shkon, Ana punën fillon! Të gjithë banorët e Arendelit janë të ngarkuar me punë. Kristofi ka një ngarkesë të madhe me akull për të shpërndarë. Olafi po përqafon të gjithë një e nga një. Elsa duhet të shkojë për vizitë në mbretërinë fqinje, por nëse largohet punët e nisura do të mbeten prapa. Nëse Ana kryen detyrat që i takojnë ndërkohë që Elsa nuk është aty, vajzat do të kenë mundësi të mbarojnë edhe më shpejt, edhe të shijojnë aventura të reja së bashku... apo jo?
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës. "Ky njeri ishte një i shenjt", thërrisnin njerëzit e krahinës. Por cila ishte e vërteta, e vërteta e çuditshme mbi Xhakomo Neronen? Imzot Meredithi duhej të bëhej avokati i djallit. Ai e kupton shumë shpejt se e tashmja i kundërvihet, i kundërqëndron më shumë se e shkuara. Gjithë ata që kanë qenë të lidhur me jetën dhe vdekjen e Xhakomo Narones dhe që tani thërrasin për mrekullira, mund të thuhet se, sidoqofië, dridhen nga frika kur mendojnë se prifti do të bënte të ringjallej nga errësira historinë e një kohe të shkuar. Imzot Meredithi, zemra e të cilit prej shumë kohësh është mbuluar nga pluhuri i bibliotekave të Romës, nëpërmjet një lëmshi të mpleksur keq, shtirjesh dhe intrigash hyn për herë të parë në lidhje shpirtërore me njerëzit dhe jetesën e tyre të përditshme, në një kohë kur çdo orë që kalon e përcjell drejt vorrit... Kur hetimi i tij, më së fundi, do t'i zbulojë të fshehtën e Xhakomo Nerones, ai do të jetë pjesëmarrës në një të fshehtë më të madhe, në atë të paqes, në vetë pragun e vdekjes.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Fitoterapia dmth mjekimi me bimë, edhe sot e kësaj dite gjen ende mbështetje të gjerë në shumicën e popujve të botës. Nisur nga kjo, edhe populli ynë ka një traditë të hershme në njohjen, përgatitjen e përdorimin e bimëve mjekësore, për shërimin e një numri të madh sëmundjesh siç janë ato të rrugëve të frymëmarrjes, të aparatit tretës, të plagëve të ndryshme, të djegieve etj. Kjo jo vetëm sepse ato janë praktike dhe ekonomike të përdoren në çdo rrethanë, por bimët dhe preparatet e përgatitura prej tyre, në shumë raste pranohen më mirë nga organizmi i njeriut, se sa barnat kimike sintetike. Në rastin e mjekimit me bimë, fenomenet alergjike, helmuese dhe të padëshirueshme janë të rralla sepse në organizmin e sëmurë përdoren substanca natyrore, të cilat janë më të afërta me ato të vetë trupit të njeriut. Sot vlerësohen vetitë shëruese jo vetëm substancat vepruese kryesore të bimëve, por edhe të atyre që më parë konsideroheshin të pavlefshme; është provuar se edhe këto të fundit ushtrojnë një radhë veprimesh ndihmëse në normalizimin e proceseve metabolike, në shtimin e rezistencës së organizmit, në shpejtimin e jashtëqitjes së substancave helmuese që formohen në organizëm etj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 150 Lekë
titleToAlt
Romani është botuar së pari në vitin 1980 dhe është nderuar me çmim në Konkursin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë. Ngjarjet e këtij romani fantastiko-shkencor për fëmijë e të rinj nisin në qytetin e Sarandës dhe zhvillohen në gjithë bregdetin e Jonit e të Adriatikut. Shumë nga parashikimet fantastike që autori i ka përshkruar me imagjinatë që në vitin 1980, sot janë bërë realitet e disa janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Por lexuesi do t’i zbulojë ato vetë e do t’i nxitet dëshira dhe fantazia që të realizojë projekte më të mëdha për të ardhmen.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje me vjersha të shkurtra për kafshët. Nëpërmjet tyre, fëmijët mësojnë artistikisht një vjershë dhe në të njëjtën kohë njihen me kafshë të rralla. Libri është një lloj enciklopedie poetike për fëmijë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Princesha Ana nuk ka qëndruar kurrë pranë motrës së saj, Elsës. Kur Elsa shpallet mbretëreshë, ajo Iëshon mbi Arendelin, mbretërinë e tyre të dashur, një stuhi të akullt e më pas largohet. Tani Ana duhet ta gjejë motrën e saj e ta shpëtojë mbretërinë... ose ajo do të mbetet e ngrirë përgjithmonë.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Roman për fëmijë në katër volume që kanë bëjnë me letërkëmbimet e dy shokëve, Henri nga Gjermania dhe Kaltrin nga Shqipëria.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Henri nga Gjermania njihet me Kaltrin nga Shqipëria. Janë moshatarë, në klasën VI. Lidhin letërkëmbim me postë elektronike. I tregojnë njëri tjetrit për vendlindjet e tyre, qytetet Dyseldorf dhe Elbasan, si dhe për jetën në familje, në shkollë e jashtë saj. Henri ka një shok, Fredin, të cilit i pëlqen piktura. Kaltri ka një shoqe, Sarën, që i pëlqen filatelia. Kështu shoqëria zgjerohet dhe temat e bisedave të tyre bëhen të larmishme. Rrëfejnë për shkrimtarë, për artistë, për piktorë. Imeilleve u bashkëngjisin edhe fotografi, piktura e skica, si dhe tregime të gjyshit të Kaltrit, shkrimtar. Gjatë pushimeve verore, Henri ka shpresë që të vijë me prindërit në Shqipëri. Po a do të takohen, vallë, të dy shokët?
Çmimi: 250 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania