titleToAlt
Tetoja e gjeti atë maçok kur shiu binte buuu dhe era frynte vuuu. Duke u përpjekur për ta marrë në duar, iu prish edhe ombrella që e ruante nga koha e nusërisë, e huheee... Si ombrella, edhe tetoja! Në djall ombrella, maçokun nuk e Ië!", u gërrmërr tetoja. E mori maçokun e mardhur në shtëpinë e saj, në Rrugën e Kavajes, numër aq e kaq, Tiranë. Nëse doni, me të pyetur edhe mund ta gjeni. Aty maçoku e mori veten, piu qumësht dhe nisi të luajë me një kuvaristër të kuqe për qendisje. Atë të diel mbrëma, maçokun e zuri gjumi në peqi të tetos me "T" të madhe, që i këndonte: Erë e vjeshtës gjethet ngre, në peqi maçoku fle. Vetëtin e bie shi, fli maçok i tetos, fli! Kënga vuri në gjumë edhe papagallin simpatik në një goxha kafaz aty pranë dritares me grila gri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
... Ai dëgjoi përsëri fjalën e tmerrshme "ngujim" dhe vulosi gojën me dy duart që të mos këlthiste... Si është ngujimi? Pyetje kot...Si nëpër ëndërr pa njerëz të futur në dhë gjer në grykë që i luteshin Zotit për shpëtim. Kokat e tyre dukeshin si lëmsh i harruar aty. Ai është ngujim? Ngujimi ynë është ndryshe, është vetëburgosje, pa policë që të ruajnë. Ngujimi ynë është vetëpërgjim për të ruajtur jetën që murd të keputet edhe nga çdo vrimë gardhi. Qiriri mbeti si një njollë gëlbaze mbi kapakun e kavanozit të turshive me lakër. Pali u mundua të flinte po gjumi ndiqte të atin. Njeriu kukuvajkë, me pelerinën ushtarake la aty fjalën “ngujim” dhe iku ashtu si erdhi në mes të shtrëngatës. Ndoshta aty e ndiente veten mirë. Ngujim - pëshpëriti Pali . Fjalë e urryer ...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky titull është libri i katërt i ciklit të “Çufos”, cikël i cili do të bëhet simbol i lindjes së “përrallës së re” shqip. Personazhi i Çufos lindi në një kohë kur letërsia për fëmijë po kalonte një moment jo të mirë. Ai u krijua si një nevojë për të shpërfillur zymtësinë e të përditshmes, për të jetuar me më shumë ngjyra dhe në mënyrë gazmore. Dhe ia ka dalë mbanë për bukuri qysh prej dyzet vjetësh papushim.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Fëmijët e lagjes i lanë përgjysmë detyrat e shtëpisë dhe vrapuan te “Fusha e zezë”, ku Egoni i binte sazes dhe qeni i tij, Roza, kërcente me të rrotulluar. Ndonëse e adhuronin fshehurazi Egonin, asnjë nga femijët nuk thoshte që Egonin e kam shok. Mirëpo për çudi – ja që ndodhi një çudi – befas ata të gjithë së bashku thanë me krenari: Ky është shoku ynë Egoni. Si ndodhi kjo çudi? Sekretin do ta zbuloni duke lexuar romanin Princi i lagjes të shkrimtarit Gaqo Bushaka.
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Keni qenë ndonjëherë, qoftë edhe në ëndërr, në pyllin e magjishëm të majmunëve? Jo?! Ejani atëherë të shkojmë së bashku, duke ecur nëpër faqet e romanit Rrëfenja nga pylli i majmunëve. (Por merrni leje më parë te prindërit.) Në atë pyll të magjishëm ka një qytezë ku rrugët janë të shtruara me gurë drite. Natën ata lëshojnë një dritë blu... Trotuaret janë prej guaskash të nxjerra nga fundi i detit... Yjet mbrëmjeve zbukurojnë bredhat e lartë, sa duket sikur çdo natë të ishte Viti i ri... Do të njiheni aty me aventurat e majmunit simpatik Kiti dhe shokëve të tij të besës: gjelit Kiki, maçokut Mjau dhe bufit Humbo, që të gjithë nxënës në shkollën e këtij pylli, shkolla “Zogu i parajsës”.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Gaqo Bushaka është një nga autorët më të suksesshëm në Shqipëri. Ka kontribuar në lëvrimin e një lloj përralle "të re" për fëmijët që e bën të pëlqyeshme dhe tepër interesante. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë. Ka shkruar përmbledhjet me përralla: Arushi që kërkonte babanë, Në ishullin e dallëndysheve, Amaneti i dhelprës, Përralla u la për nesër. Vepra që e bëri tepër të njohur ishte trilogjia Aventurat e Çufos, pjesë përbërëse e së cilës janë përrallat: Çufoja dhe Bubi kaçurrel, Pushimet e Çufos, Çufoja në shtëpinë e çudirave.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Është një përmbledhje me rreth 70 përralla ku xhaxhi Gaqo Bushaka fton Enean dhe vogëlushët e tjerë në botën e magjishme të përrallës dhe të ëndrrës. Kjo botë është e tejmbushur me personazhe (përgjithësisht kafshë) që fëmijët i duan aq shumë. Aty gjen miushin Mimi dhe ndodhitë e tij, kotelen Roshe, mizat që rendin pas mjaltit; më tutje mëson për turpin e korbit Krra-Krra, ariun që kërkonte babanë, si foli gjuhëpreri, si rrëfen laraska për dordolecin; takon gjyshen që harron të flasë, si merr elefanti arratinë, cila është historia e opingave të Sheros etj. etj.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Çufoja na çudit me kandidaturën e tij për president të fëmijëve. Do të shohim se çfarë ndodh në fushatën elektorale dhe në këto zgjedhje me Çufon, shokët e tij dhe kalamajtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, derrkuci jonë dhe shokët e tij do të shkojnë në shtëpinë e çudirave dhe do të na tregojnë për ndodhitë dhe aventurat e tyre edhe kësaj here. Zbavituni me Aventurën e re të Çufos!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Çufoja është kujdestar në kampin e pushimeve, ai njihet atje me ata që do te kalonin pushimet dhe fillojnë si gjithmonë aventurat me të dhe shokët e rinj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Çufoja na vjen me aventura të tjera. Ku këtyre aventurave dhe çapkënllëqeve iu bashkohet dhe shoku i tij i ri Bubi Kacurrel.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër autori na sjell një përmbledhje me përralla ndër të cilat do të gjeni : • Era • Zemërimi i erës • Shporta frutaplot • Maçoku na la shëndenë • Shpella e thesarit • Kokëziu dhe stuhia • Lotët e maces • Udhëtimi imagjinar i bretkosave etj.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania