titleToAlt
Në një vend, ku, sipas urdhrit të sovranit, gjithçka funksionon në të kundërt dhe është e ndaluar të thuhet e vërteta, mbërrin Jasemini me zërin e tij të fuqishëm, i cili me ndihmën e miqve simpatikë mposht arrogancën dhe bën të triumfojë sinqeriteti. Në këtë libër (një ndër të parët) Rodari dëshmon aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shqyrtuar realitetin shoqëror me sy kritik dhe aftësinë për të shkuar me gjallëri dhe me finesë stili drejt një universi fantastik, të ngritur mbi altruizmin, bujarinë dhe miqësinë. Jasemini me zërin dhe me tipin simpatik na fton ta shohim me mirëbesim të ardhmen.
Çmimi: 820 Lekë
titleToAlt
Libër për moshën 8 vjeç e lart. “Si magjistar, autori e bën lexuesin e vogël të ndihet pothuaj shkrimtar i këtij libri. Ky libër, i pangjashëm me të tjerë, nxit mendimin e pavarur të të vegjëlve.”- K. Mahilaj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i dëshirojnë me të vërtetë ato. Rodari rrëfen me lehtësi e mprehtësi për tema të rëndësishme. Treni i tij imagjinar kalon mbi shinat e solidaritetit, prek stacionet e miqësisë, rend drejt një të ardhmeje të qeshur e të ndritshme. Produkte t
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dy fëmijë guximtarë vendosin të kalojnë natën të fshehur në kopshtin zoologjik. Dhe ndërsa qielli errësohet, ata zbulojnë atë që askush nuk do ta besonte: natën, kafshët e kopshtit zoologjik flasin ... dhe tregojnë histori të mrekullueshme. Por Xhani Rodari, nuk ka sesi t’u rrëfejë fëmijëve histori të zakonshme. Me një gjuhë të thjeshtë, por të pasur në karaktere, në përrallat e tij ai trajton çështje të ndjeshme si: luftën midis njeriut dhe kafshëve në kohët parahistorike, gjuetinë e balenave, marrëdhëniet e komplikuara të atyre që janë të detyruar të jetojnë krah për krah me të kundërtit e tyre etj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dikur në Greqinë e vjetër njerëzit besonin që kishte shumë Zota, falë dhe njohurive të tyre më të pakta mbi botën. Pikërisht mbi një legjendë të kësaj kohe e ka shkruar historinë e këtij libri shkrimtari italian, Gianni Rodari. Atalanta, bijë e mbretit Jaso, rritet në pyll, në strofkën e arushës. Më pas ajo bëhet gjahtarja më e famshme e Greqisë. Pasi vret derrin e egër në një garë ku ishin mbledhur gjahtarët më të njohur të asaj kohe, ajo njihet me të atin, mbretin Jaso dhe më pas martohet me Melanionin, fituesin e garës së madhe të vrapimit...
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania