titleToAlt
Vrasja e Sokolit ,jeta ,politika dhe vdekja e politikanit .Intervista dhe dëshmi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Veprat e Zhyl Vern janë një shkrirje gjeniale e fantazisë me realitetin, e së tashmes me të ardhmen. Prej këtej nisemi kur themi se Zhyl Verni krijoi një gjini të re, siç është romani fantastiko-shkencor. Edhe përpara tij ishin shkruar vepra të tilla. Le ta kujtojmë "Robinson Kruzonë" e Daniel Defosë ose veprat e Fenimor Kuperit, Bernard de Sen Pjerit, etj. Veprat e Zhyl Vernit ndryshojnë shumë prej tyre. Ato kapin jo vetëm gjithë botën dhe shumë degë të shkences e të teknikës, por problemet teknike e shkencore shërbejnë plotësisht si material për romanet dhe nuk mbeten si sfond ose si detale të veçanta. Nuk mund ta ndash kurrsesi letërsinë nga shkenca në veprat e Zhyl Vernit. Ato janë një e vetme, e shkrirë me mjeshtëri prej artisti, si rrallë në krijime të tjera të këtij lloji. Zhyl Verni ka shkruar me dhjetëra e dhjetëra vepra, njëra me e mirë se tjetra. Ne kohën e tij ato jo vetëm botoheshin e ribotoheshin brenda një kohe të shkurtër, por edhe përktheheshin në shumë vende të botes. Ato u përkthyen në Angli e në Rusi, në Amerikë e gjetkë dhe kudo gjenin lexues të shumtë, që i përpinin. Në gjithë botën, lexuesit më të apasionuar të Zhyl Vernit ishin të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Dy fjalë nga botuesi në shqip, Helga 'S Secrets Të nderuar lexues, me këtë libër të filozofit të madh amerikan Francis Parker Yockey përmbushet në thelb kolana e librave të entit tone botues bazuar tek ideologjia më e famshme e kulturës totalitarisie evropiano-perëndimore spengleriane që shpërtheu në Evropë me lindjen e partive fashiste dhe ardhjen e tyre në pushtet pas marshimit mbi Rome me në krye Musolinin dhe që kulmoi me ardhjen në pushtet në Gjermani të partisë naziste të Adolf Hitlerit, në të njëjtën kohë kur edhe SHBA po ringrihej pas krizës së kapitalizmit amerikan me anë të programit New deal të presidentit të sapozgjedhur F.D.Roosevelt. Ishte fashizmi, kjo kulturë e re politike evropiano-perëndimore që kërkonte të ndërtonte IMPERIUM-in ose imperializmin evropian që synohej të ishte lokomotiva dhe mentori i gjithë pjesës tjetër të botes. Kjo kulturë totalitariste imperialiste e fashizmit ishte diametralisht e kundërt me kulturën sunduese zyrtare të deri atëhershme që ishte krijuar nga simbioza disa shekullore e dy kultuarve sunduese qytetërimore dhe politike kapitaliste e pluraliste, nga shtresëzimi i kulturave judaiste dhe krishterimit katoliko-protestant. Sigurisht që dominimi i kulturës dhe koncepteve politike të pakicës së shoqërisë prej jahudinjve që ishin kthyer prej mbi një shekulli në lokomotivë e vendimeve hyesore madhore në politikat dhe ekonominë e vendeve perëndimore, i kishte lënë të pakënaqur masën e madhe të asaj që Yockey e quan 'shtresa kulturmbajtëse e paasgjësueshme prej rreth 250 miljon njerëzish në morinë e madhe të banorëve në atë teritor që autori kupton me fjalën 'Perëndim'.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Thonë se fati ka përcaktuar persona të veçantë për të kryer punë të mëdha. Ata vijnë në momentin e duhur për tu bërë dëshmitarë të evolucionit të caktuar të gjërave. Korifenj të tillë të shkencës zotërojnë aftësitë e profetit për të parashikuar gjërat, të cilat janë shumë të nevojshme për shndërrimin e evolucionit të ngadalshëm në revolucion të përshpejtuar dhe për të realizuar hopin aq të nevojshëm për përparimin e njerëzimit. " Njerëz të tillë, - thoshte senatori Korbino, -lindin një në njëqind vjet". Enrìko është i pari që studioi sjelljen e te gjitha elementeve të sistemit periodik nën veprimin e bombardimit me neutrone, nxori hipotezën se elementi më i rëndë ndër elementët natyrorë - urani - luan rol jashtëzakonisht të madh në jetën e njeriut dhe që ky, ndoshta, nuk është elementi i fundit në tabelën periodike. Enrìko është i pari që duke bombarduar me neutrone bërthamat e atomit u dha atyre veti të radiacionit artificial. Enrìko është i pari që tregoi domosdoshmërinë e "ngadalësuesve". Substancat me të cilat tani eksperimentojnë shkencëtaret atomiste, dikur ishin sfide në mendjet e shëndosha. Është paradoksale, por fakt që, duke zvogëluar shpejtësinë e lëvizjes së neutroneve, rritet aftësia e grimcave elementare per të depërtuar në mbështjellën e bërthamës. Enrìko zbuloi i pari elementin 93 të tabelës periodike - Plutonin - dhe për këtë fitoi çmimin Nobel, në vitin 1938.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Vepra kryesore e këtij libri është zbulimi i të fshehtave apo manipulimeve të mëdha historike. Ky libër ndjek si një fill i dritën e historisë dhe figurat pishtar të njerëzimit, si edhe figurat apo institucionet e errëta e të fetishizuara me dredhi e gënjshtra nga historia. Autori tregon se planetin e kanë drejtuar dhe vazhdon ta drejtojë një pakicë nga Vllazëria e lashtë që nga koha e Egjiptit, të cilët janë manipuluar nga shteti Luciferik dhe, gjithashtu edhe ata kanë manipuluar me të njëjtën mënyrë njerëzimin. Hap pas hapi lexuesi do të shikojë këndvështrimin e autorit për disa nga fetë kryesore të njerëzimit, duke duke i quajtur ato si shkaktare të prodhimit të një lumi të madh enerigjie negative mbi planet, për shkak të intolerancës dhe fondamentalizimit reciprok.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Horoskopi Kinez bazohet mbi bashkimin e datë së lindjes me një cikël të veçantë të kohës, e cila përcaktohet nga lëvizjet e Hënës. Çdo cikël ka një zgjatje prej 60 vjetësh, gjatë të cilit alternohen 12 sektorët, secili me një zgjatje të një viti hënor që konsiston në 354 ditë, sipas elementeve: Uji, Metali, Zjarri, Toka dhe Druri. Horoskopi Maja: Si njohës te mëdhenj te disiplinës astrologjike, Majat arritën të përpunojnë një horoskop të tyre, e cila përfshin 13 shenja që u korrespondojnë po aq kafshëve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Profesor Xhuzepe Katapano ishte dhe mbetet i vetmi albanolog që studioj në themel prejardhjen e racës ilire, duke bërë të drithërohen nëpër dekada shumë shkencëtar që janë marrë apo merren me studimin e antikitetit. Katapano u nis vet drejt Egjyptit për të parë dhe prekur piramidat, një nga mrekullitë e botës së lashtë, dhe u befasua kur ndeshi në shenja apo hieroglifë të çuditshme që linin hije dyshimi mbi prejardhjen e tyre. Për të bërë këtë zbulim të jashtëzakonshëm dhe për të vërtetuar se hieroglifët e piramidave të Egjyptit e kishin bazën tek gjuha ilirishte, Prof. Katapano përdori gjatë hulumtimit të tij të gjatë, siç shprehet edhe vet, sistemin kritik të krahasimit shkencor të rrënjëve të shumë gjuhëve tepër të lashta.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Luftrat Punike Luftrat Iliro-Romake
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Te flasesh e te shpjegosh kete liber eshte ndoshta edhe me kot sesa te flasesh per rendesine qe ka vepra e Homerit per kulturen e antikitetit doro jonian apo per Biblen e Kuranin per krishterimin dhe besimin islam. Autori ka qene ndertuesi modern i ngrehines moderne te Frimasonerise ne SHBA. Ish gjeneral separatist i Jugut gjate Luftes Civile Amerikane dhe i vetmi prej tyre qe e ka bustin ne Ëashington. Ne SHBA thuhet se cdo bust mund te qellohet me domate ose veze, me perjashtim te bustit te Pikes. Edhe sot, kur dikush ne eliten amerikane do te thote mos u kruaj me kete ceshtje, thote: Mos u kruaj me 'Piken'. Libri eshte nje projektor i madh e i fuqishem drite mbi erresiren e shekujve. Pike ishte nje njohes i mire i 17-18 gjuheve te vjetra e te reja dhe ky liber eshte rezultat i nje pune te gjate e te palodhshme te stafit te tij. Morali që mban në këmbë ngrehinën shoqërore të çdo qytetërimi dhe metoda dyshuese tek një filozofi e caktuar e jetës apo besimi gnostik mbi origjinën e saj dhe Universit (feja) tek shumë popuj e qytetërime të vjetra të zhdukura në thellësitë e mjegullnajave të historisë njerëzore gati 8 mijë vjecare të këtij cikli jetësor apo pergjate ketij viti diellor (i gjatë gjithësej 26,6 mijë vjet), pasqyrohen tek ky libër i rrallë i ndare ne 32 kapituj, i kryqëzuar sipas shkallës së vështirësisë së simboleve dhe thellësisë së legjendave në kohë edhe me gradët e 33 shkallëve të Frimasonerisë, që drejtohej nga autori në Juridiksionin e Jugut. Thuhet se Albert Pike e mori Frimasonerinë nga legjendat, për dore, dhe e shndëroi atë nga një ‘kasolle e vjetër dhe e rënuar’ në një ‘qiellgërvishtës modern’. Të flasësh sot për Piken, është diçka e tepërt pasi, megjithë thashethemet a shpifjet e shumta që kanë erdhur nga organizatat antimasonike për personalitetin e tij të fuqishëm e aspak të zakonshëm, ai përsëri, ashtu si me bustin e tij stoik në Ëashington DC, ai qëndron stoik e i palëkundur, si një figurë poliedrike, si poliglot i rrallë dhe njeri shumë dimensional që ka treguar karakter gjeniu edhe në fusha të tjera, si në fushën ushtarake gjatë Luftës Civile në SHBA (është i vetmi strateg ushtarak i jugut separatist që është nderuar me një bust hijerëndë në kryeqytetin e kombit amerikan), në fushën juridike, etj. Sigurisht që të sjellësh këtë libër në shqip është një sipërmarje shumë e vështirë, gati gati sikur të sjellësh Homerin, dhe ne i pranojmë të gjitha vërejtjet që mund të na bëhen nga brezat e ardhshëm elitarë dhe sidomos nga lozhat e Frimasonerisë që po krijohen apo që do të organizohen më mirë në të ardhmen e shpejtë ne Shqiperi, ashtu sic ka ndodhur edhe tek të gjithë kombet e tjerë të civilizuar. Ky ishte një hap i parë i guximshëm i entit tone botues dhe sigurisht që ky botim mund të ketë vend për përmirësime, me lejen tonë. Më vonë, sigurisht që ky libër mund të rishtypet me hardcover dhe të qëndrojë si krenari në cdo lozhë shqiptare. Ne menduam si fillim ta shtypim në dy volume, pavarsisht se në origjinal ai është një libër i vetëm. U përpoqëm që të ruanim edhe botimin e tij të parë në origjinal nga kopertina, aq më tepër që kjo ka shqiponjën me dy kokë që simbolizon tokën dhe qiellin apo njeriun dhe Zotin si simbol i albano-hititëve të cilët, me sa duket, janë pjesë e ADN së shqiptarëve, skocezëve, irlandezëve dhe një pjesë e tyre jan pjesë e ADN së përzjerë angleze, tokë e cila deri në kohën e mesjets dhe Shekspirit jo më kot thërritej Albion. Këtë ndarje në dy volume e bëmë për lehtësi mbi kriterin e një ndarje pak a shumë të barabartë nga volumi, jo nga kapitujt. Si përfundim, mund të thonim se ky libër bëri SHBA-në shumë të krishterë e të bardhë të shekullit 19 dhe ishte palca e kulturës së Frimasonëve që ndërtuan SHBA-në e moralshme, fetariste, pak izolacioniste deri në Luftën e Madhe më 1917, si një tokë e filozofëve e njohur qysh nga Platoni, - nëse do t’u referoheshim Frimasonëve të tjerë pasardhës gjeninj të A.Pikes në shekullin 20, si Manly P.Hall. Në këtë kuptim, SHBA ishte një tokë me vibrim të lartë shpirtëror gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19 edhe në sajë të kontributit të këtij libri, deri sa SHBA dora dorës, sidomos pas privatizimit të Bankës Qendrore në duart e financierëve të mëdhenj të Evropës më 1913 (Fed-it), ra në një vibrim shpirtëror nën ndikimin e fuqishëm materjalist të kompanive gjigande dhe financave imperialiste që në plan të parë kanë patur globalizimin dhe fitimin maksimal. Pra për librin ‘Morali dhe feja’ të Albert Pike mund të themi shkurt se ai gatoi shtetin modern të SHBA e cila edhe sot, në erën 50 vjeçare Pax Americana, i ka themelet e saj të fuqishme tek morali dhe kultura që ka sjellë ky libër madhështor tek brezat e shoqërisë amerikane dhe të të gjithë qytetërimit perëndimor.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Tezat e Hallford Makinder kanë diktuar gjithë gjeopolitikën e shekullit të XX dhe vazhdojnë të kenë ndikim të jashtëzakonshëm edhe sot: Kush e sundon botën dhe pse faktorët përcaktues në politikën globale lidhen me pozicion gjeografik të perandorive moderne? Makinderi formuloi thënien e tij të shumë-cituar: Kush sundon Evropën Lindore sundon Tokëzemrën; Kush sundon Tokëzemrën sundon Ishullin e Botës; Kush sundon Ishullin e Botës sundon Botën. E gjithë kjo tezë artikulohet qartë në këtë libër...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Nje liber mbi Teozofine, 'fene e dijes', historine e saj, perfaqesuesit me te shquar te saj ne histori, rrenjet e saj dhe ngjashmerite e ndryshimet mes saj dhe fese, filozofise e shkences; ide mbi debatin mes kreacionisteve dhe darvinisteve mbi origjinen e specieve; cilat jane ligjet baze te Universit dhe ndertimi i tij holografik; dhe mbi te gjitha nje analize e vecante e qenies, njeriut, elementet e tij perberes, ne ndryshim nga feja dhe shkenca dhe ngjashmeria me budizmin ne disa drejtime. Autorja ka qene e preferuara e shume rrymave ideologjike dhe nga frimasoneria ne shekullin e fundit dhe sidomos ka patur ithtare te saj nazistet me te shquar, me ne krye Hitlerin, tek Shoqeria teozofiste Thule ku spikasnin ideologe te ndryshem dhe teozofiste si Karl Haushofer, Rudolf von Sebottendorf, Rudolf Hes, Alfred Shelenberg, Ditrih Ekhart, Adolf Hitler, etj; Por nazistet i shtremberuan parimet e saj themelore te barazise se racave.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky liber del pas suksesit qe pati botimi yne monografik mbi jeten e gjigandit te inxhinierise, ballkanasit me te famshem, Nikolla Tesla. Keta te dy jane nje model frymezimi per te rinjte shqiptare qe studiojne ne shkencat egzakte dhe studiuesit e fushave, por jo vetem per ta. Suksesi nuk eshte nje tapet i kuq qe mund ta siguroje gjithkush. Ai e ka emrin pune dhe perkushtim i gjate.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Gjithmonë, budizmi dhe themeluesi i kësaj doktrine, Buda, kanë qenë shumë enigmatikë dhe egzotikë jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për shumë evropianë apo edhe amerikanë, të cilët në fakt kanë vite të gjata kontakti me vendet ku ushtrohet budizmi si dhe kanë një literaturë të gjerë në gjuhët e tyre të publikuara ndër vite, ndryshe nga gjuha jonë e cila ende nuk e kishte pasur një libër jo edhe shumë voluminoz si ‘Buda dhe budizmi’, anipse shumë informues dhe thelbësisht përmbajtësor.Por çfarë është figura e Budës dhe në ç’periudhë e ç’vend ka jetuar ai? Mos vallë egzistenca e tij është një mit e ato që tregohen për të janë thjesht legjenda pa bazë reale? Nëse është kështu, kush e krijoi doktrinën e budizmit, atëhere? A është, pra, Buda një njeri - profet i Krijuesit, i ngjashëm me Muhametin? Apo ai është vetë Zoti i trupëzuar si njeri, diçka e përafërt me trinitinë e Jezusit At-Bir-Shpirt? Apo Buda ka qenë një njeri aq perfekt në sjelljet e tij, saqë pasardhësit e tij i dhanë dimensioine që ai nuk i ka pasur, me legjendat e mitet e thurrura për të? Meqenëse Buda ka ndërruar jetë, a pritet te adhuruesit e budizmit që ai të rikthehet si Jezusi? Ose a ka egzistuar Buda edhe jetë të tjera para tij? Nëse po, kush kanë qenë disa emra para tij dhe cilat kanë qenë historitë e tyre? Po Buda i ardhshëm kur do të rimishërohet e cili do të jetë emir i tij i ardhshëm? A është një Budë gjithmonë një kryeasket apo ai mund të jetë edhe dikush tjetër, fjala vjen një mbret? Apo pritet të rilindë, pra të rimishërohet? Nëse ai ka qenë njeri profet, a transmigrohet shpirti i tij ndër qenie të tjera këtu në Tokë apo jashtë saj, në gjithësi, sipas doktrinës budiste? Pse Buda quhet ‘agjent mbinjerëzor’?Po vetë doktrina budiste, a mund të quhet një fe e mirëfilltë? Kush është Zoti i kësaj feje? Cila është kozmogonia sipas kësaj doktrine? A është kjo kozmogoni një teogoni? Pra krijimi i kozmosit ka në qendër shumë zota e është në thelb anarkik, apo ka një zot monoteist? A është budizmi një religjion vetëm i murgjërve të tij, apo ai është një fe popullore në Azi e gjetiu? Cilat janë këshillat e budizmit për sundimtarët dhe të sunduarit, për një shoqëri sa më të drejtë? Kush është ndryshimi mes një ‘dorëheqësi’ dhe një ‘zoti shtëpie’? Cili është kuptimi i dhuratës dhe cila është rëndësia e saj për të lidhur këta dy të fundit? Po ‘karma’, çfarë kuptimi ka dhe sa e rëndësishme është ajo në budizëm për shkak të rimishërimeve në trupa të ndryshme të shpirtit të çdo qenieje? Po kuptimi i ‘nirvanës’, lumturisë së pacak, cili është dhe kur arrihet ajo? Sa e rëndësishme është dhurata në budizëm? Ku qëndron veçantia e dhuratës në budizëm dhe sa lidhje ka ajo me meritën për të përmirësuar ‘karmën’, dmth anët pozitive të veprimeve në jetën tonë të sotme, e cila ka lidhje jo vetëm me këtë jetë por edhe me jetët e tjera pas rimishërimit? Ku është ndryshimi mes dhuratës dhe bamirësisë? Pse nuk pranojnë budistët bamirësi?Po kufiri midis legjendës dhe historisë, ku qëndron? A duhet marë semantika (kuptimi) e legjendave mbi jetën e Budës dhe budizmin literalisht (ashtu siç tregohen), në mënyrë të drejtpërdrejtë? A është e lidhur me kozmogoninë gramatika e legjendave që jep doktrina budiste? Ku qëndron teorikisht ndryshimi mes miteve, legjendave dhe historisë reale?Pa ja u shojtur kurreshtjen me përgjigjet e shkurtëra të këtyre pyetjeve në këtë parathënie, po ju lemë ta fitoni atë brenda rreshtave të këtij libri të mrekullueshëm
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
C'kuptim ka numri 322 poshte kafkes dhe dy kockave Si rekrutohen studentet seniore te vitit te fundit ne Skull & Bones Cilat jane ritualet dhe si eshte i ndertuar nga jashte dhe brenda selia e tyre brenda kampusit te Yale University ku mblidhen te gjithe antaret cdo fillim viti shkollor nga rishtaret e deri me pleqte, e quajtur nga te gjithe The Tomb (Varri) Cilat jane simbolikat e objekteve Ku ruhet arshiva e tyre Si e shtine ne dore arsimin 'kockaxhinjte' e Yale-s Si kapen partite politike te te dy kraheve dhe si i kontrollojne antaret qe rekrutohen Si i organizon grupi luftrat dhe revolucionet kudo ne bote Keto pyetje dhe te tjera qe mund te kemi per 'Bonesmenet', i shpjegon autori prestigjioz, ish profesori amerikan i lindur si britanik dhe i edukuar ne Britani, Antony C Sutton. Thjesht, nje liber qe s'mund te lihet pa u lexuar nga te gjithe ata qe duan te njohin te verteten. Nje liber qe te lehteson biblioteken... nga kotesite dhe genjeshtrat qe gjenden sot aq me shumice neper librarite tona, ose nje nga ata libra te domosdoshem qe nuk te le te vdesesh budalla.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Nderim Katalonjës (në origjinal Homage to Catalonia) janë kujtimet e autorit, i cili ka qenë pjesëmarës për rreth një vit në luftimet e ashpra civile si në front, ashtu edhe në luftën guerile në Barcelonë ku u përfshinë njerëz, organizata e shtete të ndryshme të kohës, në luftime që kishin përfshirë gati gjithë popullsinë dhe teritorin e Spanjës. Në përgjithësi ne njohim nga historia vetëm njërën anë të monedhës: luftën mes të majtëve dhe fashistëve. Në fakt ka pasur një luftë edhe brenda të majtëve, midis ‘stalinistëve’ dhe ‘trockistëve’ spanjollë dhe kjo luftë brenda llojit ka qenë edhe më e sertë dhe e hidhur se e para.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky mund te quhet libri i pare ne shqip per ndertimin astronomik te Diellit dhe planeteve te tij, ne kuader te Sistemit me te gjere, Plejades dhe rrotullimi i tij si 'planeti' i gjashte dhe me i jashteshkruari i 5 diejve te tjere brenda tij, duke pasur ne qender yllin Alcyne; nje rrotullim zgjat rreth 26 mije vjet, me 12 shenja zodiakale te diellit me rreth 2100 vjet sejcila; toka ndryshon boshtin manjetik 1grade ne 72 vjet; do te shihni ndikimin e fotoneve mbi intelektin e njeriut ne shenjat e ujorit (ku do te hyjme mbas vitit 2012) dhe ne shenjen e luanit, periudha keto te quajtura te arta ne ciklin e 26 mije vjeteve (pra jane 4200 vjet te arta nga ndikimi i fotoneve, gjithesej); libri i pare qe studion shpirtin dhe i kundervihet, feve te te gjitha llojeve, shkences, sistemit te edukimit etj.Nje liber shume i bukur e interesant;
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nje liber shume i rendesishem per te njohur shoqerine perendimore. Nuk duam ti shtojme gjekafshe biografise se Kazanoves pasi ajo mesohet dora dores te Kujtimet e tij te shkelqyera qe s'te lejojne ta lejosh librin kollaj nga dora pasi ai te perpin me historine e jetes se vet, jeta e nje gjeniu shume dimensional, aventurier, guximtar dhe i paperkulshem per tu ndalur ne sfidat e jetes per sa me shume kenaqesi dhe mesim ne njohjen e jetes. Ne kete volum Kazanova flet per jeten e tij nga mosha 24 vjec e deri ne moshen 30 vjec. Libri tregon per aventurat dhe njohjet e tij te fuqishme ne oborin dhe me aristokracine e Parisit, rekrutimin e tij ne frimasonerine e Lionit, dalldine e tij per ta perqafuar gjithe kete qytet dhe vleresimin e francezeve per shijet e tyre te holla e te gjithanshme si dhe per humorin e mprehte e inteligjent. Ai tregon per aftesite e tij sheruese ne disa semundje, sidomos ne ato te lekures se femrave te reja, tregon njohjet e tij te fuqishme ne viziten e tij te pare ne Paris per nje periudhe mbi nje vjecare. Me pas ne kete volum flitet per kthimin ne Venecia dhe dashurite e tij me dy femra murgesha, shoqe qele, dhe kjo eshte nje arsye me teper se perse kleri katolik e perdhos vleren e ketij libri kaq shumedimensional. Ai tregon aventurat e dashurise me to, se bashku me ambasadorin e Frances ne Venecie si dhe disa aventura te perbashketa me ambasadorin britanik ne Venecie. Te dy keta kane qene figura te shquara te diplomacive te vendeve respektive, madje ambasadori francez ishte autori i paqes se Vienes midis dinastise Habsburg dhe Kapet te Frances, te cilat kishin mbi nje shekull lufte mesveti. Ngjarjet zhvillohen ne mes te shekullit 18.nPor me rrenqethesja ishte burgosja e Kazanoves 29 vjecar pa asnje shpjegim nga inkuizitoret e kishes ne Venecie dhe denimi i tij me burgim te perjetshem ne burgun Piombi ne qender te Venecias ne kushte te tmerrshme. Shpirti i ketij aventurieri qe e ka dashur jeten dhe kenaqesite e saj in extremis, nuk mund te pranonte thiken e fatit mbi koken e tij fisnike dhe ai dy here tentoi te aratisej deri sa heren e dyte ja doli mbane ne nje arratisje spektakolare qe la te mahnitur te gjithe profesionistet dhe aktoret e cirkut te cilet e shihnin te pabesueshme nje gje te tille. Arratisja nga burgu i Edmond Dantesit te libri i A.Dymase, Konti i Monte Kristos nuk eshte gje perpara arratisjes se bashku me nje prift te Kazanoves, i cili ishte shpirti i kesaj arratisjeje.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Te lexosh Kazanoven, do te thote te njohesh me mire Evropen, Rusine dhe Perandorine Osmane te shekullit te 18. Kujtimet shtrihen nga viti 1825 e mbarojne pas Revolucionit Borgjez francez. Jane shkruar kur Kazanova ishte mbi 70 vjec. Autori qe gabimisht njihet vetem si simboli mashkullor me i suksesshem me femrat, por ai eshte po aq i madh si udhetar, si lojtar ne tregjet e letrave me vlere, si okultist (frimason, alkimist, kabalist, numerolog, kimist), mjek, ushtarak, prift, spiun, shpikesi i lojrave shteterore te fatit, shpikesi i prezervativit dhe i balonave me ngrohje, etj. Ka qene mik i niveleve te larta te gjithe shoqerise evropiane, aventurier qe qante megjithe shpirt para nje gruaje te bukur por qe se kishte problem te grushtonte 4-5 burra te fuqishem apo te bente duel sa here qe ja vlente e te fitonte me njerez profesioniste ne fushen ushtarake, qe se kishte aspak problem te diskutonte mjeshterisht per letersine me njerez profesioniste si Volteri apo Rusoja, madje te ishte me ta superior ne dije dhe llogjike, etj; nje liber fantastik qe e pasuron biblioteken tuaj.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri i pare modest i filozofit me te madh gjerman te shekullit te kaluar, Osvald Spengler; ndoshta nje nga librat me te mrekullueshem filozofike te perkthyer ne shqip; autori ka si librin e tij me te mire Renia e Perendimit, me te cilin fitoi autoritetin e filozofit qendror te Evropes midis dy luftrave boterore; vdiq i persekutuar nga Hitleri, megjithese adhurohej prej te gjithe nazisteve per te gjitha e idete e tij kunder kultureshtremberuesve jo perendimoriste dhe jo faustiane; kush pelqen filozofine dhe s'di te flase dy fjale per Spenglerin dhe per idete e tij edhe ne kete liber, natyrisht qe ka nje mangesi te madhe ne kulturen e tij...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri me i mallkuar nga Vatikani por qe eshte lexuar dhe zbatohet ne thelb nga shumica e njerezve ne menyre te pavullnetshme, madje edhe prej atyre qe shkojne ne kishe e ne xhami; nje liber i 'mekatareve' i quajtur 'tokesor dhe me synim per ta gezuar jeten ketu mbi toke', qe te meson per te mos kthyer faqen tjeter kur te godasin, por per ti dhene nje grusht ne surrat atij qe te sfidon; per te mos i kerkuar falje te "mekatit te pare te Eves dhe Adamit' priftit te fshatit sa here qe ben seks jo per qellime riprodhimi, qe trajton vampiret psikologjike (ata qe jane mjeshtra per te shfrytezuar shoqerine e per te mos i dhene kurrgje asaj) e shume gjera te tjera praktike. Autori i ben korte vetem njeriut te forte dhe predikon lirine e vendimmarrjes prej gjithsecilit ne jeten e vet, pa u kufizuar ne shabllonet e religjionit dhe te moralit historik: thjesht nje produkt i eres New Age ne perendim dhe autori eshte mallkuar publikisht nga Papa Vojtila
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania