titleToAlt
Romani "Lekura e shagrenit" rrefen historine e nje te riu, i cili e bleu copen e lekures magjike te shagrenit qe te permbushte cdo deshire te tij. Por nderkohe duke nenvleresuar keshillen e shitesit, qe i ofron atij lekuren protagonisti e sheh veten gjate rrjedhjes se ngjarjeve ne situata teper te paparashikuara. Tema qendrore e romanit "Lekura e shagrenit" eshte konflikti midis plotesimit te deshirave dhe jetegjatesise, midis vazhdimesise se jetes dhe varferimit te shpirtit te njeriut, vecanerisht kur ai eshte i fokusuar ne blerjen e pushtetit .Para se te perfundonte romanin "Lekura e shagrenit’’, Balzaku botoi fragmente te tij ne shtypin parisien te asaj kohe, duke nxitur nje interes te jashtezakonshem te lexuesit, qe i parapriu suksesit pas botimit te librit, sukses i cili vazhdon deri ne ditet tona. Botimi i romanit "Lekura e shagrenit" krijoi bindjen e plote ne te gjitha qarqet letrare, se Balzaku ishte nje nga shkrimtaret me te rendesishem te" letersise franceze.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky roman është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vajtueshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtlig të shoqërisë borgjeze, të cilët, këndej; për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet, kurdisin intriga dhe i japin shkelmin çdo pengese –qoftë kjo pengesë një vajzë e vogël dhe pa mbrojtje, të cilën disa e munduan hapur (si zonjusha Rogon) disa punuan nën dhé kundër saj (si avokati Vine) dhe nuk reshtën gjersa e shpunë atje ku synuan. Në parathënien e "Komedisë njerëzore" Balzaku e ka përmendur Pjeretën në radhë të pare në listën e heronjve të tij pozitive. Romani " Pjereta "zë një vend me rëndësi në krijimtarinë e Balzakut se është i vetmi roman në të cilin autori nxjerr në pah dy héronj të varfër (Pjereta dhe Brigoi) por që janë të pasur në ndjenja e të pajisur me tipare të bukura morale: në zemrat e tyre të delira rritet e lulëzon mirësia dhe dashuria pa interes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Honore de Balzak lindi më 1799 dhe vdiq më 1850. Ia kushtoi një jetë shkrimit, veprave, të cilat panë dritën e botimit duke kaluar plot peripeci. Jeta e tij është një odiseadë e vërtetë, e cila ka lënë gjurmë në veprën e tij. Vepra vjen në gjuhën shqipe mjeshtërisht nga njohësi i shkëlqyer i veprave dhe jetës së Balzakut: Arianit Zoto. Honore de Balzak është emër i madh i letërsisë franceze. Vepra e tij “Komedia Njerëzore”, që është magnum opus i tij, ka në gjirin e saj edhe veprën që keni në duar: “Koloneli Shaber”. Në kuadër të serisë “Komedia Njerëzore”, “Koloneli Shaber “pason veprën e tij “Le Pere Goriot” (Xha Gorioi ose Babai Gorio), vepër kjo e mirënjohur nga lexuesi shqiptar.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
"Nga mesi i rrugës Sent-Deni, deri në vetë bërrylin e rrugës Pëti-Lion, qëndronte deri vonë një nga ato shtëpitë të cilat historianëve u ofrojnë aso mundësie sa në bazë të një analogjie fare lehtë mund të rikonstruojnë Parisin e vjetër. Muret e shtrembëruara të kësaj kasolleje dukeshin sikur qenë stolisur me farë hieroglifesh. Çfarë emri tjetër mund t'i jepte tekefundit kalimtar i kurrioz atvre X-ve dhc V-ve, të cilat në faqe shtëpie i kishin përshkuar kryq e tërthor ato trare, që vizatoheshin në gëlqere me ato të çara të vogla e paralele? Është e qartë se secili nga këto trare lëkundej në bazën e tyre po të kalonte atypari edhe karroca më e lehtë. Sipër kësaj ngrehine arkaike ngrihej në çati trebrirëshe, çfarë së shpejti nuk do të shihen më në Paris." - pjesë nga vepra.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Fragmente nga libri: “Ja Kamilë, sesi shkojnë buzë greminës gra të reja, mjafton nganjëherë një valle, një melodi pianoje, një shëtitje në fushë për të shkaktuar mjerime të tmerrshme. Atje shkojnë, ato që tërhiqen nga zëri i kotësisë mendjemadhe, i krenarisë, të gënjyera nga një buzëqeshje ose, nga marrëzia ose, nga çamarrokësia. Turpi, Pendimi dhe Mjerimi, janë tri furi, në duart e të cilave do të bien medoemos gratë që kapërcejnë kufinjtë...” “...Shpirtrat e butë që, duke mos ditur mënyrën si ta vrasin hidhërimin, vriten gjithmonë nga ai. Jeta është një punë, një zanat që duhet të lodhesh ta mësosh. Kur një njeri ka mësuar ç’është jeta, nga hidhërimet e shumta që ka hequr, atëherë pejzat e tij forcohen dhe fitojnë një farë zhdëvjellësie që, i lejon të qeverisë ndjesinë e tij; ai i bën nervat si susta çeliku që epen pa u thyer; nëqoftëse stomaku është në rregull, atëherë një njeri i pregatitur në këtë mënyrë mund të jetojë aq sa ç’jetojnë kedrat e Libanit që janë pemë të famshme.” “...Qëllimet e fshehta dhe mendimet që kanë në kokë dy kundërshtarë, merren me mend pothuaj gjithmonë nga njëri - tjetri. Midis dy armiqve, njeriu vë re nganjëherë po atë qartësi arsyetimi, po atë fuqi pikëpamje intelektuale, që vë re, edhe midis dy dashuruarve që lexojnë në shpirtin e njëri - tjetrit” “....keqardhja, ndjenjë e cila, për disa karaktere është si fyerja më mizore” “Çfarë pikture të lemerishme do të paraqisnin shpirtrat e atyre që janë pranë shtratit të vdekjes, sikur të qe e mundur që njeriu të pikturonte mendimet e tyre.” “....dhe gjithmonë pasuria, është nxitja e intrigave që pëpunohen, e planeve që formohen dhe e komploteve që kurdisen”. “Mjerimi, është mjeshtri ynë më i madh... të mëson vlerën e parasë, atë të burrave dhe atë të grave”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Plaku Grande nuk është një kurnac i thjeshtë, i pavetëdijshëm dhe maniak, por një njeri shumë i zgjuar, dinak, lajkatar dhe manipulues. Evgjeni Grande me përvojën e jetës së saj është shprehje e dramacitetit të Balzakut. Nga një vajzë e ëmbël e brishtë, e etur për dashuri dhe lumturi, shndërrohet në një makinë të pashpirt të shumëfishimit të parave, në një imitacion të mjerë, deri diku të pavetëdijshëm të përvojës jetësore të babait të saj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Botimi i një prej kryeveprave të Balzakut, siç është “Xha Gorioi”, nën një përkthim të ri dhe me një vështrim e vlerësim të ri, është një prurje me vlera të veçanta si për penën e Balzakut ashtu edhe për kulturën dhe përkthimet shqiptare. Me këtë përkthim të ri pena balzakiane është ngritur ashtu siç ka qenë dhe mbetet në elitën e aristokracisë dhe të kulturës parisiene.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Iluzionet e humbura "është një seri prej tre romanesh, protagonist i të cilëve është një i ri provincial, ambicioz, i detyruar të luftojë me vështirësitë e vetë-afirmimit. Dëshmitar i brishtë i kohës së tij, pa vullnet për ta përballuar atë; ka një shpirt fisnik dhe i pazoti për t’ju nënshtruar artit të shtypjes: iluzionet e tij janë të destinuara të lidhen me shoqërinë e pamëshirshme pariziene. Midis autobiografinë dhe kërkimit shkencor sociologjik, analizës dhe filozofisë së pasionit, realizmit dhe imagjinatës vizionare, Balzak trajton një temë lidhur ngushtë me përvojën personale të drejtpërdrejtë, të vetë marrëdhënieve të vështira me realitetin e shoqërisë borgjeze: tema e "Iluzionet e humbura" që është e destinuar të marrë në veprimet e më vonëshme tone gjithnjë e më të hidhura.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lënesha është një portretizimi i mrekullueshëm i shoqërisë në qytete të vogla. Rose, gruaja nga ka marrë titullin vepra, i ka kaluar të dyzetat kur nis historia. Ajo është një trashëgimtare e pasur, e cila jeton me xhaxhain e saj në një shtëpi të vjetër. De Valois, gati gjashtëdhjetë vjeç, është një i mbijetuar i regjimit të vjetër. Rivali i tij për të fituar dorën e Rose është M. Du Bousquier, gjithashtu një burrë në moshë. Djaloshi i vetëm në histori është Athanase Granson
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, Balzaku e dështon figurën për ikonën. E dështon, përshkrimin mbi fundin e kryeveprës, për ta lënë një kaligramë. Jo për atë çka ajo mbërriti të jetë, më shumë se për të lajmëruar atë që donte të ishte: të shkatërrojë realen për t’i zënë vendin. Për të shpëtuar copën, të pareduktueshmen, monadën, bukurinë. Për t’ia dhënë asaj që është e pashkatërrueshme e cilësinë e vet. Asaj që është …Imazh.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania