titleToAlt
DETEKTIVJA LINDSEJ BOKSER HETON RASTIN MË TRONDITËS TËKARRIERËS SË SAJ Lindsej Bokser mëson të dashurojë sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katalogu, me të shoqin Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur -përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranojë Xhonë përsëri në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend. Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së perbashkët se gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradëkur i dyshuari i aktit terrorist kërçënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në ate pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpetojë Lindsejn teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikepyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste. Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj - dhe për jetën e saj - Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon neë sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar. Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit numër 1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të vrasësve të Grave dhe përson një emocion drithërues nga fillimi deri në fund.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jam Semi Rejes- Rodrigez.Jam si shumë fëmije të tjerë…Vetëm se jetoj në një shtëpi plot me robotë! Disa herë është shumë bukur.Kemi Blicenin,kositësin e madh të barit; Z. Fshiendrit,shërbëtorin e çmendur; Mekfeçin ,qenin robot dhe plot të tjerë. Por ardhja më e re është A-ja,roboti më i keq në botë.Ai është i mërzitshëm.Ai i di të gjitha.Ai është i bindur se është vëllai im i vërtet.Dhe tani,do të vijë në shkollë me mua. Nëse kjo nuk është një emergjencë,nuk e di çmund të jetë tjetër!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas klasës së gjashtë, viti vërtet më keq i jetës së tij, Rejf Kaçadoriani mendon se ia hodhi. U pranua në shkollën artistike të një qyteti të madh, ku përfytyronte se shpëtoi një herë e mirë nga matematika dhe historia. Por e kishte gabim! Shkolla ishte më e vështir nga sa kujtonte ai dhe, për të dalë mirë në mësime, i duhej të gjent një mënyrë për ta kthyer jetën e tij të mërzitshme në një fiymëzim për një vepër artistike. Metoda e tij? Operacioni: "Jeto për s'mbari"! Gjithçka që nuk e kishte bërë më parë, nisi ta bënte tani, nga mësimi lojës se pokerit deri te vizitat nëpë muzetë e artit modern. Por kur misioni i tij më i ri zbulon të fshehta për familjen, që ai nuk i kishte ditur kurrë, i duhet të vendosë nëse ësht gati ta shohë botën të përmbysur kokëposhtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Me tërheqjen e tij të parezistueshme, romani "Muaji i mjaltit" është fabula e nxehtë dhe drithëruese e një gruaje me një oreks të paparë, si dhe e burrave që guxojnë të çmenden për të.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri "13'ta e Pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien Lexuesin nëpër ngjarje, te cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu eshe atyre te rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
VLERESIME PER ROMANET DRITHERUESE TE SERISE "KLUBI I VRASËSVE TË GRAVE" NGA JAMES PATTERSON "Patterson-i dhe Paetro prodhojnë një tjetër vepër të qëlluar me "I 14-ti Mëkat i Mallkuar..."Secili libër mund të lexohet më vete, por do të doni t'i lexoni të gjithë katërmbëdhjetë librat. Secila vijë tregimi është plot mister, intrigë... një libërpër t'u mos u humbur."- FreshFiction.com "Patterson-i dhe Paetro e bënë sërish me kapitullin më të fundit të serisë së Klubit të Vrasjeve të Grave... një shembull klasik i veprës së autorit -është i shkruar mirë, provokues në vetëm mënyrat e duhura dhe, sigurisht, asnjëherë i mërzitshëm."- RT Book Reveiws "Shumë njerëz e konsiderojnë Klubin e Vrasjeve të Grave të jetë seria më e mirë e bashkëpunuar. Në qoftë se nuk e keni patur ende kënaqësinë e të shijuarit të veprës kanonike, "I 14-ti Mëkat i Mallkuar" është një një vend i shkëlqyer për t’ia nisur. Dhe ndërsa mbetet një libër për të gjitha stinët, mund të jetë shumë mirë leximi i plazhit i kësaj vere." — BookReporter.com
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pse duhet lexuar romani "I pari për të vdekur", i cili ka fuqinë e magnetit për lexuesin? Së pari: Njohim një shkrimtar të madh, James Pattersonin i cili ka mendje të jashtëzakonshme dhe një zemër të madhe.Një shkrimtar që ka shitur mbi 300 milionë kopje të librave të tij dhe arrin të fitojë afro 100 milion dollarë në vit, e që me bujari u jep mbështetje universiteteve, mësuesve në kolegje, librarive të pavaruara, bibliotekave të shkollave e kështu me radhë. Të shkruarit është magjia e talentit, por edhe të lexuarit duhet të jetë dhunti popullore në çdo vend. Së dyti: I gjithë romani "I pari për të vdekur" është një betejë e vërtet e "Gratë e Klubit të Vrasjeve"; e Lindit, Klerit, dhe Xhillit e forcave policore amerikane kundër krimit.Krimi fshihet e mund te fshihet kudo e kurdoherë, por frika e tij përballë njerëzve të ndershëm e të devotshëm, profesionistë e guximtarë të vërtetë, e zhbëjnë atë. Vjen ora dhe ai zbulohet, është padiskutim në bankën e të akuzuarit. Krim pa ndërshkim nuk ka!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
James Patterson është një nga shkrimtarët më të njohur amerikanë. Ai njihet si autor i romaneve shumë të bukur dashurie dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. “Dashuria nuk vdes kurrë”, romani i tij më i përkthyer në botë është një histori e shkëlqyer dashurie ku përzihet e fshehta dhe pasioni. Xheniferi, e dërrmuar që nga vdekja tragjike e të shoqit, e mbyt dëshpërimin e saj në punë dhe duke iu shmangur çdo ngatërrimi sentimental. Por kur mëson se Samanta, gjyshja e saj, ka rënë në koma, nxiton t’i qëndrojë në kokë. Ajo, në shtëpinë e fëmijërisë së saj, gjen letrat që Samanta ka shkruar për të, për t’i zbuluar të fshehtën që e mban prej shumë kohësh për vete: dashurinë e çmendur për një burrë tjetër, që nuk është i shoqi. Përmes letrave Xheniferi do të kuptojë se dashuria e vërtetë ekziston dhe ajo mund të na pushtojë papritmas në çdo çast, por do të dijë ajo ta njohë dhe ta pranojë kur t’i paraqitet asaj?
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një histori e ngrohtë pushimesh, mbi pushtetin e familjes dhe të dashurisë. Pema është zbukuruar, ëmbëlsirat janë bërë dhe pakot janë përfunduar, por festa më e madhe këtë Krishtlindje është dasma e Gabi Samërhillit. Qëkurse bashkëshorti i saj vdiq tre vjet më parë, katër fëmijët e Gabit janë larguar, të gllabëruar nga turbullirat e jetës së tyre. Ata nuk i kanë festuar Krishtlindjet së bashku që kur vdiq babai i tyre. Kur Gabi i lajmëron ata se do të martohej – dhe se dhëndri do të mbetej sekret deri në ditën e dasmës – ajo përfundimisht do t’i sillte ata në shtëpi për Krishtlindje. Por dasma nuk është e vetmja surprizë. Ka edhe një dhuratë të papritur që do të ndryshonte jetën e tyre përgjithmonë. Me personazhe që të prekin thellë dhe lëvizjet emocionale të James Patterson, Dasma në Krishtlindje është një vështrim i freskët në familje.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Xhejn Margo është një vogëlushe e vetmuar. Mamaja e saj, një producente e fuqishme në Broduej, i përkushtohet asaj vetëm një herë në javë, në udhëtimin e tyre të së dielës, kur shkojnë për të parë bizhuteri te Tifani. Xhejn ka vetëm një shok: një burrë të pashëm, inkurajues, gazmor, i cili quhet Majkëll. Ai është i përsosur. Por vetëm ajo arrin ta shohë. Megjithatë, Majkëlli nuk mund të qëndrojë përgjithmonë. Në 9-vjetorin e Xhejnit ai e braktis, duke i premtuar se ajo do ta harrojë shumë shpejt. Vite më vonë, kur Xhejn i ka mbushur tridhjetë vjeç, është po aq e vetmuar sikurse ishte fëmijë. Dhe, pavarësisht suksesit të saj si dramaturge, është gjithnjë e më shumë e bllokuar nga autoriteti i së ëmës. Më pas, ajo takon dikë – një burrë të pashëm, inkurajues, gazmor. Ai është i përsosur. Emri i tij është Majkëll…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Keti Uilkinson, më në fund, ka gjetur burrin e përsosur - por, papritmas, ai zhduket një ditë, duke lënë pas vetëm një ditar të shkruar nga një nënë e re, Suzana, për të birin e saj, Nikolasin. Në të, ajo zbulon romancën mes saj dhe babait të fëmijës, shpresat e saj për martesë dhe gëzimin e pakrahasueshëm kur u bë nënë. Ndërsa Keti lexon, kupton se burri që dashuron është i shoqi i Suzanës. Tashmë, e tmerruar, por me shpresë, Ketit i duhet të mundohet për të kuptuar atë që ka ngjarë - si dhe të zbulojë nëse dashuria e saj e re ka ndonjë mundësi të vogël për të mbijetuar.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania