titleToAlt
Një shoqëri e mbyllur i ngjan një kopeje ose një fisi që është një njësi gjysmë organike, anëtarët e së cilës mbahen së bashku përmes lidhjeve gjysmë biologjike dhe familjare, duke ndarë me njëri-tjetrin përpjekjet e përbashkëta, gëzimin e përbashkët dhe hidhërimin e përbashkët. Dhe megjithëse një shoqëri e tillë mund të bazohet në skllavëri, prania e skllevërve nuk e ka të nevojshme krijimin e një sjelljeje që ndryshon nga ajo e kafshëve shtëpiake. Rrjedhimisht, mungojnë ato aspekte që bëjnë të mundur të zbatohet me sukses teoria organike e një shoqërie të hapur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë. Ai ishte një profet i zhvillimit të historisë, por profecia e tij nuk rezultoi e vërtetë, megjithatë kjo nuk është akuza kryesore. Më i rëndësishëm është fakti që ai çorientoi vlerat e njerëzve inteligjentë duke besuar që profecia historike është rruga shkencore e përqasjes së problemeve shoqërore. Marksi është përgjegjës për ndikimin shkretues të metodës historiciste të mendimit në radhët e atyre që dëshirojnë të çojnë përpara çështjen e shoqërisë së hapur.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Unë e shoh filozofinë plotësisht ndryshe. Unë besoj se të gjithë njerëzit janë filozofë, edhe pse disa janë më shumë filozofë se të tjerët. Natyrisht, unë e pranoj se ekziston, si të thuash, një grup i veçantë dhe ekskluziv i filozofëve universitarë, por nuk ndaj kurrsesi entuziazmin e Waismannit lidhur me veprimtarinë dhe pikëpamjet e këtyre filozofëve. Përkundrazi, jam i mendimit se shumë gjëra flasin në të mirë të atyre njerëzve (për mua, edhe ata janë një lloj filozofësh), që janë mosbesues ndaj filozofisë akademike. Sidoqoftë unë jam një kundërshtar i vendosur i teorisë që qëndron e pashprehur dhe e paverifikuar në themel të esesë brilante të Waismannit. E kam fjalën për teorinë lidhur me ekzistencën e një elite intelektuale dhe filozofike. Autori
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania