titleToAlt
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“... Kur ndërmora të lëxoj dorëshkrimin Mbresa parisiane, u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro-artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar Mbresa parisiane. Është një histori dashurie, një ftesë një grishje, e cila përmes detajesh marramendëse, forcës, thellësisë e saktësisë së fjalës, përcjell disa nga faktet më të rëndësishme artistike, letrare e kulturore të kohës, copëza të artit e kulturës që gjallon e rreh në zemrën e këtij qyteti. Është një guidë kulturore e historike, një shëtitje e këndëshme, një gosti e bollshme të marra së bashku, servirur, me përkushtim e finesë, ashtu siç di vetëm Luan Rama. Ky libër i vyer e i denjë për çdo bibliotekë, i bashkëngjitet Përballë tablosë dhe Parisi letrar të këtij autori, duke formuar kështu një triologji të përkorë, në gjuhën tonë të bukur.”
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Përmes veprave të piktorëve francezë të shekullit XIX, në imagjinaren tonë rikrijohet jeta e shqiptarëve në trojet e tyre dhe përtej kufijve në rrugëtimet e gjata të historisë. Delacroix, Decamps, Corot, Gerome, Papety, Bida, Gleyre etj., një plejadë artistësh të mëdhenj na ofrojnë sot imazhin e shqiptarit të shekullit XIX, figurën e tij herë heroike e tragjike dhe herë lirike. Ishte “Shkolla e Orientalistëve” ajo që i nxiti këta piktorë të vëzhgojnë nga afër shqiptarët dhe qytetërimin e tyre të lashtë...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
1961. Polina Dybyison arratiset nga Franca drejt Marokut, me një emër të rremë, për t'i shpëtuar të shkuarës. Kur i dashuri i saj, Zhani, i kërkon të martohen, ai nuk e di se cila është ajo në të vërtetë. Për ironi të fatit, ai e njeh shumë mirë historinë e saj, sepse të rrallë janë ata që nuk e kanë parë filmin e famshëm me Brixhidë Bardonë, të frymëzuar drejtpërdrejt nga jeta e Polinës, që bëri kaq bujë në Francë. Atij nuk i shkon ndër mend se fati e detyron Polinën të përjetojë për të dytën herë të njëjtën situatë që, dhjetë vjet më parë, e kishte shtyrë të vriste ish të fejuarin. Çfarë do të zgjedhë Polina? Ti thotë cila është? Ç'të vërtetë të tmerrshme fsheh ajo brenda vetes? Jean -Luc Seigle e shkruan këtë roman të bazuar në një ngjarje të vërtetë në vetën e parë, duke na bërë të përjetojmë në palcë heshtjet, ëndrrat dhe vuajtjet e një vajze të re, të dënuar me vdekje tri herë nga meshkujt e kohës së saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Pas vdekjes së Agronit , mbretit të fuqishëm ilir , ishte gruaja e tij , Teuta, ajo që e drejtoi mbretërinë ilire , duke u bërë një nga figurat më spikatëse të asaj kohe . Me një zgjuarsi dhe një kurajë tëveçantë , kjo stratege dhe “ mbretëresha e deteve “siç e konsideruan historianët e kohës , i dha një dritë të re qytetërimit ilir .”
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Ëndrra ime më e madhe ishte të shikoja dhe njëherë vendin tim , Shqipërinë. Ky është vendi që më ka dhënë mbresat më të mëdha dhe ku kam gjetur shpirtërimin e artit tim . Kur vij në Shqipëri,më duket se vijë në shtëpinë time ose , e thënë ndryshe , në parajsë. Për mua nuk ka vend më të bukur. Sot , në qoftë se kam njëfarë emri, këtë ia detyroj vendit tim , popullit , njerëzve që më edukuandhe bënë të eci para.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
“ Kënga e popullit mbetet frymëzuese edhe për një soprano të muzikës klasike. Të jetosh dhe të krijosh mes të dyjave është sa e vështirë, aq dhe pasionante !... Jeta në art kërkon sakrifica të mëdha, por asaj duhet t'i përkushtohesh që të arrish të ngjitesh në lartësitë e artit të vërtetë".
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Luan Rama është një kërkues pasionant i të fshehtave të kulturës franceze. Pas një pune të gjatë kërkimesh e hulumtimesh rreth jetës dhe veprës së Rimbaud, ai jep lexuesve një libër jo thjesht biografik për këtë poet të madh, por analizoi dhe krijimtarinë e tij të fuqishme në disa plane, në atë estetik. Me librin : “Udhëtimi i mbramë i Arthur Rimbaud”, ai jep jo vetëm momente kulmore të jetës së stuhishme në Paris, e ngjizur kjo me ngjarje poetike, me jetën boheme në rrugë, hotele, skuta e kafenetë, në gjithë imazherinë e misteret e këtij qyteti, por dhe aventurat londineze, udhëtimet në Gjermani, drejt Alpeve, drejt ishullit Java, e më pas drejt Egjiptit, Adenit e Hararit...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Paris, "Galerie Vieillc du Temple": Në fytyrën e tij plot rrudha jeta ka shënuar gjithçka: bredhjet boheme, ekzilin e gjatë, nostalgjinë përvëluese, kërkimin në universin e modernitetit. E veçanta, origjinalja, modernia në linjë, ngjyrë e formë. Gjithnjë kërkimi në alfabetin e krijimit. Ai që besoi në trajektoren e utopisë, që ndaloi para enigmës së thelbit njerëzor dhe që kapërceu pragun për të parë se ç'kishte përtej. Abedini kthen kokën nga unë dhe më tregon një kompozim me qindra portrete vizatuar brenda tij. Është lumi njerëzor që shkon... Dhe pastaj ai shton: "Sigurisht, shumë shpejt do të vij"! Eshtë zëri i tij me dëshirën për të ardhur dhe ekspozuar në Shqipëri...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Dorëshkrimet e purpurta”, vëllim i ri që paraqitet para lexuesit nga shkrimtari Luan Rama ,sjell ndodhinë interesante të studiuesit francez, Pierre Batiffol i cili zbuloi kodikët e Beratit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Libri “Leon Rey… dhe gurët filluan të flasin”, është libri i autorit Luan Rama, i cili pas librit “Kalorësit e Stuhisë”, një ese për piketakimet franko-shqiptare nëpër histori dhe “Doreshkrimeve të Purpurta” lidhur me kodikët më të bukur të botës dhe në veçanti ata të Beratit, sjell për herë të parë një vështrim të thellë për jetën dhe kontributin e arkeologut francez Léon Rey në vitet 30’ të shekullit XX. Siç thotë dhe në pasthënien e këtij libri profesori francez i Antikitetit Pierre Cabane, “Léon Rey është për secilin nga ne, themeluesi i bashkëpunimit arkeologjik midis Francës e Shqipërisë… Ai duhet të mbetet i tillë dhe për gjeneratat e reja të arkeologëve, shqiptarë, francezë apo të kombësive të tjera, si një model i seriozitetit intelektual, i cilësisë shkencore, i ndershmërisë dhe i humanizmit.” Kur e pyet autorin Luan Rama se përse iu drejtua këtij arkeologu, jetës dhe veprës së tij, çka dhe i hapi rrugën arkeologjisë shqiptare në Apolloni, bashkë me arkeologun e njohur Hasan Ceka, ai të thotë: “Pikëtakimi i parë me Apolloninë ka ndodhur vonë tek unë, atëherë kur isha një djalosh njëzetvjeçar dhe si studentë, gjatë pushimeve të verës punonim vullnetarisht për ndërtimin e stacionit të hekurudhës së re në Fier si dhe në Mbrostar, jo larg këtij qyteti”. Ky libër, i cili ndjek kërkimet e Léon Rey-it gjatë 16 viteve gërmime që ai kaloi në Shqipëri (pra gjer në kohën e pushtimit fashist më 1939), na shpalos dhe jetën intime të arkeologut, miqësinë me shqiptarët, veçanërisht me bashkëpuntorin e tij Hasan Ceka, apo kryepuntorin e tij Lluka Samarxhiu, dhe igumenin e manastirit të Pojanit, etj. Ky libër, i botuar nga shtëpia botuese Globus R, shoqërohet dhe me një numur të madh fotografish, (disa prej të cilave kanë pasuruar tashmë arkivin shtetëror të Shqipërisë), fotografi që ilustrojnë historitë e shumta të këtij libri, personazhet, ngjarjet dhe emocionet gjatë gërmimeve në Apolloni, botimet në revistën ALBANIA që nxorri Rey dhe që ishte një nga revistat më të mira të asaj kohe në Evropë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Gjatë viteve të tij si diplomat në Paris, Luan Rama kishte fatin të takojë dhe të ndjekë nga afër vitet e fundit të presidentit Mitterand. Një histori pasionante që e ka frymëzuar atë dhe që e rrëmben lexuesin në labirintet e jetës politike të këtij personaliteti të madh të shekullit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“... Në tavolinën e tij të shkrimit, atje ku lindin e mbruhen fjalët e këtij poeti, nga imazhet e pathëna përmes bojës së shkrimit, nga hartat gjeografike, ai rikrijon botra, fëmijëri të përjetshme, gjakun përjetues të botës së hijeve, të skulpturave engjëllore. Lindin kështu metafora të vërteta lirike gjithë hir.”- Luc Vidal, poet, botues.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Quel était le destin de l'artiste en Albanie, à l'époque du communisme totalitaire d'Enver Hodja? Collaborer ou mourir. Adopter la doctrine du réalisme socialiste ou être privé de ses droits. Exalter le " guide suprême " et l'homme nouveau ou être emprisonné. Ou bien résister... continuer à peindre, à sculpter, à filmer, écrire, sur les murs mêmes des prisons, coûte que coûte. À travers le destin des artistes, Rama nous propose une histoire particulière de l'Albanie, celle d'une culture mise au pas de la politique, de la propagande, de la censure. Comment les artistes ontils vécu ces quarante-cinq ans de totalitarisme, comment l'absurdité s'est-elle incarnée dans leur chair, quel a été leur rôle dans la chute du totalitarisme? À ces questions, l'auteur propose des réponses précises accompagnées de poèmes, de photos, de peintures, de cartes, terrifiantes, comme celle des camps de travail et de relégation. Luan Rama, artiste albanais, livre un témoignage éclairé, douloureux et une analyse implacable du dernier système totalitaire européen.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Grek nga Athina dhe me origjinë shqiptare nga e ëma, Moréas-i ishte i tillë edhe nga i ati. Atij i pëlqente të bënte të njohur se mbiemri i tij i gjatë, që fshihte një pseudonim të pëlqyeshëm për veshin e francezëve, nuk ishte veçse një formë e helenizuar e emrit shqiptar Diamanti... pas Gëtes nuk ka patur një tjetër shkrimtar si ai që ta ketë vështruar jetën me aq qartësi e largpamësi. Ndjenjat e tij më pasionante ai i ngrinte në një nivel të lartë kulture saqë çdo gjë që ai ndjente bëhej poetike, dhe në këtë unë kuptoj atë lloj klasiçizmi apo nëse doni përsosmërinë."- Guillaume Apollinaire.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Gjatë qëndrimit tonë në malet e Shqipërisë së veriut, unë jetova gjatë në një familje barinjsh ku u krijuan lidhje shumë të fuqishme midis tyre dhe meje, aq sa ata më kërkuan të bëhesha “nuna” e fëmijës së tyre. Nuk e di, nëse në këtë jetë të thjeshtë e të ashpër do mendoja kaq shumë për këtë familje shqiptare. Që nga ajo kohë, kjo gjë ka qenë për mua një nga gëzimet dhe emocionet e mia më të sinqerta, ku asgjë nuk mund ta trondisë këtë lidhje me ata malsorë aq krenarë e të mirë. Ngjarje të mjerueshme politike do më pengojnë padyshim t 'i takoj edhe pas shumë vitesh të tjera... për aq kohë sa vendi i tyre i shtrenjtë nuk do të ketë fituar pavarësinë e vet. " Jacqueline Benezech - "Radio France", 1939.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
ragment nga libri me tregime ” Vjeshta e Alberto Savianit” të autorit Luan Rama: Atij iu duk se po dilte nga një tunel i errët dhe i pafund. Drita e bardhë që vinte nga jashtë gati e verboi. Një shkulmë e bardhë që e mbështolli të tërë. S’kishte parë kurrë kaq shumë dritë. Sapo vuri këmbët në tokë, mori frymë thellë dhe ajri i pastër e i freskët i pishave ia mbushi gjoksin dhe sikur e solli në vete. Ndjente se ishte në një gjendje të çuditshme, të papërcaktuar, si të ishte i dehur dhe se vinte nga diku, diku larg, sikur ishte dikush tjetër dhe jo ai, Gjeto Markaj. Mbante mend se kishte udhëtuar dhe kishte parë gjëra të çuditshme, plot njerëz të panjohur, gjysmë kufoma, madje dhe fytyrën e gjyshit të tij, kthina, bujtina të çuditshme me drita të zbehta, kollona e emblema të vjetra ilire, helene, romake, epitafë mesjetare me mbishkrime të çuditshme. Vallë kishte parë ëndërr? Çfarë? Përse gjithë rapsodë mbështetur diku, të lodhur nga këngët e tyre me çiftelitë që ende mbanin në duar? Përse ata malsorë «të vrarë», që qëndronin hijerëndë si të ishin në prag të një gjame, që çuditërisht ai filloi ta shohë të gjallë tek kërcenin rëndë përballë të vdekurit dhe rrihnin gjokset, gricnin faqet, ndërkohë që gjaku u rridhte? A nuk i kishte treguar gjyshi i tij për gjithë ata të vrarë për të mbrojtur kufijtë?… Gurët, gurët e kufijve. Ç’po ndodhte kështu? Ai shkundi kokën dhe menjëherë u kujtua se duhej të thërriste kalin e tij që e kishte lidhur aty pranë, një natë më parë, në një pishë të vetmuar, pranë atij shkëmbi ku ishte ndalur në atë natë të turbull, pa yje. – Gjog, gjog! – thërriti ai, duke dëgjuar ehon e zërit të vet. Mendoi se kali do të vinte me të dëgjuar emrin e tij, por jo, heshtja mbretëronte. Priti dhe pak të dëgjonte hingëllimën e kalit, kur papritur, shumë pranë tij, dëgjoi «krraun» e një korbi te madh e të zi që kërceu dhe gati e preku me krahët e tij, duke ndaluar diku më tutje. Ai vështroi korbin, i cili dhe ai ia kishte ngulur sytë. U habit që ishte shfaqur menjëherë aty. Vallë shenjë e keqe? – mendoi ai dhe kapi një gur duke qëlluar drejt korbit, i cili klithi sërrish dhe u largua më tutje. «Krrau, krrau…». – He të shoftë Zana, të shoftë! – i bërtiti ai dhe u nis drejt shtegut. S’kishte bërë një copë udhë kur në qetësinë e madhe të atij mëngjezi një uturimë e madhe, një zhurmë e tmerrshme ushtoi sipër kokës së tij. Ai ngriti kokën dhe vështroi lart në qiell, atë masë të madhe, atë qenie të çuditshme, si një shpend prehistorik që flitej nëpër legjenda, ndoshta të hekurt, që shkonte me vërtik duke vërtitur krahët e vet me shpejtësi të madhe. Menjëherë ra në tokë dhe mbuloi kokën me duar, pasi uturima ishte vërtet e tmerrshme. Dhe ashtu përmbys ndjeu zhurmën të largohej. Kur ngriti kokën, gjithçka kishte rënë në qetësi. Vallë një përbindësh, një kuçedër si ajo që i tregonte dikur nënlokja e tij?… Në qiellin e kaltërt nuk dukej më asgjë. «Po kjo ç’ishte?», mendoi ai me vete dhe u nis për të gjetur shtegun e kthimit. U kujtua se duhej të kthehej në shtëpi, pasi atje e prisnin. Dhe ai u nis. Por një gjë e habiste: pamja përreth kishte ndryshuar tmerrsisht. Një faqe e tërë e pyllit ishte xhveshur. Diku ishin nderur disa litarë hekuri. Po kjo ç’të jetë, mendoi ai. Megjithatë ishin majat e maleve dhe qafat e tyre ato që i tregonin udhën. E ndërkohë që ecte, përsëri dëgjoi «krraun» e korbit që mesa dukej e ndiqte. Ai i tundi duart dhe briti si të donte ta largonte. Nuk kishte bërë shumë udhë dhe ndërkohë e mori etja. Kur zbriti nga kodrina zbuloi rrjedhën e lumit dhe shkoi drejt tij, kur ndërkohë, papritur ai u shtang nga habia me atë urë gjigande që ishte ngritur aty, një urë hekuri, ku një qerre e rëndë, e stërmadhe, prej hekuri dhe me rrota që rrotulloheshin shkoi me shpejtësi, si një përbindësh. – O Zot! Ja dhe një përbindësh tjetër! Ku jam kështu? – tha ai dhe vështroi sërrish nga ura. Qerrja e hekurt, një katrahurë e vërtetë, la pas një tis pluhuri dhe gjithçka ra në qetësi. Menjëherë u ul, piu ujë me shpejtësi me grushtet e tij, duke shuar atë etje të madhe sikur të kishte javë pa pirë një pikë uji dhe u kacavjerr me këmbë e duar drejt urës. Kur mbërriti aty qëndroi përsëri i mahnitur. Po, ishte një urë hekuri. Qëndronte ashtu i tronditur nga pamja që kishte parë kur ndërkohë dëgjoi një buri dhe një qerre tjetër e hekurt që po vinte drejt tij me shpejtësi të llahtarshme. O Zot! – pëshpëriti ai. Dikush që ishte majë qerres, nxorri kokën nga një lloj kabine dhe i bëri shenjë të largohej duke sharë dhe vështruar me inat. Por ai nuk kuptoi asgjë, pasi habija e tij ishte e madhe me atë gjë që fluturonte me një shpejtësi skifteri. – O Zoti im! Thuamë, ç’bëhet kështu? – tha ai duke ngritur sytë, sikur t’i fliste Perëndisë së tij. «E habitshme, – mendoi ai, – këto qerre drejtoheshin nga njerëz, nga njerëz të çuditshëm! Nga vinin kështu?!» Dhe ai shkoi nëpër urë, duke u çuditur se rruga sipër nuk ishte prej dheu, por e rrafshët, e ftohtë, e fortë. Ai u përkul, vuri dorën mbi të, pastaj veshin të përgjonte, qëlloi me grusht mbi të dhe s’po kuptonte se ç’ishte ajo shtresë e fortë. Dhe ashtu i habitur, u ngrit dhe vazhdoi, duke dalë në rrugën e madhe gjithnjë i tronditur me gjithçka që shikonte. Më së fundi, rruga e çoi drejt e në një shpat shkëmbor përballë tij, ku ishte hapur një tunel gjigand që ai s’po kuptonte se si mund të ishte çpuar mali tej për tej. Ku të çonte vallë ajo shpellë në formë gjarpëri? Përse këtu?…
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Parisi letrar”, libër i ri që paraqitet para lexuesit nga shkrimtari Luan Rama, u drejtohet autorëve francezë më në zë si: Hygo, Balzak, Flober, Bodler, Apollner, Eluard apo Colette, Desnos dhe Duras...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Romani "Santa Quaranta" është shkruar me shpirt krijimi, me një harmoni të habitshme ndërmjet asaj që ka ndodhur dhe asaj që nuk ka ndodhur, me një admirim të shkëlqyer për botën shqiptare, me një etnografizëm të hijshëm po aq sa me shijen e kulturave metropolitane me njohje të thella enciklopedike për vlerat europiane të njeriut dhe të bashkësisë shqiptare. ISADORA DUNCAN vjen tek lexuesi shqiptar si një stoli e ndritshme që koha që shkon ia rrit vlerat...” Shaban Sinani.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pjese nga libri: ... Atë të hënë në mbrëmje duhej të shkonte në një ekspozitë që hapej në “Les Halles”, pranë “Qendrës Kulturore George Pompidou”. Ishte një mjedis që asaj i pëlqente, një vend plot gjallëri e të rinj, me shatërvanin e madh në mes dhe artistë të rrugës që u binin violinave apo kitarave. Por atë ditë ndjente se e kishte pushtuar një lodhje e çuditshme dhe vendosi të kthehej në shtëpi. Ishte një nga ato ditët kur ajo e ndjente veten krejt të zbrazët dhe pa asnjë lloj dëshire. “Ndoshta ngaqë jam në prag të menstruacioneve”, kërkonte ti mbushte mendjen vetes. Por në thellësi e ndjente se kjo ishte diçka më shumë. Ndoshta mungesa e Fredit. Me siguri… Kur hyri në shtëpi dhe ndezi televizorin, u befasua menjëherë nga pamjet që po transmetoheshin: një tablo ku shquhej me sa dukej trupi i gjymtuar i një gruaje, me këmbët e hapura dhe seksin e saj në plan të parë. Pamja lakuriqe e habiti pa masë, ndërkohë që spikeri fliste për tablonë e gjetur më së fundi të Gustav Kurbesë, e cila i dhurohej muzeut të Orsay-t nga familja e Silvia Bataj. Në ceremoni, dukej dhe ministri i Kulturës, i cili përuronte hyrjen e tablosë në fondin e muzeut dhe që përshëndeste të pranishmit në sallë. Lajmi u mbyll sërrish me pamjen e tablosë dhe fjalët e spikerit: “Kjo tablo i ishte komanduar Kurbesë nga ish ambasadori turk i asaj epoke në Paris, Halil Beu, i cili rridhte nga familja e Mehmet Ali Pashës së Egjiptit”… Televizioni po jepte pamje të tjera, por ajo qëndronte gjithnjë si e shtangur, me sytë e mbërthyer drejt ekranit dhe bluzën e hequr që e mbante gjithnjë në duar. Përpiqej ti rikthente në imagjinatë imazhet që sapo kishte parë, si në një bobinë filmi. Ajo e njihte mirë piktorin Kurbe dhe epokën e impresionistëve, kishte parë disa albume të tij, por gjëkundi nuk kishte pikasur madje as kishte lexuar për ekzistencën e një tabloje të tillë. QuhejOrigjina e botës. Pas më shumë se një shekulli, ja ku zbulohej tabloja e humbur. Ç’të kishte ndodhur vallë me të? Përse ishte mbajtur e fshehur? Në shekullin e XX nudot nuk ishin më një tabu: surealistët, post-surealistët, avangardistët e të gjitha shkollave, tashistët, fovistët, etj, të gjithë kishin përcjellë imazhet e tyre rreth nuditetit të femrës, seksit të saj. Magjithatë, ajo pamje që sapo kishte parë dallohej nga të gjitha. Ishte krejt e veçantë dhe shumë realiste. Menjëherë iu kujtua Edi, të cilin e kishte përcjellë dy javë më parë. Shoku i saj i Arteve të Bukura, kishte ardhur në Paris pas një ekspozitë të tij në Amsterdam dhe tani kthehej për të organizuar një ekspozitë retrospektive në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Do të quhej “Post-Eva”. - Ideja jote është mjaft interesante. Jam e bindur që do të ketë shumë sukses! - i kishte thënë Ada. - Eshtë e para e këtij lloji, - i ishte përgjigjur ai. - Pas kaq vitesh tranzicion duhet të kthejmë kokën nga e kaluara e pikturës sonë. - Nga nudo e «mohuar»! - shtoi ajo. Atë mbrëmje të vonë në shtëpinë e tyre, Fredi nuk arrinte ta kuptonte që dhe një nudo e thjeshtë, gjatë kohës së diktaturës, ishte e ndaluar. - Atëherë duhej të ishin të ndaluar dhe klasikët, neo-klasikët, Da Vinçi, Ticiani, e më pas Rubens, Van Dik, Rembrand…të gjithë ata që pikturuan nudo. - Jo, ata për fat nuk u ndaluan, - tha Edi, - por veprat e tyre nuk ekspozoheshin, pra librat, albumet, qëndronin nën etiketën «rezervat». - Në biblioteka mund t’i shikoje me autorizim, - shtoi Ada. - Kjo ndoshta ishte e ndaluar në Kinë, gjatë Revolucionit Kulturor, ku dhe Bethoveni u ndalua të interpretohej nga instrumentistët. - Çfarë epoke? E pa imagjinueshme?! - pëshpëriti Fredi, i cili s’mund ta kuptonte se mund të futeshe në burg dhe për një nudo. - Ishte koha e paranojës…- tha më së fundi Edi. - Kohë kur dhe heroinës së Delakruasë në tablonë e famshme Liria, kur u botua i mbuluan gjinjtë. - Mjerisht shumë nudo shqiptare të asaj epoke janë zhdukur. Disa nga krijuesit i shkatërruan dhe i dogjën nga frika se mund të përfundonin burgjeve. Të tjerë i fshehën ndër miqtë e tyre. - Po si mund të organizosh një ekspozitë të tillë? - Kam arritur të mbledh rreth njëqind vepra, të cilat do ti ekspozojmë në nëntor. - Gjeniale! - ishte entusiazmuar Ada. - Hë, si thua, do të vish në Tiranë? - Nuk e di… kam frikë se në atë kohë është dhe ekspozita ime, por pse jo? E di që kam mall?...Kam shumë mall… Apo jo Fredi?!
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania