titleToAlt
Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare ? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut ?I urrej fotografitë e çastit, sepse të gënjejnë. I kam grisur pothuajse të gjitha, por nga Krishtlindja jonë e fundit ruaj vetëm një fotografi. Fotografitë e familjes nuk tregojnë emocionet e vërteta,i këqyr dhe sheh një pemë të shndritshme, një bluzë të kuqe, një buzëqeshje që të kujton një atmosferë intime dhe gazmore dhe e ndien veten të dërrmuar nga malli. Sa të lumtur ishim, mendon. Ndërkohë, në shtëpinë tonë kishte hyrë e keqja. Pas këtij fragmenti nga libri, nis shtjellimi i një drame të madhe njerëzore. Histori të rinjsh që, pas shumë e shumë vitesh, kthehet në një peng për të afërmit e tyre. Përmes rrëfimeve të Antonias dhe Almës zbulohen të fshehta tronditëse për histori droge, histori dashurish, të fshehta të tjera për prejardhjen familjare që nuk është e lehtë t`u shkosh në origjinë.Ndaj dhe Antonia gati vihet në rolin e një detektivi dhe arrin të ndriçojë pjesën më të madhe të një historie që dukej sikur nuk do të shpjegohej kurrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohesh. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë gjurmë ankthi dhe pasiguria. Me një mall të pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallëngjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrëfen një histori të ëmbël dhe ironike, tërheqëse si një fotografi bardhë e zi, e gjallë si një përqafim: një histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujtesës, pikërisht atëherë kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e një dashurie më të fortë se mungesa, një tregim në të cilin kushdo, edhe pse zëri i rrëfyeses është absolutisht i veçantë, në mënyrë të pashmangshme do të gjejë vetveten.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Disa ëndrra nisin nga larg dhe falë ngulmimit, talentit dhe pasionit arrijnë të realizohen përtej të paimagjinueshmes. Kur u ngjit në bordin e anijes së trishtë me emrin Vlora, që mbahet mend si anija që transportoi nga Shqipëria një ngarkesë çnjerëzore qeniesh njerëzore, Kledi kishte veshur vetëm një palë pantallona të shkurtra, shapka me gisht, të vjetruara, si dhe mbarte një pasion të madh për kërcimin. Ishte forca e ëndrrave që e shtynte të shkonte përpara, në mes të një turme të dëshpëruarish, duke luftuar për të pirë pak ujë, i ndryrë brenda një stadiumi në Bari, e pastaj në arrati, në mes të një fshati të humbur. Më pas, ia behu fati i mirë, Maria de Filippi, Amici dhe gjithçka tjetër. E kur e mendon tani, shpesh nuk i bëhet ta besojë. Dhe kur sheh tërë ato turma të rinjsh që nguten në një shesh për ta parë të kërcejë, nuk mund të mos e mendojë atë anijen nga ku u nis, megjithëse mund të duket një jetë më parë. Ky libër është një histori e jashtëzakonshme, që bëhet roman. Faqe me një intensitet të habitshëm, një luhatje emocionesh dhe aventurash që të lënë gojëhapur. Dhe, më në fund, buzëqeshja e Kledit duket sikur të thotë të mos i braktisësh kurrë ëndrrat e tua, sepse përrallat ekzistojnë me të vërtetë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një histori e bukur dashurie, një mikrokozmos me jetë të rinjsh që kërkojnë të ecin "tre metra mbi qiell”. Një roman i jetës së përditshme, një pikturë dinamike e jetës së adoleshenteve ende të pasigurt në vete....
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romani i mëparshëm “Tre metra mbi qiell”, ishte mbyllur me një pyetje të Stepit: "A do të kthehem dot më aty, ku jetojnë vetëm të dashuruarit, tre metra mbi qiell?". Pas dy vjetësh në Nju Jork, Stepi kthehet në Romë. A duhet të përpiqet t’i kthehet një historie dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme? Apo duhet mbyllur përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Aleksi, 37-vjeçar para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokët. Niki është një vajzë e bukur, e këndshme dhe inteligjente. Por ka një detaj:është 17 vjeç, njëzet vjet më e vogël se Aleksi. Pas takimit të atij mëngjesi asgjë nuk është më si më parë....
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Aleksi dhe Niki, të dashuruar më shumë se kurrë, sapo janë kthyer nga Ishulli Blu, ku kanë kaluar disa ditë të paharrueshme. Niki takon sërish shoqet e saj të ngushta, por së shpejti Dallgët do të duhet të përballen me ndryshime të mëdha, të cilat do ta vënë para provash të vështira miqësinë e tyre. Aleksi rifillon jetën e zakonshme, ndërkohë që shokët e tij të ngushtë, Flavioja, Enrikoja dhe Pietroja, ndahen nga bashkëshortet dhe martesat e tyre marrin fund. Dhe atëherë që të gjithë, secili në mënyrën e vet, fillojnë të reflektojnë rreth dashurisë. A ekziston dashuria? Është e vërtetë ajo kriza e vitit të shtatë të martesës? A ka të drejtë ai që thotë se një dashuri nuk mund të zgjasë më shumë se tre vjet? E pastaj pyetja më e vështirë: a mund të zgjasë përgjithmonë dashuria? Aleksi, një ëndërrimtar romantik, vendos të rrezikojë dhe i kërkon Nikit që të martohet me të. Por duhet të merren vesh për zgjedhjen e kishës, numrin e të ftuarve, banketin e dasmës... Mbi të gjitha: A do të jetë gati Niki për një hap kaq të rëndësishëm? Dhe, sikur të mos mjaftonte, ja tek mbërrin në zyrën e Aleksit një modele e shkëlqyer që do të bjerë në dashuri me të. Ndërsa Niki do të takohet me një bashkëmoshatarin e saj të universitetit, i cili ushqen për të një pasion të madh. Si do të përfundojë kjo histori? Do ta zbulojmë vetëm duke e jetuar...
Çmimi: 1250 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania