titleToAlt
"Edhe me këtë libër, Rajan Hollidei u krijon mundësi lexuesve të sfidojnë vetveten, teksa i përball me çështje të ndërlikuara të epokës sonë. Çdo lexues do të zbulojë të vërteta që janë domethënëse për jetën. Egoja mund të bëhet armikja jonë, nëse nuk jemi të armatosur me trajtesa paralajmëruese për historinë, filozofinë dhe shkrimet e shenjta. Më shumë se një mijë vjet më parë, Shën Agustinit i thanë: 'Merre dhe lexoje!'; nëse nuk veproni kështu, do të lejoni armikun t'ju shkaktojnë dëshpërim." — DR. DREW PINSKY, drejtues i programeve "Dr. Drew On Call" dhe "Loveline"
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht. Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre. Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian. Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen. Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”. Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull... - Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria. - Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë. - Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim. - Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin. Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë. Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre. Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t'ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër - disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump - nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin "Mooch". Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt - përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit. Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë. Nga një shpërndarës i gazetës Neivsday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port VVashington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Endrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët - derisa erdhi Donald Trump. Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t'i tregonte se çfarë i ldshte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit. Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Pse e bëni atë që bëni? Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses? Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit ëright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme. Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE. Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sot, Jack Ma (Ma Yun) është një prej gjigantëve të botës së internetit. Kompania e tij, Alibaba, është bërë platforma më e madhe në botë për tregtinë online. Ngritja e Jack Ma-së dhe Alibaba-s ka qenë integrale për zhvillimin e ekonomisë së stërmadhe të internetit në Kinë. Ky libër paraqet përvojat jetësore të Jack Ma-së, karrierën e tij si sipërmarrës dhe të gjithë procesin e krijimit të Alibaba-s. Duke shkuar pas skenave, autori tregon se si Jack Ma rrëzoi traditat dhe e ktheu Alibaba-n në një organizatë të fuqishme, e cila theu rekordin botëror si oferta më e lartë për një kompani publike gjatë regjistrimit në bursën e New York-ut në vitin 2014.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë për një jetë më të mirë, libri Pushtet i pakufishëm do t'ju tregojë si të arrini atë cilësi të jashtëzakonshme jetese që e dëshironi dhe e meritoni dhe si të zotëroni jetën tuaj personale dhe profesionale. Anthony Robbins u ka vërtetuar miliona njerëzve përmes librave të tij, regjistrimeve dhe seminareve, se duke shfrytëzuar fuqinë e mendjes mund të bëni, keni, arrini dhe krijoni gjithçka që dëshironi për jetën tuaj. Ai u ka treguar krerëve të shteteve, familjeve mbretërore, atletëve Olimpikë dhe profesionistë, yjeve të filmave dhe fëmijëve se si të arrijnë atë që duan. Me Pushtet i pakufishëm, ai zbulon me pasion dhe rrjedhshinëri, shkencën e arritjes personale dhe ju mëson: • Si të zbuloni se çfarë doni vërtct • Shtatë gënjeshtrat e suksesit • Si të riprogramoni mendjen tuaj brenda pak minutave për të eliminuar frikën dhe fobitë • Sekreti për të krijuar raport të menjëhershëm me cilindo që takoni . • Si të dubloni suksesin e të tjerëve • Pesë çelësat e pasurisë dhe të lumturisë Pushtet i pakufishëm është një libër trajnues revolucionar për mendjen. Do t'ju tregojë, hap pas hapi, si të veproni në maksimumin tuaj ndërsa fitoni liri emocionale dhe financiare, arrini lidership dhe vetëbesim, dhe siguroni bashkëpunimin e të tjerëve. Do t'ju japë njohurinë dhe kurajën që të ribëni veten dhe botën tuaj. Pushtet i pakufishëm është një libër udhëzues për performancën e lartë, në një epokë suksesi.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë. Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, Mos bëj dëm, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukraine dhe në Nepal. Në librin Rrëfimet ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë. Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan. Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundti të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në librin e tij, ish-drejtori i FBI-së, James Comey, ndan përvojat e pathëna më parë të disa prej situatave më kritike gjatë karrierës së tij në dy dekadat e fundit te qeverisë amerikane, duke zbuluar se si duket lidershipi i mirë dhe etik, dhe se si nxit vendime të shëndetshme. Rrugëtimi i tij na jep një pamje të paprecedentë të korridoreve të pushtetit, dhe një mësim të shkëlqyer se çfarë e bën një lider efektiv. Z. Comey shërbeu si drejtor i FBI-së nga viti 2013 deri në 2017, caktuar në këtë post nga presidenti Barack Obama. Më përpara shërbeu si prokuror për Rrethin Jugor të New York-ut dhe zëvendësminister i Drejtësisë në administratën e presidentit George W. Bush. Nga ndjekja penale e Mafia-s dhe e Martha Stewart, e deri te ndihmesa për të ndryshuar politikën e administrates Bush mbi torturën dhe mbikëqyrjen elektronike, drejtimin e hetimit mbi e-mail-et e Hillary Clinton, si dhe lidhjet midis fushatës së Trump-it dhe Rusisë, Comey është përfshirë në disa prej çështjeve dhe politikave më të rëndësishme të kohëve të fundit.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër të cilin do ta çmoni për të gjithë jetën, pasi në faqet e tij, gjenden sekretet për realizimin e të gjithë ëndrrave tuaja. Në librin Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit, Deepak Chopra nxjerr thelbin e mësimeve të tij në shtatë parime të thjeshta dhe të fuqishme, të cilat mund te zbatohen lehtësisht për krijimin e suksesit në çdo fushë të jetës suaj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin Katër marrëveshjet don Migel Ruiz ,zbulon burimin e besimeve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojskme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje,i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të ushqehesh me rrush, vetëm me rrush, gjatë një, dy, tre, katër javëve apo edhe më shumë. Apo: të hash tri vakte me rrush në ditë, plus një vakt vegjetarian të përkorë. Këto lloj regjimesh sfidojnë, a priori, të gjitha rregullat e dietetikës. E megjithatë, pjesa më e madhe e atyre që e kanë provuar këtë eksperiencë janë habitur nga ndryshimet që kanë parë të ndodhin me veten e tyre: ardhje në formë, kilet e tepërta të zhdukura, konstiracioni po ashtu, sëmundjet kronike si: ulçera, nefretiti, atriti etj., të shëruara. Kura e rrushit është e njohur së paku qysh prej dy shekujsh, si një terapi natyrale nga më efikaset. Sot ajo është rizbuluar, pas një periudhë të gjatë heshtjeje, në sajë të një ankete të kryer nga "Toka e gjallë". Në dritën e pesëqind dëshmive të mbledhura në kuadrin e kësaj ankete, kura e rrushit na shfaqet si një mjet unikal për të ripërtërirë organizmin tonë, që është i sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga stresi dhe nga mijëra ndotje të tjera.Përparësia e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: është një kurë e këndshme dhe e lehtë për tu bërë, pa e ndërprerë aspak aktivitetin profesional.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
NË VERËN PËRVËLUESE TË LONDRES së vitit 1886, William Gladstone garonte kundër Benjamin Disraelit për vendin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Ishte epoka Viktoriane dhe fituesi do të sundonte gjysmën e botes. Në javën e fundit para zgjedhjeve, të dy këta burra rastisën të ftonin për darkë të njëjtën grua të re. Sic pritej, shtypi e pyeti këtë grua se çfarë përshtypje i kishin lënë të dy kundërshtarët. Ja si u përgjigj, "Pasi darkova me Z. Gladstone, mendova se ai ishte personi më i zgjuar në Angli. Por, pasi darkova me z. Disraeli, mendova se isha une personi më i zgjuar në Angli." E gjeni se kush i fitoi zgjedhjet? Ishte ai që i bënte të tjerët të ndiheshin të zgjuar, mbresëlënës dhe mahnitës: Benjamin Disraeli. "Cabane u ofron këshilla të zbatueshme dhe një guide praktike liderëve që duan të përmirësohen, pa kompromentuar integritetin apo autoritetin." Laura Tang, CEO, Time Inc. "Cabane na ka bërë një nder të madh. Ajo ka ndërthurur shkencën e palëkundshme me rrëfimin përfshirës duke sjellë një trajtim udhëzues, të rolit të karizmës në lidership - një temë të cilën (deri tani) e kuptonim shumë pak". Robert B. Cialdini, autor i librit Influence "Miti i karizmës" është i lehtë për t'u lexuar. Ai bashkon historitë dhe studimet, strategjitë dhe zbatimet, teknikat dhe praktikat". New York Journal of Books Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur - ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, sic Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo. Duke marrë nga teknikat të cilat fillimisht i krijoi për Harvard-in dhe MIT, Cabane e ndan karizmën në përbërësit e saj. Që të bëheni më karizmatik, nuk do të thotë të ndryshoni personalitetin tuaj. Por, ka të bëjë me përshtatjen e një serie praktikash të caktuara, të cilat shkojnë me personalitetin që keni. Miti i karizmës ju tregon si të jeni më ndikues, më bindës dhe më frymëzues.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është i jashtëzakonshëm. Të gjithë duhet ta lexojnë. Bregman na tregon se deri më tani e kemi parë botën në mënyrë të gabuar. Duke e parë atë ashtu siç duhet, ne papritur zbulojmë rugë të reja themeltare të cilat na çojnë përpara. Nëse arrijmë të bindim sa më shumë njerëz që ta lexojnë këtë libër, bota do të nisë të bëhet më e mirë
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në vjeshtën e vitit 2006, Yu Dan, profesoreshë për studimet mediatike në Beijing Normal University, dha një seri leksionesh të titulluara, "Njohurite e Yu Dan mbi Analektet të cilat, u transmetuan për shtatë ditë në Televizionin Qëndror Kinez. Interpretimi i saj personal mbi mëndësinë e Konfucit u prit me entuziazëm. Në ditën që një version i redaktuar i leksioneve u botua si libër, u shitën 10,000 kopje dhe deri ne shtatorin e vitit tjeter, u shitën 4.2 milion kopje legale, si dhe 6 milion kopje të përllogaritura si pirate, duke mbetur edhe sot, ne krye të listave të librave më të shitur në Kine. Shkruar thjesht me synimin për ta bërë të lehtë për lexuesin e gjere, Konfuci nga zemra e paraqet Konfucin bashkëkohor. Ai mund të na mësojë si të arrijmë lumturi shpirtërore, si të rregullojmë rutinën ditore dhe si të gjejmë vendin tonë në këtë jetë moderne. Yu Dan argumenton se mësimet e tij, ose Analektet, nuk janë thjesht citime interesante nga dija e lashte që nuk kane vlere në botën tonë të vrullshme dhe plot stres, por, janë të vërteta të thjeshta të cilat i drejtohen secilit prej nesh dhe na ndihmojnë të jetojmë më mirë, më të lumtur dhe më të qetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shëndeti i mirë është baza për një jetë të gjatë dhe të kënaqshme. Dhe lajmi i mirë është se mund të jeni të shëndetshëm për një kohë më të gjatë, nëse ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje:hygge. Hygge është përkufizuar në disa mënyra që nga ‘Arti i krijimit të intimitetit’ ‘rehatia e shpirtit dhe ‘mungesa e mërzisë’ deri te kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese dhe e preferuara ime ‘kakao nën dritën e qirinjve’ Hygge-n e kupton kur e ndien. Hygge është kur qëndroni përqafuar me një person të dashur në divan, ose kur ndani ushqim të mirë me miqtë më të afërt. Janë ata mëngjeset me qiellin blu kur drita që hyn përmes dritares është e përsosur.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Nëse rregulloni krevatin çdo mëngjes, keni kryer detyrën e parë të ditës. Ky veprim ju jep një ndjesi të vogël krenarie dhe ju inkurajon të realizoni më pas edhe një detyrë tjetër, pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Në fund të ditës, detyra e parë e përfunduar, bëhet një seri detyrash të përfunduara. Rregullimi i krevatit do të përforcojë faktin se gjërat e vogla kanë rëndesi në jetë. Nëse nuk arrini të kryeni siç duhet gjërat e vogla, nuk do t’i kryeni asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Libri Gra të vështira tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionale. Dy motra kanë qenë të pandashme qëkur u rrëmbyen të vogla dhe tani, të rritura, duhet të negociojnë martesën e motrës së madhe. Një grua e martuar me njërin binjak, shtiret sikur nuk e kupton kur bashkëshorti i saj dhe i vëllai, pretendojnë sikur janë tjetri. Një striptiste që mundohet të përfundojë universitetin, shmang ngacmimet e një klienti të zellshëm. Një inxhiniere me ngjyrë, shpërngulet në pjesën veriore të Michigan për të punuar dhe përballet me kureshtjen dashakeqe të kolegëve dhe me vështirësinë e harrimit të së shkuarës. Që nga grindjet mes vajzave te një nënndarje e pasur në Florida, ku fqinjët përshtaten, konkurrojnë dhe spiunojnë njëri tjetrin, Gay u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për dekada me radhë na kanë thënë se çelësi për një jetë të lumtur dhe të pasur, është të mendosh pozitivisht. Por kësaj i ka ardhur fundi. “Pirdhu pozitivitet”, thotë Mark Manson. “Të jemi të sinqertë; ndonjëherë, gjërat në jetën tonë janë mut dhe duhet të mësojmë si të jetojmë me to”. Gjatë viteve të fundit, Manson – përmes blogut të tij tejet të njohur – ka punuar që të korrigjojë supozimet tona të pavërteta për veten dhe për botën. Tani, ai paraqet mençurinë e fituar me shumë mund, në këtë libër novator. Manson argumenton se – mbështetur nga studimet akademike dhe shakatë në kohën e duhur, – përmirësimi i jetës nuk varet nga aftësia jonë për të bërë limonadë nga limonët, por të mësojmë si të tresim më mirë limonët. Qeniet njerëzore kanë të meta dhe kufizime – siç shkruan ai: “Jo të gjithë mund të jenë të jashtëzakonshëm; – në shoqërinë tonë ka fitues e humbës dhe pjesërisht, kjo nuk është as e drejtë dhe as faji yt”. Manson na këshillon të mësojmë kufizimet tona dhe t’i pranojmë ato. Ai thotë se ky është burimi i vërtetë i forcës. Kur përqafojmë frikën, fajet dhe pasiguritë tona – kur nuk u largohemi dhe nuk u shmangemi të vërtetave të dhimbshme, por përballemi me to – mund të gjejmë guximin dhe vetëbesimin, të cilat i kërkojmë me aq dëshpërim. “Në jetë kemi një numër të caktuar gjërash për të cilat mund ta çajmë trapin. Ndaj, duhet t’i zgjedhim me mençuri”. Manson sjell një diskutim të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, të mbushur me histori argëtuese dhe me një humor profan e të pamëshirshëm. Ky manifest është një shuplakë rifreskuese për të gjithë, në mënyrë që të nisim një jetë më të kënaqshme dhe më me këmbë në tokë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kur ju thonë më shtruar apo mos u shqetësoni, a ju vjen t'ua ktheni qepeni gojen Sepse, po të ishte aq e lehtë, do ta bënit vetë, kështu? Nuk jeni vetëm, për më tepër, ka edhe një mënyrë për ta hequr qafe stresin. I pajisur me udhëzime, sugjerime dhe citate, ky libër do t'ju japë forcën për të mposhtur në qoftë
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania