titleToAlt
Në këtë libër është synuar të çlirohet vepra e Migjenit prej leximeve doktrinare, cilatdoqofshin ato; të rivendoset një marrëdhënie e pakushtëzuar midis saj dhe lexuesit; të kapërcehet shekulli i leximit të orientuar dhe të disiplinuar, duke e rinisur interpretimin aty ku u mbyll vepra e autorit, me kthimin tek burimi, te Migjeni i vetëmjaftueshëm. Leximet dhe interpretimet e projektuara, me fshehje e heshtje të pjesshme të të vërtetave letrare e jetësore, po aq sa dhe me shquarje e mbishquarje të tyre, u kanë sjellë dëme marrëdhënieve të veprës së autorit me lexuesit, dëme që shkojnë deri në deformim. Nëse Jeronim de Rada qe ura e parë që ndërlidhi jo vetëm në kronologji romantizmin shqiptar me romantizmin europian, Migjeni eshtë poeti i parë që i ndërroi hierarki nënsistemit letrar shqiptar, duke e lartësuar atë në një shkallë mbinacionale, në shkallën e një letërsie rajonale, siç qe letërsia sociale në Ballkan në vitet 1930, e sinkronizuar me traktate, kode dhe poetikë. Migjeni ishte dhe do të mbetet përgjithnjë dukuri e letërsisë shqipe, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e yllësisë së poetëve të letërsisë sociale në Ballkan: Miroslav Krleza, Srecko Kosovel, Radovan Zogovic, Esad Mekuli, Antun Simic, Koco Racin, Janis Ricos, Hristo Smirnenski, Milos Crnjanski, Duro Sudeta dhe të tjerë. f Me Migjenin letërsia kombëtare shqiptare, për herë të parë, i kapërceu kufijtë; u bë pjesë e rrjedhave panballkanike dhe hapi rrugë për europeizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj, dukuri që erdhën më vonë dhe nuk mund të kuptohen pa të. Migjeni është poeti që i kapërceu kufijtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
..Bedri Islami është padyshim personalitet i kohës, një shqiptar i mrekullueshëm, me një vetëdije të epërme që karakterizohet nga një vizion i madh. Njeri i letrave, autor librash historikë dhe publicist i klasit të parë, me një guxim të paepur. Bedri Islami ka qënë një figurë kryesore e organizimit kombëtar në vitet '90 të shekullit të XX, në aksionin e jashtëzakonshëm konceptual dhe real për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Bedri Islami ka qënë përherë poet, edhe sikur të mos shkruante e as të botonte kurrë, qoftë edhe një poezi të vetme...MOIKOM ZEQO
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njohës i thellë i çështjes që ka zgjedhur të trajtojë në këtë libër, me karakter studimor e katalogues (vepra përmban edhe lexicon-et me karakter shpjegues), autori, Gjovalin Shkurtaj, ndërthur me shumë sukses kulturën e njeriut të terrenit me atë të ekspertit të katedrave. Këtu qëndron dhe një prej shpjegimeve pse ky libër është një arritje me denjësi shkencore e me dobi praktike, interpretues e udhëzues,është e kuptueshme pse në ketë vepër sundojnë argumentet sociogjuhësore e etnogjuhësore, që nga shkaqet e dyfishësisë së emrit,deri tek shmangiet për shkaqe emfatike. Me të drejtë ai ka bërë të njohur edhe ndikimin konservues të dialekteve, një tjetër shkak për variantistikën frikësuese të emrave me të njëjtin burim në shqipen e sotme. Shqetësimi i gjuhetarit që beson në njësinë e shqipes letrare dhe të rendit brenda saj nuk e lë të qetë autorin edhe kundrejt tronkimit gramatikor të emrave të të huajve; kundrejt anarkisë në dhënien e emrit.Shaban Sinan
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ajo që na ka munguar, ose edhe kur e kemi patur ka qenë në periferi të vëmendjes, ka qenë edukimi me punën, me tolerancën dhe mirëkuptimin. Pikërisht për të gjitha këto e vlerësoj shumë punën që autori Lekë Imeraj ka bërë në këtë libër. Ai na sjell me shumë detaje, me shumë zbërthime dhe shembuj gjithçka favorizon, ngurtëson dhe degradon një individ e një shoqëri. Me një pasion prej njeriu të urtë e që vlon nga dëshira për ta parë vendin të ndryshuar pozitivisht, me idealizmin e një njeriu që beson në modelin e moralit dhe mençurisë njerëzore, me bindjen se gjithkush duhet të bëjë çka në dorë për ta bërë, autori sjell një vepër që do duhej të ishte në çdo familje. Madje, do duhej të përbënte një material për çdo njeri që natyra apo puna e ka sjellë të luajë rolin e edukatorit. Pra, ky libër duhet lexuar nga prindërit, për të kuptuar fëmij ët e tyre, duhet lexuar nga mësuesit për të orientuar edukimin e nxënësve të tyre, duhet lexuar nga të rinjtë për të besuar se vetëm dija, dhe jo forca, e çon përpara mirëqenien, duhet lexuar nga studentët dhe pedagogët, veçanërisht ata të shkencave sociale. Thelbi i këtij libri është nevoja që shoqëria shqiptare ka për të kapërcyer vetveten dhe për tiu bashkëngjitur popujve të qytetëruar të botes dhe, bashkë me ta, të krijojë koracën mbrojtëse ndaj dhunës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Monografia “Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik” i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e parë të shekullit XX.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Libri i prof. dr. Shaban Sinanit "Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të" vjen si një qasje komplekse dhe e larmishme ndaj letërsisë dhe disa prej dokumenteve më të rëndësishme të saj. Libri vlen jo vetëm për tematikat e rëndësishme, për mendimet dhe interpretimet vetiake, por edhe për korrektësinë shkencore që karakterizon stilin e analizës dhe sintezës së këtij studiuesi të njohur; për frazën dhe terminologjinë korrekte, për qartësinë e mendimit dhe komunikimit me lexuesin e kualifikuar.”- Ak. Floresha Dado. “Kjo përmbledhje me studime shënon një prurje me vlerë për studimet letrare në tërësi.”- Prof. assoc. dr. Laura Smaqi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi mund të konsiderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri. Qëllimi i autorit është të provojë se pikërisht në paskajimin e tij qendron origjinaliteti i veprës që krijoi, fuqia pasuruese e kësaj vepre për letcërsinë shqipe dhe domosdoshmëria për rishikimin e pozitës së saj në raporte qendër-periferi në sistemin e letërsive të ishullzuara dikur dhe në sistemin e sotëm policentrik letrar shqiptar. Përfundimi i autorit se Camaj nuk mund të përdoret për çfarëdo qëllimi që studiuesi mund të ketë në krye (dhe për fat të keq shpesh studiuesit kërkojnë atë çka duan dhe jo atë çka është), merr rëndësi jo vetëm për këtë vepër. Synimi i këtij libri është që vepra e Martin Camajt të lexohet, interpretohet dhe kuptohet pa kurrfarë epiteti shtrëngues.”- Blerina Suta, Universita "La Sapienza", Roma. “Studiuesi e shpjegon bindshëm të ashtuquajturën "errësi" të poezisë së Camajt, që do ta afronte në dukje me hermetizmin, me mospasjen e një fjalori historik te shqipes dhe rrjedhimisht me mosnjohjen e kuptimeve të kryehershme të fjalëve shqipe. E ploteson këtë me atë që e quan "dukuri Milosao", fragmentarizmin, që e lidh me kërkimin e së papërsëritshmes.”-Klara Kodra, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Miti i malit në antropologji e letërsi (gojore ose të shkruar) vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, qofshin këta të huaj ose vendës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“E kapa dorën e tij instiktivisht dhe e shtrëngova, aq sa ndjeja të mbrujtura në pëllëmbën time edhe qelizat më të thella të dëshpërimit të tij. Pastaj e lëshova dhe u zmbrapsa një hap. 0 Perëndi, çfarë po bëja? Medoemos duhej të isha çmendur! Ai njeri më kishte tjetërsuar ditën dhe nuk mund të më tjetërsonte edhe jetën kaq papritur.”-Fragment nga romani.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Romantikët e quanin gjuhë perëndie. Miti i gjuhës shqipe është miti më jetëgjatë në historinë e letërsisë kombëtare. Vetë letërsia shqipe lindi si një mundim për tu shprehur në gjuhën amtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, është autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Naim Frashëri mori përsipër të krijojë lexuesin e një letërsie kombëtare, ose, siç shkruante shumë kohë përpara albanologu H. Pedersen, tu jepte bashkatdhetarëve të vet, me kryeveprat e tij në prozë e në vargje, shijen e të lexuarit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Merita e parë e veprës së Borgia-s qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë katë bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe dokumentet e shumta që botohen për të parën herë. Dokumentacioni i përpunuar nga misionarët dhe nga Borgia përbën një burim të rëndësishëm që i lejon historianët dhe studiuesit të rindërtojnë, edhe pse me rezervat që rrjedhin natyrshëm nga dëshmi të tilla, dinamikën e disa zhvillimeve në trevat jugore të Shqipërisë ku më shumë se gjetkë është ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare. Nëse Himara e shek. XVIII gëzon privilegjin të jetë përshkruar gjatë periudhës historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarëve bazilianë që punuan aty, por edhe historianit që disa shekuj më vonë e ringjalli veprën e tyre të jashtëzakonshme.”- Prof. Matteo Mandala, Universiteti i Palermos, Itali.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Sh. Sinani's latest work Albanians and Jews: the protection and salvation, a monographic study published in Albanian and English, constitutes one of his longest-term commitments, starting from 1990. By profoundly examining and shedding light on one of the most interesting pages of the Albanian history that focuses on the cultural and historical relations between Albanians and Jews, particulariy the unique story of rescuing them from Shoah [Holocaust] during World War II, the author provides answers to many questions that scholarship has been facing for decades.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
“Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K.”, botimet “Naimi”, Tiranë 2011, është botimi i ri i plotësuar me dokumente e analiza të reja për veprën e shkrimtarit më të madh shqiptar I. Kadare, pasi kaluan afro 10 vjet nga botimi i vjetër nën titullin “Një dosje për Kadarenë” (Tiranë 2005). Ky botim i ri u bë i nevojshëm për shkak se kishin dalë disa dokumente të reja dhe nga lexuesit e opinioni pati kërkesa që dokumentet të botoheshin të plota. Në gjendjen e re libri përmban dy pjesë. Në pjesën e parë botohet monografia “Letërsia në totalitarizëm: I. Kadare”, një studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, që ka për qëllim të paraqesë kushtëzimin kontekstual të letërsisë në shoqëritë e mbyllura, përmes rastit më të diskutueshëm gjatë dy dekadave të fundme, letërsisë së Ismail Kadaresë. Në këtë diskutim janë përfshirë dhe studiues të huaj, historianë të “luftës së ftohtë” dhe të totalitarizmit, përkthyes të veprës së shkrimtarit, albanologë. Studimet letrare, sido që për nga natyra dhe metodat bashkëkohore janë gjithnjë e më tekstocentriste, kur është fjala për letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, qoftë në Shqipërinë shtetërore, qoftë në Kosovë, nuk i shmangen dot kontekstit historik. Në pjesën e dytë botohen dokumentet, të pajisura me shënjime informuese të saktësuara e të plotësuara, si dhe me referencat e burimit arkivistik, që lejojnë e lehtësojnë shfrytëzimin e tyre prej cilitdo që është i interesuar për një njohje të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë botim janë shtuar afërsisht 15 dokumente të reja, të cilat në kohën e botimit të parë e të dytë ishin ende nën kufizimet e Ligjit 9154 “Për Arkivat” ose nuk ishin identifikuar në procesin kërkimor. Nga dokumentet, nuk është hequr a shkurtuar asnjë prej atyre që kishin koleksionit të dy botimeve të para. Midis dokumenteve të shtuara, dy letra të M. Shehut për E. Hoxhën, që botohen në këtë libër për herë të parë, janë me rëndësi parësore për të kuptuar raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos për të verifikuar konceptin për letërsinë si çështje shtetërore. Duke qenë një botim i llojit dossier, nuk është përzgjedhur a përjashtuar asnjë dokument i zbuluar dhe ndonjëherë botimi i tyre përmban edhe fragmente që s’lidhen drejtpërdrejt me argumentin e këtij libri, por thjesht përjashtojnë paragjykimet. Po ashtu, duke qenë se gjatë dy dekadave të fundme janë bërë shumë debate për vërtetësinë a pavërtetësinë e paraqitjes publike të bashkëbisedimit / debatit të intelektualëve shqiptarë në takimin me R. Alinë në gusht të vitit 1990 (në atë kohë kryetar i shtetit shqiptar), në përbërje të këtij libri botohet për herë të parë në tërësi pjesa e debateve Kadare-Alia, shoqëruar me referenca të sakta kronografike në fonodokumentin origjinal që ruhet në dy pjesë në formatimin CD në rrjetin arkivor kombëtar. Në botimin e ri u gjykua me vend që të vihen emrat e plotë të hartuesve dhe nënshkruesve të dokumenteve, për atë pjesë që në botimet e mëpërparshme kishin mbetur të identifikuar vetëm me nistore (iniciale), kryesisht për arsye etike. Në dy botimet e mëhershme u quajt me vend “kursimi” i tyre, si një e drejtë e fundme morale që hartuesit të dokumentit t’i jepet një kohë dhe mundësi ta shpallë vetë autorësinë dhe të përligjë qëndrimet e mbajtura ose të përgjigjet për to. Botimi i dokumenteve me nënshkrimet e plota të autorëve do të dëshmojë shkallën e paimagjinueshme të demonizimit të shkrimtarit prej shkrimtarit gjatë periudhës totalitare; si dhe mund të ndikojë për mirë në debatet që hapen e rihapen në formë fushatash për qëndrimin ndaj fshehtësive të arkivave dhe sidomos ndaj dosjeve të policisë së fshehtë politike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Berati është një prej qyteteve që i ka dhuruar botës shqiptare, për botën e madhe, jo një emër, po një mbiemër, mbiemrin Beratinus - beratini. “Kodiku i Purpurt” i Beratit e ka bërë të famshme botën shqiptare me anë të një mbiemri, gjë që ndodh shumë rrallë. Nuk ka ndonjë qytet tjetër në Shqipëri që të ketë dhënë mbiemra për vlera jomateriale, përveç Beratit. Kjo është e lidhur me faktin se Berati ka qenë një kryeqendër kishtare, që lulëzoi, nga pikëpamja e rendit kohor, mbas Bylisit dhe Gllavinicës. Në fillimin e mijëvjetëshit të dytë Berati ishte një kryeqendër rajonale e Krishterimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Libri i Ismail Strazimirit nuk është thjesht një libër kujtimesh. Në përmbajtjen e tij autori ka tejshkruar biseda shumë të rëndësishme me veprimtarë të kohës, vendës e të huaj, të zhvilluara nga ai vetë; letra të pritura e të dërguara; shenjime të rëndësishme për njohjen e procesit historik; informata dhe të dhëna që nuk gjenden në shkrimet teknokratike historiografike. Midis argumenteve themelorë ku shfaqet zbulimi i Ismail Strazimirit janë: përhapja e esadizmit nëpër Shqipëri; konflikti i anadollakëve me europeistët për qeverisjen e saj. Ajo që sjell në kulturën historike shqiptare libri i Ismail Strazimirit është dëshmia se parësia shqiptare, nëse mund të kuptojmë me këtë klasën qeverisëse me pushtet politik të mbështetur mbi tagrin etnozakonor, përgjatë kohëve nuk dëshmohet gjithnjë njëlloj, ka anën e vet të errët e të ndritur: në një brez ka arritur të bëjë shumë për vendin e në një brez tjetër ka dështuar ose i ka bërë të zezën atdheut. Dhe kjo provohet me dëshmitë e shërbyera prej autorit...”- Shaban Sinani.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Përmes fjalëve-kyçe studiuesja analizon frymën e himnit, duke e përcaktuar atë si romantike, me kultin e origjinës dhe të mbijetesës, me vetëdijen e qendresës dhe të epërsisë së popull i dëshmuar vijimisht në histori në trojet e veta.”- Prof. dr. Shaban Sinani. “Studimi i traditës himnodike përbën një problematikë origjinale pothuajse të patrajtuar tek ne në mënyrë tërësore; argumentimi i mbijetesës së himnit kombëtar shqiptar përcillet në mënyrë skrupuloze nëpër shumë dokumente e akte kancelerie të kohëve të ndryshme; ngjan e besueshme dhe teza e lidhjes mes himnit shqiptar me traditën e himnores kombëtare evropiane brenda origjinalitetit të tij albanocentrist.”- Prof. dr. Ymer Çiraku. “Përmbush një mangësi të pashpjegueshme dhe të pajustifikueshme në kulturën tonë kombëtare.”- Prof. dr. Ardian Marashi. “Për herë të parë himni i flamurit ka historinë e krijimit të tij, punë kjo e bërë me gjithë vëmendjen e duhur. Ky studim do të plotësojë një mangësi dhe dr. Karakaçit do t'i jemi të gjithë mirënjohës për punën e bërë.”- Prof. dr. Afërdita Onuzi. “Studime për himnet kombëtare bëhen në çdo vend të botës. Një studiues italian para tre vitesh më bëri pyetjen se si ishte e mundur që muzika e himnit kombëtar shqiptar është shkruar para tekstit? Unë u përpoqa t'i jap disa shpjegime, sepse në atë kohë isha i vendosur pranë ambasadës shqiptare në Itali. Sikur atë pyetje të ma drejtonin sot, do t'i përgjigjesha: "Lexoni monografinë e dr. Valbona Karakaçit".- Prof. dr. Kolec Topalli. “Rrezja e ndikimit të kësaj vepre është shumë e gjerë, ajo është pjesë e kulturës së çdo qytetari. Një nga cilësitë e saj është të qenit libër tavoline.”- Prof. dr. Enver Muhametaj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania