titleToAlt
“Jeta është me të papritura. Mund të ndodhë që një ditë të humbas shikimin, zërin, të humbas ndonjë pjesë të trupit, të humbas komoditetet dhe pasuritë dhe të jetoj guvave dhe shpellave pa ujë e dritë, të humbas qytetin ku jam lindur dhe rritur, atdheun dhe familjen, por kurrsesi nuk do të humbas dashurinë që kam për ty!…” “Mund të ndodhë që rrugët tona të ndahen për një farë kohe, por sërish ato do të bashkohen. Ne duhemi aq shumë, sa të sfidojmë edhe kohën e humbur!”
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani "I rrëmbyeri" i vlerësuar nga Henry James si romani më i mirë i Robert Louis Stevenson-it. I këndshëm në lexim, romantik dhe i mbushur me rreziqe, "I rrëmbyeri" është një roman klasik i aventurës së lartë i Robert Louis Stevenson-it. E dashur nga gjeneratat është saga e David Balforit, një trashëgimtar i ri, që xhaxhai i babëzitur e përjashtoi nga pasuria e trashëguar dhe komplotoi për ta shitur atë si skllav. Por nderi, besnikëria dhe guximi shpërblehen; të shpëtuarit i mbijetojnë rrëmbimit dhe mbytjes së anijes, duke i shpëtuar edhe një mashtruesi dhe bëjnë një arratisje emocionuese për të fituar lirinë duke u endur nëpër malësitë e egra të Skocisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Autori i shumëshitur i "Një burrë i quajtur Uve" rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Njerëzit thonë se Qyteti i Arinjve ka marrë fund. Por pranë liqenit gjendet një arenë akulli, e ndërtuar breza më parë nga punëtorët që e themeluan këtë qytet. Dhe brenda asaj arene gjendet arsyeja përse njerëzit e Qytetit të Arinjve besojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë se e tashmja. Ekipi i të rinjve i hokejit mbi akull do të marrë pjesë në ndeshjen kombëtare gjysmëfinale dhe, në fakt, një shans për të fituar e kanë. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e këtij vendi rëndojnë tashmë mbi supet e një grushti djemsh adoleshentë. Të kesh përgjegjësi për shpresat e një qyteti të tërë është një peshë e rëndë, dhe mbas ndeshjes gjysmëfinale ndodh një ngjarje tjetër, që më pas tërheq vëmendjen e gjithë Qytetittë Arinjve...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romani "Të porsamartuarit", i shkrimtares Ethel Turner, rrëfen fillimin e martesës së dy të rinjve të dashuruar, që zanafillën e njohjes së tyre e kishin që nga fëmijeria e hershme. Lindja e fëmijës, e kësaj krijese të dashur për të dy prindërit e rinj, sjell një marrëdhënie të re midis ciftit në raportet gjinore në familje. Tema kryesore në romanin "Të porsamartuarit është përpjekja e prindërve për të gjetur vendin e duhur në familje. Ky libër është gjithashtu një kujtesë e mirë e përgjegjësive që duhen të kenë çiftet e reja në ditët e sotme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Hajdi shkon për të jetuar me gjyshin e saj qe kur ishte e vogel. Shtëpia e tij ishte lart në mal, ku ai jetonte i vetmuar larg nga fshati, që ndodhej shumë më poshtë. Për tre vjetët e ardhshëm Hajdi nuk sheh pothuajse askënd tjetër përveç djalit Piter, nënës e gjyshes së tij, por kurrë nuk do të ndihet e vetmuar; ajo jeton sëbashku me natyrën, me erën, me diellin me pemet, me shqiponjat dhe me lulet. Jeta e saj në mal ndërpritet paprtiur, kur ajo shkon në Frankfurt per të qenë shoqëruese e Klarës, një vajzë që nuk mund të ecë. Hajdi miqësohet shumë me Klarën por më pas ndjen mungesën e malit dhe të gjyshit të saj të dashur. Te Hajdi ne shohim vajzën që çdo nënë ëndërron ta ketë. Shume më tepër se një histori për fëmijë, ky rrëfim është gjithashtu një mësim për natyrën e pasigurt të lirisë,një luks që shpesh e marrim si të mirëqenë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Sara Stenli është një vajzë vetëm katërmbëdhjetë vjeç, por ajo mund të rrëfejë tregime me një zë magjepsës aq të paster e aq të gjallë, sa mund të shkrijë një zemër prej guri, që nuk mund t'u rezistosh së dëgjuari, të cilat të zhvillojnë imagjinatën dhe njëkohësisht të prekin thellësisht ndjenjat. Ky roman tregon aventurat e një grupi kushërinjsh të rinj dhe të miqve të tyre që jetqjnë në ishullin Princ Eduard, në Kanada, ku fëmijët dhe të rriturit grumbullohen tërë kuriozitet për të dëgjuar tregimet magjepsëse të Vajzës së Historive. Kur Bev Kingu dhe vëllai i tij Feliksi mbërrijnë për të kaluar verën në shtëpinë e tezes Xhanet dhe të xhaxhait Aleks King, ndërsa babai i tyre udhëton nëpër bote per biznes, ata mahniten nga Vajza e Historive. Ata e kalojnë kohën e lire me kushërinjtë e tyre Dan, Felisiti dhe Sesilia Kingun, me djalin e punësuar Peter Kreigun, me fqinjën Sara Rein dhe me një kushërirë tjetër, Sara Stenlin. Kjo e fundit është pikërisht Vajza e Historive, e titullit të librit, e cila argëton grupin me tregime magjepsëse, duke tërhequr vëmendjen e auditorit me çdo fjalë të saj. Njihuni me Sara Stenlin, e njohur në libër si Vajza e Historive. Ajo është heroina më e këndshme per L.M. Montgomery, bashkë me personazhin tjetër aq të njohur Ana flokëkuqja.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
I dashuri im Maruan, shoh profilin tënd nën llamburitjen e kësaj hëne, biri im, qerpikët e tu si të pikturuar me dorë, të mbyllur në një gjumë naiv. Dhe të them: "Ma jep doren. Asgjë e keqe s'do të na ndodhë".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar çudishëm me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar sa nuk mund ta shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrebullueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Bazuar në aventurat e jetës reale të Laura Ingalls Ëilder, romani "Shtëpia e vogël në Pyllin e Madh" është libri i parë në serinë e çmuar " Shtëpia e vogël ", që ka magjepsur breza të terë lexuesish. Libri na paraqet Laurën katërvjeçare, e cila jeton në një kasolle buzë pyjeve të medha të Uiskonsinit, së bashku me babanë, mamanë dhe motrat e saj, Meri e Kerri, si dhe me qenin e tyre të dashur, Xhekun. Jeta në pyll nuk është e lehtë për familjen Ingalls, pasi fëmijët duhet të rriten duke siguruar me forcat e tyre gjithë ushqimin dhe të përgatiten per t'u përballur me dimrin e ftohtë. Por ata ia dalin më së miri të përballojnë çdo situatë të vështirë që iu del përpara. Ata bëjnë mbjelljet e pranverës, mbledhin të korrat në vjeshtë, festojnë, si dhe bëjnë udhëtimin e tyre të parë në qytet. Cdo natë, në shtëpinë e tyre të vogël, të sigurt dhe të ngrohtë, tingujt e ngrohtë të violines së babait venë në gjumë Lauren dhe motrat e saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Është diçka e rallë që një libër kaq i hershëm të jetë gjithashtu edhe kaq i mprehtë rreth seksit, burrërisë kujtimeve dhe muzikës. Pa dyshim të gjithë meshkujt do të gjejnë hijet e vetes së tyre në këto faqe. Dhe shumë nga ne do të kuptojnë nga proza akustike e Hernby-t se është e shkuara ajo që i mban më shumë peng zemrat tona.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Roji dhe Çelestja janë mishërimi i Ëndrrës Amerikane. Ai është një nënpunës i ri. Kurse ajo në prag të një karriere emocionuese. Por, ndërsa ata i merr me vete rutina e jetës, papritmas vendosen në rrethana që as nuk mund t’i kishin imagjinuar… Kjo histori dashurie është një vështrim tejet i thellë në zemrat dhe në mendjet e tre njerëzve përtej mundësive të tyre . “Një martesë amerikane është një kryevepër e rrëfimit, një vështrim intim i thellë në shpirtrat e njerëzve që duhet të përballojnë të kaluarën duke ecur përpara, më shpresë e dhembje, drejt së ardhmes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mahnitshëm, ne këto komedi, si tek askush tjetër, do ta ndeshim këtë realitet: përmbysjen dhe vdekjen, megjithëse prirja është antiteza e tyre: jeta dhe hareja, lëvizjet, personazhe nga me interesantët, sa shqiptarë, po aq edhe ballkanikë, humori i gjallë, befasitë, intriga, pabesitë, gjuha e përditshme, koha, parandjenjat, zezona, sidomos te komeditë tragjike, që besojmë se autori i tyre me to solli një risi, që meriton të njihet dhe të rivleresohet. Të gjitha së bashku ndërtojnë një epokë, por edhe këmbimin e rëndë të epokave, rënien dhe dekadencën dhe acarin që po vinte aq shpejt, egërsimin e një shoqërie të re, por gjithsesi dhënë nëpërmjet humorit si në komedi, me të qeshurat me gjithë shpirt, gjithnjë e me dëshpëruese deri në absurd dhe qmenduri, por që nëfund tëfundit janë dhe mbeten një sfide e madhe kundër së keqes. Me këtë botim,jo vetëm që sjellim menjëherë 7 komedi të vërteta të një autori të vërtetë, sa origjinal, po aq dhe i arrirë artistikisht, që me të drejtë i duhet dhënë vendi i mohuar dhe koha, se ai krijoi kohë, por ne shtojmë kështu të qeshurat e një populli, tamam dhuratë qiellore dhe pasurojmë, si me një "deus ex machina ", gjithë dramaturgjinë shqiptarë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha. Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet me të njohura në mbarë botën.Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e goroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot. Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtepine e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-t krijoi një zhaner të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze. "Gruaja me të bardha" nga Ëilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi me menjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative. Fokusuar në ngjashmerinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante - Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmone me të bardha e bionde dhe Laura e pasur - "Gruaja me te bardha" pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçante në letërsinë botërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha. Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet me të njohura në mbarë botën.Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e goroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot. Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtepine e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-t krijoi një zhaner të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze. "Gruaja me të bardha" nga Wilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi me menjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative. Fokusuar në ngjashmerinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante - Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmone me të bardha e bionde dhe Laura e pasur - "Gruaja me te bardha" pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçante në letërsinë botërore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Biografinë e librit të tij për Mari-Antuaneten, e cila u kurorëzua mbretereshë e Frances në moshën 15-vjeçare, Stefan Cvajgu e bazoi në dokumentet e korrespondencës së Mari-Antuanetes me nënën e saj. Cvajgu analizon pikërisht kiminë e shpirtit të kësaj gruaje, që nga kënaqësitë e saj intime e deri në vuajtjen e saj publike. Mari-Antuaneta kishte lindur si princeshë e Austrisë. Ajo u martua me mbretin Luigj XVI, si rrjedhojë e makinacioneve politike të familjeve monarke të asaj kohe. Mbreti Luigj XVI kishte një karakter të dobët dhe të pavendosur. Ai gjithashtu nuk mund të përmbushte detyrimet bashkëshortore, për shkak të paaftësisë së tij fiziologjike. Që të lehtesonte ankthin e saj të brendshëm, Mari-Antuaneta zgjodhi një jetesë ekstravagante dhe të trazuar, duke e kaluar kohen në lojërat e fatit dhe duke bërë shpenzime të bujshme e të pafundme, por më në fund gjithçka i doli kunder. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit të jetës, Mari-Antuaneta ndryshoi sjelljen e saj të mëparshme ekstravagante dhe të padurueshme, duke u bere këmbengulëse e guximtare dhe me një përpjekje të admirueshme për të mbrojtur dinjitetin e saj, e përqafoi vdekjen me qetësi të plotë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një nga rrëfimet më të dashura të të gjitha kohërave. “Të vrasësh zogun përqeshës” (në origjinal “To kil a Mocking-bird”) ka fituar çmimin “Pulitzer” dhe është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës duke u shitur në më se 30000000; edhe filmi i bazuar në këtë roman është ndjekur nga një numër i shumë i madh shikuesish. Sipas një ankete të zhvilluar në bibliotekat e Amerikës, është cilësuar romani më i mirë i shekullit të njëzetë.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania