titleToAlt
«Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.» Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të theilë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t'i ndryshojnë përgjithmonë. "E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, s/ ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reogojmë" "Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dike: thjesht ndiq fatin tend, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon." "Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Veronika vendos të vdesë” është best-seller në shumicën e vendeve të botës. Veronika, një vajzë e re e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjiatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997, vendos të vrasë veten. Pëerçapja për vetvrasje e çon në spitalin psikiatrik të viletës ku njeh të çmendur të vërtet si edhe një popullsi tepër normale, që ngjan të jetë strehuar pas muereve të larta të cmëndinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qqënë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në se në çdo çast të egzistencës sonë, mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes, për t’u ndier plotësisht në jetë, ajo duhet të njohë një pjesë të çmendurisë që mbart me
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur. Ajo është Mata Hari, gruaja më e adhuruar dhe më e dëshiruar e kohës së saj: balerinë turbulluese, grua joshëse e pagabueshme në zgjedhjen e burrave më të pasur e të fuqishëm, e aftë të jetë për ta kurtizane, dashnore dhe njeri i besuar; ndoshta, edhe për këtë arsye, ngjallte xhelozi dhe smirë te gratë e aristokracisë parisiene.Ajo është një grua me emra të shumtë: Margareta, emri i lindjes, znj. MekLeod, siç njihej në Javë; H2I, emri i koduar që i caktuan gjermanët gjatë luftës. E shkuara e Mata Harit është e errët, e tashmja e saj gjithmonë e rrezikshme: ia kushtoi jetën lirisë dhe dëshirës, sfidoi paykimet e shoqërisë, ndërsa tani mban akuzën çnderuese të spiunes.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kryevepra më e fundit e Paulo Coelhos, vjen në shqip, duke iu bashkëngjitur serisë së librave të magjishëm të një prej autorëve më të shitur sot në botë. Edhe në këtë roman ka plot mistere dhe reflektime të thella për ndjesitë tona, për jetën dhe vdekjen, për qenien njerëzore. Këto nuk i bën kush tjetër kaq briliante sa Coelho. 14 korrik 1099. Ndërsa Jerusalemi përgatitet për dyndjen e kryqtarëve, një burrë grek, i njohur si Kopti, mbledh gjithë banorët e qytetit, të rinj e të moshuar, gra e fëmijë, në sheshin ku Pilati kishte dorëzuar Jezuin drejt fundit të tij. Mes gjindjes përreth ka të krishterë, hebrenj e myslimanë, të mbledhur trumë, në pritje të fjalimit që duhet t’i përgatisë për betejën e afërt, por Kopti nuk do t’u flasë për të: plaku i urtë i grish të kthejnë shikimin nga mësimet e jetës së përditshme, nga sfidat dhe nga vështirësitë që duhen përballur. Sipas Koptit, mençuria e vërtetë buron nga dashuria, nga dështimet e vuajtura, nga ditët e krizës, po aq sa nga të lavdisë, si dhe nga bashkëjetesa e përditshme me pashmangshmërinë e vdekjes. Dorëshkrimi i gjetur në Akra, është një ftesë për të reflektuar mbi parimet tona dhe mbi humanizmin tonë; është një himn për jetën, për të jetuar çastin kundër vdekjes së shpirtit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani magjepsës i Paulo Coelho – s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë. Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja, për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat. Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por, ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesari gjendej pikërisht në shtëpinë e tij. E brishtë, ndjellëse dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
" E si mund ta kuptoj se cila është gjysma tjetër e imja?" "Duke rrezikuar por duke mos rreshtur kurrë së dashuri."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në çdo histori dashurie ka diçka që i afron protagonistët me përjetësinë, me të fshehtat e hyjnores, me thelbin e jetës: në një buzëqeshja, në një përkëdhelje, në një shikim a në një frazë mbase të lënë edhe përgjysmë, të dashuruarit dinë gjithmonë të kapin kumtet që u flasin zemrat për t'i drejtuar në shtegun e përkryerjes. Por çfarë ndodh kur, në rininë e parë, një dashuri e madhe bëhet fli e druajtjes, atëherë kur fjalët nuk arrijnë të vijnë gjer në buzë dhe e ardhmja humbet midis ngjyrave vjeshtore të një lisi që zë gjithë sheshin? E çfarë ndien kur, pas njëmbëdhjetë vjetësh, rigjen dashurinë dhe zbulon se ai po ecën në rrugën e shenjtërimit dhe është në gjendje të kryejë mrekulli? Cilat janë mendimet dhe shpresat që gjëmojnë në mendje dhe që e ngrenë trupin në shkulme të qarash dhe të qeshurash? Për Pilarin, ëndrra e të qenit pranë të dashurit duket se po tretet në ujërat e akullta të lumit Piedra, por nganjëherë edhe shtjellat, ujëvarat dhe guralecët e një rrjedhe lumi, së bashku me një zhurmë hapash pas shpine, mund të përcaktojnë të ardhmen dhe të të bëjnë të kuptosh që "të dashurosh do të thotë të komunikosh me tjetrin dhe të zbulosh tek ai një pjesëz të Zotit".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kush është i Huaji i çuditshëm që një ditë arriti të turbullojë qetësinë e fshatit të vogël Viskos, prej 281 banorësh, pjesa më e madhe të moshuar? Përse plaka Bertë e shikon të ecë "së bashku me Djallin"? Çfarë propozimi të tmerrshëm mbart në vetvete i Huaji? Përse të renë Shantal, e vetmja bartëse e sekretit të tij, nuk mund ta zërë gjumi dhe ka frikë t'u tregojë të vërtetën bashkëfshatarëve të saj? Rrëfimi në roman zbulon këto të fshehta, duke qenë një sfidë midis së Mirës dhe së Keqes dhe njëkohësisht shprehje alegorike mbi forcën tronditëse që çdo qenie njerëzore ka brenda vetes: Aftësinë për të zgjedhur në çdo çast të jetës rrugën për të rimarrë veten.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në shekullin IX para erës sonë, Zoti urdhëroi profetin Elia të braktiste Izraelin. Udha e çoi atë në Sarepta, një qytet i vogël fenikas. Atje, në qytetin ku qenë ulur këmbëkryq Asirianët, Elia i humbet të gjitha, madje edhe gruan pas së cilës u dashurua. Më tej, ai gjendet në mesin e ngjarjeve të turbullta e dramatike, që e çojnë deri në përballjen me Zotin.
Çmimi: 650 Lekë
titleToAlt
Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin. Por në fakt ky qëndrim i saj i dëshpëruar ndaj dashurisë vihet në provë kur ajo takon një piktor të ri, të pashëm e të famshëm. Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur "dritën e saj të brendshme" dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"A ia vlen të jetohet një jetë pa dashuri?!" Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme. Ndërkaq, Lindës, fillon t'i rëndojë rutina dhe njëtrajtshmëria e ditëve të saj. E mundon përpjekja për t'u shtirur e lumtur kur, në të vërtetë, ndihet e plogësht dhe e pamotivuar. Çdo gjë ndryshon kur takon ish të dashurin e saj të rinisë së hershme, Jakobin. Gjatë një interviste, Jakobi, tashmë një politikan i suksesshëm, bën të zgjohet brenda saj diçka që kishte kohë pa e ndier: pasionin. Pas kësaj, ajo do të bëjë gjithçka për të fituar këtë dashuri të pamundur. Do t'i duhet të zbresë deri në fund të pusit të ndjenjave njerëzore për të gjetur përfundimisht paqe me vetveten.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Dashuria vjen,ulet këmbëkryq dhe arrin të kontrollojë gjithçka. Por vetëm shpirtrat e fortë munden ta mbartin.Dhe Athina ishte një shpirt shumë i fortë."
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këta dhjetëvjeçarët e fundit po jetojmë në gjirin e një kulture që parapëlqen famën, pasurinë dhe pushtetin, dhe pjesës më të madhe të njerëzve u kanë mbushur mendjen se aty qëndrojnë vlerat e vërteta me të cilat duhet përshtatur. Ajo që nuk dimë është se prapa kulisave, ata që tërheqin fijet, mbeten të panjohur. Ata e dinë që pushteti i vërtetë është ai që nuk shihet. Dhe pastaj, kur është tepër vonë, jemi kapur në grackë. Ky libër flet pikërisht për këtë grackë. Te libri “Fitimtari është i vetëm”, tri nga katër personazhet shohin t’u manipulohen ëndrrat: Igori, milioneri rus, që mendon se ka të drejtë të vrasë për një çështje të drejtë, të shpërfillë vuajtjen e një qenieje tjetër, apo të fitojë hiret e gruas që dashuron. Hamidi, manjati i modës, niset me qëllimet më të mira, deri sa e vë përfund sistemi që po përpiqej të përdorte. Gabriela, e cila, si shumica e njerëzve sot, është e bindur se lavdia është qëllim në vetvete, shpërblimi më i lartë në një botë që përlëvdon famën si plotësimin e epërm të jetës. Ky libër nuk është një roman drithërues, por një tablo e saposkicuar e botës së sotme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të vendosësh. Të ndryshosh. Të gjendesh. Të jesh. Të rishpikësh. Të ecësh. Të bësh. Të ngrihesh. Të provosh. Të arrish. Të sfidosh. Të ëndërrosh. Të mundësh. Të zbulosh. Të kërkosh. Të ndërmarrësh. Të mendosh. Të besosh. Të fuqizosh. Të pyesësh. Të rritesh. Të bëhesh pjesë. Të zgjohesh. Alef, vepra e Paulo Coelho-s, na fton të hidhemi në veprim. Sepse vjen një çast kur ndiejmë nevojën për të pyetur veten si e jetojmë jetën, a jemi atje ku duam të jemi dhe a bëjmë atë që duam të bëjmë.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania