titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një temë e papritur po ngrihet në trillimet popullore të dekadave të fundit, prej gjepurave me të ulta fundamentaliste te seritë televizive {Leftovers), tema e atyre "të shpërfillurve": Kiameti po afron dhe Zoti rroku te vetja të privilegjuarit në mënyrë që t'i shpëtojë ata prej tmerreve që po vijnë... Por, po sikur të propozojmë një lexim vulgar ekonomik të joshjes popullore për këtë temë? Ashtu siç është rasti, ngjan se Zoti Vetë dëgjoi zërin e Kapitalit, në mënyrë të atille që tema e të mbeturve të lidhet me situatën tonë të vështirë ekonomike në kapitalizëm global- A mos vallë tanë ‘’të lënë prapa" nuk janë vetëm ata që ishin në gjendje te bashkoheshin me prurjet e refugjatëve dhe që iu desh të meteshin të strukur në vendin e tyre të kllaposur nga rrëmuja? Duhet të shmangim çfarëdo romantizimi të thjeshtëzuar të refugjatëve.Sidoqoftë, po vizioni i kundërt? Për aq sa dinamika e kapitalizmit të ri po bën të tepert një përqindje gjithnjë e më madhe të punëtorëve (sipas disa përllogaritjeve, në afat tëgjatë, kapitalizmi i sotëm do të kishte nevojë idealisht vetëm për një 20 përqindsh të fuqisë së disponueshme punëtore), çfarë të themi për projektin e ribashkimit të pikërisht të gjithë "të vdekurve të gjallë"të kapitalizmit global, të gjithë ata të lënë pas prej përparimit" neokapitalist, të gjithë të dalë të tepërt, që nuk bëjnë më, të gjithë ata të paaftë për t'u përshtatur me kushtet e reja? Basti është, patjetër, se do të mund të skenohej një qark i shkurtër i drejtpërdrejtë midis të mbeturve të historisë dhe aspektit më përparimtar të historisë. Zgjedhja e vërtetë është rrjedhimisht: a duhet të vazhdojmë të luajmë lojën humanitariane të t'u kujdesurit për ata të lënët pas, apo duhet të rrokim detyrën shumë më te vështirë të ndryshimit të sistemit global i cili i gjeneron ata të lënë pas? Pa një ndryshim të këtillë, situata jonë do të jetë gjithnjë e më drejtpërsëdrejti e paarsyeshme. Ky po ashtu, mendoj unë, është fakti që populli në Shqipëri - një vend në të cilin nuk ka luftë, por që një masë e pabesueshme e popullatës, sidoqoftë, do qe të emigrojnë - duhet ta marrë në konsideratë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Claude Lefort-i mbahet si një nga mendimtarët më të shquar të politikës në këtë shekull. Punimet e tij nga filozofia politike merren si reference e paevitueshme në të shpjeguarit sidomos të fenomeneve që mbulojnë termat demokraci e totalitarizëm.Natyisht, vepra e Lefort-it nuk na jep të vërteta të' gatshme e të pakontestueshme: ajo më tepër na nxit të mendojmë për problemet kyce që i përkasin qenësimit të njerëzve brenda atyre "kornizave", aq të ndryshme njëra nga tjetra, që i emërtojnë termat e përmendur. Subtiliteti dhe thellësia e analizave të tij e bën të vështirë paraqitjen dhe interpretimin e tyre. Që në fillim na shtrohet obligimi të skicojmë pozicionin teorik nga i cili Lefort-i kundron fenomenet politike të kohës sonë. Skicimi i këtij pozicioni kërkon një sqarim të parë të dallimit që ai e bën në të gjitha punimet e veta midis termave politika (la politique) dhe politikja (le politique). Me të parin shënon veprimtarinë e individëve e të partive politike brenda sferës politike, si vend ku sajohet instanca e përgjithshme e pushtetit dhe ku zhvillohen garat politike. Me të dytin emërton "atë lëvizje të dyfishtë të shfaqjes së procesit në saje të të cilit renditet e njësohet shoqëria përmes ndarjeve të brendshme të saj si dhe fshehjen e parimit prodhues të konfiguracionit të tërësisë". Që të mund ta rimendonte politikën, Lefort-i e pa veten të shtrënguar të shkëputet nga pikëshikimi i shkencës në përgjithësi dhe ne veçanti nga pikëshikimi i shkencës politike dhe sociologjisë politike. Ai do të kritikojë si interpretimin marksist të fenomenit politik, i cili e vendos ketë në regjistrin e një superstrukture që e ka themelin në nivelin e supozuar real të marrëdhënieve në prodhim, po ashtu edhe atë të politikologëve e sociologëve që "e gjejnë objektin e tyre të njohjes duke u nisur nga ndërtimi apo nga përcaktimi i faktit politik, të shikuar si fakt i veçantë, i ndryshëm nga faktet e tjera të veçanta (ekonomike, juridike, shkencore etj.)
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Të gjitha lëvizjet natyrore të shpirtit rregullohen nga ligje të ngjashme me ato të rëndesës materiale.Vetëm Hiri përbën përjashtim. Duhet të presim që gjërat të ndodhin sipas ligjit të rëndesës ,me përjashtim të rastit kur ndërhyn e mbinatyrshmja. Rëndesa .Në mënyrë të përgjithshme ajo që presim nga të tjerët përcaktohet nga efektet e rëndesës mbi ne, ajo që marrim përcaktohet nga efektet e rëndesës mbi ata.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Biblioteka Filozofike
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Dyzet e nëntë vjeç, i butë në fytyrë, me rroge të mirë, baba i tre femijëve, pa ndonjë sëmundje me rëndësi, i ve, llogaritari Martin Salome është në prag të pensionit. Mendon t'i hyjë kopshtarisë, të mësojë kitarën, ose të bëjë atë që bëjnë pensionistët në përgjithësi. Gjëja më e papritur për të është rënia në dashuri me kolegen e re Laura Avejaneda. Teksa përfshihet në këtë histori dashurie, Martini ndien jetën e tij të qetë të marrë fluturimin, gjersa, krejt nga hiçi, fluturimi befas ndërpritet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik,që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite më vonë ky qytet. Jemi në qytetin e skuadroneve të vdekjes, të torturave; po ashtu, jemi në qytetin e inteligjenciesë radikale, të majtëve radikalë, mes fretërve borgjezë dhe të rinjve të sinqertë e të dhënë pas politikës e filozofisë, mes të cilëve ndodhet autori i këtyre faqeve, i cili jeton me ta, duke vuajtur e duke u zhgënjyer me personazhet e romanit, si të ishin prej mishi e prej gjaku. Ai thur një roman që ushqehet me të gjitha format që mund të marrë fjala: dialogë, faqe ditari, artikuj gazetash, përshkrime ëndrrash, rrëfime të kulluara etj; duke krijuar kësisoj një nga veprat më të rëndësishme të ietërsisë bashkëkohore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një aktivist politik shqiptar arrestohet nga policia e Prishtinës, që e hedh mandej në tokën asnjëanëse mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pa pasaportë, pa indetitet zyrtar pa mundur të lëvizë i riu shqiptar detyrohet të endet në këtë no man’s land mes dy vendeve . Por me kalimin e kohës, nga problemi vetjak ai nis përsiatjet mbi fasadën e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. E pastaj mbi problemet e ballkanit, mbi kujturën e harruar e të neglizhar ballkanike. Dhe konstanton se fajtorët kryesorë pëe këtë nëpërkëmbje jemi vetë ne popujt e Ballkanit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Asgjë nuk e obligon poetin të jetë i angazhuar është një e mirë e pashpërblyeshme si e tillë nëse e zgjedh, e detyron veten të jetë në anën e duhur, rrezikon rëndë të përfundojë në anën e gabuar, dhe, në fund do të mbetet vetëm poezia, ngase, edhe në fillim në fillim ishte vetëm poezia.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Edukimi i stoikut është e vetja vepër qe ka mbetur nga baroni i Teives, më i rezikshmi nga heteronimet e Pessoa-s, të cilin vetë Pessoa nuk do ta përmendë r as do ta përdorë më gjekundi në veprat e tjera të njohura. Ai do ta dënojë me vetvrasje baronin, mbasi ky i fundit i ka shkatërruar të gjitha sprovat e veta letrare të mëparshme. Si përfundim, shpëton vetëm ky tekst, një rrëfim mbi pamundësinë e shkrimit dhe pamundësinë për te prodhuar art të lartë. Kjo vepër u zbulua nga studiuesi i njohur i Pessoas Richard Zenith-i ndërsa po u printe kërkimeve në arkivin e Pessoas. Dotëshkrimi përbëhej nga një fletore e vogël e zezë, e patranskiptuar ndonjëherë më parë. Në të ai gjeti këtë vepër të mangët dhe jo të vëllishme, por thetëse dhe që plotëson librin më te njohur të Pessoas, Librin e shqetësimit dhe aristrokati Teive janë që te dy shembuj të të njëjtit fenomen: paaftësisë për tu përshtatur me rëalitetin e jetës.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë tekst të rëndesishëm, Zygmount Bauman fut një koncept që e ka përkufizuar më shumë se çdo koncept tjetër fizionin e tij për shoqëritë bashkë kohore: moderniteti i lëngët. Tranzicioni nga moderniteti “i ngurtë” në atë të lëngët, është zhvendosja nga një botë në të cilën njerëzit përpiqeshin të krijonin struktura të ngulitura e të mirërenditura, në një botë ku vetë idetë e rendit dhe stabiliteti nuk kanë më kuptim, një botë në të cilën ndryshimi është e vetmja qendrueshmëri dhe pasiguria e vetmja siguri. Njëqind vjet më parë me qënë modern nënkuptonte përpjekjen drejt përsosmërise; sot nëkupton një modernizim kompulsiv të përhershëm pa kurrëfarë përfundimi të dukshëm apo të dëshirueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sakralizimi i politikës ndodh sa herë që një entitet politik – kombi demokracia, shteti, raca, klasa, partia, lëvizja-shndërrohet në entitet sakral, në një objekt kujti e adhurimi, dhe vendoset në qëndër të një sistemi besimesh, simbolesh e ritesh. Atëherë lindin fetë e politikës, të cilat nuk indetifikohen me një tip të vetëm ideologjie apo regjimi: ato mund të sakralizojnë demokracinë ose autokracinë barazinë ose pabarazine kombin ose njerëzimin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Tregime të natyrshme dhe të mbinatyrshme", përmbledhje me tregime nga shkrimtari meksikan Carlos Fuentes (përkthyer prej origjinalit nga Bajram Karabolli). Fuentes (1928-2012) është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të "boom-it" të letërsisë hispano-amerikane të shek. XX, sikurse një ndër zërat më origjinalë të letërsisë botërore të periudhës. "Tregime" përmbledh disa nga tregimet e novelat më të mira të krijimtarisë së gjerë të autorit: "Aura", "Çak Mol", "Malincina e makiladorave", "Vija e jetës" e të tjera.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pas botimit në shqip të 'Teoria e shoqërisë' (Niklas Luhmann, Raffaele De Giorgi), ky libër sjell një vështrim depërtues mbi çështje të mëdha të së tashmes, vrojtime që copëzojnë domethënien e përgjithshme, duke shtruar një sërë pyetjesh: A është e mundur të përshkruhet kompleksiteti i shoqërisë moderne? Cili është funksioni i riskut në ndërtimin e së ardhmes? Cili është funksioni i krimit në këtë shoqëri? A evoluon besimi? A ka mekanizma që prodhojnë besim te besimi? Si funksionojnë ato në periferitë e modernitetit? Ç'lidhje ka e gjithë kjo me demokracinë?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Përpos zhvillimit të disa rrymave letrare që dallohen në krijimtarinë e Fernando Pessoa, veçohen edhe kontaktet me okultizmin dhe me doktrinat teozofike, duke krijuar kështu një unikalitet letrar përmes heteronimeve të ndryshme që gjenden në veprën e tij (si: Álvaro de Campos, Bernardo Soares, Ricardo Reis, Alberto Caeiro etj.) AH, NJI SONET... Zemra ime asht nji admiral çmendurak që braktisi profesjonin detar e që rrin tue e kujtue pak nga pak në shtëpi tue ecë, tue ecë tasheparë... N’vajtje-ardhje (vetë unë jam ecejak mbi kët’ karrige; veç shêj imagjinar) deti i braktisun qëndron në flakë në muskujt e lodhun e pushimtarë. Asht nostalgjia ndër kambë e ndër kra’ asht nostalgjia n’trunin e shpërndamë asht zemrimi i madh ardhë lodhjet sa s’ka. Por – kjo asht e bukur – buronte thellë zemrës kur flisja... e ku dreqin tashti jam me admiralin në vend të ndjenjës?... ***
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky vëllim sjell përzgjedhjen më të mirë të të të gjithë poezive të kësaj autorejeve, në mes të 1775, krijime poetike që shkroi Emily Dickinson. Përmes këtij vëllimi keni mundësinë të zbuloni dhe shijoni magjinë e kësaj poeteje, e cila veprën e saj e shkroi në shekullin e XIX por suksesin e pati në shekullin e XX. Ky është libri i parë në shqip që mëton të ndejë pak nga energjia e saj misterioze në duart e padukshme të një lexuesi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Projekti quhet “TEATRALITURA” dhe përbëhet nga një sërë përkthimesh mbi lëmën e teatrit. Synimi i tij është krijimi i një bibliografie minimale teoriko-teknike për formimin e aktorit. Ideja që qëndron në bazë lindi si nevojë personale e imja si përkthyes, por edhe si një përpjekje për të qarkuar, pra për të evidentuar më shumë sesa mbushur, një vrimë të zezë bibliografike, e cila në kontekstin shqiptar – ku kemi institucione që diplomojnë aktorë, apo teatro kombëtarë e lokalë që interpretojnë Shakespear-in, pa patur libra për formimin e aktorit – ushqen në mënyrë absurde, inflacionale dhe të vazhdueshme moskompetencën, autoritarizmin institucional, dhe degradimin e vetë artit teatror nëpërmjet (de)formimit shkencor të aktorit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Eseistika e Todorov-it dallohet në mënyrë të veçantë për larminë e tematikës dhe personazheve, përmes të cilëve autori komunikon mendimin e tij. Jo rastësisht Konkuista e Amerikës ndahet në katër akte, zbulimi, pushtimi, dashuria dhe njohja, të cilat shpjegohen me leximin e dëshmive historike të shkëputura nga personazhe si Kolombi, Las Casas, Sepúlveda, Durán, Sahagún dhe kronistët e ngjarjeve që kanë për protagonistë mbretin astek Montezuma dhe Cortés-in, udhëheqësin e ekspeditës spanjolle në Meksikë (1519). Todorov-i vendos përballë dy botë, të Vjetrën dhe të Renë, me tradita, sisteme vlerash, histori e perspektiva të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe gërsheton detajet e ekspansionizmit europian me panoramën antropologjike të indianëve. Libri përshkruan ngjarje rrëqethëse nga masakrat spanjolle dhe sakrificat njerëzore të astekëve, zbret në thellësitë e botëkuptimit të indianëve, evidenton shkaqet e dështimit të tyre përpara spanjollëve paralelisht me shkaqet e triumfit të spanjollëve, përshkon fazat e zbulimit, pushtimit, sundimit dhe tjetërsimit. Megjithëse dy botët vihen përballë, autori nuk ka aspak për qëllim theksimin e përplasjes e aq e tepër të hierarkisë së civilizimeve. Madje Todorov-i vendos në ekuilibër dy realitetet kur pohon se «njeriu mund të ngurrojë nëse i duhet të zgjedhë mes një shoqërie që bën flijime dhe një shoqërie që kryen masakra»: për Todorov-in sakrifica është vrasje fetare dhe publike, por nuk ndodhet në pozita superiore as vrasja spanjolle, e cila sipas tij është masakër, mundësisht e fshehur. «Nëse aty-këtu ua kam njohur epërsinë, nuk është për t’u bërë elozhe konkuistadorëve», shkruan Todorov-i, sepse «është e nevojshme të analizohen armët e pushtimit, po deshëm që një ditë ai të reshtë». Prandaj konfrontimi që kërkon të realizojë Todorov-i duhet kërkuar përtej rrezikut akut të rrëshqitjes në krahasimin (ende sot aktual) të “shoqëri të civilizuara vs. shoqëri të pacivilizuara”.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj. Në këtë rast, ndihmën më të mirë për të mos u pajtuar apo për të mos e marrë këtë qëndrim si referencë aksiomatike, janë vetë tekstet kritike, para së gjithash ato të endura ndër duar personalitetesh. Koliqi e Camaj janë ndër ta dhe rezulton të kenë kontribuar, krahas krijimtarisë së tyre origjinale në gjini të larmishme e me nivele të larta, edhe me vizionet e tyre kritike rreth letërsisë shqipe. Ata bëjnë pjesë në mesin e atyre që letërsinë shqipe e gjykojnë dhe e vlerësojnë në nëj raport e funksion specifik me lexuesin e saj. Koliqi është shprehur jo rastësisht dhe jo thjesht nga ndonjë motiv emocional se Shqipëria si entitet asht bijë e letrësis... dhe rrjedhimisht kjo rrethanë specifike përcakton edhe nevojën për gjetjen dhe funksionimin e instrumenteve specifike për qasjen ndaj saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri që merr në dorë lexuesi shqiptar ofron për herë të parë mundësinë e një njohjeje relativisht vizionare të teorisë dhe koncepteve shkencore – semiotike llotmaniane për formacionet kulturore, të parashtruara me thjeshtësi e qartësi edhe për lexuesin e paspecializuar në këtë sferë. Diapazoni i krijimtarisë shkencore të Jurij Llotmanit është jashtëzakonisht i gjerë. Në rrethin e interesave të tij hyjnë estetika, poetika, teoria e semiotikës, historia e kulturës, mitologjia dhe teoria e kinematografisë dhe të gjitha këto, përanash disiplinës themelore, historisë së letërsisë ruse. Llotmanin e josh çdo temë: nga analiza e dukurive të tilla të kulturës si bluxhinset apo studimet mbi demonologjinë, ai kalon me lehtësi në analizën filologjike të teksteve artistike apo në paralelet e papritura në sferën e matematikës dhe biologjisë. Madje edhe lexuesi që nuk njihet me përmbajtjen e të gjitha punimeve të Llotmanit mundet ta vlerësojë qasjen teorike që përbën themelin e këtij libri.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania