titleToAlt
Ky punim trajton vetem arkitekruren e xhamive dhe perbehet prej hyrjes dhe kater kreresh. Kreu i pare, "Rrethanat historike (shek. XIV-XIX) dhe arkitektura e xhamive", jep nje tablo historike te vendit ne kete periudhe, shkallezimin ne kohe te vendosjes se pushtimit osman dhe te administrates pushtuese, rezistencen e shqiptareve ne shek. XV, procesin e islamizimit, ne fillim te feudaleve vendas dhe pastaj shtrirjen e tij ne popullsine e qyteteve dhe me tej te fshatrave, fillimin e rimekembjes ekonomike dhe dukurine e ndertimit te faltoreve te kultit mysliman. Ne kreun e dyte, "Xhamite me salle te mbuluar me kupole", ne rend kronologjik parashtrohen xhamite e studiuara prej nesh dhe prej studiuesve te tjere shqiptare, mjaft nga te cilat u shemben dhunshem ne vitit 1967, por per te cilat ishte bere, nderkohe, studimi dhe dokumentimi, ndonese ne mjaft raste vetem fillestar. Per secilin monument jepet arkitektura, te dhenat historike, datimi, krahasimet me xhami te tjera. Ne kreun e trete, "Xhamite me salle te mbuluar me çati druri", paraqiten ndertimet e ketij tipi, mjaft te perhapura ne Shqiperi, jo vetem si ndertime modeste e te permasave te vogla, por dhe me vlera arkitekturore. Edhe ne kete shtjellim, ato paraqiten ne rend kronologjik, te studiuara si ndertim, vlera, krahasimi me xhami te tjera brenda vendit dhe te arealit ballkanik, si dhe datimi. Kreu i katert, "Karakteristika te pergjithshme te arkitektures se xhamive te Shqiperise, eshte nje sprove mbeshtetur dhe ne klasifikimet e kolegeve tane, per nje veshtrim te perbashket te ndertimeve te kesaj gjinie ne territorin e Republikes se Shqiperise. Ne te jepen gjykime per ndertimin, shtrirjen, nivelin, zhvillimin ne kohe te kesaj gjinie te arkitektures islamike, vendin e saj ne ndertimet bashkekohore, lidhjet me gjinite e tjera te arkitektures, elemente te veçante te formes dhe zbukurimorja, teknika e ndertimit dhe vendi i saj ne teresine e ndertimeve te Perandorise.
Çmimi: 3500 Lekë
titleToAlt
Qysh kur nisa pune ne Administraten Doganore me beri pershtypj se, megjithese une isha njohes i mire i gjuhes angleze dhe megjithse me profesion financier, perseri shume terma te dokumenteve te importit dhe eksportit nuk isha ne gjendje t'i kuptoja plotesisht, vura re se shume terma apo klauzola ne dokumentet e transportit (kryesisht te transportit detar) nuk isha ne gjendja t'i kuptoja dhe me duhej hulumtoja per te kuptuar kontekstin e tyre. Ishte pikerisht atehere qe me lindi ideja qe t'i mblidhja te gjithe termat qe hasja neper fatura tregtare, polica sigurimi, dokumen transporti etj dhe te krijoja nje fjalor anglisht - shqip me shpjegim perkatese per çdo term. Mendova qe te krijoja nje fjalor te kuptueshe per te gjithe, per nepunesit e Administrates Doganore, per ndermjetesit doganore, tregtaret, transportuesit, pse jo edhe per ekonomistet. Diçka e tille do te permbushte edhe qasjen time fillestare te perdorimit te tij shume-planesh, e po njelloj do ta plotesonte ate "pakete" te deritanishme fjaloresh ne fushen e ekonomise dhe drejtesise, me te cilet formohen dhe punojne ekspertet e ketyree fuhave. Eshte diçka qe i ka munguar kesaj pakete, madje, kjo qasje mund ta shtrije perdorimin edhe ne bizneset pertej ketyre fushave, e mund te ndihmoje shume edhe ne krijimin e nje koncepti te ri pune dhe zhvillimi te biznesit tone, per te ndikuar sa me shendetshem ne ekonomi. Sot jetojme ne nje kohe kur tregu me i larget eshte vetem nje klikim larg, e vetmja barriere nuk eshte me trau i doganes, por gjuha. prandaj edhe shpresoj se ky fjalor do te ndihmoje sadopak ne afrimin e mallrave dhe tregjeve.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Per nje lexues bashkekohor, nje nga tiparet me te shquar te vepres Jetet Paralele eshte se sa shume ata ngjasojne me ne. Evokimi qe Plutarku i ben struktures se jetes Greke dhe Romake ka nje ndjesi tejet familjare. Arkitektura e shtepive, dallimi midis qytetit dhe fshatit, ritualet e vakteve te ngrenies, i gjithe ky informacion eshte sjelle me nje freski qe e ben ate te duket sikur te ishim duke lexuar rreth kultures qytetare te Romes te shekullit XXI - apo per New York City. Kur shkruan per Cassar-in, Plutarku flet rreth "darkave qe shtron dhe argetimeve dhe per nje fare shkelqimi ne te gjithe menyren e tij te jeteses". Sa te perpikta jane keto hollesi? Jo shume. Duhet patur parasysh se Plutarku ka shkruajtur ne nje kohe kur ende nuk ishte bere harta e botes. Na duhet te themi se gjeografia e tij ishte e luhatshme dhe veshtire qe ta ravijezoje ceshtjen. Cimmerian-et, na tregon ai, "jetonin ne fund te botes prane Oqeanit te Pertejme, ne nje toke me erresire dhe pyje aq te dendur sa dielli nuk eshte kurre i dukshem per arsye te madhesise dhe te trashesise se pemeve, te cilat shtrihen ne toke deri te banoret e Hercynia-s". Sa per Britanine: "Madhesia e njoftuar e ishullit dukej e pabesueshme dhe kjo ishte bere nje ceshtje e madhe debatimi midis shkrimtareve dhe studiuesve, shume prej te cileve shpallnin se ai vend as qe ekzistonte . Te besuarit shume lehte i Plutarkut do ta shastiste lexuesin e sotem si te ishte nje njeri i çuditshem.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kur shpërtheu lufta midis Romakëve dhe Albanëve, Tullus Hostili, mbreti i Romakëve si dhe Metius Fufeti, mbreti i Albanëve, vendosën që ti jepnin fund luftës duke zhvilluar luftime një me një. Ndër Romakët ishin vëllezërit trinjakë, të quajtur Horacet, kishte edhe ndër Albanët trinjakë të quajtur Kuriatet. Fati i luftës, me miratimin e dy mbretërve, iu besua këtyre. Me sulmin e parë u vranë dy nga vëllezerit Romake si dhe u plagosën lehtë edhe tre vëllezërit Albanë. Horaci, i vetëm, ndonëse ishte jo i plagosur nuk guxoi të vijonte luftimin i vetëm, sepse ishte i pabarabartë një me trë, por duke bërë një arrati te rreme, i vrau një nga një armiqtë që e ndoqën pas. Më pas u kthye në Romë, ngarkuar më prenë e luftës, kur hasi me motrën, e cila ishte e fejuar me një nga Kuriatët. Kur vajza pa mbi supet e vëllait mantelin e të fejuarit - të cilin e kishte punuar vete - nisi të shkulte flokët dhe të vajtonte për djaloshin që ia kishin rrëmbyer. I xhindosur nga kjo gjë, i vëllai e vrau me shpatë. Kur u dënua nga Dumviret, meqënëse mbreti Tullus ishte ngurrues, iu bë thirrje popullit që Horacio të lirohej, mëshumë prej admirimit për virtutin e tij, sesa nga e drejta prej procesit gjyqesor.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bismarku ishte 56 vjeç kur gjermanët filluan ta kremtonin atë si themelues të Raihut të bashkuar gjerman. Helmut Kohli i dërgoi sinjalet për realizimin e bashkimit të Gjermanisë kur ishte 59 vjeç dhe shfrytëzoi shanset që historia ia ofroi si kancelar i gjermanëve. Deri në nëntor 1989 vëzhguesit në tërë botën qenë në gjendje të spekullonin lidhur me pyetjen se cila datë do të shënonte zenitin e karrierës së tij si politikan dhe burrë shteti. Profecia e revistës "Spiegel" e datës 12 mars 1990 se Kohli do të hynte prapësëprapë në librat e historisë si kancelar i bashkimit gjerman, edhe nëse bashkimi ... do të ndodhte veçse në rrjedhën e viteve të ardhshme" u kthye befasisht shpejt në një gjë të sigurt nëpërmjet veprimeve me objektiva të qarta të Kohlit dhe nëpërmjet ngjarjeve. Përcaktimin e tij më datën 18 qershor 1990 se ribashkimi do të vinte që në 1990, nuk mund ta cilësonte më askush seriozisht si Spekulum. Në faqen e tij të historisë do të theksohet ndërmjet të tjerave: Të gjithë kancelarët e perandorisë pas Bismarkut, të republikës së Vajmarit dhe të Republikës Federale të Gjermanisë duke përfshirë edhe Helmut Schmidtin kishin administruar nga ana politike dhe shtetërore Status quo-në përkatëse të territoreve të kufizuara shtetërore gjermane. Vetëm me Bismarkun dhe Kohlin lidhen vendime dhe zhvillime, të cilat i dhanë historisë së ndikuar fort prej tyre impulse që kapërcenin përtej kuadrit kombëtar. Edhe kjo do të shkruhet në faqen e tij të historisë: Kohli, me emrin e të cilit lidhet per të gjithë gjermanët, më e vona që nga 1990, si nocioni i lirisë ashtu edhe postulimi i natyrës së tyre parimisht paqësore kundrejt fqinjëve të vetë, në kontrast me "kancelarin e hekurt" nuk përdori luftërat per të arritur objektivat e veta. Ai diti ta priste dhe ta kuptonte orën historike per ta shfrytëzuar në favor të Gjermanisë. Që ai ndryshe nga Otto fon Bismarku synoi dhe krijoi jo vetëm një Gjermani të bashkuar, por përtej kësaj synoi dhe bashkëveproi gjithnjë edhe per një Europe të bashkuar në paqe dhe liri, ky është një tjetër aspekt, që historia do ta lidhë një dite me të si figure identifikuese.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një udhërrëfyes praktik ku çdo njeri e ka të lehtë të veprojë për të përmirësuar mënyrën e të ushqyerit duke vendosur kështu një regjim sa më optimal për të patur një shëndet pa probleme shqetësuese. Mënyra e paraqitjes shkurt, thjeshtë e me radhë i të gjitha sëmundjeve që shfaqen në trupin e njeriut, faktorët negativë që ndikojnë në zhvillimin e tyre, si dhe të gjitha produktet ushqimore që përdoren përkatësisht për t‘i parandaluar ato, ndihmojnë për të vendosur një dietë ditore korrekte. Përshkrimi i vlerave ushqyese dhe kuruese të frutave, perimeve e produkteve të tjera ushqimore ,si dhe përdorimi i tyre, në rast nevoje si ilaçe popullore të ngjall mjaft interes. Gjithashtu rekomandimi i recetave që janë mjaftë praktike për t'u zbatuar (vetëm kërkohet durim dhe vullnet) dhe për të parë efektin e tyre për çdo sëmundje e organ përkatës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Shtysa kryesore e doktrinës së tij të gjithanshme është këmbëngulja e saj se studimi i shoqërisë duhet të shmangë zvogëlimin dhe t’i trajtojë fenomenet sociale sui generis. Duke hedhur poshtë interpretimin biologjike pse psikologjike, Durkheimi e përqëndroi vëmëndjen në përcaktorët social-strukturorë të problemeve sociale të njerëzimit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Dashuria më është dukur gjithmonë ndjenja njerëzore më e fuqishme dhe më pak e studiuar, e rrethuar dhe e mbrojtur nga një mori e trefishtë paragjykimesh, misteresh dhe hipokrizish, të cilën njerezit e qytetëruar shumë shpesh e njohin me anë të vjedhjes së trupit. Poetë, filozofë artistë e ligjvënës i shkëpusin pak nga pak zotit të madh një copë nga rrobat dhe mishi i tij dhe nxitojnë ta fshehin mirë atë si vjelja e një fruti të ndaluar. M’u duk një punë e madhe ta studjoja dashurinë si një dukuri të jetës dhe një forcë gjigante, e cila shpaloset në njëmijë mënyra në raca dhe kohe të ndryshme: ta studjoja si një bazë e shëndetshme e individit dhe e brezave dhe mendova se qe një nder edhe vetëm të provoja ta bëja këtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia në rrokullisjen e saj e bekon njerëzimin me individë të shquar, që me mendimin dhe jetën e tyre sjellin një ndryshim jo vetëm për njerëzit e kulturës dhe kohës kur jetojnë, por gjithashtu dhe për brezat që do të vijnë, e një nga mëndjet më të mëdha që Gjermania ka shfaqur të pashlyeshme në gjithë mendimin e sotëm bashkëkohor
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Paramateralja, e pathëna, është tingulli si tërësi krijuese nga ku burojnë të gjitha frymëzimet dhe zënë rrënjë gjithë krijimet. Është një formë ekzesisenciale që nuk preket shikohet apo shijohet fizikisht, por që si një psalmin nga brënda thellësive ideale (jo materalja) orakullon pelegrinazhin e secilit prej nesh. Duhet dëgjuar kuptuar dhe besuar sa më herët në mënyrë që të merret gjithçka nga jeta
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Platoni eshte filozofi me ndikimin më të madh në qytetërimin boteror dhe sidomos atë europian. I lindur ne Athine, (427- 347 p.e.s.), ai ishte nje student i Sokratit, filozofit më të madh të të gjitha koherave, dhe më pas ai u bë mësues i filozofit tjeter te madh grek, Aristotelit. Republika" si dhe "Dialoget" janë mbështetur në fillim në mësimet e Sokratit dhe më pas Platoni përshkruan idetë dhe qëndrimet e veta për Shtetin, të drejtën, virtytet e njeriut dhe për qeverisjen. Qëllimi i Platonit ështe që të krijojë shoqërinë e drejtë, një mënyrë të drejtë dhe me virtyte të të jetuarit të përbashkët, një shoqeri të udhëhequr nga mbreter filozofë, me virtyte dhe të drejte. Sot, që duket sikur informacioni është bërë "masa" e kulturës dhe e dijeve, nevoja për mesimet e Platonit është më e madhe se kurrë. Informacioni nuk e mënjanon dhe as e mohon apo e bën të panevojshëm atë që është kryesorja në çdo shoqëri, qëndrimin ndaj gjërave, jetës, veprimeve tona, shoqerisë, të drejtës dhe virtyteve. Gazeta e njohur amerikane Washington Post shkruan pas një studimi për librat më të lexuar në Universitetet elite të USA: "Ka dy menyra per t'u diplomuar ne Ivy League Education, (qe perf shin tete universitetet me te mira amerikane, Brown University, Columbia University, Cornell University, Dartmouth College, Harvard University, the University of Pennsylvania, Princeton University, and Yale University). Njera menyre eshte qe te shpenzosh 200,000 dollare per te studjuar ne keto Universitete, tjetra eshte te lexosh falas librat e ketyre Universiteteve." Ne listen e librave me te lexuar, //Republika,/ e Platonit eshte ne vendin e pare.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse bësonim se të gjitha veprimet e drëjta dhe të ligjshmë të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drëjtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirfiltë të zëmrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjëlljes dhë dashurisë së sinqërtë ndaj tjetrit. Vëtëm dashuria e sinqërtë është në gjëndje ta mundë egoizmin realisht, jo vëtëm në dukje, ashtu siç bën mirësjellja.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër flet rreth ideve kryesore, të cilat krijuan bazën e arkitekturës Perëndimore nga koha e Greqisë së lashtë deri në ditët tona. Këto ide përfshijnë një larmishmëri fushash që nga teknologjia deri te zbukurimi, që nga planifikimi deri te zejtaria, po ashtu që nga mënyra si të interpretojmë të kaluarën deri se si të ndértojmë per të ardhmen. Këto i përfshijnë frymëzimet intelektuale që krijuan stilin Gotik mesjetar, nocionet që gjenden pas idesë së qytetit-kopështit si dhe inovacionet teknologjike që krijuan grataçielat. Gjysma e pare e librit trajton të kaluarën e pasur të arkitekturës, që nga zanafilla e saj - d.m.th. stili Grek deri në zhvillimet revolucionare të fundit të shekullit XX. Kjo pjesë tregon se si arkitektët dhe ndërtuesit krijuan jo vetëm një fond të stileve që nga stili Klasik deri te stili Gotik por edhe të gjitha llojet e ideve të tilla si parafabrikimi dhe qyteti- kopështi- të cilat janë me interes për arkitektët e ditëve të sotme. Gjysma e dytë e librit fillon me rilindjen e madhe të shekullit XX. Modernizmi fillimit të shekullit XX u zhvillua nëpërmjet një shpërthimi idesh, pjesa më e madhe e të cilave i hoqën arkitekturës dhe projektimit zbukurimin e panevojshëm dhe shfrytëzuan materiale të tilla si betoni, xhami dhe hekuri. Arkitektët i lanë pas, nga format skulpturore të Ekspresionistëve deri te ndërtesat e thjeshtësuara (pa elementët e panevojshëm) dhe funksionaliste si dhe të ndërtuara me beton dhe xham të Stilit Internacional
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Është e vërtetë, të shohësh të renë nuk është e thjeshtë. Kristofor Kolombi, kur zbarkoi për herë të parë në Hispaniola, ishullin që sot quhet Santa Domingo e që ai besonte të qe India, mendoi të dëgjonte këngët e bilbilave, por që në fakt nuk ekzistojnë në atë pjesë të botës. Ky është njeri nga iluzionet më të mëdhenj me të cilët mund të na godasë "trashëgimia" e së shkuarës. Bilbilat që ndjejmë nëpër veshët tanë, qoftë edhe me këngën e tyre të ëmbël, mund të na shurdhojnë ose të na pengojnë të dëgjojmë. Madje edhe të shohim - ashtu siç janë, iluzorë e të pavërtetë - të gjitha ato ndërmarrjet e reja që po përpiqen të hapin udhën e tyre në këtë botë shqiptare të fillim shekullit. Ndërmarrje që duam t'i transformojnë gjërat rrënjësisht, për suksesin e të cilave nuk ka padyshim asnjë mrekulli, por po njëlloj, as edhe një zgjidhje në tavolinë. Të tilla ndërrmarrje mund të jenë padyshim institucionale, dhe më e natyrshmja do të qe reforma institucionale dhe reforma në drejtësi, që s'duhet të përfshihet nga iluzioni i Kolombit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër nuk është mjaltë e sheqer,por ka edhe shumë vërejtje për amerikanët,si edhe për shqiptarët , në marrëdheniet e dyanshme.Autori ka shkruar si shqiptar,kur është fjala për të shprehur mirënjohjen ndaj SHBA ,por ka bërë përpjekje që të shkruajë i distancuar dhe pa emocione,kur është fjala për të analizuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane si studiues
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër do të befasojë shumë lexues. Ai nuk nguron të ndërmarrë një qëndrim krejt të kundërt ndaj asaj që ,me sa duket,është një e vërtetë e ndërtuar.A mos ka qënë i mbivlerësuar vendi i Grekëve në historinë e Gadishullit Ballkanik dhe mesa duket,vetvetiu e pa nxjerrë pikëpyetje,ne jemi mësuar ta ngjisim deri në periudhën Mikeniane e madje edhe më tej dhe ta vendosim pothuajse natyrshëm si të ketë qenë faktori thelbësor i hisotrisë së këtij rajoni?
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Ky libër, një përmbledhje artikujsh të shkruar për një periudhë 10-të vjeçare në shtypin e kohës, përbën paraqitjen më të plotë të bërë ndonjëherë për aktivitetin e këtij autori, të konsideruar tashmë si ylli I gazetarisë dhe mendimit shqiptar të viteve 30-të.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Studimet dhe udhetimet e para (1897-1905) Periudha e universitetit. Me kalë dhe me kembë nëpër Bosnje dhe Lika. Vullnetar për një vit. Udhëtimi i parë në Itali. Meran. Familja Buchholz. Milano. Venecia. Udhëtime studimi në Gjermaninë jugore. Udhëtimi në Greqi. Njoh baronin Burian. Maqedonia dhe marrëdhëniet e atyshme. Udhëtimi i parë në Kostandinopojë. Vështirësitë në doganë. Mbi Athinën dhe Shkupin. Udhëtimi me kalë nëpër Shqipëri. Udhëtime studimi. Edhe një herë në Konstandinopojë. Shëtitje në Egjipt. Buzë shkretëtirës.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kushdo që lexon këtë libër, në fundin e tij nuk ka për të ngelur po i njëjti person. I ndodhi Tomas Mann-it gjatë kohës që po shkruante kryeveprën e tij "Mali magjik" e një gjë të tillë ai e rrëfen gjithë mallëngjim. I ndodhi Niçes, kur ishte 20-të vjeç, duke determinuar njëherë e përgjithmonë, qoftë edhe si kontrast, drejtimin e filozofimit të tij kah optimizmit. I ndodhi edhe Gëtes, ashtu siç tregon vajza e tij Ottilia, teksa e shihte babain e saj të rrinte gjithë ditën me "Botën" në dorë, e ta lexonte me një zjarrmi të atillë që ajo nuk e pat parë kurrë ndonjëherë. Diçka e tillë u ka ngjarë edhe një numri të madh njerëzish të tjerë, gjenialë ose thjesht lakmitarë për dije e të hapur ndaj një formimi fisnik. Do t'u ndodhë përsëri edhe shumë të tjerëve në të ardhmen, e të gjithë do t'i jenë mirënjohës autorit për provimin e një përvoje unike dhe fortësisht të çmuar, përfundimi i së cilës nuk mund të jetë tjetër përveçse një rigjenerim i mëndjes dhe i zemrës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër ju vjen në ndihmë me 50 ide të mdryshme mbi menaxhimin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri. Dr. Peter J. D'Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku. Që nga azma deri te dhimbjet e fytit, që nga kanceri deri te tromboza, ky libër shpjegon në mënyrë të detajuar trajtimin e qindra situatave të ndryshme që kanë të bëjnë ngushtësisht me shpeshtësinë dhe rreptësinë e përdorimit të një ushqimi në përputhje me karakteristikat përkatëse të grupit të gjakut për çdo njeri. "Të ushqehesh drejt sipas grupeve të gjakut", që në momentin e daljes e për tre vjet rresht, ka qenë në krye të listës së bestsellerëve më të njohur ndërkombëtarë. Libri është përkthyer në mbi 50 gjuhë të botës dhe në vitin 1999, nga shoqata e analistëve të korporatave ushqimore, është cilësuar si një ndër 10 librat më ndikues mbi shëndetin që është shkruar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Për këtë vepër, Dr. D'Adamo është zgjedhur më 1990 fizikanti i vitit, ndërkohë që seria në vazhdim e këtij libri, së bashku me "Të gatuajmë drejt sipas llojeve të gjakut" dhe "Të jetojmë drejt sipas llojeve të gjakut" përbën sot një fenomen të pashoq me përmasa ndërkombëtare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
SHAKA, LIGËSI DHE HAKMARRJE Hyrje me vargje gjermane Ftesë 1. Mos kini frikë me ushqimet e mia, o llupës! Nesër keni për t’i shij uar më mirë Ndërsa pasnesër do t’ju kënaqin! Nëse do të dëshironit edhe më shumë – zemër Do më japin çikërrimat e mia të vjetra Për të reja keni për t’i marrë. Lumturia ime 2. Që kur u lodha së kërkuari, Unë mësova të gjej. Që kur një erë më ngadalësoi anij en Nisem për lundrim sapo fi llojnë erërat. Mos e lësho veten 3. Kudo që ndodhesh, gërmo thellë! Atje poshtë është burimi! Lëri të bërtasin njerëzit e zymtë: “Atje poshtë ka gjithmonë – ferr!”
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania