titleToAlt
"Një dashuri dhe shtatë faje" është roman për një njëmendësi brutale: për njeriun i cili përpiqet të jetë autentik në kushtet kur atë përpjekje e kthejnë në fatkeqësi të tij; për një ngjarje të madhe, të kundërshtuar me shtypje të madhe, e cila i zbulon njerëzit e vegjël me ide, përcaktime dhe veprime historikisht të gabuara; për një vit të txishtë, të gjatë sa një shekull me ndikim shekullor. Ky është roman në të cilin edhe dashuria bëhet shkak për fajësim të shumëfishuar - roman në të cilin kallëzimi për të fajësuar, për fajësues dhe për dëshmitarë, që nuk ngurrojnë ta përsërisin fjalinë më vetëcenuese të urdhëruar për përsëritje, bëhet dialog me historinë, që fiton dinjitetin e simbolit me kuptim botëror. "Një dashuri dhe shtatë faje" është roman poli-fonik, në të cilin shohim të dëshmuar përvojën e romanit modern dhe postmodern, në të cilin është tejkaluar kronologjia rrëfimtare realiste, në të cilin edhe më dukshëm se fabula e ruajtur, rrëfimin e bëjnë dramatik zërat kundërshtimorë, këndvështrimet e ndryshme të rrëfimtarit, asociacionet e shumta historike, që e thellojnë kuptimisht përmbajtjen dhe, në përgjithësi, procedimet, që e pasurojnë strukturën e tij të përbërë. Ky është roman kuptimesh të fshehura që do të mund të zbulohen nëse lexohet në tërësi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra! Dhe për shumëçka tjetër..."-Rexhep Qosja
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me trajtim të posaçëm në këtë ditar. Nga ky ditar zbulohet laboratori krijues i prof. Rexhep Qosjes, gjen analiza e vlerësime për ngjarje të njohura e panjohura deri më sot, për personalitete të njohur e më pak të njohur, për krijues letrarë e artistikë, për studiues të fushave të ndryshme shkencore, për kuadro të universitetit, për politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij, për gazetarë e publicistë. Galeria e personaliteteve për të cilët flet është jashtëzakonisht e pasur. Ditari i prof. Rexhep Qosjes, me një pjesë të madhe të tij, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e qëndrimeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo është shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të mëparshëm historik të popullit shqiptar - për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar. Ditari i prof. Rexhep Qosjes është një histori e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike të popullit shqiptar. Për nga gjerësia e materialit që trajtohet dhe e përmbajtjes së tij, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, Ditari i prof. Rexhep Qosjes ka karakter enciklopedik dhe mund të konsiderohet si histori e shqiptarëve e pesëdhjetë vjetëve të fundit. Ai do të jetë një vepër monumentale për nga vëllimi, cilësia dhe rëndësia e trajtimit të ngjarjeve për gjysmë shekulli duke mbetur një dëshmitar referues i rëndësishëm në kohë të vrullshme e historike të botës shqiptare në tre dekadat e fundit të shekullit të kaluar dhe fillimin fatlum të shekullit të ri.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pyetja e parë që do të bëjë lexuesi teksa ta marrë në duar këtë libër do të jetë: ç’do ky titull – Rilindja e dytë? Ne kishim Rilindjen Kombëtare dhe nuk mund të kemi dy rilindje. Ç’kuptim mund të ketë fjala rilindje këtu? Përqendrimi i jashtëzakonshëm i fuqive mendore, morale dhe trupore të një populli për të bërë ndryshime të mëdha në jetën dhe në fatin e tij historik quhet rilindje. Në historinë tonë të re kemi dy rilindje: Rilindjen Kombëtare, si rilindje e parë, dhe Rilindjen e dytë, me përmbajtjen dhe qëllimet e së cilës merret autori i kësaj vepre. Për shkak se programi i Rilindjes Kombëtare, i Rilindjes sonë të parë, është sendërtuar vetëm pjesërisht, pse rreth gjysma e trojeve shqiptare dhe më shumë se gjysma e popullit shqiptar kishin mbetur jashtë kufijve të shtetit të posakrijuar shqiptar, nën pushtimin e fqinjëve ballkanikë, për çdo mendje historike Rilindja e dytë ishte plotësisht e pritshme dhe plotësisht e ligjshme.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në këtë vepër janë përmbledhur shkrime për politikën dhe krijimtarinë letrare e shkencore, për krijues e vetje të tjera, për ngjarje, dukuri e veprime të ndryshme politike në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë. Për arsye të çështjeve e të temave kaq të ndryshme të trajtuara në këto shkrime nuk e kisha të lehtë për të gjetur titullin me të cilin do të mbulohej domethënia e të gjithave. Dhe, si do të ishte e mundshme të gjendej titulli me të cilin do të mbulohej domethënia e të gjithave, derisa libri fillon me trajtimin e sjelljeve, veprimeve, të bërave të një dhunëtari politik në politikën shqiptare sot dhe përfundon me trajtimin e jetës dhe krijimtarisë letrare e publicistike të një idealisti në jetën kombëtare sot? Prej radhës së titujve, ndër të cilët më përkatësit më dukeshin titujt Koha e ngadhënjimit të dhunëtarëve dhe e humbjes së idealistëve dhe Shqipëria dhe Kosova - si janë dhe si do të duhej të jenë, më në fund do të përzgjedh të dytin. Frymëzimi për titullin e parë Koha e ngadhënjimit të dhunëtarëve dhe e humbjes së idealistëve do të më vijë prej të këqijave të shumta e të shumëllojshme në jetën politike e shtetërore, së cilës vulën e tyre ia kanë vënë dhunëtarë, të korruptuar e mashtrues, ndër të cilët janë radhitur edhe ish-idealistë, që tani kanë braktisur çdo idealizëm, ndërsa frymëzimi për titullin e dytë Shqipëria dhe Kosova - si janë dhe si do të duhej të jenë do të më vijë prej veprës programore të Sami Frashërit Shqipëria ç’ka qenë, ç’ësht’ e ç’do të bëhetë? e botuar në vitin 1899, domethënë trembëdhjetë vjet para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët nuk janë më të pushtuar prej Perandorisë Otomane, siç ishin në atë kohën kur do të shkruhej e do të botohej vepra e Sami Frashërit, por, siç po shohim dhe siç po bindemi çdo ditë, në jetën e tyre ende nuk janë arritur vlerat e ëndërruara politike, shoqërore dhe kombëtare të rilindësve të mëdhenj. Vlerat demokratike - shteti i së drejtës, përgjegjshmëria e zyrtarëve, barazia e dinjiteteve e të tjera, edhe më tej mbesin dëshira të ëndërruara në jetën shqiptare
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi. Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve ndërnjerëzore dhe ambientit. Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve. Rexhep Qosja përshkruan me mjeshtëri anët negative të njeriut dhe është i shqetësuar për këtë çështje.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky botim në pesë vëllime i veprës së A. Z. Çajupit, që sheh dritën në suazën e bibliotekës “Visare të letërsisë shqiptare”, mëton të vërë në qarkullim, në mënyrë sa më të plotë e të saktë, gjithçka që njihet prej krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit. Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky botim në pesë vëllime i veprës së A. Z. Çajupit, që sheh dritën në suazën e bibliotekës “Visare të letërsisë shqiptare”, mëton të vërë në qarkullim, në mënyrë sa më të plotë e të saktë, gjithçka që njihet prej krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit. Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Çajupin autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari. Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: Vjersha për mësonjëtoret tëpara; Parrajsa dhe Fjala fluturake; Fletore e Bektashinjet; Mësime.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: Bagëti e Bujqësia; Lulet e Verësë; Ëndërrimet; Dëshira e vërtetë e shqipëtarëve; Dashuria; Shqipëria; Pellazgët – Shqipëtarët.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihet Historia e Skënderbeut.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: E këndimit çunavet këndonjëtoreja – Copë e parë dhe Copë e dytë; Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para; Istori e Shqipërisë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këtu përfshihen: Dituritë; Gjithësija; Katër Stinët; Iliadhë e Omirit; Letërkëmbimi.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania