titleToAlt
TË DASHUR MATURANTË Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t'ju bjerë në provimin e matures shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve. Kështu, p.sh., nëse ju keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën Çajld Harold një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni çdo lloj fragmenti të kësaj vepre. Po kështu ju duhet të rikujtoni njohuritë gramatikore (nga morfologjia e sintaksa) nga fusha e leksikut, nga drejtshkrimi, pasi ato do të jenë baza e një analize gjuhësore të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor gjatë procesit tuaj të të shkruarit. Duhet të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e teksteve të ndryshme. Psh., në shkrimin e esesë duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara. Në këtë lloj teksti duhet të "shtrydhni" mirë trurin që të aftësoni logjikën; ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme. Për tekstin informues duhet të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni informacionin e rëndësishëm nga ai më pak i rëndësishmi. Për këtë qëllim është shkruar dhe ky libër, që t'ju vijë në ndihmë në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t'ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime. Suksese Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Të dashur nxënës, Ju keni mësuar për shumë vjet lëndën e gjuhës shqipe dhe së shpejti do të provoni, se sa jeni aftësuar për t'i përdorur si duhet këto njohuri. Për t'ju ardhur në ndihmë ne kemi përgatitur këtë libër ndihmës, ku janë përmbledhur në dy kapituj kryesorë: 1. Teksti letrar dhe joletrar 2. Njohuritë gjuhësore të përfshira në programin rientues të miratuar nga MASR. Në të dy kapitujt njohuritë teorikej epen të përmbledhura dhe me skema, si dhe shoqërohen secila me ushtrime të larmishme e teste, me qëllim që ju ta ushtroni praktikisht gjuhën në situata të ndryshme komunikimi, si gjuhë e komunikimit të përditshëm dhe si gjuhë e letërsisë. Ushtrimet dhe testet janë përzgjedhur të tilla, që ju të përgatiteni sa më mirë për t'iu përgjigjur pyetjeve me alternativa, si e vërtetë/e gabuar, po/jo, e sakte/e gabuar, pyetjeve me përgjigje të shkurtra ose me plotësim, pyetjeve me përgjigje të kufizuara e të zgjeruara, që programi i parashikon për në provim. Në fund të librit janë vendosur teste përmbledhëse për tekste letrare dhe joletrare, si dhe jepen përgjigjet e testeve të përfshira në libër, si dhe përgjigjet e disa ushtrimeve me shkallë më të lartë vështirësie. Ju, duhet ta kuptoni se nëse keni siguruar çelësin bazë të njohurive (të teksteve letrare/joletrare/gjuhësore), atëherë nuk është shumë e rëndësishme se cili fragment apo cila temë eseje mund t'ju bjerë në tezën e provimit. Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai do të jetë gjithmonë i vlefshëm për ju, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive. Suksese! Nga redaksia ALBAS
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania