titleToAlt
Në këtë libër është synuar të çlirohet vepra e Migjenit prej leximeve doktrinare, cilatdoqofshin ato; të rivendoset një marrëdhënie e pakushtëzuar midis saj dhe lexuesit; të kapërcehet shekulli i leximit të orientuar dhe të disiplinuar, duke e rinisur interpretimin aty ku u mbyll vepra e autorit, me kthimin tek burimi, te Migjeni i vetëmjaftueshëm. Leximet dhe interpretimet e projektuara, me fshehje e heshtje të pjesshme të të vërtetave letrare e jetësore, po aq sa dhe me shquarje e mbishquarje të tyre, u kanë sjellë dëme marrëdhënieve të veprës së autorit me lexuesit, dëme që shkojnë deri në deformim. Nëse Jeronim de Rada qe ura e parë që ndërlidhi jo vetëm në kronologji romantizmin shqiptar me romantizmin europian, Migjeni eshtë poeti i parë që i ndërroi hierarki nënsistemit letrar shqiptar, duke e lartësuar atë në një shkallë mbinacionale, në shkallën e një letërsie rajonale, siç qe letërsia sociale në Ballkan në vitet 1930, e sinkronizuar me traktate, kode dhe poetikë. Migjeni ishte dhe do të mbetet përgjithnjë dukuri e letërsisë shqipe, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e yllësisë së poetëve të letërsisë sociale në Ballkan: Miroslav Krleza, Srecko Kosovel, Radovan Zogovic, Esad Mekuli, Antun Simic, Koco Racin, Janis Ricos, Hristo Smirnenski, Milos Crnjanski, Duro Sudeta dhe të tjerë. f Me Migjenin letërsia kombëtare shqiptare, për herë të parë, i kapërceu kufijtë; u bë pjesë e rrjedhave panballkanike dhe hapi rrugë për europeizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj, dukuri që erdhën më vonë dhe nuk mund të kuptohen pa të. Migjeni është poeti që i kapërceu kufijtë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Libri i prof. dr. Shaban Sinanit "Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të" vjen si një qasje komplekse dhe e larmishme ndaj letërsisë dhe disa prej dokumenteve më të rëndësishme të saj. Libri vlen jo vetëm për tematikat e rëndësishme, për mendimet dhe interpretimet vetiake, por edhe për korrektësinë shkencore që karakterizon stilin e analizës dhe sintezës së këtij studiuesi të njohur; për frazën dhe terminologjinë korrekte, për qartësinë e mendimit dhe komunikimit me lexuesin e kualifikuar.”- Ak. Floresha Dado. “Kjo përmbledhje me studime shënon një prurje me vlerë për studimet letrare në tërësi.”- Prof. assoc. dr. Laura Smaqi.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Kjo monografi mund të konsiderohet paradigmatike nga pikëpamja e gjithçkaje të rëndësishme që është shkruar deri më sot mbi Camajn, përfshi edhe dokumente, ilustrime dhe shenjime të panjohura deri më sot në Shqipëri. Qëllimi i autorit është të provojë se pikërisht në paskajimin e tij qendron origjinaliteti i veprës që krijoi, fuqia pasuruese e kësaj vepre për letcërsinë shqipe dhe domosdoshmëria për rishikimin e pozitës së saj në raporte qendër-periferi në sistemin e letërsive të ishullzuara dikur dhe në sistemin e sotëm policentrik letrar shqiptar. Përfundimi i autorit se Camaj nuk mund të përdoret për çfarëdo qëllimi që studiuesi mund të ketë në krye (dhe për fat të keq shpesh studiuesit kërkojnë atë çka duan dhe jo atë çka është), merr rëndësi jo vetëm për këtë vepër. Synimi i këtij libri është që vepra e Martin Camajt të lexohet, interpretohet dhe kuptohet pa kurrfarë epiteti shtrëngues.”- Blerina Suta, Universita "La Sapienza", Roma. “Studiuesi e shpjegon bindshëm të ashtuquajturën "errësi" të poezisë së Camajt, që do ta afronte në dukje me hermetizmin, me mospasjen e një fjalori historik te shqipes dhe rrjedhimisht me mosnjohjen e kuptimeve të kryehershme të fjalëve shqipe. E ploteson këtë me atë që e quan "dukuri Milosao", fragmentarizmin, që e lidh me kërkimin e së papërsëritshmes.”-Klara Kodra, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, është autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Sh. Sinani's latest work Albanians and Jews: the protection and salvation, a monographic study published in Albanian and English, constitutes one of his longest-term commitments, starting from 1990. By profoundly examining and shedding light on one of the most interesting pages of the Albanian history that focuses on the cultural and historical relations between Albanians and Jews, particulariy the unique story of rescuing them from Shoah [Holocaust] during World War II, the author provides answers to many questions that scholarship has been facing for decades.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
“Letërsia në totalitarizëm dhe “Dossier K.”, botimet “Naimi”, Tiranë 2011, është botimi i ri i plotësuar me dokumente e analiza të reja për veprën e shkrimtarit më të madh shqiptar I. Kadare, pasi kaluan afro 10 vjet nga botimi i vjetër nën titullin “Një dosje për Kadarenë” (Tiranë 2005). Ky botim i ri u bë i nevojshëm për shkak se kishin dalë disa dokumente të reja dhe nga lexuesit e opinioni pati kërkesa që dokumentet të botoheshin të plota. Në gjendjen e re libri përmban dy pjesë. Në pjesën e parë botohet monografia “Letërsia në totalitarizëm: I. Kadare”, një studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, që ka për qëllim të paraqesë kushtëzimin kontekstual të letërsisë në shoqëritë e mbyllura, përmes rastit më të diskutueshëm gjatë dy dekadave të fundme, letërsisë së Ismail Kadaresë. Në këtë diskutim janë përfshirë dhe studiues të huaj, historianë të “luftës së ftohtë” dhe të totalitarizmit, përkthyes të veprës së shkrimtarit, albanologë. Studimet letrare, sido që për nga natyra dhe metodat bashkëkohore janë gjithnjë e më tekstocentriste, kur është fjala për letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, qoftë në Shqipërinë shtetërore, qoftë në Kosovë, nuk i shmangen dot kontekstit historik. Në pjesën e dytë botohen dokumentet, të pajisura me shënjime informuese të saktësuara e të plotësuara, si dhe me referencat e burimit arkivistik, që lejojnë e lehtësojnë shfrytëzimin e tyre prej cilitdo që është i interesuar për një njohje të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë botim janë shtuar afërsisht 15 dokumente të reja, të cilat në kohën e botimit të parë e të dytë ishin ende nën kufizimet e Ligjit 9154 “Për Arkivat” ose nuk ishin identifikuar në procesin kërkimor. Nga dokumentet, nuk është hequr a shkurtuar asnjë prej atyre që kishin koleksionit të dy botimeve të para. Midis dokumenteve të shtuara, dy letra të M. Shehut për E. Hoxhën, që botohen në këtë libër për herë të parë, janë me rëndësi parësore për të kuptuar raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos për të verifikuar konceptin për letërsinë si çështje shtetërore. Duke qenë një botim i llojit dossier, nuk është përzgjedhur a përjashtuar asnjë dokument i zbuluar dhe ndonjëherë botimi i tyre përmban edhe fragmente që s’lidhen drejtpërdrejt me argumentin e këtij libri, por thjesht përjashtojnë paragjykimet. Po ashtu, duke qenë se gjatë dy dekadave të fundme janë bërë shumë debate për vërtetësinë a pavërtetësinë e paraqitjes publike të bashkëbisedimit / debatit të intelektualëve shqiptarë në takimin me R. Alinë në gusht të vitit 1990 (në atë kohë kryetar i shtetit shqiptar), në përbërje të këtij libri botohet për herë të parë në tërësi pjesa e debateve Kadare-Alia, shoqëruar me referenca të sakta kronografike në fonodokumentin origjinal që ruhet në dy pjesë në formatimin CD në rrjetin arkivor kombëtar. Në botimin e ri u gjykua me vend që të vihen emrat e plotë të hartuesve dhe nënshkruesve të dokumenteve, për atë pjesë që në botimet e mëpërparshme kishin mbetur të identifikuar vetëm me nistore (iniciale), kryesisht për arsye etike. Në dy botimet e mëhershme u quajt me vend “kursimi” i tyre, si një e drejtë e fundme morale që hartuesit të dokumentit t’i jepet një kohë dhe mundësi ta shpallë vetë autorësinë dhe të përligjë qëndrimet e mbajtura ose të përgjigjet për to. Botimi i dokumenteve me nënshkrimet e plota të autorëve do të dëshmojë shkallën e paimagjinueshme të demonizimit të shkrimtarit prej shkrimtarit gjatë periudhës totalitare; si dhe mund të ndikojë për mirë në debatet që hapen e rihapen në formë fushatash për qëndrimin ndaj fshehtësive të arkivave dhe sidomos ndaj dosjeve të policisë së fshehtë politike.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Berati është një prej qyteteve që i ka dhuruar botës shqiptare, për botën e madhe, jo një emër, po një mbiemër, mbiemrin Beratinus - beratini. “Kodiku i Purpurt” i Beratit e ka bërë të famshme botën shqiptare me anë të një mbiemri, gjë që ndodh shumë rrallë. Nuk ka ndonjë qytet tjetër në Shqipëri që të ketë dhënë mbiemra për vlera jomateriale, përveç Beratit. Kjo është e lidhur me faktin se Berati ka qenë një kryeqendër kishtare, që lulëzoi, nga pikëpamja e rendit kohor, mbas Bylisit dhe Gllavinicës. Në fillimin e mijëvjetëshit të dytë Berati ishte një kryeqendër rajonale e Krishterimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Teza themelore që bashkon studimet e këtij vëllimi është se midis kultit dhe kulturës, midis klerit dhe letërsisë, nuk ka dhe nuk mund të ketë ndarje, deri në epokën moderne të shekullarizimit. Pikërisht kjo sjellje metodologjike parimore shkencërisht e provuar për frytshmërinë e saj e ka nxitur autorin të bashkojë në një vëllim studime që shtrojnë një pyetje themelore për dijet albanologjike: A ishin shqiptarët e periudhës arbërore pjesë e Rilindjes Europiane dhe a ka lidhje Rilindja e tyre Kombëtare me idetë e këtij “tërmeti të madh epokal”, sikurse e quan autori? A ka një vazhdimësi midis periudhës humaniste europiane dhe ideve romantike kombëtare? Në mos më shumë, autori ka identifikuar disa prej kryemiteve të përbashkët të dy periudhave: mitin e origjinës, mitin e hershmërisë, mitin e vendlindjes, mitin e gjuhës amtare, mitin e heroit, mitin e Arbërit - diku si realitet parësor historik e diku si kujtim i të parëve në “Motin e madh”. Prandaj, “Midis dy Rilindjesh” mund të kuptohet edhe si një përpjekje për të provuar se humanizmi europian dhe humanizmi shqiptar i shekullit të 19-të, ndonëse kronologjikisht me shekuj ndërmjet, në frymë ishin evokim dhe rikthim i njëri-tjetrit. Kanë shumë interes për lexuesin ato studime që vështrojnë raportet e fenomeneve kulturore ndërkombëtare, perandorake, të shfaqura për shkak të një fryme të përbashkët apo të një politike kulturore të përbashkët. Libri “Midis dy Rilindjesh” është origjinal në llojin e vet. Ai do t’u shërbejë studiuesve të historisë, të qytetërimit, të kulturës, të letrave shqipe, të gjuhës amtare. “Midis dy Rilindjesh” është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme të lidhura me historinë, kulturën dhe letërsinë shqiptare. Me shumë interes është kreu ku autori sjell në vështrim gjendjen kishtare në Shqipërinë e shekullit të 14-të - 15-të, duke e parë atë si rrjedhojë e një tradite, që bën lidhjen nga një periudhë ku krishterimi ishte në kulmin e vet të sundimit në këtë vend dhe të asaj periudhe, kur kishte filluar jo vetëm ndarja e kishës romane nga ajo bizantine, por kur edhe trysnia e islamizimit po ndihej e fortë. Po ashtu, nëpërmjet dokumenteve të ndryshëm autori argumenton faktin që shoqëria shqiptare e kohës ishte e organizuar si ajo e të gjitha vendeve të tjera europiane dhe jeta e qyteteve bashkë me marrëdhëniet në to rregulloheshin me statute dhe rregullore, të cilat janë të dokumentuara dhe ruhen në arkiva të ndryshme, në dallim nga jeta e rrethinave, ku marrëdhëniet mes njerëzve rregulloheshin nëpërmjet kanuneve dhe të cilët janë ruajtur si pasuri zakonore gojore. Statutet e qyteteve shqiptare duket se kanë qenë të një niveli të lartë dhe kjo tregon dhe nivelin e lartë të zhvillimit të kësaj shoqërie të krahasueshme me vendet e tjera të kohës.Në funksion të argumentimit të kësaj ideje autori vëren se jeta e fisnikërisë së kohës: heraldika, titujt, emblemat, stemat, vulat etj., por dhe marrëdhëniet diplomatike, tregtare, ekonomike, fetare etj. me vendet e tjera, të cilat analizohen me hollësi (kemi parasysh lidhje të tilla si Topiajt me anzhuinët, paria e Himarës me Papatin, Kastriotët me Mbretin e Napolit etj.) janë të një niveli të lartë. Dokumentacioni i gjerë që shoqëron arsyetimin e autorit është shumë i vlefshëm në këtë rast dhe burim për teza të ndryshme shkencore në kuadër të idesë që kjo pjesë e botës ka qenë e mirë integruar në atë sistem të madh vlerash të asaj kohe a më mire epoke që quhet Rilindje Europiane.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
ë tre librat e prof. Shaban Sinanit: “Mitologji në eposin e kreshnikëve”, “Etnos në epos” dhe tashmë “Tradita gojore si etnotekst” (botimet “Naimi”) janë një triptik mbi rrënjët e etnosit shqiptar, duke dhuruar kështu një korpus të dhënash, informatash, dëshmish, kodesh të etnosit e kulturës shqiptare, të cilat zbardhen, analizohen, krahasohen dhe zbërthehen dhe formësojnë në konkluzion vetëdijen mbi origjinën dhe identitetin kombëtar të iliro-arbër-shqiptarëve, madje duke e bërë këtë përdallim, dhe kjo e bën shumë interesant kërkimin e tij shkencor, përmes krahasimit me etnoset e tjerë në Ballkan e më gjerë. Nuk është nevoja për t’u munduar shumë për ta shpjeguar këtë vlerë të librit. Si çdo vepër e këtij autori, për shkak të qartësisë që i jep kompetenca e lartë profesionale në fushën përkatëse, lënda e ofruar përftohet dhe thithet me lehtësi. Do të mjaftonte vetëm disa nga titujt e përmbajtjes së lëndës së librit “Tradita gojore si etnotekst- studime për etno-folkloristikë krahasimtare” për të nxjerrë edhe vlerat e tij: 1. “Great Code” në traditën gojore popullore shqiptare 2. Ligjërimi ungjillor dhe kodet etnojuridikë të shqiptarëve 3. Prania kulturore hebraike në traditën shqiptare 4. Eposi shqiptar dhe eposi pers: vështrim krahasues 5. Nga fqinjësia apo prejardhja: rreth bashkëpërkimeve ndërballkanike 6. Etnonimet e tjetrit në eposin shqiptar 7. Eposi i shqiptarëve dhe eposi i sllavëve të jugut: vështrim krahasues përmes emërtimeve 8. Qyprillinjtë në eposin shqiptar dhe në eposin boshnjak 13. Folklori shqiptar në vështrimin e të huajve 14. Eurokultura dhe identiteti europian i shqiptarëve Krahasimet e traditës gojore, në atë shkallë sa ekzistonin para botimit të këtij libri, kanë pasur si pikë reference kryesisht kulturat klasike greke e romake, si dhe folklorin e popujve të sllavëve të jugut. Mungonin vështrimet krahasuese për kultura të tjera të mëdha të antikitetit, si ajo hebraike dhe perse. Mungonin po aq krahasimet me mitologjinë biblike dhe ligjërimin ungjillor. Nuk kishim krahasime të traditave gojore të popullsive pakicë kulturore në Shqipëri, qoftë dhe në pikëpamje të dallimeve etnotipike (popullsi ndenjëtare - popullsi shtegimtare: rasti i folklorit të romëve); qoftë në pikëpamjen e identifikimit historik të vetes (sllavët e Prespës, grupime sllavishtfolësish të tjerë); qoftë në pikëpamje të hierarkive kulturore (rasti i bashkësive dygjuhëshe, si Himara); qoftë në pikëpamje të rolit homogjenizues - heterogjenizues të dukurisë. Krahasimi i dukurive etnofolklorike përbën një interesim prej më se dy dekadash në kërkimet e prof. Shaban Sinanit. Duke ditur se ka qenë në traditën e shkollës shqiptare të albanologjisë njohja dhe studimi i traditave gojore të popujve fqinje, me sa duket qëllimisht, autori ofron me shumicë informacion dhe bibliografi, në mënyrë që pak a shumë libri të shërbejë jo vetëm për njohje e informim, edhe për të aftësuar e nxitur kërkimin e lirë. Gjithashtu kjo është arsyeja pse shumë emërtime, terma, idioma lehtësisht të receptueshme, janë dhënë dhe në gjuhët dhe alfabetet e burimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rishkrimi i historisë së letërsisë, si dhe i çfarëdo historie tjetër, është një proces i ligjshëm, sepse çdo brez ka të drejtë ta rishkruajë historinë. Gjatë dy dekadave të fundme brezi i ri i studiuesve ka arritur të shqiptojë refuzimin e historive tradicionale të letërsisë, të përkufizojë domosdoshmërinë e rishkrimit të saj, të penalizojë brezin e vjetër të studiuesve të letërsisë dhe shumë të tjera arritje, por ende pa e shprehur vullnetin e vet në një projekt ndryshe. Nëse është e mundshme një histori e re e letërsisë shqipe, që i tejkalon kufijtë e ngatërruar kohorë, politikë, metodologjikë dhe ideologjikë, si mund të hartohet ajo?! Në debatet shkencore e parashkencore për këtë çështje janë përshkruar të numërtuara si vështirësitë, ashtu dhe parimet; është shqiptuar pa dyshim urgjenca e hartimit të një teksti të ri të historisë së letërsisë; janë këmbyer replika për terma rastësorë (të shkruhet a të rishkruhet), janë këshilluar tejkalimet e subjektivizmave kalimtarë; janë propozuar kritere ndihmëse që lehtësojnë përfytyrimin e punës që duhet përballuar, por pa bërë dallime midis parimeve bazë dhe atyre dytësore; është diskutuar madje dhe se cili institucion (e cili jo) duhet ta hartojë këtë tekst. Por si të hartohet praktikisht një histori e re e letërsisë?!... Prof. dr. Shaban Sinani propozon formulën e tij për këtë problem përmes librit më të ri “Historia e letërsisë shqipe: çështje të hapura”, botimet “Naimi”, Tiranë 2015. ...Përzgjedhja në art dhe letërsi është e pamëshirshme dhe e tillë do të duhej të ishte dhe në historishkrimin letrar. Mirëpo një histori letërsie që do t’i lexonte zhvillimet, dukuritë dhe personalitetet letrare vetëm prej së larti, vetëm me kritere estetike, vetëm me njësinë e artit të fjalës më vete, duke përjashtuar tërësisht qëllimin, që do të thotë duke përjashtuar edhe një shkallë të arsyeshme pragmatizmi, për të vlerësuar bashkë me letërsinë edhe ato dukuri të jetës shpirtërore që kanë karakter ndërkulturor dhe që të paktën dhe për një kohë nuk shihen shenja të shprehjes së interesimit prej ndonjë disipline tjetër (histori e qytetërimit, e kulturës, e artit), mund të shpinte lehtësisht jo në një pasurim, por në zhvlerësim të asaj tradite që kemi dhe që nuk mund të krahasohet me të ngjashmen e popujve të tjerë. Funksionalisht një histori letërsie që do të shërbejë edhe si tekst mësimor-universitar, duke pasur jo vetëm funksionin njohës e vlerësues, por edhe atë mësimdhënës e didaktik, nuk i shpëton një farë qëllimësie apo pragmatizmi, që do të bëhej i rrezikshëm nëse do të zinte vendin e parimeve parësore. Historia e letërsisë shqipe në kuptimin terminologjik të fjalës paraprihet nga një traditë shkrimesh biblike-liturgjike në gjuhët e mëdha të komunikimit kishtar duke filluar prej shekullit VI; nis mirëfilli me një letërsi kishtare që lindi prej së dashunitë botësë sanë, me mitin e dashurisë për vendlindjen dhe kultin e gjuhës amtare, që po bdaretë e basthardhonetë; vijon me shmangie të nënkuptueshme prej një orientimi të përgjithshëm humanist europian dhe rikthehet në periudhën e Rilindjes kombëtare me mitin e origjinës, të lashtësisë, të autoktonisë, të vazhdimësisë; për t’i hapur shumë shpejt rrugë vetëdijes kritike të letërsisë së shekullit XX dhe për t’u kryqëzuar sërish në një mit që s’u realizua, në mitin e njeriut të ri; në përcjellje të të cilit shpërfaqet një shthurje e përgjithshme e sistemit, me anarki dhe konfuzion jo vetëm në rrjedhat letrare, por edhe në vetë gjykimin e letërsisë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Eposi shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikëve, erdhi në vëmendjen e studiuesve para një shekulli. Ai u shfaq pikërisht në përmbyllje të epokës së Rilindjes Kombëtare, që me të drejtë është quajtur shekulli i "kultit të epopesë". Letërsia shqiptare lindi e u zhvillua për një kohë të gjatë si letërsi heronjsh. Ata që nuk e dinin se ekzistonte në formën tradicionale gojore eposi i kreshnikëve u përpoqën të krijojnë vetë "epope imagjinare" dhe t'i paraqitnin si trashëgime orale. Më pas pati përpjekje për rikrijimin e një epopeje integrale, sipas modeleve të poemave antike. Në eposin shqiptar, si në çdo epos tjetër, koha vjen e shkon sipas një kalendari të ndryshëm nga kalendari njerëzor, që të kujton mendësinë e "Epit të Gilgameshit", ku një ditë në kohën e hyjnive është sa njëmijë vjet në kohën e njerëzve. Heronjtë mitologjikë të eposit shqiptar mbeten të vdekur në mejdan për njëqind vjet dhe kur zgjohen thonë: "Paskam marrë nji sy gjumë". Kur Muji mendohet, "sheh barin kah rritet". Në epos ka vetëm të shkuar të largët dhe të papërcaktuar. Koha në përfytyrimin mitologjik nuk i bindet orës njerëzore. Hershmërinë e thellë të eposit shqiptar e dëshmojnë dy tipare të rëndësishme të figurave mitologjike të ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njëra anë, dhe ktonik, nga ana tjetër. Kjo është një anë tjetër e çështjes së autoktonisë - gjegjësisht aloktonisë - së popullit që i ka krijuar. Në eposin helenik hyjnitë janë matriarkale e patriarkale. Ato bashkëjetojnë e ndeshen, fitojnë e mposhten, kërkojnë parësinë dhe e mbrojnë atë. Cikli i Artridëve përmbyllet me dilemën tragjike të Orestit, që duhet të thyejë një traditë e të themelojë një të re: të mbrojë të drejtën e atësisë kundër asaj të mëmësisë. Heronjtë e eposit shqiptar janë bij të Ajkunës. Ndryshe nga cikli i baladave, ku "nji plak i urtë" që këshillon flijimin e nuses në urë të kujton patriarkun, në epos nuk ka patriark. Për herë të parë në epos babai shfaqet me figurën e Mujit, në raport me Omerin (ose "shtatë Omerat"). Në njërën prej këngëve Omeri duhet të lirojë "babë e axhë" nga burgu i krajlit. Këngën rapsodi e quan "Omeri prej Mujit" dhe ky është rasti i vetëm kur shfaqet një hije patriarku. Figurë qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanë babë, ata janë bij të një nëne që urdhëron shtëpinë dhe e marrin fuqinë prej zanave. Pas Omerit nuk ka më kreshnikë. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashëgohet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për fat, pikërisht në kohëra të tilla (të vështira) dalin në dritë, pavarësisht se sa të dukshme bëhen, vepra me rëndësi parësore për kulturën dhe dijen e një kombi. Një libër i tillë është “Kodikët kronografikë të Shqipërisë (Shkrime dhe dorëshkrime prej Rilindjes Europiane deri në Rilindjen Kombëtare)”.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo-leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por, po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt. Botimi i tij i veçantë zë vend të merituar në letërsinë tonë gjuhësore si një monografi shkencore e mirëfilltë dhe e lavdërueshme. Studimi "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe", që, vetëm sepse ka qenë detyrë, është quajtur punim diplome, e tejkalon atë në shumë drejtime. Kjo pjesëz e vogël dhe e thjeshtë e sistemit të pjesëve të ligjëratës të gjuhës shqipe, megjithëse ka rënë në një dorë të re - në atë kohë student në prag të diplomimit - është trajtuar me seriozitetin dhe këmbënguljen e një studiuesi të mirëfilltë. Autori me guxim është futur edhe në rrugën e etimologjisë së mjaft ndajfoljeve përemërore, jo vetëm të etimologjive të reja e të dukshme, por edhe të etimologjive enigmatike, të errësuara nga koha e të ndërlikuara nga struktura. Ndarjet dhe rindarjet kuptimore e strukturore janë mjaft interesante. Falë formimit të përgjithshëm gjuhësor të autorit, për përcaktimet kuptimore dhe strukturore nuk shfrytëzohet vetëm etimologjia, por edhe leksikologjia, morfologjia, sintaksa, historia; madje edhe filozofia e gjuhës. Prof. dr. Ethem Likaj, Akademik Monografia me titull "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" e Shaban Sinanit përfaqëson një nga studimet më të thelluara dhe specialistike të këtij studiuesi, kontributet e të cilit orientohen prej vitesh nga disa fusha studimesh të përafërta si me gjuhësinë, si me letërsinë, ashtu dhe me historinë e kulturës shqiptare. Një punim i tillë na ofron një optikë të re të gjurmimit shkencor të këtij studiuesi, megjithëse formësimi i tij konceptual u realizua në një periudhë jo dhe aq të afërt në kohë, pikërisht si rezultat i një pune të kujdesshme në të cilat do të shënohet si vendimtar dhe kontributi i udhëheqësit shkencor të saj, profesorit të nderuar Shaban Demiraj, të cilit dhe i kushtohet punimi në fjalë. Studimi monografik "Ndajfoljet përemërore në gjuhën shqipe" përbën një punim origjinal që i ka munguar traditës së studimeve tona të shkruara në gjuhën shqipe mbi pjesët e ligjëratës dhe kategorizimin e tyre morfosemantik. Prof. asoc. dr. Evalda Paci
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania