titleToAlt
Një student kolegji, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Joshja ndaj një jete të çrregullt letrare, e mbron vajzën nga ndonjë vetëvrasje e mundshme, deri ditën kur ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo. Kur Sumira, e cila e shoqëron Miun në udhëtimet e saj, zhduket në një prej ishujve grekë, K. tundohet dhe i bashkohet kërkimeve dhe e gjen të zhytur në botën e rrethuar nga vizione përndjekëse dhe ogurzeza. "E dashura ime Sputnik" është një histori dashurie e kombinuar me një histori detektive, që të mbetet në mendje si një meditim i thellë mbi mungesën njerëzore.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë. I vetmi, ai i pesti, Tsukuru Tazaki, më i flashkëti prej tyre, më i tërhequri dhe më i pasigurti, i mbetet të quhej "I pangjyri". Këtë lidhje të fortë mes tyre, ata priren ta mbajnë edhe pasi Tsukuru shkon për studime në Tokio, i joshur nga pasioni i tij i përjetshëm për stacionet e trenave, ku shpesh ulet për të ndjekur dhe këqyrur me orë, valën e njerëzve që lëvizin të shkujdesur ndaj pasionit të tij. Por kuinteti laryshan do të prishet shpejt, dhe Tsukuru, tashmë një inxhinier stacionesh hekurudhore, do "të mbesë në një stacion të çuditshëm të miqësisë së tij të shenjtë, të tillë që nuk mund as ta imagjinojë, as ta projektojë apo ta zgjidhë këtë enigmë të tij: braktisjen nga miqtë e tij të dikurshëm. Me ndihmën e miqve të rinj, Haidas dhe Sarës, të cilët do ta shkundin nga përhumbja dhe fiksimi i vetëvrasjes, ai do të niset në kërkim të tyre dhe do të përballet me të papritura të çuditshme, të tilla që vetëm në vepra si të Haruki Murakamit gjen, dhe të tilla që asnjë lloj fantazie jona nuk mund t'i parashikojë. Muzika, ngjyrat, përshkrimi surrealist, pasione çmendurake, ikje pa destinacion dhe të gjitha shenjat magjepsëse të botës së Murakamit, që lexuesi shqiptar i njeh prej vitesh, vijnë sërish edhe më fuqishëm në këtë kryevepër të magjisë, rrëfimit dhe peizazhit mjeshtëror letrar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979 në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e hidhur e të cilit e përshkon këtë libër. Rrëfimi fillon me rënien e Perandoris Osmane dhe pasojat e saj, dhe jep një imazh të mrekullueshëm të Stambollit dhe të banorëve të tij për një shekull të tërë. Është Shefqeti, një prej tregtarëve të parë myslimanë, ai që na përgatit për një botë të tërë imazhesh dhe ndodhish si dhe këtë ortek marramendës idesh dhe kronikash. Ai po bëhet gati që të martohet, ëndërron të zgjerojë biznesin e tij dhe të bëjë pasuri, të krijojë një familje të madhe, madje një familje moderne stambolle me shembëlltyrën e jetës perëndimore, ndikim që ka nisur të ndjehet tashmë nëpër ajër. Tregtari ynë ia del të mbledhë kapital dhe të bëhet një qytetar i ri i botës në këtë Republikë të re turke. Me përvojat dhe jetën e pasur të Shefqetit, të të bijve dhe të nipërve rrija në dritaren time, ndërkohë që miqtë e mi përballeshin jashtë me terrorin. Ndjehesha fajtor që në ato ditë kur qëmtoja për këtë libër, miqtë e mi arratiseshin nga vendi ose futeshm nëpër burgje," shkruan Pamuk për ditët kur e formësonte këtë vepër, ky prag i pare nga nis jeta e tij e gjatë prej rrëfimtari të madh.të tij, Pamuk na jep historinë e modernizimit të Turqisë së shekullit të 20-të. "Unë
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po perpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të emen, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije, madje edhe vetë identitetin, megjithë këmbënguljen e Pipit për të njohur babain e saj natyral. Në Oklend, në qytetin ku ajo jeton dhe në mjedisin ku gjendet, Pipi do të ndeshë një bote të tërë ngjarjesh politike e sociale dhe jetësh njerëzore, një shtjellë të gjithfarë ndodhish, që do të lënë shenja në jetën e saj dhe pjesë e së cilës do të bëhet, jo si një vajzë pasive dhe e shkujdesur, por si e pranishme dhe aktore e kësaj historie të gjatë dhe të pasur, që përtej një rrëfimi të thjeshtë artistik, është edhe një skaner i të vërtetave historike të shekullit që po jetojmë. Autori i mirënjohur amerikan, Jonathan Franzen, pas romaneve të mrekullueshëm "Korrigjimet" dhe "Liria", vjen në shqip me një tjetër sagë të qytetërimit të sotëm, një libër që mezi pret ta mbarosh. I cilësuar nga kritika si një nga rrëfyesit më brilantë të kohës sonë, ai na fton në një magji rrugëtimi artistik, dhe për lexuesin e tij që tashmë e njeh shqip, ky libër është një prag i ri për në botën e pasur dhe të shqetsuar të këtij autori të mrekullueshëm
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Thethi është një vendbanim i vogël në luginën e Shalës në Alpet e Shqipërisë së Veriut. Në vijë ajrore, ai nuk është larg nga qyteti bregdetar i Shkodrës, por në realitet është një botë larg. Për të shkuar atje, duhet të kalosh një qafë mali të lartë nëpër një rrugë plot kthesa. Dëbora e thellë e bllokon kalimin nga tetori deri në maj dhe e lë Thethin bukur mirë të izoluar, ndonjëherë për javë të tëra. Edhe pse është një nga skajet më të largët të Europës, Thethi gjithmonë ia ka dale të tërheqë vizitorë. Edith Durhami u ndie si në lëkurën e vet kur e vizitoi luginën në vitin 1908, siç ishin edhe studiuesit austro-hungarezë, Karl Steinmetz dhe Baron Franz Nopcsa, dhe shkrimtarja amerikane Rose Ëilder Lane. Gjatë periudhës së gjatë të regjimit Stalinist, kur Shqipëria u izolua nga pjesa tjetër e botës (1944-1991), fare pak të huajve iu lejua të shkonin në luginë, për shkak të afërsisë me kufirin malazez. Në vitet 1990, zona u shpopullua shumë dhe gjatë dimrit vetëm dy familje mbeteshin në Theth. Vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar. Thethi është bërë një vend unik, ende pak i njohur si destinacion turistik për një racë të guximshme udhëtarësh ngjitësit e maleve, alpinistët dhe vizitorët me shpirt aventure. Edhe banorët vendas janë kthyer sërish dhe shumë prej tyre i kanë restauruar shtëpitë, për të shërbyer si bujtina të thjeshta për vizitorët, numri i të cilëve sa vjen e rritet. "Pasioni për Thethin: Parajsa e epërme e Shqipërisë" paraqet bukuritë e Thethit dhe të Alpeve të Veriut të Shqipërisë përmes fotove të fotografit holandez Herman Zonderland. Robert Elsie dhe Gerda Mulder e paraqesin zonën me shkrimet e eksploruesve dhe të udhëtarëve të hershëm në luginë, të shoqëruar me fotografi të vjetra të kohës. Libri plotësohet edhe me rrëfime të shkruar rishtas për luginën sot, për familjet që jetojnë atje dhe për ndikimin e turizmit në atë zonë. Këto tekste të reja, të mbështetura në intervistat dhe shënimet e udhëtimit të Gerda Mulderit në vitet 1995-2013, i shtojnë edhe një ngjyrim personal.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Lambertët, një familje gati trtadicionale e mes perëndimit amerikan, po shpërbëhet diku mesit të zetë. Të tre fëmijet e Alfredit dhe Enides, largohen dhe nisin secili një jetë të re në lindje të vendit Autori i ndjek jetët e tyre hap pas hapi, me një kronologji marramendëse dhe të pasur me detaje mbresëlënëse, tek enden e përpiqen mes së shkuares që shpesh i përndjek, së tashmes që i vërvit nëpër befasira dhe së ardhmes së paqartëe dyshimtare. Deri në Krishlindjet e fundit kur familja do të bëhet bashkë që përkojnë me nisjen mi milenjumit të ri, autori ndërton një histori të mrekullueshme, njëherësh pikturon peizazhin e plotë të Amerikes së shtatorit 2001, vit kur u botua kjo vepër . kritika e cilësoj menjëher autorin e saj ndër shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë, i cili dozenjon mrekullisht shoqërinë Amerikane sot, urat e brishta me Europën, lëvizjet dhe ndikimet e politikave globale në jetën e njerëzve, dhe mbi të psikologjinë e njeriut të gjendur në zgrip të jetës së vet tek shqyrton jo pa shkujdesje veten dhe të tjer .Me një humor të hollë dhe të rrallë,Jonathan Franzen të mbërthen dhe të argëton pa fund.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Është viti 1951, viti i dytë i luftës Koreane. Markus Masner, nga Nju Jorku, Nju Xhersi, po fillon vitin e dytë në kampusin pastoral konservativ të Kolegjit Uajnsburg të Ohajos. Përse ndodhet aty? Sepse i ati kasapi i palodhur i lagjes duket se është marrosur nga frika, ankthi dhe rreziqet e moshës, rreziqet e botës, rreziqet që sheh në çdo cep për djalin e tij të dashur. Inati rrëfenja për arsimimin e një të riu mend mundësive tmeruese dhe pengesave të pashpjegueshme të jetës, është një kontribut i fuqishëm në zhbirimin që Roth i bën ndikimit të historisë amerikane mbi jetën e individit të brishtë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Elefanti zhduket “ është një tufë rrëfenjash fine, në stilin e njohur postmodern të Haruki Murakamit, ku shfaqen të gjitha nuancar kulturore japonese që e dominojnë prozën e këtij autori, por edhe shenjat universale, të kohës sonë të endura nëpër gjeografinë e gjerë të fantazisë së tij. Si një mjeshtër i adhuruar për ndërtimin e personazheve aq të besueshëm, ai na dizenjon profile të çuditshme dhe mahnitës karakteresh, të cilët përmes grimcave të jetës së tyre të përditshme duken sa të ngjashëm mes vedi aq edhe të bartës të unit të tyre dallues. Fuqia e tij narrative u jep mundësinë këtyre personazheve të vetërrëfehen për familjen, karrierën dashurinë vdekjen miqësitë të njohurit e të huajt qe jane pjesë e jetës së tyreduke bartur një rrëfim dhe filozofinë e tyre personale, e që ashtu bashkë i japin lexuesit një ngrehinë mahnitëse të populluar nga qenie reale dhe surreale siç vetëm Murakami di të na dhurojë
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, imbyllurnë vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mosmoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pandjerë. Por edhe ai ka ndjesitë e tij të fajit, për shkak të tradhëtisë që i ka bërë dikur një mikeshës sët ij të rinisë dhe një tjetër dashurie të humbur në moshë fare herët. Kjo jetë e qetë e tij, do të marrë një kthesë të fortë, kur në barin e xhazit do të shfaqet një mbrëmje Shimamoto, e dashura e tij e parë, ritakimi me të cilën do ta bëjë Haxhimen tonë thuajse të marrosur, aq sa është gati t'ijapë fund lumturisë së tij familjare. Por gruajae bukur, me të cilën ndjen sa ka qenë gjithë jetën i dashuruar, shfaqet dhe humbet në ditët e tij në mënyrë të pashpjegueshme, mu si fantomë që shkon dhe vjen nga askundi, dhe kjo do ta torturojë më shumë se gjithçka burrin e dashuruar. Ky roman i Murakamit, si shumë rrëfime të tjera të tij, endet mes reales dhe surreales së mjedisit të njohur të prozës së tij, ajo është një histori me një intensitet të lartë rrëfimi, që i jep ndjenjë së dashurisë përbërjen fluide të gjërave që i ke dhe nuk i ke njëherësh.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Enrike Kardenas, një biznesmen i njohur e mjaft i fuqishëm peruan, një dite gjendet i shantazhuar né zyrn e tij nga gazetari Rolando Garro, kryeredaktori i një tabloidi, në duart e të cilit kanë rëne fotot e një nate orgjie të biznesmenit; publikimi i tyre do ta shkatérronte atë, familjen e tij dhe reputacionin e tij. I vendosur të mos bjeré në kurthin e këtij kërcënimi, ai refuzon të bashkëpunojë me gazetarin gjobëvënës dhe një dite i gjen té botuara fotot e tij përçude. Por, pas këtij akti trondités, do të jeté vetë gazetari viktima e gjithë këtij trazimi publik. Paralelisht me këtë linjë të romanit, dy mikesha, Marisa dhe Capela, zonjat e dy miqve té ngushtë, biznesmenit dhe avokatit té tij, té cilët po pérpiqen të dalin nga baltosja pu¬blike, nisin një marëdhënie lesbike dashurore, në fundin e së cilës do të bëhet pjesë si i tretë edhe vetë biznesmeni ynë. Mario Vargas Llosa, na fut né atmosferën e Limes gjaté kohës sé regjimit autoritar të presidentit Alberto Fuxhimori, me të cilin edhe ai vetë u përball në zgjedhjet per Presi¬dent né vitin 1990, dhe humbi, si edhe të aktivitetit korruptiv, kriminal, shantazhues të shtetit që Fuxhimori ngriti. "Pese qoshet" nuk është vetëm një toponim i një zone të Limes, por edhe metafo¬ra e pérplasjes së madhe qé solli me vete sundimi i kaosit dhe krimit né pushtet. Lëvrues edhe më herët i këtij zhanri të kohës, i cilësuar si rrëfim i moralitetit politik, Llosa, fìtues i Cmimit Nobel në Letérsi në vitin 2010, sjell njé histori të ethtë politike dhe erotike të Perusë sé tij të trazuar.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Firence , qershor 2016 . Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990-tës , vendosin të festojnë së bashku 50-vjetorin e lindjes. Por në jetëshkrimin e tyre prej shqiptarësh tashmë në emigrim , përzihen gjurmët e së shkuarës në diktaturë , rrugëtimet e vejevijës së shpeshtë në vitet e lirisë mes dy atdheve të tyre dhe shenjat e përpjekjes për ta mbrojtur thelbin e tyre mes identitetit etnik të lindur dhe atij europian të fituar. A janë ata të përgatitur ta fshijnë të shkuarën shqiptare, e cila befas ende ua dikton dhe ua helmon ndonjëherë jetën ? A do të munden ata të mbeten miq edhe pas shqyrtimit që ky takim i pafajshëm do t’u kërkojë, shqyrtim që shpesh nuk lidhet me ata vetë , por që kryqëzohet dhe ndikon në jetët e tyre? Kjo rrëfenjë që shtrihet në gjysmëshekullin e fundit shqipëtar dhe që merret me shtegëtimin e viteve te fundit të mijëra shqiptarëve nëpër botë, është një sagë mirëfilli shqiptare e luajtur në Europën e sotme. Ky rrëfim është një kushtim për dashurinë njerëzore , për dashurinë si sublimim që nuk e zhbën koha dhe një triumf për atdhedashurinë, të tretura në gjakun shqipëtar nga substanca më e bekuar e kësaj bote : Liria .
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetëepesëvjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një drame të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion - një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike - muzika, pikturat dhe jeta e së cilës, kanë mahnitur shumë njerëz. Por ajo ka qenë një grua e pafat në dashuri, ndaj pasioni dhe pafatësia e saj do të hedhë pahun e vet edhe mbi këtë grup të joshur nga historia e saj dekada më pas. E rrëmbyer nga magjia e dramës që po shkruan dhe që po vihet në skenë në Angli dhe Francë, Sara e gjen një ditë veten 'të helmuar' nga dashuria ndaj Billit, një aktori të ri njëzetetetëvjeçar, dhe më vonë ndaj regjisorit të shfaqjes, Henrit, ndjesi që ndikojnë shumë në jetën e saj dhe gjithë atmosferën e dramës. E gjendur në mesin e këtij shkulmi të beftë, ajo nuk arrin të kuptojë siç duhet në është kjo dashuri apo një valë e prushtë që i përngjan asaj. A mos i vjen kjo ndjesi nga nevoja e rikthimit të atyre emocioneve të tretura dikur bashkë me rininë? A ka njeriu moshë për t'u dashuruar sërish, a mundet Sara Durham të na hapet dhe të na tregojë se ç'ndodh me zemrën dhe kohën e dashurisë? Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të majtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj në çaste të mbrame kur s'i pret, duke të ridimensionuar sërish kujtimet, të shkuarën, përditën, sentimentet, pasionet, moshën, pamjen, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Martesë me një komunist" është një histori komplekse, e treguar nën yjet e qiellit përmes monologut të vetë Philip Rothit nën petkun e Natan Zukermanit dhe mësuesit të tij të dikurshëm, filozofit Mërri Ringoldit. Jeta e Natanit, është rruga nga mentori i vjetër, me të cilën dekada më pas duhet të shqyrtojë të shkuarën e tij dhe të vetë Amerikës, te vëllai i mësuesit të tij që e ka njohur rastësisht dikur, Ajras, idealistit rebel e të pakënaqur. Natani do të shndërrohet nga një djalosh i etur për t'u bërë shkrimtar, në ndjekësin e udhëheqësit të tij shpirtëror, komunistit Ajra, një personazh kompleks i drejtuar nga zemërimi ndaj mjedisit, shoqërisë, parasë, pushtetit dhe hipokrizisë së shoqërisë së lartë amerikane gjatë periudhës së Depresionit. Ajra ka bërë gjithçka në jetën e tij: punëtor në minierë zinku, kamerier, rrëmihës, doker, ushtar në luftë, aktor radio-dramash, e mbi të gjitha dishepullin e Linkolnit, të cilit çuditërisht i ngjan aq shumë, sa ka nevojë t'u flasë turmave me të njëjtin zë e gjeste. Edhe pse do të përpiqet t'i shmanget përndjekjes së listave të zeza të McCarthy-t me martesën e tij të dyshimtë me aktoren e njohur Eva Frejm, Ajra nuk do t'i braktisë idetë e tij. Por vjen një çast kur Eva, e paaftë të çlirohej nga e bija, Sylfida, një nginjare e dhunshme anti-Semite, nuk do ta mbajë më dot dashurinë e saj dhe në zemërim e sipër, e lënduar nga tradhëtia e tij, do të hakmerret duke e denoncuar atë përmes librit "Martesë me një komunist", që e shkruan e diktuar nga armiqtë politikë të të shoqit. Karriera e Ajras merr fund dhe ai kthehet sërish atje nga e nisi, në minierat e zinkut, ku edhe e mbyll jetën e tij idealiste.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t’u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të vogël për të ndërtuar një botë më të mirë. Por tani, në mijëvjeçarin e ri, Berglundët po bëhen ca misteriozë. Përse djali i tyre adoleshent ka nisur të banojë me familjen ngjitur tyre, ca republikanë të thekur këta? Përse Uollteri ka nisur të punojë për lobin e qymyrit? Si shpjegohet që Riçard Katzi, rokeri i prapë, shoku i ngushtë dhe rivali i Uollterit në kolegj, vjen ende rrotull në jetën e tyre? Mbi të gjitha, ç’po i ndodh Petit? Pse ky yll i shndritshëm i rrugës “Barrier” është bërë një tjetërlloj fqinje, është kthyer në një furi e paepur që po del nga vetja përpara syve zhbirues të lagjes? Pas romanin e tij të parë “Korrigjimet”, Jonathan Franzen na sjell këtë epos të dashurisë dhe martesës së ditëve tona. Me sensin e tij komik dhe tragjik, romani “Liria” sjell tundimet dhe barrën e lirisë: drithërimat e epshit adoleshent, kompromiset e lëkundura të moshës së mesme, shtrëngesat e jetës së periferive, peshën e rëndë të pushtetit të kohës. Kirurg i hollë i të metave dhe gëzimeve të personazheve të tij, që te “Liria” rreken të mësojnë të jetojnë në një botë gjithnjë e më pështjelluese, Franzen ka prodhuar një portret të pashlyeshëm e thellësisht prekës të kohës sonë.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Qenia thelbësore e njeriut ka rëndësi në rrafshet më të larta të neurologjisë dhe në psikologji; duke qenë se në thelb këtu përfshihet individualiteti i pacientit, dhe studimi i sëmundjes dhe identitetit nuk mund të ndahen. Çrregullime të tilla dhe përshkrimi i tyre bashkë me studimin kërkojnë vërtet një disiplinë të re që në mund ta quajmë "neurologjia e identiteti", sepse ajo merret me themelet nervore të unit, problemit të lashtë të mendjes dhe trurit. Ka të ngjarë që të ketë, në mënyrë të pashmangshme, një humbellë, një humbellë kategorish midis psikikes dhe fizikes; por studimet dhe historitë që lidhen njëherazi dhe pandashëm mes të dyja – pikërisht këto magjepsje më shumë dhe kështu (përgjithësisht) i paraqes edhe këtu – prapëseprapë shërbejnë për t'i afruar me njëra – tjetrën, për të na afruar ne me kryqëzimin e mekanizmit të jetës, me lidhjen e proceseve fiziologjike me biografinë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Zoti nuk ka djalë”, është libri më i ri i gazetarit Irhan Jubica. Libri përmban 50 intervista të realizuara gjatë 20 viteve (1996-2015), të cilat janë përzgjedhur në mesin e shumë intervistave të realizuara gjatë 25 viteve në gazetari. Dominojnë kryesisht shkrimtarët, por ka edhe artistë të tjerë si edhe një shkencëtare. Një shkëputje e shkurtër nga parathënia: “Vrau më 1997 për pazaret e drogës, ekzekutohet me silenciator prapa koke i dashuri i ri i Roos Pijes. Sex-bomba e ekranit: Ai ishte ëngjëll! Ky asht ndër titujt ma jetëgjatë të tranzicionit shqiptar, sepse bota mediave vërtitet që prej nji çerek shekulli rreth personazheve dhe temave të tilla, tu' i dhanë jetë nji vorbulle e cila i ka viktimizue miliona ndjekës të ekraneve, altoparlanteve, revistave e gazetave, e sidomos të internetit. Në këtë realitet ku media në përgjithësi, por sidomos internetmedia po e mbytë kulturën dhe ku kjo e fundit, me ndihmën e dhunuesit të vet po e mbytë artin, jo vetëm kultura dhe letërsia kanë mbetë me iu paraqitë publikut sipërfaqësor me fjalët prekëse të ndonji përdhunuesi mediatik për fëmijët e tij, mbasi ua ka vra prindërit dhe fëmininë fëmijëve të tjerë. Të detyruem me u strukë ndër kthina periferike idealistësh parahistorikë, kultura dhe arti i vërtetë arrijnë me dalë deri në bulevardet qendrore veç si meteorë, e jorrallëherë pa u regjistrue në kujtesën kolektive. Kjo asht nji nga arsyet e këtij libri me 50 intervista, të zgjedhuna në mesin e mijërave të realizueme përgjatë 20 viteve angazhim në gazetari, një pjesë e të cilave botue s'pari në nji meteor të tillë, si revista letrare shqiptare ARS. Për shkak të besimit se libri nuk ka vdekë, këtu janë përfshi rrëfimet tronditëse të dëshmitarit Simon Jubani për ekzekutimet e kundërshtarëve politikë në Shqipninë e mbas Luftës së Dytë Botnore, të Trebeshinës për përjashtimin nga letërsia shqipe, të Yllka Mujos për ndikimin e Luiza Milerit në personalitetin e saj, të Edi Hilës se artistët shqiptarë ekspozojnë në galeri të parandësishme në botë, të Agim Vincës se nga mesi i gjenocidit Kosova po shkon kah pamvarësia, të Rreshpjes së paqtë e të paqetë, të Luan Starovës se mund të mos ishte ba ai që asht nëse kishte me jetue në Pogradecin ku lindi, apo të Kapllan Resulit 70-vjeçar se nuk asht ndi mirë me asnjenen prej tri familjeve që krijoi. Mirëpo sido qofshin, dëshmitë janë të njerëzve të kulturës e artit të vërtetë dhe në asnji rast nuk i imponohen lexuesit me trushplamjen e dy rreshtave të parë të këtij shkrimi. Të thana me gjysë zani apo me klithje prej palcës kurrizore, bashkë me të vërtetat e Coelho-s, Tamaro-s, Mohammed Bennis-it dhe të Laura Mersini-Houghton - për herë të parë për nji gazetar shqiptar që në vitin 2002 - këto dëshmi nxajnë vendin kryesor në libër krahas mundimeve artistike e jetësore të Dibrës, Stanit, Mehmetit, Karahodës, Shpëtim Kelmendit, Lubonjës e Kasoruhos. Ndoshta vetëshkatërrimit kulturor të njeriut nuk i duhet nji shpëtimtar Deus ex machina, por arti i këtyne artistëve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Johana, një vajzë e re që studion për psikologji,gjendet rastësisht e kyçur në shtëpi,pikërisht në ditën kur i duhet të niset për një udhvtim të gjatë me të dashurin e saj në Amerikë.Kjo kohë mbylljeje brenda katër mureve ,është e mjaftë për autoren e këtij libri,të ngrejë në këmbë një dramë të tërë psikologjike.Të gjitha marrëdhëniet e saj:ajo tejet delikate dhe posesive me nënën,të brishtë me mikeshën e saj të ngushtë, plot dilema me të dashurin,trysnitë e saj të brendshme,gjendjet kaotike të ndikuara nga studimet,vetë jeta e saj,raporti të çuditshëm me të ëmën,vijne e dalin në sipërfaqe gjatë kohës së kësaj ndodhie.Jeta e saj duket se parakalon si në një ëndërr ,por tashmë mes ndalesash psikologjike.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
“Nuk ishte e vështirë për mua të shquaja në këtë libër shpirtin e shqetësuar të një shkrimtari për fatet dhe mundimet e popullit dhe të gjeneratës së vet, me ndjeshmëri, logjikë dhe kthjelltësi mendimi”...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nën titullin intrigues “Edhe zogjtë i mashtrojmë”, Bislim Ahmetaj është rikthyer për lexuesin me një vëllim të ri poetik. Poezi që rrahin fort dhe tregojnë dy dimensione, njeriun e revoltuar dhe atë të përmallur, në një kohë hienash siç e cilëson vetë autori.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania