titleToAlt
“Gidioni më quan engjëllin e tij, por ai vetë është mrekullia e jetës sime. Luftëtari im i bukur, i plagosur, tejet i vendosur për të shkatërruar djajtë e jetës sime, ndërkohë që nuk pranon të përballet me të vetët. Betimet që shkëmbyem me njëri-tjetrin duhej të na kishin lidhur më fort nga ç’të lidh mishi e gjaku. Përkundrazi, ato thjesht hapën plagët e vjetra, shpërfaqën dhembjet e pasiguritë dhe nxorën armiqtë e përbetuar nga hijet ku ishin fshehur. Unë ndieja se si më rrëshqiste ai nga duart që e kishin shtrënguar fort, se si frikat e mia më të mëdha bëheshin realitet, se si përballej dashuria ime me sprova, për të cilat nuk isha e sigurt se kisha forcën e mjaftueshme që t’i përballoja”, pjesë nga libri.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani i pestë i serisë “Crossfire” e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm. “Duke rrëfyer herë njëri e herë tjetri, kapitull pas kapitulli, Gidioni dhe Iva na shpalosin tërheqjen fizike shpërthyese që kanë për njëri-tjetrin, vlerësimin për mënyrën se si e ndihmojnë ata njëri-tjetrin për të shëruar plagët e vjetra emocionale dhe besimin e ndërsjellë që sa vjen e u shtohet. Njerëz të shkëlqyer, mjedise luksoze, seks përvëlues dhe dashuri pasionante ndërmjet dy të martuarish, të gjitha këto e bëjnë këtë një përmbyllje të ngrohtë e të kënaqshme të serisë.” - Publishers Weekly. “Marrëdhënia e ndërlikuar ndërmjet Ivës dhe Gidionit shpaloset me lëndime, pasion, fiksime e, ç’është më e rëndësishmja, me dashuri. Rrëfimi pa të meta i Day-it i shoqëron lexuesit në udhëtimin që bëjnë këto dy personazhe të lënduara drejt njëri-tjetrit, me emocione shteruese, që vërshojnë jashtë librit. Një histori e mrekullueshme, e shkruar nga një shkrimtare mjeshtre” - RT Book Reviews.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Te e "E lidhur ngushtë me ty" Gidioni dhe Iva kalojnë më shumë kohë vetëm për vetëm ndërsa romani përparon dhe lidhja e tyre bëhet më e fortë. Gërshetimi i skenave erotike të nxehta me fabulën intriguese do ta bëjë lexuesin të kërkojë që kjo seri të mos mbarojë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gidion Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësitë më të errëta. Nuk mund t'i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe. E shkuara ime ishte po aq e mbushur me dhunë sa e tij dhe unë isha e lënduar. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift. Ishte shumë e vështirë, shumë e dhembshme... me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer, çaste kur dashuria e dëshpëruar dhe pasioni i tërbuar ishin çmenduria jonë më e madhe. Neve na mbante bashkë nevoja për njëri-tjetrin. Dhe pasioni do të na çonte përtej limiteve tona në tehun më të ëmbël e më të mprehtë të fiksimit...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi ynë nisi mes zjarrit. Gidion Krosi hyri në jetën time si vetëtima në errësirën e natës: i bukur dhe i shkëlqyer, i ashpër dhe përvëlues. Unë u dhashë pas tij siç nuk isha dhënë kurrë në jetën time pas ndokujt. Isha e dëshiruar për prekjet e tij edhe pse e dija se ato do të më bënin më të dobët. Isha e dërrmuar dhe e rrënuar dhe ai i hapi me kaq lehtësi portat brenda meje. Gidioni e dinte. Ai kishte demonët e vet. Dhe ne do të shndërroheshim në pasqyra që do të reflektonin plagët personale të njëri-tjetrit, sikurse edhe dëshirat. Prangat e dashurisë së tij më shndërruan plotësisht, ndërsa lutesha që pështjellimet e së shkuarës sonë të mos na ndanin nga njëri-tjetri. Kur është fjala për të përshkruar skenat e nxehta erotike, Sylvia Doy ka pak shkrimtarë rivalë. Sylvia Day jo vetëm që arrin t'i ndezë lexuesit, por edhe i përthith ata me një histori të fuqishme që nuk e lëshon dot nga dora.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania