titleToAlt
Ulliri, pema e dhimbjes i Dhimitër Anagnostit është libri i një" Mjeshtri. Kjo ishte e para gjë që mendova pasi kisha përfiinduar leximin e pare. Në një moshë të caktuar, është shumë e vështirë qc leximi apo format e tjera të komunikimit me artet fisnike të të emocionojnë deri në atë shkallë sa të të pengojnë për të menduar si përftues kritik. Dhimitër Anagnosti është, njëherësh, i papërsëritshmi në rrëfim: shkruan shkurt, por me një shqipe dinjitare; rrëfen shpejt, si në dritë të vetëtimës, por duke krijuar karaktere; është dëshmitar ngjarjesh, por vepra e tij nuk mund të merret si letërsi dëshmuese, sepse e tejkalon cilësisht regjistrin e rrëfimtarit dëshmues, duke e lartësuar veten te krijuesi i karaktereve. Pas Migjenit, zor se mund të gjendet ndonjë autor tjetër që me minimumin e mjeteve të shprehjes t'i ketë dhuruar lexuesit maksimumin e gjendjeve, situatave dhe të njerëzve, si Anagnosti.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Tregimet e Carver-it përmbajnë, nga njëra anë, një patos dhe melankoli intriguese, që nuk të lënë indiferent dhe, nga ana tjetër, një realitet autentik në ndryshim Daily Telegraph Carver-i hodhi gjurmët e një jete të re në gjininë e tregimit të shkurtër. Ai dëshmoi se si humori dhe tragjedia bashkëjetojnë në zemrat e njerëzve të thjeshtë. Falë përmbledhjeve të tij me tregime të shkurtra, poezive dhe eseve, që u botuan gjatë njëmbëdhjetë viteve të fundit të jetës së tij, ai fitoi një numër lexuesish gjithnjë në rritje.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Stela njihet me Jasonin. Lidhen së bashku. Ndahen me pas. Ajo mendan se i dha fund me të. Por e ka gabim! Jasoni nuk e pranon ndarjen, ai hedh mbi të rrjetën e tij të helmatisur për ta zënë brenda. Deri në ç'pikë mund të arrijë ai vallë, per të kënaqur agoizmin e tij të lënduar? Një ishull i vagël përrallor i Egjeut, Princesha e Ngurosur dha një krim. NjË dashuri... helm. Një foshnjë. Pasion dhe xhelozi, Stela kërkon një fillim të ri, larg burrit, që përpiqet të shënJojë jetën e saj. Pastaj udhëton në një det të mbushur me sekrate. Sekrete që i trazojnë jetën. Ndjenjat, vendimet, planet. Por varka e saj është prej letre. Dhe ujërat krejt të kaltra të Egjeut janë gati për ta marrë në prehrin e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Një dashuri dhe shtatë faje" është roman për një njëmendësi brutale: për njeriun i cili përpiqet të jetë autentik në kushtet kur atë përpjekje e kthejnë në fatkeqësi të tij; për një ngjarje të madhe, të kundërshtuar me shtypje të madhe, e cila i zbulon njerëzit e vegjël me ide, përcaktime dhe veprime historikisht të gabuara; për një vit të txishtë, të gjatë sa një shekull me ndikim shekullor. Ky është roman në të cilin edhe dashuria bëhet shkak për fajësim të shumëfishuar - roman në të cilin kallëzimi për të fajësuar, për fajësues dhe për dëshmitarë, që nuk ngurrojnë ta përsërisin fjalinë më vetëcenuese të urdhëruar për përsëritje, bëhet dialog me historinë, që fiton dinjitetin e simbolit me kuptim botëror. "Një dashuri dhe shtatë faje" është roman poli-fonik, në të cilin shohim të dëshmuar përvojën e romanit modern dhe postmodern, në të cilin është tejkaluar kronologjia rrëfimtare realiste, në të cilin edhe më dukshëm se fabula e ruajtur, rrëfimin e bëjnë dramatik zërat kundërshtimorë, këndvështrimet e ndryshme të rrëfimtarit, asociacionet e shumta historike, që e thellojnë kuptimisht përmbajtjen dhe, në përgjithësi, procedimet, që e pasurojnë strukturën e tij të përbërë. Ky është roman kuptimesh të fshehura që do të mund të zbulohen nëse lexohet në tërësi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
«Nëse dëshiron të njohësh vetveten, fillo të eksplorosh botën përreth teje.» Duke iu referuar përvojës së tij të pasur jetësore, Paulo Coelho na kthen pas në vite për të përjetuar sërish ëndrrën e një brezi që kërkonte paqe dhe guxonte të sfidonte rendin shoqëror të kohës. Karla është një vajzë holandeze që ëndërron të shkojë në Nepal dhe pret të takojë shokun e duhur për të ndërmarrë udhëtimin. Pauloja është një brazilian i ri që dëshiron të bëhet shkrimtar: ka flokë të gjatë dhe udhëton nëpër botë për të kërkuar lirinë dhe kuptimin më të theilë të ekzistencës. Rrugët e tyre puqen në Amsterdam dhe, së bashku, vendosin të nisen për në Azi, përgjatë një itinerari të njohur hipi. Gjatë udhëtimit nga Europa për në Katmandu me Autobusin Magjik, Karla dhe Pauloja përjetojnë një histori të jashtëzakonshme dashurie, krahas aventurave, historive të bashkudhëtarëve dhe takimeve të rastësishme. Bashkë me shokët e udhëtimit, përjetojnë situata revolucionare dhe pasurohen me vlera të reja jetësore, që do t'i ndryshojnë përgjithmonë. "E kishte të qartë se ngjarjet duheshin përballuar pa frikë, s/ ndodhi të pashmangshme të jetës: nuk i kemi në dorë gjërat që na ndodhin, por mund ta zgjedhim vetë si të reogojmë" "Njerëzit dëgjojnë vetëm ato që duan. Prandaj, mos u mundo kurrë të bindësh dike: thjesht ndiq fatin tend, pa kurrfarë frike. Kur të rastis të ndiesh tehun e mprehtë të frikës, ktheje shikimin brenda zemrës sate: atje do ta gjesh guximin që kërkon." "Vrasësi më i pështirë është ai që vret harenë e jetës."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“…Në këtë novelë vihen re dy rrugë paralele që sillen si dy linja strukturore. Njëra linjë, përshkrimi i një bote konservatore e të mbyllur, që ndrydh e vret pa mëshirë të bukurën, ngjyrat e dashurinë, dhe linja tjetër ajo e sjelljes së një bote të trazuar të personazhit kryesor dhe luftës për të mbetur puritan deri në fund. Të dyja boshtet, kur bashkojnë rrugët, krijojnë një bukuri që të mban lidhur deri në pikën e fundit të kërshërisë për mbylljen e një dileme të përbotshme…”
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vëllimi i dytë Veshje Popullore Shqiptare paraqet veshjet e rretheve :Përmet,Kolonjë,Korçë bërë nga Abaz Dojaka,Skraparë,Gramsh,Pogradec,bërë nga Yllka Selimi dhe Librazhdi nga Mark Tirta.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
NE, tokësorë me staturë shkencëtari, Lindur në imagjinatë, Por vendosur në Qendra reale Kërkimore të Hapësirës, Përmes ngjarjesh tipike, Ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli, Zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithesi, Ku mund të ndodhen ALIENËT.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një roman që endet midis të shkuarës dhe të tashmes,midis hakmarrjes dhe detyrës,midis dashurisë dhe urrejtjes.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Veronika vendos të vdesë” është best-seller në shumicën e vendeve të botës. Veronika, një vajzë e re e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjiatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997, vendos të vrasë veten. Pëerçapja për vetvrasje e çon në spitalin psikiatrik të viletës ku njeh të çmendur të vërtet si edhe një popullsi tepër normale, që ngjan të jetë strehuar pas muereve të larta të cmëndinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qqënë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në se në çdo çast të egzistencës sonë, mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes, për t’u ndier plotësisht në jetë, ajo duhet të njohë një pjesë të çmendurisë që mbart me
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
E degjon! Me zë të lartë po na thërret që të shkojmë edhe ne atje, të bashkohemi me të, dhe nata veshëngrehur që çdo gjë përgjon, mundohet të na thotë, të na përshpërisë me mundim, prej dallgëve që e pengojnë, atë thirrjen e saj të fshehtë, të paqartë, të pashjeguar...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ndonjëherë nuk merr rëndësi për letërsinë vetëm dita e lindjes apo e vdekjes së një shkrimtari, por edhe dita e lindjes së veprës së tij. Botimi i këtil libri është, pa dyshim, rast për t’u festuar: ditëlindja në shqip e poetit Paul Clean, për herë të parë, përmes vëllimit poetik “ Lulëkuqja dhe kujtimi”, që e bëri atë të njohur në të gjithë hapësirën gjermanishtfolëse e më pas kudo në botë. Autori më domethënës i lirikës simboliste dhe surrealiste gjermane na shpërfaq, që në poezitë e tij para, të të parit vëllim poetik ‘’Lulëkuqja dhe kujtimi”, kualitetin e lartë të vargjeve; këtu çdo poezi është një vepër arti më vete, dhe jo aq e thjeshtë për tu kuptuar nga çdo kush versi poetik endet midis jetë dhe vdekjes, midis kujtimit dhe harresës, midis luleve që çelin dhe zjarrit zhuritës, polaritet ky që kuptohet qysh në titullin e vëllimit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Harlan Coben, autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e librave më të shitur sipas NeW york Timësi-t, vjen me një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit. Kejt Donovon detektivja e Departamentit të Policisë së qytetit të Nju –Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se ju përmbys bota. I fejuari i saj i dikurshëm të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjet vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit. Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur u vunë në ndryshim madje edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar. Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrëzik jo vetëm jetën e saj, por edhe të njerëzve që e rrethojnë...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një roman klasik karakteresh, një roman psikologjik me skenë shoqërore të ngurtë dhe erotizëm të fortë.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe shtatzane dhe e ve, kur arratiset nga Leningardi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe Aleksanër Belov, është ende gjallë ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të... Ndërkohë, përtej aqeanit dhe kontinentit , në Bashkimin Sovjetik, Aleksandri i cili sapo i ka shpëtuar ekzekutimit, është vënë në krye të një batalioni ushtarësh të konsideruar si të pavlerë nga komanda e lartë sovjetike. Jo të gjithë i mbijetojnë kësaj sfide, por Aleksandri është i vendosur ti udhëheqë përmes rënojave të Europës në një përpjekje të dëshpëruar pëe të shpëtuar nga makineria vdekjeprurëse e Stalinit, dhe për të gjetur sërisht Tatianën...
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Duke i lexuar këto rrëfenja, të bëhet sikur të ndjekin dy sy të dashur që të qortojnë, këshillojnë, por butë dhe me dashuri. Nëpër rreshta duket sikur fryn një fllad dashuror prej një mësuesi dhe gjyshi të mirë, që ai e zbulon pak nga pak. Në shënjë janë gabimet njerëzore, për të cilat, mençuria popullore, që në hershmërinë e saj, ka ngritur kode të vlerave shpirtërore, morale, shoqërore dhe estetike. Ai i drejtohet psikologjisë së tyre. Gjuha është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, e kuptueshme, diku e hidhur e diku sarkastike, pa një simbolikë të nderlikuar abstraguese, ndërlikime e ndërthurje të subjekteve. Rrëfimi është i ngrohtë, fjala e zgjedhur godet në zemrën e femijes. Marrëdhëniet ndërtohen në funksion të moralit të fjalës së urtë, që është dhe qëllimi i fundmë i ndërtimit të fabulës. Ai vjen nëpërmjet lojës dhe sintetizimit të veprimeve për të trokitur drejt vetëdijes së qënies, larg moralizimeve të thata..."
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
...gjithë jetën e vështirë që kishte kaluar, njerëzit kishin qënë makthi i tij. Ishte deri në kockë i zhgënjyer. Nga shtëpia nuk kishin mundur ta nxirrnin as në kohën e diktaturës. Tashmë s'ishte veçse një i moshuar. I kishte kaluar të tetëdhjetat. Nuk kishte kohë të priste drejtësinë e vonuar. Kishte jetuar në tri bote të ndryshme, shumë të ndryshme, tri botë që mund të pendnin çdo gjeni, që nuk ngjasonin askund me njëra-tjetrën. Në trupin dhe në shpirtin e tij ishin zhvilluar eksperimentet më të çuditshme, sepse në vendin e tij eksperimentet sociale ishin krejtësisht të lejueshme. Jeta në botën ku ai kishte jetuar për dekada me radhë, përbënte truallin ku ushtroheshin "shkencëtarët e praktikës shoqërore", të cilet i trajtonin si kavje në Laboratorin e Madh, pa u merakosur asnjë grimë për vuajtjet e tyre. Edhe atëherë kur ishte dukur sikur eksperimenti kishte përfunduar, duke pritur komunizmin që nuk do të vinte kurrë, mbi shpinën e tyre kishin hedhur "terapinë e shokut,, si një eksperiment tjetër në vazhdën e eksperimenteve të pafundme...
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania