titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“On Thursday, 4th of April 1991, as my wife Neire and I were waiting at London Heathrow Airport for the plane that would carry us back to Albania, the furthest thing from my mind was the possibility that I might write about my country’s 11-month-long birth-pangs. In the four months that my wife and I had spend in England as the guests of my brother-in-low Sali Toptani and his wife Audrey, I had witnessed from afar the frenzy that had gripped Albania after the first exodus of my countrymen last July...”
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Harmoni" eshte nje permbledhje shkrimesh te botuara per here te pare ne vitin 1939.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Im atë, Andrej Grinjovi, kur kishte qenë i ri kishte shërbyer pranë kontit Minih dhe kishe dalë në pension me gradën e majorit të parë në vitin 17... Që prej asaj kohe ai kishte jetuar në fshatin e tij, në Simbirsk dhe atje ishte martuar me Avdotja Vasiljevna Ju., e cila ishte bija e një fisniku të varfër të atij vendi. Ishim nëntë fëmijë. Motrat dhe vëllezërit më vdiqën që kur ishin të vegjël. Isha akoma në barkun e nënës, kur më regjistruan si reshter në regjimentin e Semjonovskit me ndërhyrjen e majorit të gardës princit B., që ishte kushëriri ynë i parë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: ... Mirë ata e humbën parajsën se paskan ngrënë atë pemën e ndaluar, po unë me shokë ç’kusur kishim që ta humbnim? Mos vallë se shijuam atë pemën e diturisë së marksizëm-leninizmit? Besa, s’di ç’të them. Por një gjë di fort mirë, se e humbëm dhe më s’e gjejmë! ...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Një vepër e vërtetë artistike ka vlerë për kohën dhe për të ardhmen. Kam shkruar një shënim kritik qysh në vitet ’60 kur doli romani i Vedat Kokonës “Me valët e jetës” dhe tani, kur botimet “Kokona” vendosën ta ribotojnë këtë vepër, pata kënaqësinë të rimerrem me të dhe të shfaq mendime të sotme, pas kaq vjetësh. Romani është botuar disa herë, edhe në Kosovë, është përkthyer në rusisht dhe ka zënë një vend të vetin, të nderuar në prozën romaneske. ...Duke rilexuar “Me valët e jetës” pas një jete të tërë, unë ndjeva një shqipe të kulluar, të rrjedhshme, jo një gjuhë, nxjerrë nga laboratori apo me sqimë të tepruar ndaj neologizmave, por të marra nga gjuha e gjallë e popullit, e krahinës së vet, në disa raste, sepse kështu pasurohet gjuha standarde apo letrare. ...”-Dalan Shapllo
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ngjarjet që përshkruhen në roman kanë të bëjnë me periudhën e gjysmës së dytë të shekullit të 19 dhe jo rastësisht autori i ka vënë titullin “Stuhi në Gang” i cili simbolizon prishjen e zakoneve të vjetra në Bengalin e asaj kohe.Martesa e dy çifteve,- e Romeshit dhe e Sushilës si dhe ajo e Nolinakhut dhe e Komolës e bërë sipas zakonit indian, ku të rinjtë nuk njiheshin dhe i nënshtroheshin vullnetit të prindërve; stuhia që shpërthen në lumin Gang dhe mbijetesa e dy të rinjve të cilët gabimisht kujtojnë se janë burrë e grua dhe vazhdimi më tej i ngjarjeve, të cilën po ja lëmë lexuesit ta zbulojë, të gjitha këto pra, shtrojnë çështjen sesi duhen formuar marrdhëniet në familjen indiane në kushtet e reja të jetesës.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapërcejë të zakonshmen, se po shkel përtej saj, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar. Më mirë të kthehesh i mundur pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bësh, sesa të dështosh pa e bërë provën. Plaku i detit na tregon se e arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrënë. Kjo nuk ishte një sprovë për të sjellë diçka për të ngrënë, por për të sjellë një provë të guximit dhe të krenarisë. Është një ngjarje në kufirin e së pamundurës,nga e cila peshkatari është kthyer fitimtar.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Janë 12 tregime, të njëjtët me botimin e 1986, "Yje të këputur" të zgjedhura asokohe nga Hasan Mekuli. Por kësaj here vijnë në një përmbledhje me titull "Lutja e fundit". Sigurisht janë bërë disa redaktime dhe njëkohësisht çdo tregim a novelë është shoqëruar edhe nga një ilustrim përkatës, të realizuara nga Arjanita Mark.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fragment nga libri: Në qytet tregojnë historinë e margaritarit të madh, se si e gjetën dhe si e humbën pastaj. Tregojnë për Kinon, peshkatarin dhe për të shoqen, Huanën, dhe për foshnjën e tyre, Kojotiton. Kjo histori është ngulur në mendjen e secilit ngaqë është treguar shumë herë. Dhe, si në të gjitha historitë e ritreguara që janë në zemrat e njerëzve, atje ka vetëm gjëra të mira e të këqija, gjëra të bardha e të zeza, gjëra të mira e të liga dhe asgjë të ndërmjetme. Në qoftë se kjo histori është një alegori, ndofta do ta kuptojë ashtu siç t'ia presë mendja dhe do të lexojë atje jetën e vet. Sidoqoftë, në qytet thonë se...
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Pjesë me dy akte për fëmijë. Personazhet janë: Xha Veriu, Plaku, Lulja(e bija), Plaka(njerka e Lules), Shega(vajza e Plakës), Ariu, Dhelpra, Lepuri, dhe Qeni.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
“... Ky libër zbulon talentin e një autori të ri dhe lindjen e një shkrimtari, një intelektuali të ardhshëm të botës letrare shqiptare, një intelektuali me një dashuri të pastër për atdheun e tij, m mendime përparimtare për ta parë Shqipërinë të përparuar si vendet e tjera të Europës, që sot na befasojnë...” -Botuesja
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
... Vapori s’po lundronte më. Pse vallë? Mos ishte prishur? Qëndronim në kuvertë, pranë dengjeve tona. Në kuvertë njerëzit shkonin e vinin, të gjithë të zënë me punë. E ndiqja me interes këtë gjallëri që s’ishte e zakonshme për mua. Thellë atje në errësirë dukeshin dy a tri drita të dobëta, si kandila. Deri atëherë ishim mësuar të shihnim bregun e detit të Karshijakës dhe të Izmirit të ndriçuar nga drita të forta. Mbrëmanet, sa kish filluar pak të errej, një burrë ndërronte kapuçin e bardhë të llambës dhe e ndizte sa bëhej dritë gjithë vendi. Pastaj edhe një tjetër, edhe një tjetër. Por këtu, ku kishim ardhur tani, pse s’kishte drita? Pse s’i qe ngjitur vaporis skelës së Sarandës ashtu siç i ngjitej skelës së Izmirit dhe të Karshijakës? Si mund të ngarkoheshin gjithë këto dengjet tona në këto varka? ...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Letërsia ruse hyri në fazën më të ndritur të saj me veprat e poetit dhe prozatorit Aleksander Sergeyevich Pushkin. Ai me guxim dhe lehtësi zhbiroi tërë burimet e shkuara të gjuhës letrare ruse dhe krijoi një sinteze të re gjuhësore ruse e cila vazhdon edhe në ditët e sotme. Ky poet, një njeri gjerësisht i kulturuar dhe i mbrujtur me principet dhe harmoninë e Klasicizmit Freng që ishte promotor i vazhdueshëm në disa nga fazat më të rëndësishme të romanticizmit (romantizmit), lëvizi edhe më tej në vitet e mëvonshme drejt realizmit që dominoi letërsinë europiane në mesin dhe fundshekullin e 19-të. Pushkini i dha epokës se tij imazhin më të gjalle të poetit si një figure që ka përgjegjësi kalorësiake të dedikuar ndaj të vërtetës speciale të artit dhe nevojës se popullit të tij për të. Thelbi lirik i krijimtarisë se gjere të Pushkinit përmban reagimin e tij të përgjegjshëm personal ndaj përvojave shumëplanëshe të dashurisë, natyrës, dhe problemeve filozofike të se keqes, kohës, fatit dhe vdekjes. Në tragjedinë e tij historike "Boris Godunov" (1831) ai lëviz drejt një niveli shekspirian të të shprehurit. Pas vdekjes Pushkini u quajt poeti më i madh rus i të gjitha kohërave, vlerësim që mbetet real edhe në ditët e sotme.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor ka 18 000 fjalë. Fjalët janë të vendosura sipas rendit alfabetik dhe kanë secila theksin tonik. Menjëherë pas fjalës së shënuar me shkronja të zeza vihen karakteristikat e saj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor përbëhet nga një gramatikë e shkurtër e gjuhës shqipe për anglezët dhe ka tabela të plota të gramatikës të gjuhës shqipe në anglisht.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky fjalor ka 35 000 fjalë. Fjalët janë të vendosura sipas rendit alfabetik dhe kanë secila theksin tonik. Menjëherë pas fjalës së shënuar me shkronja të zeza vihen karakteristikat e saj.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje poezish te poetëve shqiptarë (Pashko Vasa, Naim Frashëri, Filip Shiroka, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Fan S. Noli, Hil Mosi, Gavril Dara i riu, Lasgush Poradeci, Milosh Gjergj Nikolla, Dhimitër Shuteriqi, Kolë Jakova, Aleks Çaçi, Llazar Siliqi, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Risto Siliqi) të përkthyera në gjuhën frënge nga Vedat Kokona.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Një përmbledhje poezish te poetëve francezë (Rutebeuf, Eustache Deschamps, Christine De Pisan, Charles D’Orleans, François Villon, Clement Marot, Pierre De Ronsard, Joachim Du Bellay, Philippe Desportes, Louise Labé, Pierre Corneille, Jean Racine, Jean De La Fontaine, Andre Chenier, Alphonse De Lamartine, Victor Hygo, Alfred De Musset, Théophile Gautier, Charles Baudelaire, Felix Arvers) të përkthyera në shqip nga Vedat Kokona.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Shekspiri ka filluar të shkruajë sonete në fillim të viteve 1590. Më 1598, Meres përmend sonetet e ëmbla të Shekspirit, që ishin bërë të njohura në rrethin e miqëve të tij. Në vitin 1599, botuesi, William Graggard, botoi dy sonete të Shekspirit dhe, më në fund, më 1609, të gjitha sonetet dolën në botim të veçantë.
Çmimi: 300 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania