titleToAlt
Ligjet janë atribut i Zotit, zbulimi i tyre është ekskluzivitet i njerëzve. Shpalosja e ligjit për të mbështjellë veprimtarinë me të ja ç’është detyrimi i filozofit para Zotit. Bota ka një zgjidhje të vetme, të shmangë subjektivin. Pesha e mosdijes është më e rënde se bota vetë. Dua dhe e ndiej, se është detyrimi më madhor për çdo krijesë supreme (qeniet njerëzore) që t’i tregojnë të tjerëve se çfarë është zoti dhe ku është ruga drejt njohjes së tij. Vetëm guxoni të tentoni të futeni në rugën e zotit, për gjithkënd e gjithçka! Po, po edhe vetëm po! Guxoni në këtë rrugë!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
“Në ketë Memorial përshkruen pjesë nga disa beteja, më të rëndësishmet, të nxjerra nga historia e përgjithshme për të garantuar të vërtetën mbi ata që na akuzojnë se jemi të njëanshëm. Gjithashtu edhe episode e ngjarje historike me karakter të veçantë që më ka diktuar vetë Sovrani, fjali, fraza e deri fjalë të shkëputura siç kanë dalë nga goja e Tij.”- Fragment nga parathënia.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Ky libër nuk është shkruar si reagim ndaj veprës së Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”.Titulli tematik fillestar i këtij libri ka qenë: “Pse dështoi komunizmi në gjysmën e dytë të shekullit XX? Analizë ngjarjesh historike.” Nën këtë titull, tematik, edhe është përfunduar thuajse krejt libri. Dikur, atje nga fundi, mendova t’i vija titullin “A ky është kapitalizmi?!”, por, mbasi, në shtator të vitit 2013, lexova librin 700-faqesh të Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, m’u duk se duhej të thosha pikërisht kështu: “Rrnoj edhe unë për me tregue”. Është një titull sfidë, sepse vepra e Atë Zef Pllumit pasqyron njërën mënyrë shikimi e kuptimi, ndërsa vepra ime, mënyrën tjetër të shikimit e të të kuptuarit të të njëjtit problem. S’ka asgjë tjetër përtej kësaj që thashë: As Atë Zefi nuk e dinte që unë po shkruaja një libër me këtë temë, as unë nuk e kisha lexuar librin e Atë Zefit, që t’i kundërvihesha atij në formë polemike. Është vetëm pozicioni filozofiko-historik ai që na ndan ne të dy-ve dhe prandaj edhe titujt e 2 libravet tanë përplasen kështu njëri me tjetrin. Më ka motivuar për këtë titull edhe fakti që parathënien e botimit italisht të veprës së klerikut Atë Zef Pllumi e ka shkruar një monstër e moralit njerëzor Silvio Berluskoni. Gjatë ripunimit kam futur aty-këtu edhe ndonjë frazë konkretizimi, si mendon Atë Zefi në librin e tij. Mirë është që të 2 këta libra të lexohen së bashku, sepse vetëm ashtu do të mund të nxirret një konkluzion i qëndrueshëm.”- Gjokë Dabaj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
NËSE ... Nëse lumturia ime është e lidhur me fatkeqesinë e te tjerëve, preferoj të vuaj. Nëse mirëqënia ime rrjedh nga varfërimi i të tjerëve, preferoj varfërinë. Nëse jeta ime është e varur nga vdekja e njerëzve të pafajshëm, Vrasës s‘bëhem kurrë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Poeti dallohet me një poezi se ç’brumë është, madje nuk gabohem po të them se bie në sy me një strofë e gjer me një varg. Kjo më ndodhi edhe me Dorinën; sapo hasa vargun: ”I ndjeva hapat mbi pendë pëllumbash”, më feksi në vetëdije talenti i saj dhe atmosfera poetike e krijimeve, e cila do të më përcillte gjatë gjithë leximit të librit.Dorina nuk e ka shkrimin qëllim. E kundërta, shkrimi e rrëmben poeten dhe e lidh në prangat e tij...”- Demir Gjergji.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër me poezi, vijen si një tufë krijimesh dhe ndijimesh të mbledhura ndër vite, duke ofruar një panoramë ndryshe të këndvështrimit mbi realitetin. AGRON TUFA: Megjithëse me një formim letrar solid e profesional, te poezia e Zhaneta Barxhajt rrallë gjen ndonjë aludim për mitet e letërsisë shqipe e botërore, ç'ka i jep një higjienë të veçantë krijimtarisë së saj, të pastruar nga "ankthi i ndikimeve" në motive. PERPARIM KABO: Poezia e Zhanetës ka atë që unë pëlqej, daljen nga rruga e drejtë dhe udhëtimin fluror në shumë udhë njëherësh.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri me poezi "Ura e Fjalës" është libri i dytë i autorit Demir Rusi, pas atij të parit në prozë, me titull "Djali që bleu Vdekjen" (rrëfimet e një emigranti).Tek libri “Ura e fjalës”çdokush gjen dhe prek vetveten për faktin se thuajse të gjitha poezitë janë të karakterit socialë dhce secili gjendet i përfshirë brenda një copëze historie, por edhe sepse libri është shkruar thjesht dhe pa stërhollime e tepërime, por me dashuri dhe ndenjë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ne këtë libër përshkruhen mbi 650 fjali dhe proverba të gjuhës latine në tema që frymëzojnë jetën e përditshme shoqërore, familjare dhe qeveritare, të të rinjëve dhe të moshuarve. Këto thënie janë përshkruar nga dijetarë të ndryshëm që jetuan gjatë imperatorisë së Romës si për shembull Ciceroni, Horaci, Ovidi, etj. Latinishtja nëna pjellore e disa gjuhëve si italisht, spanjisht, frëngjisht, portugalisht, romanisht dhe pjesërisht të anglishtes, ka qenë gjuha e popujve të imperatorisë së Romës, që jetoi 1229 vjet në gjithë brigjet e Mesdheut. Fjalimet e sotme, përgjithësisht, e humbin qartësinë e forcën e tyre kur nuk kanë rrënjë të mirë të gjuhës latine.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fletët dhe petalet e luleve dikur u bënë bashkë, ndërsa nënat, të mbetura pa djem, po i shikonin, sythara, pa mundur të lagohen prej molit. Dikur, iu afruam mirditores. Ajo u ngrit mbi këmbët, që i kish të shtrembëruara, ia kapi të dyja duart nënës së Skënderit dhe i tha: "I paske durt akull, moj gru!" "Akull e kam edhe shpirtin." Tek po largohesha, tashmë midis pesë grave, vendosa të ndërmarr një udhëtim nëpër të gjitha varrezat e Republikës së Shqipërisë, për të regjistruar një për një, sa jetë shqiptarësh të rinj i kish këputur në mes ky i nëmuri tranzicion, ironikisht i quajtur "demokraci".
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Truri mendon. Zemra rreh. Stomaku tret. Por, nuk ka një fjalë të thjeshtë të përshkruajë çfarë bën mëlçia. Kjo sepse mëlçia kryen shume funksione. Infeksioni nga virusi i Hepatitit B, është infeksioni viral më i shpeshtë dhe një nga problemet më madhore të shëndetit publik në të gjithë botën.Shqipëria renditet ndër vendet me risk të lartë për infeksionin nga virusi i Hepatitit B në popullatën e shëndoshë (9-10 %). Një e treta e popullsisë së botës ka kaluar ose ka të pranishëm virusin e Hepatitit B. 20 - 30 % e njerëzve me Hepatit Kronik C, pas 20-30 vjetësh shkojnë drejt cirrozës ose tumoreve të mëlçisë. Ju mund të pyesni: A përbën një mëlçi e sëmurë një sëmundje serioze? Çfarë barnash duhen ose nuk duhen përdorur? A ka alternativa të tjera përveç ilaçeve? A ka dietë të caktuar dhe program ushtrimesh fizike që ndikojnë për mirë? Pa një mëlçi të shëndoshë ju nuk do të keni energji të punoni apo të bëni aktivitete të thjeshta. Mesazhi i këtij libri është: Sëmundja e mëlçisë mund të luftohet dhe kjo luftë duhet të fitohet.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër autorja kërkon të propagandojë jetën e atyre femrave, të cilat kanë mundur ose jo, të ecin përpara në jetë pa ndihmën e askujt.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ai tundi koken dluke më buzëqeshur, sikur të më falenderonte që po e ndiqja në çdo fjalë të tij. - Dashuria ka bërë që të krijoheshin jetët, dhe po ajo i mban ato në një vijë lineare që ka formën e infinitit.Por, nëse futemi më në thellësi të saj, njerëzimi dhe feja e tij do të mësojë misteret më të mëdha, që nga koha e krijimit.Brenda njeriut, ka një numër të ngjashëm sekretesh që përngjet me infinitin. Nëse arrin të notojë në këtë thellesi, do të njohë ndjenjat që bëjne te jetosh parajsen ne ferr,gurin filozofik dhe gjithe studimin e errësirës. - Si do të preken, atëherë? - e pyeta i çuditur. - Gjithë këto mistere dhe sekrete, gjenden në gjuhën e alkimistëve, në ndjekjen e rrugës drejt së vërtetës. Pas ndjekjes së saj, njeriu nuk do të ashtuquhet njeri,dhe nuk do te prese me per sekondat e fundit te jetes,që të konsideroje njohjen e vetvetes... Qëllimi i ekzistencës së njeriut, është vetvetja e tij! Zemrae njeriut, Deinart, mban lidhur te vërteten me hipotezen e shtrember,qe nga me te drejte mund te thuhet se njeriu eshte misteti i mistereve... mishi që përpiqet të zevëndësojë makinën që nuk ka as fillim dhe as mbarim, duke i dhuruar asaj, shpirtin e tij...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në të gjithë aspekfet e jetës dhe ka një fjaior mjaft të pasur teknik me rreth 6000 fjalë teknike në dëgët dhe profesionet më kryesore, si ekonomi, tregti, turizëm, mekanikë, mjekësi, sport, etj.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Prof. Dr. Andrea Shundi ka veprimtari eksperimentuese, studimore dhe praktike në agronomi nga viti 1956 e në vazhdim. Bashkëpuntor shkencor në Institutin e Kërkimeve Bujqësore, kryespecialist në institucione dhe ekonomi bujqësore të rretheve Kukës, Lushnjë, Tiranë. Drejtor i drejtorisë së punës shkencore në Ministrinë e Bujqësisë, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore", ligjërues akademik dhe dekan i fakultetit të agronomisë në UB Tiranë, sekretar shkencor i seksionit të shkencave natyrore-teknike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe kryeredaktor i revistës "The Albanian Journal for Natural and Technical Sciences", anëtar i redaksisë së bujqësisë dhe hartues i një varg artikujve në "Fjalor Enciklopedik Shqiptar" (1985 dhe 2008). Nga viti 1998 jeton në SHBA, me veprimtari studimore dhe botuese të begatë, atje dhe në Shqipëri e Kosovë. Shquhet me botimin e 43 librave dhe në vitet 2000 spikatin: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Vreshtaria praktike", "Vreshtaria dhe verëtaria shqiptare", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë dhe verëtarinë", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë", albumi "Vreshta dhe kantina shqiptare", "Wisdom from vine and wine", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike". Ka kumtuar në 61 tubime teknike e shkencore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare përfshirë pesë seminaret ndërkombëtare të organizuara nga VCR-ltali; bashkëorganizues i dy konferencave për shkencat bujqësore (Tiranë 1975 dhe 1991); bashkëorganizues i nëntë seminareve mbarëkombëtare për vreshtarinë-verëtarinë (2002-2010) që janë zhvilluar në Shqipëri e Kosovë. Nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh i Punës" të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ne enciklopedi spikasin:3200 artikuj, 3800 sinonime të termave përkatës nëpër Shqipëri e Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare: Çamëri, Mal i Zi, Maqedoni e në diasporë; 750 fjalë të urta, 550 terma, sinonime të arbëreshëve, arbërorëve, arbënorëve; shtjellohen 135 kultivarë dhe ekotipe vendës të hardhisë, 15 institucione shqiptare dhe ndërkombëtare, 38 vreshta e kantina të shquara; 60 agronomë, enologë dhe somelje të shquar. Çdo term në gjuhën shqipe ka në krah barazvlerësit në anglisht e italisht.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në të gjithë aspekfet e jetës dhe ka një fjaior mjaft të pasur teknik me rreth 3500 fjalë teknike në dëgët dhe profesionet më kryesore, si ekonomi, tregti, turizëm, mekanikë, mjekësi, sport, etj.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Nese nuk do te hapen arkivat sekrete,historia do te shkruhet ndryshe. ETHEM ÇAKO: "Krerët mendonin se amerikanët, Korçën dhe Gjirokastrën do t'ia jepnin Greqisë dhe përderisa ishte mendimi i tyre, ne nuk na mbetej veçse të bindeshim... Por krerët këto gjëra nuk mund t'i shfaqnin haptazi...” LLUKMAN LUTFIU:”Për sa i përket problemit të Kosovës nuk munda të konstatoja asnjë gjykim të sinqertë lidhur me çlirimin e saj nga ana e grupeve të ndryshme. Përpara tradhtisë së Titos, Balli Kombëtar thoshte se do ta merrte Kosovën edhe me forcë, nëse do të ishte e nevojshme, por pas rezolucionit të Informbyrosë, nuk u fol me’.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në të gjitha aspektet e jetës dhe ka një fjalor mjaft të pasur teknik me rreth 4500 fjalë dhe 2500 shprehje në fusha të ndryshme, si në tregti, turizëm, sport, transport, gas-tronomi, informatikë, mjekësi, etj.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Ky udhëzues përmban biseda komunikuese në te gjithë aspektet e jetës dhe ka një fjalor mjaft të pasur teknik me rreth 5000 fjalë teknike në degët dhe profesionet më kryesore, si ekonomi, tregti, turizëm, mekanikë, mjekësi, sport, etj.
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania